Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
Njė kuartet i veēuar, model , i cili spikat pėr aftėsinė kreative nga Kristaq F. Shabani,shkrimtar, poet, studies, estet

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 11th June 2018, 17:48

Njė kuartet i veēuar, model , i cili  spikat pėr aftėsinė kreative

Nga Kristaq F. Shabani,shkrimtar, poet, studies, estet

( “Lexim” i kuaifikuar  i katėr krijimeve tė Prof. Dr. Begzad Baliut)  

Kodifikimi poetikės dhe ēkodifikimi i saj

Leximi me takt  kualitativ , njė akt “nevojtar” i kuptesės dhe i prezencės sė mendimit kritik bashkėohor tė munguar .

Ndalesa nė “ishuj tė bukur” kreativė, ku mendimi kritik  duhet tė jetė i thellė dhe lėvrues, eksporues dhe me tentativė zbėrthyese…

Studiesi dinamik, krahas studimeve tė nivelit dhe kontributit nė fushėn e letėrsisė dhe gjuhės shqipe, shquhet edhe si kreator kualitativ nė lėvrimin e gjinisė poetike, duke dhėnė leksion  me sjelljen e njė poezie tė ndritshme…, madje pot ė shprehemi natyrshėm dhe pikė reference  nė krijimin e poezisė bashkėkohore.

POEZI

Nga Begzad Baliu, Prishtinė , Kosovė
 
PĖR GRATĖ E NJĖ KONFERENCE SHKENCORE

Ajo rri me duar nė gji,
Ne gjoks ka vėnė kartelėn:
“NN, prof. asc., Universiteti i Arizonės”.

E nė qėndrimin e saj shoh Gjylen e Alisė,
tek pėrkunde djepin ne kėndin e dhomės.

Ajo rri kujtueshėm nė fund tė radhės,
Nė gjoks mban shėnimin e varur :
“AA – prof. dr. nė Universitetin e Oxsfordit”
E nė kujtesėn e saj shoh gruan e Artanit tė vrarė,
Nė fund tė luftės sė Kosovės.

Ajo flet nė Foltore radhė e pa radhė
Dhe fjalėt i ngre nė shprehje krenarie,
Nė gjoks ka vėnė etiketėn “AB-prof nga Munihu”
E nė pamjen e saj shoh nusen e Ademit,
Tek ekzaltohej, para grave, nė dasmėn e fshatit.

Ato rrinė ulur, flasin, meditojnė,
Andej e kėndej sale…
Unė i shoh me botėn e fėmijėrisė dhe tretem larg ndėr malle!
Dhe shoh, se si nė sytė e mi shfaqen gratė e fshatit,
Gratė e fėmijėrisė sime qė kėtu mė ngjajnė nė shkencėtare.

*
Tek rrudhin gojėn e mbyllin sytė pėrgjumur,
Tek flasin me drojė,
E gishtat trokasin me kujdes,
Mė zgjojnė kujtimet e fėmijėrisė,
Kujtimet pėr gratė e fshatit tek thonė…
Marr’ e zotit ēka thamė, kėtu qenka njė djalė!

 
Leximi i parė:
Kėndėvėshtrimi i kreatorit ėshtė i zėshėm,  duke pėrdorur  nė kėtė krijim “krahasimin “ e elementeve, ardhurinė e kėtyre grave tė zonja, tė cilat  falė dhuntisė dhe talentit tė tyre kanė ngjitur shkallina  nė mėnyrė intuitative.  Dhe ngrihet njė “shtrat i bukur i kėsaj pjergulle  artistike, ecila ka aftėsi” pjellorshmėrinė e hatashme dhe ndjenjė krenimi pėr frutet e saj .
 Veēantitė e tipikave tė individualiteteve tė shkencėtareve ėshtė pėrcaktuese me njė gdhendje mjeshtėrore dhe kėndvėshtrimi nė njė kuartet optike: brezive dhe shkencore, falė rrezatimit adhurues tė tyre. Efektiv prapė nė kėtė krijim ėshtė pėrdorimi plot kriter i krahasimit  dhe cirkuidimi poetik  i logjikės  dhe shkallinės.
Me kėtė krijim kretatori  krijon fizionominė e femrės, gruas realizatore dhe pjesėmarrėse aktive nė procesin e transformimit dhe progresit njerėzor.
KRETA
 
Anije e stėrlashtė,
Harruar mes oqeanesh,
Ankoruar mes Detit Mesdhe,
Kreta.
 
Me shekuj ka mbledhur mitet e kontinenteve
Dhe rri mes detit tė ngrohtė,
E nuk i afrohet asnjėrit,
Kreta ...
 
Atlantida nga vijnė mitet pellazgjike   
Dhe ngjiten maleve tė Evropės
Tė pėrcėlluar nga deti,
Kreta.
 
Detarė qė nuk dinė notin,
Ciklopė qė udhėtojnė deteve mijėra vjet,
Bėjnė natėn e fundit para se tė bashkohet kontinenti plak, 
Kreta.
   
Barku i Penelopės
Qė pret kthimin e Odiseut dhe bashkimin e kontinentit plak
Nė pėlhurėn e saj
Kreta...
 
Leximi i dytė:
Njė simbolikė  drituese nė kėtė krijim tė menduar, me njė poetikė tė veēantė, ku ngrihen me simbole “profile” tė qendisura me metafora, krahasime tė ndritshme dhe pse jo dhe tė shndėrruara nė similituda dinamike...
Vetė krijimi, nė kėsisoj pėrshkrimi,  ėshtė njė format i kėnėdshėm akorimi “rilevor”, natyror, strukturorė, i cili flet me njė gjuhė homerike. Vetėm njė krijues me inteligjencė dhe arsenal dituror mund ta ngrejė kreativitetin nė kėtė shkallė, pasi dhe kėndvėshtrimi i tij  ėshtė shumėdimesional dhe flet me nje “shumatore gjuhėsh, refleksesh  dhe tingujsh, duke krijuar njė ”auorelė”  me njė portal vetėtimshprehės,  dhe lėshon emfazėn e rritur...
Nė kėtė kreativitet, falė dijeve, parakalon i pėrkorė  elementi mitologjik i shėndetshėm, pellazgjik, buresa e “ujėvarave “ inteligjente.
Galeria e personazheve ėshtė   aktive nė aktet e mėdha nė odė si: Anija mendimore me  mite, dete, detarė, ciklopė, barku penelopian, festimpritės i Odiseut   dhe vetė anija gjigante Kreta, ku lindi dhe princesha  e hyjnive, me emrin Evropa, qė e trashėgoi kontinent i lashtė.  
 
 
DREJT BURIMIT
(Pjetėr Bogdanit)
 
Mė flasin, mė thėrrasin, mė ftojnė nė jetė,
Po deshe burimin nisu rrjedhės sė lumit...
Unė e Bogdani: T'birtė e Atit e Shpirtit Shenjtė.
 
Aty ish Dheu, Qiella, Deti e Zjarri e shpirti.
DHEU, ku nisėm themelet e gjuhės pėrsėri...
QIELLA, ku kėrkonin amshimin pėr njeri...
DETI, ku rritej rrėnja dhe ngrihej maja mbi lartėsi...
ZJARRI i pjekjes diellore nė sy,
Shpirti, ku kthehemi nė shenjtėri.
1986
 
 
Leximi i tretė:
 
Mendimtarėve u thuren himne, pėr arritjet e tyre, lavdėrohen, u vendosen  “dekoracione”  vlerėsuese, i  ngrenė  deri nė panteone, por Poetika realizon njė vlerėsim mė tė madh se kjo tufė vlerėsimesh .
Lumi ka shtratin e tij, por pikėnisja, rrjedhja, burimi ėshtė qenėsori, i cili realizon prej basenit tė tij jetėgjatėsinė(ushqueshmėria prioritare) . Njė krahasim i tillė i Pjetėr Bogdanit me lumin, ndjesinė dhe qenien perėndore ėshtė . Malnaja e krahasimeve e shndėrruar njė Idhull...,ku sinkronizohen planetet,  flakėtarėt  dhe drituesit : Dheu, Deti , Qielli (Dielli), Zjarri flakėues dhe Shpirti...
Ēfarė stilizmi e motivimi: amėshim, themelet rrėnjė- malnajė, pjekje diellore, shenjtėria ... Pjetėr Bogdani dhe gjuha e lashtė... Sakrifica tipike pėr tė mos enukuar gjuhėn, paēka nga tentimet e “ protektorėve” dhe ky kuartet lindi Trungun...e pashkulshėm nė jetė tė jetėve... Vijon eksplorimi i sė lashtės...
 
