Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
Zbulohet nė Korēė varreza 7 mijė vjeēare

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 27th December 2007, 00:13

E premte, 10-08-2007

Janė gjetur materiale tė vjetra dhe skelete. Ekspedita do tė vazhdojė mė tej

Gėrmimet arkeologjike janė bėrė nė fshatin Sovjan
Gėrmimet arkeologjike nė fshatin Sovjan tė Korēės kanė zbuluar njė kodėr-varrim, e cila sipas specialistėve daton 7 mijė vjet mė pėrpara. Kodėr-varreza nė periferi tė fshatit Sovjan ėshtė gjetur nė thellėsinė e 10 metrave. Ajo ka njė diametėr prej 10.47 metrash dhe njė lartėsi prej 114 centimetrash. Zbulimi i kėsaj kodre ėshtė bėrė fare rastėsisht. E njohur si njė zonė e pasur arkeologjike, nė tė ėshtė ndėrmarrė njė ekspeditė studimore. Gjatė shpimeve qė punonjėsit po kryenin prej disa kohėsh me aparatura, kanė hasur nė disa materiale tė vjetra dhe interesante. Pasi janė njoftuar pėr gjetjen e kėtyre materialeve, specialistėt e arkeologjisė kanė filluar studimin.

Kodėr-varreza

Kodėr-varreza nė fshatin Sovjan ėshtė gjetur nga arkeologėt nė njė thellėsi prej 10 metrash gjatė njė studimi arkeologjik tė ndėrmarrė nė kėtė zonė. “E dinim se ky fshat ka qenė zonė shumė e pasur me tuma historike dhe tė lashta. Ishim nisur pėr njė ekspertizė gėrmimi nė kėtė zonė dhe gjatė gėrmimeve ndeshėm disa materiale tė forta qeramike. Kėtu filloi edhe dyshimi i tė gjithėve se mund tė kishte diēka interesante dhe tė tepėr tė veēantė”, - shprehet Kujtim Zdravo, njėri prej 10 arkeologėve pjesėmarrės nė ekspeditė. Ndėrsa ata filluan nga puna pėr gėrmimet e vendit qė kishin piketuar, hasėn nė disa sende tė vjetra, qė pėr vet kohėn e tyre kishin njė vlerė tė madhe. Ndėr to janė gjetur enė balte tė pjekura si dhe disa copa gjerdani tė gdhendura nė bakėr dhe ar. Por zbulimi i kėsaj kodėr-varrimi ėshtė paraprirė nga gjetja e njė sasie skeletesh tė ngjitur pranė njėri-tjetrit. Pozicioni i tyre tė vendosur shumė pranė njėri-tjetrit, ka lėnė tė kuptohet se bėhej fjalė pėr varrosjen e personave tė njė familjeje ose fisi. Sipas specialistėve, studimi i mėtejshėm i kodėr-varrezės ka konfirmuar se kjo nuk mund tė ketė qenė thellėsia reale e varrezave. Koha tepėr e gjatė dhe lėvizjet natyrore, ka bėrė qė kėto materiale tė krijojnė lartėsinė prej 114 centimetrash.

Skeletet

Pas gjetjes sė skeleteve, arkeologėt kanė filluar studimin dhe rindėrtimin e mėnyrės se si mund tė jenė varrosur. Ata kanė bėrė tė ditur se nga formimi provizor i kockave tė skeletit, ėshtė vėrtetuar se janė varrosur 7 persona. Mendohet qė ata tė kenė qenė burra, pėr shkak tė bėshmėrisė, madhėsisė sė kockave dhe pėrmasave tė skeletit. Gjithashtu, ėshtė arritur tė konfirmohet edhe gjetja e skeletit tė njė fėmije dhe njė nėne, tė cilėt kanė qenė tė varrosur fare pranė njėri-tjetrit. Kėto janė tė dhėnat e para, ndėrkohė qė ekspedita ėshtė duke vazhduar punėn. Ende nuk dihet se sa mund tė jetė numri i varreve qė ndodhen nė kėtė kodėr. Pritet qė gėrmimet e mėtejshme tė nxjerrin fakte tė tjera qė do tė ndihmonin pėr studimin e kėsaj tume, e veēantė nė llojin e vet nė tė gjithė rajonin. Nuk dihet ende sa mund tė jetė numri i saktė i varreve qė ndodhen nė kėtė kodėr, pasi studiuesit dhe arkeologėt janė vetėm nė hapin e parė tė punės sė tyre. Zona nė fjalė ka qenė liqeni i dikurshėm i Maliqit, i cili pas tharjes ka ngelur nė kėtė gjendje.

Zbulimet e mėparshme

Kjo nuk ėshtė hera e parė qė ndėrmerren gėrmime arkeologjike nė zonėn e Sovjanit. Nė kėtė zonė, vetėm disa kohė mė parė ėshtė gjetur njė tumė nė tė cilėn ishin varrosur pėrveē drejtuesve tė fiseve dhe personave tė afėrm tė tyre. Po nė kėtė rast, janė gjetur edhe pesė foshnja tė varrosura sipas ritualeve fetare tė kohės. Zona e Sovjanit ėshtė e njohur pėr lashtėsinė e saj, kohė e cila daton prej mė se 10 mijė vjetėsh.

Gazeta Shqiptare



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi