Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
Berisha, mbeshtetje nga Katari per turizmin

Share

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 21st February 2008, 17:38

Berisha, mbeshtetje nga Katari per turizmin

E Enjte, 21 Shkurt 2008


Kryeministri Berisha takoi diten e djeshme perfaqesues te kompanise OMNIKX GROUP, nga Katari. Kjo kompani propozon ndertimin e nje qyteze shendetesore ne Shqiperi, nje qendre turistike dhe nje qendre tregtare. Perfaqesuesit e OMNIKX GROUP, theksuan gjate bisedes me Kryeministrin se vijne ne Shqiperi pas imazhit te krijuar si nje vend shume terheqes dhe i sigurt per investime te tilla te medha. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i njohu perfaqesuesit e kompanise me situaten ekonomike dhe reformat e kryera dhe ato ne proces dhe i falenderoi per projekt-idete e paraqitura per te investuar ne fusha me interes edhe per vete Shqiperine. Berisha i siguroi se do te kene mbeshtetjen e qeverise per t’i bere projektet e tyre te suksesshme. Po keshtu, Kryeministri i sugjeroi kompanise qe investimet e tyre te shtrihen edhe ne projektet portuale, pasi me hapjen e Korridorit te Kosoves, Shqiperia behet pika me e afert dhe me e pershtatshme per kete qellim. OMNIKX GROUP eshte nje kompani e cila merr pjese edhe ne tenderin per prodhimin e kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike. Kjo kompani operon ne fushen e infrastruktures, industrise, teknologjise se informacionit, telekomunikimit, e-government dhe eshte e njohur me projektet: Dubai Pearl dhe Cristal Dead Sea ne Jordani.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi