Akademia  Alternative Pegasiane
 
“Shekulli lotuar” i Kristaq F. Shabanit,  një roman,  i cili i përket një klase kreaviteti  të palëvruar, deri më sot…
Analitika e odave të një romani
 
Katedra e  gjinisë së romanit e Akademisë Alternative Pegasiane. ALBANIA
 
Shpjegimet dhe argumentet e kësaj paraqitje janë serioze, të studiuara  dhe të vetëtimta…
Kam patur gjithmonë dëshirë të hyj nëpër labirinte, e sidomos në  labirinte me arkitekturë ndryshe, jo të formatit klasik, por  të pranishme në to të gjitha “thyerjet”, kthinat,  dhe ndërtimet “çudi”.
Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve,   Shkrimtarë  dhe Artistëve “Pegasi” Albania, ka ideusin e Ditës Ndërkombëtare të Letërsisë së mirëfilltë gjithëgjinish, shkrimtarin poliedrik Kristaq F. Shabani për të cilin Prof. Dr. Begzad Baliu është shprehur, duke e parë kolanën e veprës së tij me një këndvështrim parësor studiuesi:
 
KRISTAQ F. SHABANI, KRIJUES I PAZAKONTË NË LETRAT SHQIPE
 
Ka disa vjet që, në jetën letrare dhe kulturore, krijuesi Kristaq F. Shabani paraqitet në një mënyrë të tillë  të pazakonshme. E kjo do të thotë në atë mënyrë dhe në ato përmasa, në të cilën nuk paraqiten shumë krijues sot dhe shumë institucione kulturoro, letrare dhe shkencore të hapësirës shqiptare.
Ky konstatim na  çon te një domosdoshmëri për të parë përbërësit autorialë të krijuesit, të cilat janë, po kaq karakteristike, sa edhe angazhimet e tij.
Kristaq F. Shabani është studiues i specializuar i estetikës, i cili konceptet letrare dhe estetike, i ka bërë pjesë të dhuntisë së tij prej poeti dhe prozatori, prej estteti dhe publicisti dhe prej organizatori dhe pjesëmarrësi në jetën letrare të hapësirës  shqiptare, rajonale dhe, madje, botërore.
Prej titujve të veprave të tij  si : “Seli në qiejt”,  “Virtyti i thyer”, “Elegjia e Ëngjëllit”, “Gëzimi i vjeshtës”, “Kryefjala e Fatales”, “Lodrimi i madh i Vdekjes” e tjerë, nuk është vështirë të shihen prijet e tij intelektuale dhe shijet  e tij estetike.
Nuk është e rastit, pse jo shumë të zakonshëm janë, jo vetëm titujt e veprave të tij, por edhe nëntitujt e tyre si : “Lodrimi i madh i Vdekjes” që mban nëntitullin neoroman dramë; “Livadhi i nuses”, që mban titullin pragnovelë, apo romani “Vilat e Formacioneve” me nëntitullin (Dramë e Globit në një copë letër).
Duke qenë njohës i mirë i sistemit terminologjik të estetikës dhe stilistikës letrare, nuk është e rastit, pse në krijimtarinë letrare, qofshin ato, poezi,poema, tregime, romane, ese, kritikë, publicistikë apo gjini dhe lloje të tjera letrare,  Kristaq F. Shabani ka sjellë modele të reja  kërkimi, modele ndërtimi dhe qasje  teorike e estetike të panjohura në krijimtarinë e gjertanishme letrare në letrat shqipe e pak të njohura dhe në letërsinë e përbotshme.
Në dy dekadat e fundit, Kristaq F. Shabani, jo vetëm ka dëshmuar njohje të gjerë të lëvizjeve kulturore dhe letrare të përmasave rajonale dhe botërore, por me strukturat e tij të organizuara të kësaj natyre, shumë herë është bërë pjesë e këtyre strukturave, duke e bëë kulturën shqiptare në përgjithësi dhe letërsinë shqiptare në veçanti, pjesë të ideve, vlerave dhe horizontit të prirjeve letrare në botë.
 Kjo është dhe arsyeja pse emri i tij është bërë emri i çmuar i brezave më të vjetër dhe emër i lakuar i brezave të ri , emër i nderuar i institucioneve kulturore e letrare me përvojë të gjatë dhe emër i lavdëruar i krijuesve dhe institucioneve të reja.
Prishtinë, 25 maj 2015
 
KRISTAQ F. SHABANI – AN UNUSUAL AUTHOR IN ALBANIAN LETTER
By Prof. Dr. Begzad Baliu, Prishtina
For many years now in our literary and cultural life, the author Kristaq F. Shabani presents himself in a rather extraordinary way. And this means in that way and in those sizes in which even many other authors and many cultural, literary and scientific institutions of the Albanian space cannot present themselves. This finding leads us to a necessity to see the authorial ingredients of the author, which are as characteristic as his engagements. Kristaq F. Shabani is a specialized scholar of aesthetics, who has made a part of his gift as a poet and prose writer, as a journalist and organiser and participant in the literary life of the Albanian, regional and international space the literary and aesthetical concepts. Beyond the borders of his works, such as: “A Seat in heavens”, “Broken Virtue”, “Angel’s Elegy”, “Autumn’s Joy”, “The subject of the fatal”, “Great gambol of death” etc., is not difficult for the trends to be seen and his intellectual tastes. It is not accidental the fact that not only the titles of his works but also their subtitles, such as: “Great gambol of death” which contains the subtitle neo-novel drama; “The bride’s meadow”, which has the subtitle close to novelette, or the novel “The Villa of formations” with the subtitle (The Globe’s drama in e piece of paper). Being a good expert of the terminological system of literary stylistics and aesthetics, it is not accidental why in his literary work, be it poetry, poems, stories, novels, drama, essays, criticism, journalism or other literary genres, Kristaq F. Shabani has brought new models of research, constructive models and theoretic and aesthetical approaches in the present day literary work in Albanian letters an acknowledged in the world literature. In the last two decades Kristaq F. Shabani, not only that it has witnessed a wide acknowledgement of the literary and cultural movements of world levels, but with his organized structures of this nature many times he has become a part of this structures, making the Albanian culture in general and the Albanian literature in particular, a part of the ideas, values and the horizon of the literary tendencies in the world. This is the reason why his name has become a valuable name of the older generations and enviable name of the new generations, honoured name of the cultural and literary institutions with great experience and a praised name of the authors and new institutions.
Prishtina, May 25, 2015
 
“Shekulli i lotuar” i Kristaq F. Shabanit është një roman i karakterit historik i gërshetuar me një fantazi marramendëse dhe marrarendëse, me një ndërtim kompozicional  ndryshe, ku ky kompozicion është ndërtuar me një akitekturë magjepsëse, duke mos patur shok të dytë.
Në të gjen prologun e jetës, duke u perifrazuar me  fjalë përshëndetëse: “Mirëmëngjesi“, “Mirëdita “ dhe “Mirëmbrëma”, duke realizuar një shkrepje të habitshme të ngjyrimeve dhe të ndërtimit të Botës, e cila, sipas autorit, ndërtohet jo me “gurë” , por me “ndjenja”. Dhe shtrohet pyetja asgjësuese: “A gjenden gurë të tillë sot…?” Çfarë efekti në nxitjen e energjisë pozitive!
Çuditëria  e njëmbëdhjetë fjongove ndërlidhëse të pamjeve anësore të romanit me protagonistë: Elenin dhe Stilianin… Një nisje e fjongos   prologuese me syrin perandorian, vijim me fjongo të ndërmjeme, vijim me fjongon e tretë, ku shpërthen ndjenja e të dy të dashuruarve, vijim të fjongove të ndërmjeme me melodi historike; mendimi trullosës parakalon më tej në fjongo, tipizim i lulishtarit me emër syri, e pasqyruar në akte minikoncizë… Shikimi vezullor shpleks reflekset e një botë dashurore, vijim me Njeriun që një herë qan dhe një herë qesh, në një dyplanësh rrëfimor…, pastaj një “Tam...Tym” temperament  kinez dhe një panoramë  hijesh prezente të akullta, të ftohta  që nxjerrin kthetrat… Një fjongo e gjashtë pasthirrmuese e pastaj një thyerje e qelqtë e mendjes së turbulluar…,tejvazhdim me një fjongo emërtuese shtatë, ku jepet improvizimi i të ngujuarve të botës së ndjenjës, pastaj shpërthim kantate: “Kënga e madhe e kënaqësisë”..., ku skenëzohet vetë qielli, vijim në sentimentalizmit të syrit shpërthyes, në një skelet pentagrami; në fjongon e dhjetë shpërthen në monologim çiltërsie Syri. Fjongo e 11  është vendosja e kapakut të banesës së fundit Eleni- Stilian dhe lulet e pasardhësve.
 Fjongo e dymbëdhjetë lëshon të ngujuarit nga kthetrat, por a ka ringjallje lëshohet pyetja vetëtimë…
Ky është një shtrat fjongosh të spikatura, të ndërlidhura, që janë një mikroroman, në substratin e romanit tërësor…
Pra, nëse ke dëshirë të lexosh vetëm këtë formësi, lexo këtë dhe do të kuptosh dramën me akte të një shekulli të përlotur e të lotuar…
Në një mikroroman tjetër është një paraqitje e historisë me një galeri atipike personazhesh, të cilët kanë bërë histori, flasin me veprën e tyre.
Dhe hapet kapaku i florinjtë me prezencën e ylberëve të trimtë dhe paraqitet  theroria e  Mbretëreshës dhe e princit të vogël labovit… Dhe jo pa qëllim, shkrimtari ka shkruar tashmë vonë dhe Muranën  e çnderimit..
Lakmi, përdhunosja, ka një stil të fluturimtë nga kalaja lavovite: “Lamtumië, trimat e mi dhe ti, o kalaja ime!” Dhe atje, ku ra princesha, lulëzon “lulja e florinjtë”…
Dalja në pah e Dhespinës, fanitet  kryqi, vetë Labova me të dy katet e saj , e cila bashkohet ngushtësisht me kryqin  e artë, në prillin e motit 559, ku Perandori Justinian, nëpërmjet Shpatarit të tij, Konstandinit dhe katër priftërinjve, dy prej të cilëve quheshin: Theofil dhe Pangrat, përshkruan itinerarin e gjatë për të realizuar aktin e dorëzimit ët Kryqit të artë, ku në përbërjen e tij kishte prezencë të drurit të shenjtë të kryqëzimit të Krishtit. Kyqi i mbërritur, në prill të vitit 559 të erës sonë  në Labovë… Dhe  akti ceremonial i shoqëruar me një fjalim konstandinian..
Aktet e rrëfimit të kishave Shën Mari, të cilat rrëfejnë historitë e tyre dhe ligjërimet ndjekin njëra - tjetrën që nga bëma e vozës, e deri lutjet e Shën Marisë, pastaj  një vijim i udhëtimit bajronian.., ku mbretërojnë thëniet e tij për shqiptarët; vijohet me  perifrazimet e magjikta për Qafën e Kryqit, për vallen e kapedanit me fustanellën, për kapedanen Kostena Njakarina, për barrën e dijes të marrë në supe  me porosi “Samiu” dhe në thëniet shkreptin stralli; kombinime të  monologut të Dhespinës, fanitja e bilbilit dhe fluturave... Çfarë arkitekturim shpirti!… Ungjilli shqip, fanitja e nëntës  vendimzezë, precipitim në lidhje kalorsiake midis shenjtorit Dhimitër dhe  ëngjëllores Magdalini.. Ç‘shëndritje kostumi i nusërisë!...Pale kurora e dafinës dhe shpalosja e Lidhjes dhe hakut…
Çfarë gjetje … Një personazh atipik që të tundon dhe të habit në të gjitha dejet: Gjetjemadhja…Miti i jetëgjatësisë… Flakë dhe tym nga barbarët. Fanitja e të ardhurve… Dhe Njeriu Z. profil i tij i gatuar … për të vijuar me një Krim të rëndë, në notën “Sol;”, ku bukuria tragjizohet, ku padrejtësia merr një jetë të bukur dhe ndritje e pyetjes: “A mund t’i ngjaj” gramatologut dhe sintalogut Ilia… për të vijuar me Skeptrin nolian dhe me peripecitë jetësore të një profesionisti.
Në këtë neoroman dalin gjetje dhe sillen prurje të pandeshura në ronanologjinë shqiptare:  si shëmbëlltyrat njerëzore, shfaqja e fanitur e tyre dhe gjatë këtyre akteve njëra pas tjetrës: Dekreti për sheshin, si u shndërua në Krujë, monologu me zë të lartë i Gjetjemadhes, shembja e Mrekullisë dhe e spikatur “Kryqëzimi i dytë “..
Thonë se ringjllja është thashethemnajë; takimi me njëshin… me Unin dhe ganxhat për hiçgjë, për asgjë..
Madhështor, në këtë roman, paraqitet Kryqi i Shenjtë i dhuruar, i Justinianit, ku flasin njëri pas tjetrit: Profeti, kronikanët, Kryeprifti, Ëngjëjt, Katerina, Elisabeta, Persa, Poeti, Mariana, dhe së fundi dhe Etnografi, ku shpaloset tërësisht një histori kryqi e detajuar me hollësi të mahnitshme.
Krisja dhe thyerja e së vjetrër sillet me pazazhe të jashtëzakonshme… Përhumbja e ngjyruar, ku ndizet Encipi … dhe shtangiet në habitoren e dënuar.. Ah, gorgonjat bashkëshoqëruese të pritjes që ka hapur krahët e saj!...
Sa i mirë është loti… Rrjedh nga gjendra çliruese e shpirtit, ku tepërmallohen gjallesat e dënuara.
I jepet rëndësi logjikës së metamorfozës,…. Livadhit të nuseve (një sarkazmë dinamike  që të step dhe të bën t’i vësh gishtin kokës, në një apel të madh). Gërshetime dhe lidhësi në një gërshetë:  Ëndrrat, Mëngjesi poetik për ditën, Merimanga e bardhë, balerimi, imuniteti i “lules” së zgjedhur, tentimi për të gjetur Enigën plurale, në një konkurrim të ndërprerë.
Romani zhvillohet edhe në një terren: skenëzim qiellor i magjisë, ku shfaqen aktorët e mëdhenj historik të vendit…
Befasues : Skeleti i pentagramit, profili i Persës, retrospektiva e betejës së madhe…, ku shpaloset edhe tradita e shekujve.
Duke qenë një roman gjithëgjinish shndrit Tritipi poemë i Shekullit të lotuar…, Antitempulli i Qyqes dhe meditimi…
Lindja e së resë në një papritur të bukur..
Po ameba kërcënon.. Jemi mësuar me kërcënime amebash..
Duke pritur ringjallen  dritëdhëse…
Poema e kërkimit të Kryqit  të shenjtë, përkon me fjalën e Konstandinit të shfaqur..
Dhe Epilogu ndryshe dhe konciz me një shfaqe të Gjetjemadhes, parashikuese horoskopike të dinamikave  dhe riardhja e kryqit…
 
