Informim
SHEFFILD , ANGLI  29 SHTATOR 2018
Përfundoi me sukses zhvillimi i Manifestimit "100.000 Poetët dhe Artistët e Botës për ndryshim". Këtij Manifestimi iu bashkuam edhe ne Poetet, Poetët dhe Artistët, Studiuesit e Diasporës, këtu, në qytetin e Sheffildit në Britanisë e Madhe. Ishte një nder i madh për ne të figuronin në listën e gjatë të këtij Manifestimi në mbi 150 shtete, si dhe nderim i madh qe ne këtë nismë përmastive, eshte e angazhuar , LNPSHA "PEGASI" ALBANIA.
Ne, pjesëtarët e këtij manifestimi, protestuam paqësisht, nëpërmjet vlerës së shpirtit tonë poetik e artistiK, për një botë me fizionomi ndryshe. Personalisht, si organizatore e këtij eventi, falënderoj LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, Presidentin e saj, Prof. Kristaq F. Shabani, për këtë nisiativë, të cilën edhe ne poetët e Diasporës e përqafuam.
Në ambientet e “Rotherham Borough Council library”, u dëgjua për herë të parë, timbri i bukur i poezisë shqiptare. U dëgjua kënga dhe jehona e muzikës së bukur shqiptare. Në këtë Manifestim u bashkuan motra, vëllezër, krijuesë edhe artistë nga Kosova, Shqipëria, Londra, Suedia, Greqia, Danimarka.
Populli anglez e shqiptar bashkuan duart dhe zemrat, mendjet dhe idetë, për të përqafuar ardhmërinë e jetës, me një botë ndryshe, një bote me paqe. Sigurisht, paqja nuk vjen me fjalë e as me tubime, por as me luftë: Jo!
Duke qenë pjesë e letërsisë dhe e artit, ne të gjithë, së bashku, përmes takimeve letrare tonat, përforcojmë dashurinë, qetësojmë zemrat dhe i tregojmë “shtresës” politike që, jemi ne artistët, ne populli, që e duam jetën pa luftë e skamje, pa gratacela e lukse. Ne e duam jetën të thjeshtë dhe më me shumë dashuri. Ne e dimë se çfarë do t’u lemë fëmijëve tanë.
Ne poetet dhe poetët, artistët dhe artistet e Diasporës, i rritëm fëmijët me dashuri dhe humanizëm. Nuk mund të quhesh, poet e artist, pa patur një shpirt të bukur dhe human.
Në këtë Manifestim letrar, na nderuan miq e mikesha të mrekullueshme nga shtete të mëdha. Na nderuan të rinj e femijë nga qyteti, ku unë jetoj.

Ju falënderoj me respekt të gjithë, pa përjashtim, për këtë vlerësim të madh...
Falënderoj për prezencën dhe pjesëmarrjen aktive si dhe mbështetjen në këtë Manifestim mbarëbotëror, në mënyrë të veçantë: shkrimtarin Sokol Demaku, me banim në Suedi, shkrimtaren dhe poeten Elhame Gjyrevci, me banim në Danimarkë; poeten Teuta Haziri, me banim ne Suedi; dizinieren Vivian Hajreti, Greqi; poetin Servet Bytyçi, Londër, poetin Sami Islami, Londër, poete Merita Isufi, Londër!…
Falënderoj, gjithashtu, zotin Benard Basha, për prezencën e tij në këtë Manifestim, për pëegatitjen e tij profesionale në prezantim të këtij Manifestimi, në dy gjuhë: shqip – anglisht! Falënderoj për ndihmesën e dhënë në përgatitjen dhe organizimin e Manifestimit vajzen time, Inën, dhendërin, të cilët u angazhuan me seriozitet në këtë nismë timen!
U munduam të konkretizojmë me sukses këtë Manifestim dhe ndjehemi, tashmë, të lehtësuar për realizimin e këtij synimi madhor, duke u bërë pjesëtar i këtij Manifestimi mbarëbotëror.
Gjithashtu falënderoj organizmat vendore ,të cilët na vlerësuan duke na ndihmuar me ambientet!
Ishte një përvojë e bukur për të gjithë ne.
Me respekt e dashuri për të gjithë ju!

Nexhmije Hasani, shkrimtare, Koordinatore e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, në ANGLI.
Sheffild, më 30 shtator 2018
 
 
 
Information
The Manifestation was successfully completed "100,000 Poets and Artists of the World for Change". We also joined the Manifesto in the Poets, Poets and Artists, Diaspora scholars, here in the city of Sheffield in Great Britain. It was a great honor for us to be on the long list of this Manifestation in over 150 countries, as well as the great honor that this embryonic initiative is committed, LNPSHA "PEGASI" ALBANIA.
We, the members of this manifestation, protested peacefully, through the value of our poetic and artistic spirit, for a world of different physiognomy. Personally, as the organizer of this event, thank LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, its President, Prof. Kristaq F. Shabani, for this initiative, which we also embraced in the diaspora poets.
In the premises of the "Rotherham Borough Council library", it was heard for the first time, the beautiful stamp of Albanian poetry. The song and echo of beautiful Albanian music were heard. In this Manifesto were joined sisters, brothers, creators and artists from Kosovo, Albania, London, Sweden, Greece, Denmark.
The English and Albanian people joined hands and hearts, minds and ideas, to embrace the future of life, with a different world, a world of peace. Of course, peace comes neither in words nor in gatherings, nor in war: No!
As part of literature and art, we all together, through our literary meetings, strengthen our love, calm our hearts, and show them the political "layer" that we are the artists, the people who love life without war and poverty , with skyscrapers and luxuries. We love simple life and more love. We know what we will leave behind to our children.
The poets and artists of Diaspora, have raised children with love and humanity. You can not be called, poet and artist, without having a beautiful human soul.
In this literary Manifestation, we were honored by wonderful friends and others from great countries. They honored young people and children from the city where I live.
Thank you all respectfully, without exception, for this great appreciation ...
I thank for the active presence and participation and the support of this worldwide Manifesto, in particular: the writer Sokol Demaku, residing in Sweden, the writer and poet Elhame Gjyrevci, residing in Denmark; the poet Teuta Haziri, residing in Sweden; dizinieren Vivian Hajreti, Greece; poet Servet Bytyçi, London, poet Sami Islami, London, poet Merita Isufi, London! ...
I also thank Mr. Benard Basha for his presence in this Manifesto, for his professional introduction in the presentation of this Manifestation, in two languages: Albanian - English! I thank for the contribution to the preparation and organization of the Manifestation my daughter, Ina, who committed herself seriously in this initiative!
We tried to concretize this Manifestation successfully and we are already feeling relieved to realize this major goal by becoming a member of this worldwide Manifestation.
Also thank the local bodies who appreciated this event by helping us with the premises!
It was a beautiful experience for all of us.
Much love and respect for all of you!

Nexhmije Hasani, writer, Coordinator of LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, in GREAT  BRITAIN
Sheffild, September 30, 2018