[ltr]Për ata të cilët duan të diskutojnë për etikën , duke përmenduar dhe anën e mirë të medaljes[/ltr]
[ltr]Nga Prof.Kristaq F. Shabani[/ltr]


[ltr]Pak hyrësi dhe njohuri[/ltr]


[ltr]Filozofia merret me problemet e përgjithshme dhe fondamentale rreth çështjeve si ekzistenca, dituria, e vërteta, bukuria, ligji, drejtësia, vlefshmëria, mendja, dhe gjuha. Filozofia dallohet nga mënyrat e tjera të zgjidhjes së këtyre problemeve (siç janë misticizmi ose mitologjia) nga qasja kritike dhe sistematike e saj si dhe mbështetja në argumente të arsyeshme. Fjala rrjedh nga greqishtja: φιλοσοφία, philosophía, "dashuria për dituri".[/ltr]
[ltr]Degët kryesore të studimit filozofik janë :[/ltr]
[ltr]• Metafizika, e cila mirret me natyrën e qenies dhe botën. Degë tradicionale të saj janë kozmologjia dhe ontologjia.[/ltr]
[ltr]• Epistemologjia, e cila mirret me natyrën dhe përfshirjen e diturisë, dhe se a është e mundur dituria. Ndër çështjet kryesore të saj është sfida e paraqitur nga skepticizmi dhe marrëdhëniet mes të vërtetës, besimit, dhe justifikimit.[/ltr]
[ltr]Etika, quhet ndryshe “filozofia e moralit', e cila n ë planin esaj të përgjithsëm merret me pyetje- përgjigjet se si duhet të veprojnë njerëzit, n ejetën e tyre të gjithanshme, detyrimisht bazuar në një veprimtari të ndërgjegjëshme të shkalëlnis së lartë.. Degët kryesore të etikës janë metaetika, etika normative, dhe etika e aplikuar. Metaetika mirret me natyrën e mendimit etik, krahasimit me sisteme etike të ndryshme, nëse ka apo jo të vërteta absolute etike, dhe si do të mund të njihen këto të vërteta. Etikës i bashkangjitet edhe ideja e moralit. Dialogjet e hershme të Platonit përfshijnë një kërkim mbi definicionin e virtytit.[/ltr]
[ltr]• Filozofia Politike, e cila studion qeverisjen dhe marrëdhëniet mes individëve dhe komuniteteve me shtetin. Ajo përfshin pyetjet mbi drejtësinë, të mirën, ligjin, pronën, dhe të drejtat dhe obligimet qytetare.[/ltr]
[ltr]• Estetika, e cila mirret me bukurinë, artin, kënaqësinë, vlerat emocionale, perceptimin, dhe çështjet mbi shijen dhe ndjenjat.[/ltr]
[ltr]• Logjika, e cila mirret me mënyrat e të menduarit që çojnë nga premisat e vërteta tek konkluzionet e vërteta, e zhvilluar fillimisht në Greqinë antike. Duke filluar në shekullin e 19të, matematikanë si Frege u fokusuan në trajtimin matematik të logjikës, dhe sot subjekti i logjikës ka dy ndarje të gjëra: logjika matematike (logjika formale simbolike) dhe ajo që quhet logjika filozofike.[/ltr]
[ltr]• Filozofia e mendjes, e cila mirret me natyrën e mendjes dhe marrëdhëniet e saj me trupin, dhe karakterizohet me mosmarrëveshjet mes dualizmit dhe materializmit. Në vitet e fundit janë paraqitur ngjashmëri të shumta mes kësaj dege të filozofisë dhe shkencës kognitive.[/ltr]
[ltr]• Filozofia e gjuhës, e cila është hulumtimi i arsyeshëm në natyrën, origjinën, dhe përdorimin e gjuhës.[/ltr]
[ltr]• Filozofia e fesë është degë e filozofisë që bën pyetje rreth fesë.[/ltr]
[ltr]Shumica e subjekteve akademike kanë një filozofi, për shembull filozofia e shkencës, filozofia e matematikës, filozofia e logjikës, filozofia e ligjit, dhe filozofia e historisë. Përveç kësaj, një sërë subjektesh akademike kanë filluar të mirren me çështje që historikisht do të kishin qenë detyrë e filozofisë. Këtu përfshihet psikologjia, antropologjia dhe shkenca natyrore.[/ltr]


[ltr]Ngritja e pyetësisë dhe zbërthimi analitik[/ltr]


[ltr]Etika , pra pjesë e shkencës filozofike, e cila ka një detyrë të rëndë atë të sjelljes, të mirësjelljes, normat e moralitetit, vlerësimit të të drejtave dhe të detyrave reciproke dhe ndër reciproke, është plotkonfiguruar nga ana teorike dhe po tenton të veprojë në një mjedis-ambient, që ende se ka marrë mirë veten.[/ltr]
[ltr]Tentojnë të diturit, tentojnë dhe ata që kanë një normativë kulturimi dhe synojnë për të arritur pika “vlimi”, por tentojnë dhe fare të thjeshtët, të cilët këtë etikë e kanë të transmetuar nga brezat, ku familja luan një rol të pakontestueshëm...[/ltr]
[ltr]Është i përligjur qëndrimi etik në dy fronte të përballshëm, kundërtiv, të cilët tentojnë të marrin pozita më të favorshme. Madje përdoren “kundrasulme tipike “ për dominim dhe këto veprime kanë edhe vulën e pushtetarëve apo të përfaqësuesvetë zgjedhur, të cilët krijojnë “domene” antietike... Shpesh përdoren sulmime dhe krijohen plasdarme etike për të kryefjalëzuar e kryekomanduar etikën e mirë... Madje, përdoren dhe urti, fjalë urtësore dykuptimshme, apo që lënë edhe sensin e kapërcimit të masës...Këto shërbejnë për referenca tipike dhe përdorime “frytëdhënëse” për të arritur synimet ...[/ltr]


[ltr]Ka lojtur dhe po luan, sidomos në këto kushte të veprimit dinamik të mosarsyes, të shfrytëzimit plus, të rrëmbimit të së bukurës, të përmarrjes dhunshëm të nderimit, të veprimit deri në makabritet ndaj njeriut e sidomos ndaj femrës, ku janë shfaqur veprime te tejskajshme trajtese, duke ngjallur “kështjellë” pronësie të paskrymbullta (referoju shembullave tipike të ngjarjeve të fundit trullosëse).[/ltr]
[ltr]Jeta është natyrisht arena e veprimit te etikës... Në këtë arenë interpretuese zbulon personazhe “groteskë”, personazhe moleriane, balzakianë, tolstoianë, migjenianë, e pse jo dhe “xhojsianë”..., të cilët ndeshen dhe në opinione, konferenca, fjalime publike, tryeza rrumbullaksore, seanca dëgjimore, zënka politikanësh dhe seanca kuvendi, ku etika shpesh herë dhunohet barbarisht... ng a”të bardhët”...[/ltr]
[ltr]Janë bërë informacione të ditës : aksidentet tipike, dhunimet, vjedhjet, shfrytëzimi estetik, veprimet tragjike deri në sakrifikim sublimiteti e shtyrë nga gjendja varfërore... Njeriu përpëlitet në jetën e tij mjerane, kur në sytë e tij përmastohen viganet pasurore të njerëzve të etur për pasurim të mëtejshëm, duke përdorur politika “lavdërimtare” dhe gënjeshtra kryefjalë...[/ltr]


[ltr]*[/ltr]
[ltr]Shpalosjet e këtyre drithërimave personazhe janë të pranishme në edicione televizive, filma të substratit gjithëgjinish, te cilat kanë vetëm një shënim ”jo për moshën” nën 16 vjeç, të cilat japim leksione antietikë dhe përsosin pasurimin e veprimit me teknika mafioze, duke rënduar veprimin e shoqërisë së moralitetit .[/ltr]
[ltr]A ka pushtuar sot “etika” mjediset, zyrat administrative, administracionet publike, organizat e të gjitha llojeve në shërbesë të rritjes së plotformimit shtetëror , shkollat e të gjitha niveleve , gjinitë, subjektet , shoqërinë civile reale? A dallohen këto nga njerëzit e thjeshtë dhe si koncentrohen reagimi i tyre?[/ltr]
[ltr]Përgigjja, në këtë rast, do të vuante nga cungimi. Tashmë ka një denduri rrjetesh, ku mund të përftohet nga etika e praktikuar, etika e sjelljes shtetërore, e administratës, kuadrove, organeve të drejtësisë...[/ltr]
[ltr]Etika është e lidhur jo vetëm me mënyrën e sjelljes individuale apo shtetërore, e cila është e ligjeruar , por edhe me dukurinë estetike, paraqitjen individuale të punonjësve dhe të stafeve...[/ltr]
[ltr]Shkon në administratat publike dhe ndesh njerëz , të cilët nuk kanë elementët më të vegjël të paraqitjes, duke krijuar ide të qartë për rregullin etik shtetëror..., që përpos një paraqitje të dobët estetike dhe etike, tejshfrytëzojnë postet e tyre, pra i “privatizojnë “ ato dhe ndërmarrin akte përfitues të pashembullta dhe të paskrumbullta..., të cilat janë kthyer në një kalvar rrëngjethës, prangosës dhe humbjeshpresësh për ndryshim... Një plagë kjo tejet e rëndë, e cila ka hapur një “istëm” që duhet të mendohet për një terapi aktive për ta shëruar... Me këtë “istëm” tani janë mësuar dhe përfaqësuesit e huaj, të cilët ndihen mirë në këtë mjedis “etik” të plotëformuar përsëprapthi...[/ltr]
[ltr]Jo pofesionalizmi, diletantizmi, paaftësia meskine, mos trajnimi për pozicionin e punës, përzgjedhja sipas shijeve estetike të paaftëve, të cilët guxojnë më shumë në sensin e bukurisë së jashtme, sesa asaj shpirteror edhe bukurisë pofesionale, sjellin ndalje etike te shoqërisë. Duhet evidentuar këtu fakti që vetë “pronarët “ e shtyrë në “formim”, si të tillë, i përkasin një shtrese “guximtarësh” që guxojnë për gjithçka, madje dhe të ndalur në guxim, por nga guximtaria e tepëruar tentojnë .... Si të tillë ata agravojnë në etikë dhe në gjithçka , pasi etja për burimin pasuror është gjithçka për ta ..., për to...[/ltr]


[ltr]*[/ltr]
[ltr]Të varfërit, ata që janë mbi ta, apo mesatarët në sferën ekonomike kanë ende një të drejtë: ushtrimin e votës, një e drejtë demokratike, e cila duhet të ushtrohet me mendim. Pra kanë 99% te votave... Ndërsa ata vetëm 1%... Por kur vjen puna me ushtrimin e etikës anormale bëhet shndërrimi “indulgjent” 100% , i cili shkon në drejtim “pasuror”, duke u mashtruar nga etika tashmë profesionale e përfitimit...[/ltr]
[ltr]Ej ti, i varfër, shite shtëpinë tënde dhe bëhu çerekmilioner! Thirrje e bankierit te mençur Gunspejn... Kjo thirrje e lëshuar nga flokëverdhat, ku banon mashtrimi i bankierit...[/ltr]
[ltr]Largimi nga puna dhe papunësia vigane, që rrit shtatin, krizimi gjithëherësh dhe gjithështues, sjell, pa dyshesë, preminancen e një etike amorale ..[/ltr]


[ltr]Mashtrimi –[/ltr]
[ltr]“Sjellje me përvojë“ ...[/ltr]
[ltr]Sjellje etike...[/ltr]
[ltr]Flokëvershat kolmëtore kuskutojnë[/ltr]
[ltr]në trajtë kuskute verdhane,[/ltr]
[ltr]Akrepi i verdhë pickon[/ltr]
[ltr]me mimikë ëmbëltore[/ltr]
[ltr]dhe të tund në ninullë...[/ltr]


[ltr]“Vila” mbetet peng[/ltr]
[ltr]në një bisedë gënjeshtare,[/ltr]
[ltr]prodhuese helmi trullosës[/ltr]
[ltr]nga etja bankare e Gunspejnit,[/ltr]
[ltr]bankierit të mençuruar,[/ltr]
[ltr]thurrësit të rrjetës merimangë:[/ltr]
[ltr]“Merrni hua, tek mua ,[/ltr]
[ltr]leni shtëpitë peng, ...[/ltr]
[ltr]Kjo do të thotë :[/ltr]
[ltr]Pini “insulinën”...[/ltr]
[ltr]Ndiheni veten çerekmilioner..[/ltr]
[ltr]Etja turfulluese[/ltr]
[ltr]dhe vogëlmadhështia[/ltr]
[ltr]pi ujë në burimin GUNSPEJN..[/ltr]
[ltr]Bjerini shpejt matësit e tensioneve...[/ltr]


[ltr]Kundërtia etike është madhështore, ndaj tij është madheshtor enë fragmentin e mëposhtëm;[/ltr]


[ltr]Në podium triumfi[/ltr]
[ltr]“Doktor Salku”,[/ltr]
[ltr]zbuluesi i vaksinës shpëtimtare[/ltr]
[ltr]të polimilitit..[/ltr]
[ltr]Qindra milionësh të sëmurësh[/ltr]
[ltr]u qesh gjysmëbuza...[/ltr]
[ltr]Shpërndan vaksina falas...[/ltr]
[ltr]Pyetjes : “Kush e ka patentën e kësaj vaksine?”[/ltr]
[ltr]Përgjigjja: “Populli!”[/ltr]
[ltr]Ndalon pulsimin ëndërrimtar të fitimit...[/ltr]
[ltr]Shtang pyetësin...[/ltr]
[ltr]Pyetësi kalon në përhumbje çuditëse...[/ltr]
[ltr]Pak pak shpikësi i vaksinës pyet:[/ltr]
[ltr]“Po patentën e Diellit , kush e ka ?”[/ltr]
[ltr]Mbetje pa përgjigje.[/ltr]
[ltr]*[/ltr]
[ltr]Verbimi i të kundërtës[/ltr]
[ltr]në formë ylberiane[/ltr]
[ltr]U fanit në çast[/ltr]
[ltr]në dy këmbë ëngjëjsh...[/ltr]


[ltr]Pyetjet konkludive....[/ltr]


[ltr]Shprehi e lartë e etikës të shpiksit...[/ltr]


[ltr]A produktojnë sot shkollat “etikë”? Universiteti?[/ltr]
[ltr]Etika dhe sfera gjithëplanshe e saj...[/ltr]


[ltr]Njerëzit në fjalësin e tyre të përditshëm a kanë dhe reflektojnë në prezencë etikën?[/ltr]
[ltr]Pse banaliteti po merr revansh? Njerëzit në komunikim me njëri tjetrin lajthiten keqas, duke kërkuar atë që edhe s’kërkohet, deri në veprime vrastare...[/ltr]
[ltr]“Fjalët “ që dikur motivoheshin si “turpe” sot janë lëshuar nga “ganxhat”, duke u bërë “reklamë” në fjalësin e rrugës... Një etje përpësprapthi e kthyer...[/ltr]
[ltr]*[/ltr]
[ltr]Etika ka sferë të gjerë tërësore veprimi ndeshet keqas dhe fytas me mosetikën ...[/ltr]
[ltr]Pjesëmarrja e dobët në prodhimine produktit të përgjithshëm shoqëror lot rol të keq, në këtë përpjeshtëllim dinastiv...[/ltr]
[ltr]Po etika mes krijuesve të të gjitha sferave si është?[/ltr]


[ltr]Kjo pyetje mbyll këto shënime prolog 1 për etikën ...[/ltr]


[ltr]Gjirokaster, tetor 2012[/ltr]