Memecëria e “memecëve”


1. p
Heshtëria e prapë,
një ziliqare- profile,
zvarritet rrëshqanthi,
në lajmet kalendarike,
2. j
ku pretedentët maskojnë
fytyrat shtrigane,
ndërrojnë mëngjeset,
si gotat ne “mejhane”…
3. e
si “asët” e lodhur nga dehja…
Faqet kulturore tërmetëzohen
përmbushen nga paaftësia,
e daljes në arenëlindje
të ideve të reja ;
4. s
heshtin memecshëm “Klanet”,
përgatitin rutinshëm
5. a
opinione gjithkahëshe,
duke nanurisur teleshikuesit …
me jargavada bredharake ….
6. e
në këtë klimim të acartë …
“Lajmi vjen më parë te ju”... hesht…
Pse është memecëruar lajmi?
Pse vetveten deh?
7. vj
Pse Maja e Mprehtë e Lapsit hesht?…
Pse heshtën “Telegrafët”, “Shqip“, “Panorama”
8. e
e të tjerë tituj të stërbukur? …
Lajmi pse mbeti gjuhëprerë?!…
9. t
Kush ia preu lajmit gjuhën?
Kush e cungoi lajmin?…
10. ë
Edhe pikëpyetja
Shtyn me bërryl pikëçuditësen…
e mundur…
11. r
“Fjala e lirë e mbyllur
në “Kafaz të Blertë” …
12. e
“Kakarisje” e kthyer
 me fytposhtë...
Në një parmak druri ,
prodhues miell druri…
13. k
Ç’po ngjet? ….
14. o
+ *
Ç’lindje ?!
Dymbëdhjetë qenushë…
15. k
të murrmë dhe të hirtë .. .
16. o
u shfaqën, papritmas, dhe ligjërimi
i një interviste paskthyer,
17. k
pres rritjen …
18. ë
Sfilojnë qenushët ,
në një skenim qesharak
dhe hedhin vështrimin
te një statujë kokëprerë…
19. s
Lajmëprerësit binden…
 
Dy komente për krijimine më lartëm
 
 
Prend Buzhala,  studiues, shkrimtar, estet
Poeti e vë folësin e tij lirik në shesh-beteje, aty tek arenëlindjet e ideve të reja. Lajmi vrapon pas zisë së vet, kurse paradaksolasisht, në zhurmën e kësaj zie, vërshon memecllëku. Situata me absurde e një shoqerie, na është mosartikulimi i fjalës, mosshqiptimi i saj... Kur humb fjala (në kohë memecllëku), atëherë humb vërtet Njeriu. Gjithsecili gjendet në humbje, në vetëhumbje, në vetëvrasje e atentat vlerash... Por, poeti nuk pajtohet me memecllëkun, prandaj ai ligjëron, flet, e artikulon a e SHQIPTON fjalën (këtë kryevepër hyjnore që e dallon njeriun nga kafsha), sepse poeti e nderon PERËNDINË me mblatën në duar e në shpirt...Poezia merr trajtën e një aktakuze , me nënë , ku vertikalisht lexohet edhe një mesazh tjeter.... është tipi i POEZISE OBJEKTIVISTE, POEZISË KONKRETE, postmoderne, që e ruan distancën objektive me fanatizëm... e që këtë situatë-gjendje ta sugjerojnë edhe grafo-stilemat e përdorura mjeshtërisht, me derdhjet ironike të skatologjisë poetike, duke e operuar situatën e sëmure të memecllëkut me skalpelin satirik, si me sigurinë e një kirurgu që e shpëton qenien nga sëmundja e rendë dhe e keqe...
Eshte thenë moti se poezinë e mirë e lindin pezmi, vuajtja...
Përgëzime!
 
Nikollë Ulndreaj , poet
 një mijë e një lule
Në rreshta poezie
Ti, o burrë i mençur, u jep
bekim Perëndie.