Simfonia: “Zjarrmia kuptimore”
Fjalë nga e ke burimin,
nga rrjedh?
Gërmat kaçurrele
dua t’i kreh,
Tingujt dy herë
në përsëritje të tejëmbël:
A…… e para gërmë thotë : “Mirëmëngjes!” në alfabet
“Lë”-ja me tingëllim të metaltë thotë: “Lindje”…
me “B”-në që do të thotë Burrë, besë, buzë…
me “A”-në e dytë që do të thotë:“Mirëdita” në refren,
me “N”-në e dalë nga shpirti e do të thotë:
Nënë”…
Me “i”-në që gjendet në kraharor e do të thotë: “ILIR”…
Njeriu deh dritën e Diellit,
deh dritën e mendjes,
deh rritjen, duke çarë errësirën,
deh të panjohurën që në takim të parë.
Njeriu u pagëzua me emrin që desh: “Dritë”.
Nuni i tij Zoti…
Apostujt luten për Njeriun
me emër të dritëzuar…
A… të dhuroj një gjethe dafinë,
L…të fal një lule mollë,
B…të pëlqen të marrësh shenjë?
A… po të hedh parfum me çaj e trëndelinë,
N…zgjidh ç’të duash nga trëndafilat,
I…Dy pëllumba gati në fluturim rrinë…