"NJË SKENDERBE VIRTUOZ MBËRRITUR TE XHEVAT LIMANI" NGA ENRIETA SINA
Thuhet se lëndinës çelin shumë lule, por janë të pakta ato që thurrin kurorën.

Në kuadrin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu
 

Virtyti është titulli i parë i fisnikërisë.Unë një njeriu nuk i vë emrin, por veprimet.
MOLIER

“Do nisemi në Strugë…Është një veprimtari e bukur. Xhevat Limani, shkrimtar, dramaturg, poet, aktor i rangut botëror, do të jap në skenën e Pallatit të Kulturës, shfaqen e poemës-dramë për figurën e Skënderbeut…, “ -më thotë ndër të tjera Presidenti i “Pegas-Albania”, Kristaq Shabani.
Kureshtja, për këtë emër të madh në fushën e aktrimit e më gjerë, më bëri të marrë informacion, jo vetëm në fb.
Ndër të tjera, në nëntor të vitit 2002, themelon në New York institucionin e parë dhe të vetëm në SHBA, “Teatri shqiptar në Amerikë”.Është bashkëthemelues i Fakultetit të Aktrimit në Universitetin Shtetëror Tetovë, themelues i teatrit të dramës “Sofra”, në Strugë. Ideator dhe bashkëthemelues i Festivalit mbarëkombëtar në Tiranë, ideator dhe bashkëthemelues i Festivalit “SKAMPA”, në Elbasan. I zgjedhur nënkryetar i parë i shoqatës së Artistëve Mbarëshqiptarë në Tiranë.I shpërblyer shumë herë nëpër festivale teatrore dhe filmike në: Shkup, Gjilan, Prishtinë, Tiranë, New York, etj.
Por, portreti i Xhevat Limanit ka dimensione mjaft të gjëra. Është autori i disa librave në poezi dhe prozë. Ka botuar vëllimin me poezi “Pranverë dimërore”, librin në përmbledhje të tetë dramave “Albaniada”, “Antimemorandum”, librin “Ora shqiptare”, poemat “Agron Mirdita”, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të dyja në New York.Por një nga dritaret, ku sheh mjaft qiell frymëzimi është fusha e dramaturgut “Dodona”, dramë, botuar në Tiranë, romanin “Artisti pa ardhe”, po në Tiranë.
Ka dy vajza Furtuna dhe Era që trokasin bindshëm portave të fatit dhe të suksesit të vazhdueshëm. Jeton me zonjën e tij, gazetaren e njohur, Lule Limani, në New York.
Rruga e frymëzimit dhe e sukseset nuk ndalet asnjëherë duke ecur paralelisht në New York-Prishtinë-Tiranë-Strugë. Thuhet se lëndinës çelin shumë lule, por janë të pakta ato që thurrin kurorën. Një kurorë suksesesh ndodhet në emrin e tij, në jetën e tij dhe para saj gjithkush përulet me respekt. Kështu, me këtë parafytyrim të artësuar, plot diell u nisëm drejt Strugës, atje ku na priste poeti, shkrimtari, dramaturgu, aktori i përmasavë botërore, zoti Xhevat Limani.
Ishte mesditë, kur u takuam në ambientet e një klubi në Strugë. Ishim pesë përfaqësues të “Pegasi-Albania”, unë, Kristaq F. Shabani , Haxhi Kalluci, Nexhmije Hasani dhe Nurije Baduni .
Njohja me z. Xhevat ishte bërë nëpërmjet veprave të tij, por kënaqësia ishte më e madhe, kur u ulëm rreth tryezës së rrumbullaktë, për të biseduar si miq, si krijues, si shqiptarë. Është e çuditshme, por është e vërtetë, sepse e vërteta është drita e dritave…, ylli i yjeve.
Për figurën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ishte impenjuar tërësisht vetë, duke filluar nga ndërtimi i dramës-poemë, regjia e deri tek elementët plotësues në skenë.Veshja, shpata, dykrenorja gjithë vlerat e tyre njohëse dhe monetare ishin përballuar nga ky njeri shumëdiamensional. Nuk ka virtyt dhe as fitore më të bukur, sesa të dish të komandosh e të zotërosh vetveten…Këtë e njeh në bisedat e çiltërta me Xhevatin, por për më shumë në skenën që të mbërthem për mëse një orë e gjysëm.Thuhet se mençuria është të dish çfarë do të bësh më tej.Virtyti është ta bësh atë. Te Xhevati gjithkush i dallon dhe i njeh të dyja. Por unë do të thosha se, para të gjithëve, ndër vite Xhevati është bërë një njeri i madh dhe është pikërisht vullneti që e bën njeriun të madh ose të vogël.Vullneti për t’i dalë mbanë veprave të bukura në shërbim i njerëzimit e ka bërë të tillë, të madh.
Skënderbeu mbrin mes nesh në 550 vjetorin e vdekjes së tij, më i gjallë dhe pishtarë ndezur në histori. Emocionet duke parë shfaqen shtohen nga minuti në minutë.Interpretimi në rolin e kryepersonazhit të poemës-dramë, Skënderbeut, nga Xhevat Limani, të drithëronte dhe përjetoje ngjarja, mesazhe, trimëri, thirrje, ide, vizione që kapërcejnë shekuj. Skënderbeu është i gjallë, mes nesh…Ka zbritur me forcën e Atdhedashurisë, të guximit, të vullnetit, të trimërisë, të vet jetës nëpërmjet zërit dhe aktrimit të nivelit botëror të Xhevatit.Por, sa bukur ndërhynë mes epikës zëri virtuoz i sopranos Era Hoxha, në rolin e Donikës. Një zë që të step dhe shoqërohet gjatë me duartrokitje…Një mrekulli hyjnore, e dëshirueshme që s’e dëshiron të mbarojë asnjëherë. Ndodh kështu, me këta artistë të veçantë të skenës magjepsëse, sepse përcjellin një ide të madhe.Çdo gjë e madhe dhe me vlerë është bërë në emër të detyrës, çdo gjë e vogël dhe e zymtë është bërë në emër të interesit…Te kjo vepër, te puna dinjitoze e vet Xhevatit, çdo hap është hedhur në emër të detyrës së shqiptarizmit, duke mos parë kurrë në asnjë aspekt interesin vetiak, veç dashurisë së Atdhetarizmit. Dhe kjo ka vlerë mbi vlera.Në këtë poemë-dramë, muzika është e brumosur me ide të këndshme. Dhe kjo është poezi. Muzika pa ide është vetëm muzikë. Ideja pa muzikë është vetëm poezi. Ndiqeni dramën dhe do të përfshiheni nga emocione të paprovuara më parë.
E vërteta, liria, virtyti, janë tri gjërat e vetme për të cilat duhet ta duam jetën…Në këtë poemë –dramë në skenën që të lë gojëhapur për shumë kohë, i gjeni të tria, do t’i përjetoni bukur. Kjo bën që, në fund të shfaqes, teksa mbetemi të magjepsur themi: ”Sa bukur!”
Skenderbeu ynë erdhi mes nesh për të na risjellë të tria…Mesazhet janë mes nesh dhe me to do ta bëjmë jetën edhe më të virtytshme!
Mbas shfaqes, të gjithë bashkë diskutojmë..Emocionet janë të tilla që na kanë bërë të ndihemi ndryshe..Më afër kohës së largët..,më afër të sotmes që e duam edhe më të bukur! Kalojmë rrugëve të Strugës duke patur në mendje dhe zemër fjalët, muzikën, skenën me një përmasë që ngrihet qiellit.
Urime!