Disa veçanti të pagjetura në romanet e tjera, që bëjnë dallimin dhe tërheqin vëmendjen
·         Një roman i rrallë në trajtën dhe paraqitjen e tij, duke marrë formën e një “romani aristokratik në kompozicion, paraqitje, mesazhe dhe fizionominë e tij dimensionale, në tërheqjen e veçantë të ndërtimit të frazës, të paraqitjes dhe të refleksit të saj ngjyror.
·         Në këtë roman del në pah letërsia e mirëfilltë gjithëgjinish, ku gjen të gjitha format . Prezencë e prozës, e prozës poetike së shumti, e proemës, e poemës e poezisë; monologu, dialogu elitar, përshkrimi natyror dhe përshkrimi shpirtëror, krijimi i profilit dhe rrugëtimit të tij .
·         Prezencë e fabulës, epigramit, hajkut, hajkut parabolës, thënies së mençur, parabolës, madje dhe krijimi intuitativ popullor.
·         Romani nuk ka një klasifikim kompozicional klasik, ai është ndërtuar me një format kompozicional hapësinor, madje në këtë roman është shprehur linja kryesore, dytësore, si dhe linja të ndërprera që shfaqen në fillesë, shfaniten pastaj dhe riduken në zhvillim, sikur kanë kaluar në tunele të fshehura; po kështu ka linja që shfaqen në fund, pra një sistem linjash funksionale, aktive, të ndërprera, të “fshehura” dhe të dala rishtaz. Një kompleks linjash, të cilat e mbajnë romanin në tension.
·         Galeria e personazheve të romanit  është e larme  dhe e përshkruar me një dinamikë shumë aktive dhe aftësi individuale. Portretizimi fizik i kombinuar harmonishëm me atë shpirtëror dhe kjo është një arritje dinjitoze. Madje, në këtë portretizim,  ka intrigim të çuditshëm e rrjedhuar nga specifika dhe aftësia përshkruese, karakteristika dhe tipika të pandeshura.
·         Një kombinativitet dhe plotim i veçansive me prezencën e ajkës poetike të gjetur , e cila i jep një strukturë dhe fizionomi të hajshme substratit dhe mbajtjes në tension të ngjarjeve me ngjyrimet që krijohen me aftësi nga shkrimtari.
·         Fjalësi  dhe prezenca e gjetjeve frazeologjike  është e spikatur dhe shprehësi e pasurimit kualitativ të gjuhës poetike.
·         Përbashkimet e gjetjeve dhe ngjarjeve të harmonizuara në një intrigim të jashtëzakonshëm, të cilat e justifikojnë me plotësim dhe tejkalim idenë dhe titullin e Shekullit të lotuar. Një justifikim model dhe mbushamendës.
·         Pesha e frazës është kualitative, cilësore  dhe vërshuese në një guximtari e dimension, e cila krijon e personifikon personazhe që lexuesi kërkon përngjashmërinë  dhe krijon “idhullimin”.
·         Studiuesit , duke lexuar këtë roman dhe duke u ndalur në të, duhet të nxjerrin mësime si duhet të operojë gjinialogjia e romanit në të ardhmen, në trajtë mirëfillore.
 
  Romani “SHEKULLI I LOTUAR”, shkollë dije për krijuesit që kërkojnë të mirëfilltën…
Hyni në odat e këtij romani dhe do të zbuloni një “planet  të ri” të kësaj gjinie…
Flag