RRËNJË HISTORIE
Kushtuar shkrimtarit, aktorit, regjisorit shqiptaro-amerikan, Xhevat Limani
(Duke parë dramën-poeme, kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut, interpretuar nga i Madhi Xhevat Limani)


Nga ENRIETA SINA


Në skenë po shpërthenin dallgë deti,
Një trokth kuajsh rrëngjethën historinë,
Zëri i Tij, ndali lart, ndriti qiellit,
Duke sjellë pas çdo trokthi trimërinë.


Pas 550 vjetësh, në skenë Skënderbeu…
Si u ringjallka madhërisht vigani rrallë?!
Jetë e përcjellë, sërishmi, mes shqiptarëve,
Heroizmi përhapet botës anë e mbanë…


Në skenë përsëri aktori po mban rrënjët,
Thellë, mbi tokë mbirë janë mijëra pemë,
Të gjithë vështrimin fiksojnë në sytë e tij…
A s’ishte i tillë Skënderbeu vetë?!


Dëgjoj si fjalët ndrijnë me një melodi kënge,
Mos vallë, sirena ka mbërritur me heroin këtu,
Të dy burim jete, kaq shumë të kenë pritur?!...
Çdo fjalë veshur ëmbël na mbrin në sy.


Një skenë të tillë në jetë s’e kisha parë,
Sërishmi historia mes dallgëve pa mbarim,
Emocionet rriten te çdo shqiptar,
Shpata, dykrenorja përcjellin tjetër gëzim.


Mallëngjyer Gjergji lëviz nëpër skenë,
Ai që u ktheu shqiptarëve në shekuj larine,
Shqipet e maleve burim jete po gjejnë,
Në rrjedhën kristal përcjellin historinë…


Shoh skenën mbushur me dallgë deti,
Mbi të qindra shqipe krahëhapur fluturojnë,
Ka mbërritur Skënderbeu, pas 550 vitesh,
Në pavdeksi besa e trimëria jetojnë….



Të gjithë në sallë janë duke vështruar,
Emocionet mbërthyer i kanë lënë në kohë,
Dritësimi i skenës kaq shumë i kërkuar,
Melodi pavdeksie përhap sot kudo!