Retrospektivë,viti 2013
NË KUADRIN E MUAJIT TË LETËRSISË
*KRIJUESIT GJIROKASTRITË TË SHQETËSUAR PËR GJENDJEN
*GJENDJE SHQETËSUESE NË QYTETIN E GJIROKASTRËS
PËR LETËRSINË , ARTIN , KULTURËN
*SHTËPIA E ISH USHTARAKËVE DUHET TË KTHEHET NË NJË QENDËR KULTORE E GJIROKASTRËS , KU TË VENDOSET EDHE BIBLIOTEKA E KËTIJ QYTETI, E CILA ËSHTË NJË MIKROBIBLIOTEKË PA SALLA E MJEDISE…
*
Gjirokastra , nuk ka një Qendër Kulturore niveli, si një qytet i UNESCO -s . Bilioteka është një mikrobibliotekë, pa salla leximi, pavarësisht se ka një fond libror të admirueshëm... Vështirësi të shumta për të mbajtur të gjallë këtë fond libror. Nga ky aspect, Gjirokastra meriton nje Bibliotekë moderne. Shumë projekte në fjalë, por asgjë në realitet. Qysh në kohën e sitemit monist u parashikua një Bilbiotekë e re, e vendosur në qendrën muzeale; mandej u hodh një mendim për të kthyer ish Shtëpinë e Pritjes në Bibliotetekë, por fjalë dhe vetëm fjalë nga Drejtuesit aktualë të pushtetit vendor... Duhet të vijojë kështu gjendja me këto parametra "primitive", me fjalë boshe, me keqtrajtim të fondit libror, me zbehje të kontaktit të lexuesit, me mos akordim fondesh për pasurim të fondit libror e tjerë , me bibliotekën e qytetit?!
Studiuesit, shkrimtarët, poetët e shumtë të këtij qyteti, të cilët lihen dhe pa u punësuar, pavarësisht se janë më të aftit dhe profesionalët, duan të shkojnë të shfletojnë dokumente, të cilat "serviren " vetëm në sallat e leximit, sipas rregulloreve të bibliotekes, por nuk kanë mundësi .... A është në gjendje aktualisht administra e pushtetit vendor të përmirësojë këtë gjendje? Do të jepnim një përgjigje të “dyshimtë”.
Pse të vijojë kjo gjendje? Pse keqsillen kaq keq ndaj Letërsisë, Artit dhe Kulturën në Gjirokastër? Pse media e shkruar nuk e bën problem këtë gjendje alarmante, kur kemi të bëjmë me një pasuri të madhe, e cila nuk është në shërbesë të popullit, të lexuesit, të dashamirësit të artit?….
*
A s’do të ishte mirë që Biblioteka e qytetit të Gjirokastrës të vendosej në mjediset e ish Shtëpisë së Ushtarakëve,
e cila ka qenë një nga shtëpitë më të bukura në Shqipëri, me plot mjedise, me salla, madje dhe sallë shfaqje dhe tashmë është e masakruar, ka pësuar një rrënim drastik, një keqtrajtim, duke u kthyer në një gravurë, por përsëri heriokisht mbahet në këmbë! Thonë se e ka marrë Universiteti “Eqrem Çabej? Çfarë e do ky universitet, kur, duke u nisur nga sasia e studentëve, ka plot mjedise?! T’u jipet fund këtyre veprimeve meskine …
Plane dhe stërplane.. Kush duhet të jetë përfituesi? Përfituesi duhet të jetë populli dhe jo individi. Shtëpia e ish Ushtarakëve në Gjirokastër duhet të kthehet në një qendër kulturore , ku në mjediset e saj të funksionojë jeta kulturore, artistike e letrare, e cila është fashitur totalisht në Gjirokastër, si rrjedhojë e politikave jo të drejta që ndiqen në këtë qytet nga pushteti vendor aktual, i cili shumë herë është kritikuar për këtë keqsjellje.
*
Lidhja e Poetëve e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, e cila është krjuar në këtë qytet, nuk ka një vend, ku të organizojë veprimtari letrare bashkëkohore, por shkon sa në një vend në tjetrin. Madje, të shumtë janë turistët e huaj, të cilat kërkojnë të kontaktojnë me qytetin e Ismail Kadaresë dhe me Lidhjen tonë, e cila është shumë e njohur në botë dhe ka anëtarë të saj nga rreth 81 vende të Botës, kërkojnë të njihen me pasurinë shkrimore të krijuesve dhe artistëve gjirokastritë që janë të shumtë në numër dhe shumë të talentuar. Janë mbi 120 shkrimtarë, poetë, artistë të të gjithë gjinive, të cilët nuk kanë një mjedis, ku të takohen, kur pushtetti vendor u ka dhënë zyra dhe shoqatave fantazmë…. Vetëm lidhja jonë ka një Bibliotekë të shpërndarë me një fond të madh, e cila mbahet në disa shtëpi të pegaistëv, krijuesve, apo një fond libror mbi 4000 libra ( në shumë gjuhë të huaja) të anëtarëve të saj nga vende të ndryshme të Botës… Pse heshtet? Pse kjo tulatje në këtë qytet, ku veprimtaritë letrare, artistike, teatrore duhet të ziejnë dhe jo të fashiten?…Në këtë kontekst, ne si lidhje prestigjioze do të japim kontributin tonë profesional bashkëkohor… për përmëirësimine gjendjes… Kjo kërkesë është e të gjithë artistëve dhe krijuesve dhe nuk është e karakterit individual…
*
Duhet urgjentisht të vihet dorë në këtë drejtim nga Qeveria e re .
Gjirokastra ka mundësi të mëdha potenciale krijuesish të ndryshojë kryekëput, jo jetën kulturore, letrare, artistike dhe sportive, por edhe të mundësojë prezencën aktive edhe të turistëve nga vendi dhe të huaj që vinë në këtë qytet. Ndaj, në detyrat, qoftë në TV “Gjirokastra”, qoftë në vendet e tjerë që kanë lidhje me kulturën dhe Artin duhet të caktohen njerëz profesionalë dhe jo njerëz , të cilëve u ka kaluar koha dhe janë “pjesa e vjetër e kokës”…
Qeveria e re duhet ta shohë mirë këtë problem për këtë qytet, i cili, po të lihet në këtë gjendje s’do ta marrë kurrë veten… Duhen ekipe të reja me mendësi të reja në lëtërsia, art, kulturë të profilizuar për të ecur përpara, nuk bëhet punë me mall “stok” dhe të “vjetër” . Po kështu vëmendje, në këtë drejtim, duhet të ketë nga Ministria e Kulturës dhe e Arsimit në drejtim të objekteve kulturore si dhe Universitetit “Eqrem Çabej”, të ndihet prezenca e këtij universiteti, i cili ndikimin në këtë qytet e ka në nivelin “zero”, në drejtimet e mëlartme që përmendem..
Presim ndërhyrje , presim ndryshim të shpejtë…

PRESIDENCA E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Gjirokatër , Albania 29.10.2013
Këtë material do ta gjeni ne: Kristaq F. Shabani Twitter dhe në web të LNPSHA "PEGASI"ALBANIA