Flag

Tehu një përsiatje gjithëshpirtërore dhe gjinipërfshirëse bashkëkohore
nga Kristaq F. Shabani
 
1.       Cekje e nismës … Sipari hapet . ..
Perdja skenike qesh e matur, por plot refleks shkëlqyes…
Në përfytyrimin tim krijohet një tensionim i bukur, i pandodhur më parë…
“Bubullojnë “ Qiejt e mi të shpirtë. Në selinë e përbashkët të këtyre Qiejve, fillon të aktrojë një figurë tjetër, e cila s’kishte nevojë të përzmadhohej, pasi në përmasë epike dhe lirike ishte e tillë dhe kishte kënaqësinë të paraqitej realisht.
Më përshpërit Homeri i “verbër’ në vesh… :
“ Ja ku e ke të dytin, të cilin duhet ta gdhendësh!”
Dhe shpejtësiht kjo pëshpëritje homeriane u fashit bukur, por përqëndrimi im po trokiste në hapësirën e një Njeriu profetik…U shfaq para syve të mi , me përqëndrim total, dhe dëgjova prej tij urtfjalën, ngjatjetafjalën, shtojzovallefjalën, magjepsefjalën, arfjalën:
” Mirëseerdhe, në Odat  e mia !”…
A e kanë forcën gjuhët e tjera të “mirëseurdhërojnë” kaq bukur, me tone kaq mirësjellore dhe të hapin në çast  gjithë portat e shpirtit?!...
 Duke respektuar gjithë popujt, traditat e tyre, por ne jemi kryerespektues.
Asnjëherë dhe në asnjë kohë, nuk cënuam të drejtat e të tjerëve, në asnjë kohë  dhe asnjëherë nuk i sulmuam, nuk i pamë me ”ton” e sy  armiqësor, por, të tjerët, me etjen  dhe makutërinë e tyre për të na spostuar, gllabëruar, për të na tharë degët na sulmuan , na copëtuan… Simboli ynë Shqiponja  është munduar të na mbajë të gjithë hapësirën ilirike plot, por …përbuzja prej nesh  rrënjësve  prej endacakëve, ardhësve të paftuar, në këtë lashtësi, solli tkurrjen tonë, sulmimin, genocidet , invadimin, … Sa e vështirë është të sulmosh të lashtën!…
2.      Spikatëria fanitet me gjithë magjinë dhe mrekullinë e saj
Tharmi, nervi, profesionalizmi, në dy aspekte me peshë madhe, të rëndë, por edhe profilizimi, spikatja, paraqitja dinamike,  shumëdimensionale në artin dramatik, në të shkruarën konteporane të dramës si dhe përsjelljes së figurës kryesore, Majënajë të Historisë shqiptare, Skenderbeut,  në një dramë të qendisur vetë me art dhe histori të provuar, e shndërrojnë regjisorin, aktorin  dhe shkrimtarin, dramaturgun, madje dhe mjeshtër të dimensionit, konkurues me mendimin bashkëkohor të Teorisë së Aktrimit, Psikologjisë Aktoriale, Interpretimit apogjetik,  nismues i degëzimit të trungut teatror, lindësit e ideve risi , Xhevat Limanin…, një “konglomerat” i bukur , ku gjen një gjeografi të vrullshme mendimi, rrezatimi, aktrimi….
( Mbiemri, paçka i transformuar në gjendjet civile maqedonase me tendencë,  nga “Lumani” ekzistencial, ka ruajtur një shprehësi hapësirëgjerëleksikore dhe natyrore, duke e tejthelluar semantikën “liman”, atje, ku ankorohen “anijet”  e shpejta të botës, anijet turfulluese ilire dhe shpejtësidhënëse të mendimit…Çfarë liman i bukur ky strugan! Por edhe “Lumani”, në një rrënjë fonetike dinamike “simbolizim i lumit të vrullshëm, i ngjasur, si binjak, me Drinin” . Edhe kjo ka një shpërthim semantik tingëllues. Liman- Lumani, i biri i Ismailit , i cili me një stil monokëndim i këndonte stilistikisht, figurisht bilbilit, “Mbretit” të lirshëmërisë së melodisë tokësore. Ky monokëndim Ëngjëlli rriti përmasën e shpirtit dhe, në shtatoren e tij, u ngrit shtatorja e Ismailit dhe Bilbilit… Xhevat Limani  e sjell këtë monokëndim tipik para inteligjencës, me një aktrim real, me një të kënduar të gjalltë, me një biskim shpërthyes, sikur në drejtim të qiejve tanë trumbojnë bilbilat. Dhe liqeni strugan dëgjon i etur këtë kryeveprim melodioz, ku notat “harbojnë” thekshëm, ku struganët ngazëllejnë shpirtin ).   
Një dramaturë stoike, një dramturë mbifolëse, një dramaturë epike,  e cila ka “odat” e bukura, kryefigurën, kryeprotagoniste , qendizmën reale  me penj mulinë artistikë , duke dhënë një panoramë kualitative paraqitëse të këtij profili botëror, i cili, falë kthjelltësisë, mendjemençurisë, dinamikës së veprimit, leksionit që i dha Perandorisë më të fuqishme  të kohës, u shtatëzua në Perandorinë e Shpirtit njerëzor dhe u ktheu në një kryefigurë emblatike e një Kombi të lashtë dhe shpërndau rreze në Globin botëror.
Dhe shpërthesat e Limanit janë ndryshe nga të tjerët. Është  me të vërtetë një “mahnitje” eksistenciale, gjallësore… Limani  gdhendi një  oktet  të bukur, harmonik, duke e ngritur veten në një shkrimtar dramturg, por edhe lëvrues i spikatur në prozë, publicistikë dhe në prozën poetike dhe poetikë… Një rast për t’u admiruar…
Shkollim fantastik të nivelit të lartë në aktrim  dhe në gjuhë dhe letërsi shqipe, veprimtari dinjitoze teatrore, shkrues, aktor, regjisor, themelues i mjaft  organizmave teatrore me emër, ideator i mjaft festivaleve kombëtare, kryesues  i disa shoqatave mbarëkombëtare, të cilat janë me skeptër si dhe krijues i “TEATRIT  SHQIPTAR NË AMERIKË”, aktori i parë potencial shqiptar në Maqedoni…
Pasuria shkrimore e Xhevat Limanit është për t’u admiruar:  “Pranverë dimërore” poezi,  “Albaniada” tetë drama, “Antimemorandum”, “Ora  shqiptare”, “Agron Mirdita” poemë, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” (shqip, anglisht), “Dodona”, drama, “Artisti pa Atdhe”…
Hapësira e lëvizjeve të studiuara: New York- Prishtinë , Tiranë- Strugë.
Fitues i shumë çmimeve të mëdhenj në festivale teatrore dhe filmike.
Falë veprimtarisë së tij shumëplanshe dhe zjarrmisë kombiste i shënjestuar  nga rregjimi, Xhevat Limani, mbetet kryeprotagonist i shembëlltyrës të një një Rilindje të re të përkushtuar, në Historinë e Kombit shqiptar, në këto dekadat e fundit…
3.      Veçanësia e një teme larmimtive, të cilën do ta kishin zili shumë historianologë, shkrimtarë, poetë, dramaturgë…
I spikatur në synimet e tij shkroi një kryevepër poemën dramatike: “ Gjergj Kastrioti Skenderbeu” me qëllim dramatizimin e saj  dhe shfaqen e saj në hapësira globike, duke dhënë një shëmbëlltyrë dimensionale çmimi dhe vlerësimi, krijim i profilit të një figure madhore si Skenderbeu , duke fashitur me argumente thashethemnaja ndaj kryeheroit, të hedhur si shashka  nga historianucë dhe artikujshkryes, për njeriun e artikuluar dhe të personifikuar nga historianë dhe shkrimtarë të mëdhenj botërore.
Kjo dramë poetike kërkonte dhe dramatizimin e saj. Një synim tjetër, që mund t’ia dilte përmasa e Xhevat Limanit, i cili u përkushtua denjësisht, profesionalisht, për të realizuar një endërr të madhe , ky njeri i talentuar, i famshëm, i rrallë  në përsëritje në këtë përmasë.  Dhe sigurimi i këtij substrati dinamik si dhe krijimi sublim i teatrit të tij, përfshirë talentin e vajzës së vetë, Erës, dhe ndihmesës së pakursyer profesionale të Lules, gazetare, bashkëshortes me aftësi të veçanta  dhe bashkëpunimit të moderuar me përfaqësues të zhanreve të tjerë, arriti në një realizim të jashtëzakonshëm, ku kryeroli interpretohet nga vetë ai.
4.      Nga empirikja në një zhvillim të përnjohjen racionale
Asqë mund të mendohet, kurrsesi,  që Xhevat Limani nuk njihej prej meje, por shkalla e njohjes ishte në ngjitje.
Njohja e dikurshme nëpërmjet veprimtarisë së tij intensive, plot dimensionalitet dhe dimenstrajtesë dhe spikatërisë interpretuese shumëplanshe, nëpërmjet paraqitjes në mjetet logjistike, u tejracionalizua me dinamikën e fillesës, hapjes së një sipari të ri të tejthelluar njohjeje më datën 23 korrik 2018, në qytetin e Strugës, në Mëmëlindjen e tij, që adhuron si Perëndia, i magjepsur nga konstrukturiteti i qytetit të   tij, nga historiografia e trimtë mijërashekullore, nga ekzistenca e një lidhësie të fuqishme Kadmi- Armonia , ku frut i kësaj lidhësie të shenjtë, erdhi në jetë  lindësia e Ilirit, i cili shtriu me hapërim guximtar idhullimin, në të gjithë hapësirën ilirike.
U krijua idhulli, moduli, u zbukurua natyra plotrefleksive dhe shkëndijore, u  konsolidua klima, ditët me diell u shtuan,   pasuria minerale u shumua, çuditërisht,  dhe bekimi u ngrit në stad . 
Ja Drini, i cili, me vrullin e tij, përshkon qytetin si gjarpër i lumtë dhe liqeni i Parajsës . Këtij qyteti i është dhënë gjithçka për të qenë i lumturuar, madje dhe njerëzit korife, apo “titanët” nuk i kanë munguar kurrë, por kanë aktruar në skenat dhe podiumet e HistorisëKombëtare.
Xhevat Limani, ky njeri tipik shqiptar, me një arsenal  të madh dijesh, apo, sikundërse shprehemi “erudit”, encipet”, një njeri me një të folur shqip letrare me ngjyrë të bukur shpirtërore, ngjyrore, figurative, shprehëse, ekspresive, simbolike, biblike, ku fjala hyn në frazën dinamike dhe vullkanizon, nxjerr llavë, shpërthen me një “ekspozicion” me protabilitet “shqipërisht”, sikundërse përkufizon vetë ai… Nga sytë e tij  zhbirrues zbret ujëvara e kaltërsisë  së lumenjve tanë: Drin e Vjosë, Shkumbin e Valbonë  dhe qindra emrash, të cilët shkumbëzojnë në deje dhe pore Mëmëdheu…
Në ballin e tij shfaqen me një aktrim prefekt të spikatur Majëmalet tona (Majëtrimëritë tona, Majëkrahët tanë, Eposet tona): Korab e Mali Tomorr, e malet e tjerë të emërtuar me zell nga pellazg0-ilirikët.
Nga truri  e tij përcillen mendime  të krijuara me art të veçantë, me lëvizje e kërkime, eksplorime, të tejngarkuara  bukur… Pamje klimatike natyroro- shpirtërore, ku skaji është tjetër skaj, ku thelbi është thelb….
 
5.      Mbasdite e thekur e 23 korrikut .
Rrokje të emnesës, shndritje të një “epigrafi” frazash me shkrime  të “vjetra” dhe hedhja e endit (pjalmit) epik të shumëtrajtshëm, krijonin epjen interpretuese, në një eptim ëmbëlsor…  
 Fanitje e aktorit, regjisorit me konstruktin e tij tipik si dhe me paraqitjen e tij “skenderbejane”. Na uroi mirëseardhjen me një tonikë “shqipërisht”. E këndvështrova me syrin tim , i cili është profilizuar të kundrojë profesionalisht estetikisht, të zhbirrojë forcë dinamike të vrullshme… Si njohës i thelllë i shfaqeve, dukurive të individit, si rrjedhojë edhe e temperamentit psikologjik të romancierit, por edhe  të shpërthimit të poetit. Nuk është pak mbi katër dekada përvoje shkrimore… Një fizionomi e bukur shqiptare, me sy të shkëlqimtë , vetëm me një “trinitet rrudhash” në ballë, me një ovalitet shembullor të buzëve, një mjekër tipike (ngjashmëri e dukshme me mjekrrën e Kryeheroit) dhe me një dinamizëm të epërm  të shprehur në prezantimin aristokrat të aktorit. Tungjatjetje… fragmente të copëzuara me ndjesi dhe plot frymëmarrje, një prezantim “kalorsik” të ndërthurur me patricizëm. Prezatime me nuanca, të cilat ofronin një etikë shqiptare. Me bashkëshoqëruesit e mi: Dr.Bexhet Asani, studiues, publicist,  i cili ishte dhe prezantuesi ynë me aktorin; Haxhi Kalluci skulptor, poet, Enrieta Sina, poete, shkrimtare, botuese, Nexhmije Hasani, shkrimtare dhe Nurie Baduni, mësuese dhe krijuese, zhvilluam një bisedë, sa të bukur, aq dhe relaksuese. Ishte kontakti i parë me Xhevatin, i cili solli fragmente prezantuese nga jeta dhe veprimtaria e tij.
Ishte hapur Portali i një njohje të bukur.    
 
Ora 21.00 salla kryesore  e  Pallatit të kulturës së Strugës e mbushur plot e përplot.
 
Dekori i “arkitekturuar“ me art sillte kryepasazhet e një Kryeheroi dhe një faqe të rëndësishme të historisë së Kombit…. Stema, shqiponja , flamurë. Dukej sikur sikur në sallë hapësironin e flatronin shqiponja , sikur gjaku i derdhur shekujve për tokën e Arbërit apelonte; dukej sikur heroizmi konturohej e shtatëzohej, duke folur me gjuhë epike…
Dhe sinjali i parë “ brohoriti” në skenë… Filloi   rrugëtimin historik Skenderbeu me “monologjet” e tij pikante, apelore, vrullnxjerrëse, paraqitëse, sjellfituese, triumfuese, në një rrugëtim skenik të paparë , ku interpretimi shndriste, ku shqiponja  nisi shkëlqimin ndaj gjysmëhënës së krekosur, që asqë mund të pranonte qoftë dhe një humbje dhe jo disfata një njëpasnjëshme për një çerekshekulli , ku Skenderbeu me princat dhe  popullin e tij thurte si kurorë historike fitoret e tij të vargëzuara me lulnaja…
Një rrugëtim i bukur i sjellë me profesionalizëm, një aktor interpretues, si Xhevat Nimani,   i hyrë në asht, si rrjedhojë e  gjithëdimensionimit të krijim-formimit të kryefigurës së Heroit Kombëtar. Kur aktori dimensional me botë dhe figurë depërton me vendosmëri në rol dhe gjatë gjithë interpretimit e konsideron veten të “binjakëzuar” me figurën që interpreton, vetëm atëhere vjen heroi:
Një Skënderbe i plotëformuar, një Skenderbe i besueshëm me gjithë virtytet , cilësitë, karakteristikat e tij, një Skenderbe superior, real,  në këtë dramë poetike, ku krahas monologjeve  shoqërizuar me rrëfimin e ngjarjeve, informacionin e betejave, planin taktik e strategjik, futjen e elementëve luftarakë të zhvlerësimit me aftësi të shumicës kundërshtare, me përgatitjen cilësore dhe me aktin e përgatitjes me shumë intuitivitet të betejave, sollën mbretërimin e fitores në një çerekshekull befasues, trimëror dhe të kryeguxuar, duke lënë gjurmime në përcjellje të kohës së madhe dhe në Strategjinë e të luftuarit  …
Kombinim harmonik me rolin e Donikës, të interpretuar në një formë të gjetur, nga sopranoja Era Hoxha , e cila me zërin e saj tejet melodioz, me aftësitë e saj të veçanta shndërroi skenën në një “auerolë” magjike , duke shpërndarë  një “emfazë”ligjëruese trimërore dhe respektim e admirim të Kryetrimit , të Kryeluftëtarit . Një interpretim i farfurtë .
Rrokje të emnesës, shndritje të një “epigrafi” frazash me shkrime  të “vjetra” dhe hedhja e endit (pjalmit) epik  të shumëtrajtshëm, krijonin epjen interpretuese, në një eptim ëmbëlsor…  
A mos ndoshta kemi të bëjmë me një “ezhërhajë”, një njeri me trup shumë të madh, të fortë, trim, dragua?!
Natyrisht, një i tillë i personifikuar në skenë…, i sjellë pa eufori, me një fabul të bukur poetike  të ndërtuar në një në ngjarje historike të madhe.
Çallmat turke në një fatalitet fatkob, së toku me Sulltanët e tyre  dhe ky akt i madh fitues triumfues skenderbejan i shoqëruar harmonishëm nga princat  e tij,  i buruar nga shpirmadhësia, cilësia, kualitiviteti,  larg  filantropizmit të shteteve dinake, larg filistinesës, shpirtvogële me dredhje dyfaqëshe …
Gjatë interpretimit shpërthenin fiskaja, paçka nga  fraqi acarmadh …. Dhe Skenderbeu graçoi një Perandori e stërmundi, I bërë autopsi  dhe fobia shfaqej haptas. Shqiptarët, si fregata, shqiponja deti e shqiponja toke,  triumfatorë. Asqë mund të flitej, në këtë çerekshekull, për për harmëtim (copëtim) , por mbi tokë ngriheshin hijerore (faltore e tempuj) falës adhurues.
Asqë mund të mendosh gjatë gjithë aktrimit për kurse të ngritura e gjoja të ekzistencës  mit, për hijetira e hiperbolizime hipotike, për somnabulizëm energjik, por  për një kryefigurë, e cila shumon idhujtarët…
Gjithë kjo poemë dramatike i ngjan një punimi “filigramues” artistik të një “dantele” gjigande, në të cilën shprehen kryeheroizmat e betejave për mëvetësi, për gjallim, për shtetfortin, për kombin, pa lajlule…
Ky Skenderbe real s’ka nevojë për lazdrime, pasi erdhi në histori si furtunë dhe jetoi si furtunë  pa pasur mortje kurrë… Një histori gjallore me përmasë, një kryenjeri  me një përkorje të trajtës së jashtëzakonshme, një kryepersonazh titanik. Asqë mund të mendohet kurrsesi, pasi kundron gjithë këto akte, skena  edhe të matet të prozhmojë qoftë ky stuiues i cunguar, apo  ithtar i rekrutuar…
Poema dramatike e Limanit ka një prozodi ekspresive  në tërësinë e elementëve gjuhësorëe ritmikë.
Skenderbeu i Xhevat Limanit i ngjan një sfinksi trupor prej “guri”që ka zënë vend  në tokën amë dhe në Kombin e tij , i cili simbolizon një shtatore  gjallore që zgjon kohën e përgjumur…
E si të mos ketë shpërthesa, entuziazëm , brohoritje e duartrokitje frenetike kjo poemë dramatike e interpretua me aq klas? Dhe Struga u tregua aq mikëpritëse me aktorin e saj të famshëm, i cili po i afrohet dydekadëshit të larguar larg saj, në SHBA, por të afruar më tepër afër saj.
Ky largim- afrim është një duet aq i bukur dhe i trimtë, aq i gjallë dhe aq gjallësor , një trung i shpërthyer me degë të shëndosha dhe fidanë premtues…
Unë së toku me miqtë e mi pegasianë u ngazëllyem  dhe u ngjitëm me forcë active në skenë për të takuar Skenderbenë…
Në sytë e Lules, të Erës dhe të Firtunës një “ylber” tetëngjyrosh ishte ulur…
Skenderbeu ,Xhevat Limani, përulej denjësisht përpara Memëlidjes, Atëlindjes, Mëmëdheut dhe vetë Kombit , në një shërbesë poetike dramatike të epërme të shumë realizuar.
 
Vijon