  
 
 
LUTJE
 
Shėn Mėri,
Mbrėmė kam parė nė TV njė fėmijė
brenda njė shtėpie qė e shtynte vala e Cunamit
Ėshtė Eni
Lutu pėr tė!
 
Shėn Mėri,
Sot kam parė nė gazetėn ditore njė fėmijė
tė shtrirė pėr bukėn e gojės mes refugjatėve tė Afrikės
Ėshtė Eni...
Lutu pėr tė!
 
Shėn Mėri,
Mbrėmė kam parė nė TV njė fėmijė nė Indi
me duar tė shtrira drejt Nėnės Tereze
Ėshtė Eni...
Lutu pėr tė!
 
Shėn Mėri,
Mbrėmė kam parė nė ėndėrr Enin
qė pėrpiqej tė mė thoshte njė fjalė 
Ėshtė Eni...
Lutu pėr tė!
 
Shėn Mėri
Mbrėmė kam parė nė TV babanė e njė fėmije, tek lutej nė portėn e Parajsės
Ėshtė babai i Enit
Lutu pėr tė!
 
 Leximi i katėrt:
Krijimi sjell  panoramėn e lutėsisė sė drejtė, e cila tregon elementet e vet tė mirėsisė  dhe tė ecjes emancipuese… Kėndvėshtrimi, nė kėtė krijim , s’ka tė bėjė  me besimin e kahjes “fetare”, por me respektin e me nderimin e Shėnjtėrisė sė njė personifikimi madhor  tė pėrbotshėm, tė ngritur e tė profilizuar me aftėsi e talent shekujsh, sikundėrs ėshtė Shėn Maria, njė pikė reference plot kualitative  dhe ndryshuese. Me aftėsinė poetike poeti zbulon tragjeditė, andonatat, plagėt e sistemit “mirosh” dhe me njė mirėfillėsi specifikuese artistike, duke e  kėndvėshtruar ndodhinė, sikur nė kėtė procesion  personifikohet vetja, pra i  ndodh vetes me trashėgimtarin e vet, nė rol interpretues- pėsues, bėn shpėrthesėn dinamike  dhe lėviz vrullshėm nė procesin human, shpėtimtar, nė veprimin e shpejt pėr tė eliminuar pasojat, nė tė gjithė Globin dhe nė tė gjitha Sinoptikat...   Vėnia nė rol e Enit , jep mesazhin e madh dhe realizon afrimin e madh tė dashurisė njerėzore : “Ēdo qenie nė Glob, duhet parė sikur ėshtė jona, ndaj etika e sjelljes dhe e ndėrhyrjes duhet tė jetė e shpejtė, shpirtėrore dhe nė kohė”… Njė apel i madh pėr Njeėzimin… Kėtė apel dhe kėtė mesazh madhor mund ta japė me aftsi vetėm letėrsia, krijuesi i talentuar…
Vetėm kėshtu realizohet shumatorja e bashkimit tė nismave individuale nė kahje tė pozitivitetit dhe derdhja e pashterrshme e energjive pozitive. Vetėm kėshtu realizohet intelektualizmi i pastėr …
Ndaj lutu pėr tė !
 
Pėrfundesė:
Poezia e sotme kėrkon talent, dije, njohje tė gjuhės, stilistikės,  energji,punė kualitative, pėrkthim dinjitoz pėr tė arritur me vullnet nė konkurrimin e vlerave universale



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi