Demi Lovato ka nisur kurimin në një institucion rehabilitimit ku do të qëndrojë për një periudhë të gjatë.

Burime për TMZ kanë zbuluar se këngëtarja është larguar nga spitali Cedars-Sinai të shtunën (4 gusht) me avion privat.

Qendra e rehabilitimit ku ajo po kurohet është një nga institucionet kryesore të vendit për varësinë.

Ekipi i Lovato ka në plan të largojë nga jeta e saj personat negativë dhe ata që kontribuan në sëmundjen e saj duke e çuar në mbidozë.

Demi bëri një postim në Instagram dje (5 gusht) duke thënë se ishte e vetëdijshme për varësinë duke shtuar se kjo sëmundje nuk zhduket me kalimin e kohës. Gjithsesi ajo ishte e gatshme për të luftuar që të kurohet dhe të jetë sërish në krye të skenën për të bërë turmën të brohorasë me hitet e saj.

Thuhet se kurimi do zgjasë për të paktën 30 ditë, por asgjë nuk është konfirmuar.