Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonia gati pėr nė NATO

Share

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 21st February 2008, 17:54

Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonia gati pėr nė NATO






Vende anėtare tė NATO-s thonė se Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonia kanė pėrmbushur tė gjitha kriteret pėr t’u anėtarėsuar nė aleancėn ushtarake.

Deputetė nga Shqipėria, Maqedonia dhe Kroacia u takuan dje me pėrfaqėsues tė vendeve tė NATO-s nė Shkup. Zyrtari i NATO-s Bob Simmons tha se aleanca duhet tė hapė dyert e saj pėr tė tre vendet pasi ato i kanė pėrmbushur tė gjitha kėrkesat.

Nė Uashington, ministrat e mbrojtjes tė Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė u takuan dje me nėnsekretarin amerikan tė shtetit John Negroponte tė cilin e informuan mbi pėrpjekjet e vendeve tė tyre pėr plotėsimin e kėrkesave pėr anėtarėsim nė NATO.

Takimet zhvillohen nė prag tė samitit tė NATO-s nė Bukuresht nė muajin prill. Nė kėtė samit, vendet anėtare tė aleancės pritet tė njoftojnė vendimin e tyre lidhur me kėrkesėn pėr anėtarėsim tė tė tre vendeve ballkanike.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 27th February 2008, 17:36

Turqia do tė angazhohet qė Shqipėria tė marrė ftesėn pėr t'iu bashkangjitur NATO s

Ankara, 27 shkurt - Turqia do tė angazhohet qė nė samitin e prillit nė Bukuresht Shqipėria tė marrė ftesėn pėr t'iu bashkangjitur NATO s, ka deklaruar Ministri i Jashtėm turk Ali Babaxhan. Turqia do tė japė mbėshtetje tė fuqishme nė Bukuresht nė samitin e NATO s qė Shqipėria, Maqedonia dhe Kroacia tė marrin pjesė pėr anėtarėsim, ka thėnė Babaxhan pas takimit nė Stamboll me shefin e diplomacisė shqiptare Lulzim Basha.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi