"Mjeshtëria e një artisti në vlerësimin e syrit tim"
 
Nga Nexhmije Hasani
 
1.         
Aktori simpatik Xhevat Limani, duke e konsideruar masën e popullit një forcë të madhe shoqërore, rrëmben prej tij magjinë e artit dhe krijon veprën e tij të figuruar aq mirë të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeut në një poemë dramatike të arrirë.
Unë e konsideroj një fitore kombëtare  këtë realizim skenik, të shfaqur në një hapësirë të madhe. E çmoj një kontribut të madh në historinë e shpalosjes së vlerës së Heroit tonë të madh dhe ai “shpalos vlerat e mëdha të Heroit, nëpërmjet biografisë së tij dhe veprimtarisë së madhe, në mbrojtje të tokës së ARBËRIT.
Krenaria, temperamenti, vullneti  e Xhevatit  , si disa nga virtytet ,tiparet më të bukura, fakton njeriun e pamposhtur, i cili shfaqet gjithmonë kundra klasave dhe rrymave politike.
XHEVAT LIMANI, bën pjesë në gjeneratën e fuqishme të heronjve të gjallë. Është luftëtar i mendimit paqësor, Atdhetar e trimëror. Ka një ligj në zemrën e tij që zëvendëson "ushtarin" sundimtar të shpatës me "ushtarin" mendimtar të paqes. Një gjë mjaft e bukur kjo.  Ai vjen nga lufta e nga  dhimbja që shkakton ajo . Vjen nga ajo kohë, ku ëndrra vritej dhe sot përplaset përsëri me kohën "moderne", ku i duhet të marshojë e të lëvizë me një përzierje e çmenduri, në realitetin e qytetërimit të sotëm. Dhe portreti i tij duket triumfator. Me marrjen përsipër të rolit të Kryeheroit,  Skenderbeut, ai shfaqet madhor në skenën e teatrit, në qytetin e Strugës.
Duhet thënë se si shkrimtar, dramaturg, ai është shquar dhe në shkruarjen e poemës dramatike me shumë aftësi dhe profesionalizëm. Emocioni përshkon çdo kend të skenës duke rrëmbyer dhe shpirtrat tanë. Dhe pse drama poetike  aktrohet vetëm me dy personazhe, përseri skenari është i mjaftrealizueshem, i plotë, pasi, nëpërmjet monologjeve interpretuese, “zbresin” në skenë”, në fushat e betejave të fituara një galeri e madhe personazhesh të njohur, të cilët shfaqen në paraqitjen shoqëruese të rrëfimit të ngjarjeve dhe të pjesëzave interpretuese nëpërmjet “fonisë”.
Era Hoxha,  sopranoja klasike e  moderne, e bija e aktorit Xhevat Limani, sjell rolin e saj në këtë dramë melodioze, kaq bukur e pranë spektatorit, rolin e Donikës, gruas së Skenderbeut.
Kjo dramë poetike është ndryshe. Është melodioze. Aktrim i kënduar, aktrim i recituar. Ndjehet rryme e re në skenën e teatrin strugan.
Fryn erë e re e sjellë dhe e mbartur nga Kontinenti Amerikan me një aftësi të studiuar. Improvizimet mbushin skenën me aktorë, pavarësisht numrit të vogël të intepretimit të personazheve, por ka harmonizim të të gjithëve , të cilët janë marrë me realizimin e kësaj drame poetike.
 Personalisht,  përhumba në muzikalitetin ëmbëlndjehës të Era Hoxhës. Traditja dhe modernia gërshetuar mbi trup të saj. Flakëron fustanella e kuqe klasike, e cila  rëndon hijshëm te shpata në dorë të aktorit dhe skena ringjall personalitetin shumëplanësh të  heroit tonë. Troku kalërësor, bën të tundet vendi dhe jashtë kësaj godine teatrale, festohet ringjallja e Heroit. Struga përkujton  550 vjetorin e vitit të Skenderbeut.
Ky pra është Xhevat Limani, një aktor shumë dinamik, i cili me interpretimin e tij “ngjall”Heroin !
Aktori, që në prezantim të parë, të bën të mendohesh dhe të vëresh me kujdes profilin dhe karakteristikat e tij ... Simpatik, i vrazhdë, shpirt rebel, patriot, dhe brenda tij një botë e fshehtë “fëminore”. I plotëformuar me tipare të bukura të gërshetuara  me të “egra”. Jo më kot ju përshtat, me kaq komoditet, roli i Skenderbeut.
 
2.
A mos vetëm kaq ishte udhëtimi ynë në Strugë?
Jo! … Bexhet Asani,  Prof. shkrimtar, publicist, poet ishte i pranishëm me gjithë vitalitetin e tij të krijimit. Ishte herë e dytë që unë merrja pjesë në analitikat e verave të tij. Madje, kam referuar edhe për veprën e tij “Sudime letrare” një kumtesë, e cila është vlerësuar për trajtimin e saj . Bexhet Asanin do ta konsideroja  “Njeriu i Paqes”  për çka jep, ofron  dhe vepron. Një fjale e urtë thotë:  “Sytë janë pasqyrë e shpirtit” dhe miku ynë strugan reflekton vetëm mirësi, humanizëm.
Mbresa të fuqishme në analitikën e librit të tij më të ri "Orbita e Fjalës", një vepër me studime, kumtime, histori , madje dhe me aforizma.
Një  gjetje e bukur e Lidhjes sonë “Pegasi” për të zhvilluar këtë analitikë  në një tryezë me skrimtarë, poetë, artistë, përfaqësues të shoqërisë civile, jo vetëm nga Shqipëria, Maqedonia , por edhe nga SHBA. Madje, duhet thënë se këtu kishte prezentë dhe muzikologë, prof.  në Universitetin e Shkupit .
Një analitikë e  zhvilluar bukur e thjeshtë rreth tryezes në darkën e punës së  asaj mbrëmje të ngrohtë vere, në qytetin e bukur Strugë. Kjo darkë e shtruar nga i nderuari, aktori Xhevat Limani, ishte befasuese. Fjala e zgjedhur, fjala profesionale , fjala e studiuesve profesionistë, intepretimet e aktorit,  fjalët e përfaqësuesve të Shoqërisë Civile të ardhur nga SHBA,  ishin me të vërtetë mbresalënëse dhe lanë shije të jashtëzakonshme. Bexhet Asani, shkëlqente atë natë nga vlerësimi i njerëzve me shumë nivel, të cilët vlerësuan veprën e tij më të re, e cila pasuron fondin e librit të Kombit.Folën të gjithë : Xhevati,Haxhiu, Samiu,Nuria, Mahmuti… e tjerë.
Bexheti i emocionuar i falënderoi të gjithë për vlerësimet dhe tregoi punën e tij të përkushtuar edhe në SHBA, ku tani jeton, pa harruar kurrë Strugën.
  "Orbita e Fjalës" është kumtimplote. "FJALA" është shenjtëri. Nga Fjala u krijua Universi.
Ishte me të vërtetë një ditë e bukur, e cila do të mbahet mend për dinamikën dhe bukurinë  e saj…
Strugë, 23 korrik 2018
[size=32] [/size]