Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE:

Share

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 26th February 2008, 18:57

BUTRINTI

Njė rrugė e ngushtė e kėndshme me pamje nga deti tė ēon drejt Butrintit pėrmes plantacioneve tė ullinjve dhe pemėve tė portokalleve. Butrinti ndodhet 15 kilometra nė jug tė Sarandės. Qyteti i lashtė i Butrintit, qė ėshtė shpallur pasuri ndėrkombėtare nga UNESKO banohej nė kohėt e hershme nga ilirėt. Qyteti i lashtė i Butrintit preferohet tė vizitohet si qendėr arkeologjike, ku antikiteti dhe bukuria ndėrthuren me njėra-tjetra. Gėrmimet arkeologjike tregojnė se Butrinti ka qenė njė zonė e rėndėsishme e kaonėve ilirė, njė ndėr fiset mė tė mėdha tė Ilirisė. Sipas zbulimeve tė bėra nė kėtė zonė, ėshtė vėrtetuar se zona ishte populluar qė nė periudhėn paleolitike. Nė shekullin e gjashtė para Krishtit grekėt e Korfuzit u vendosėn nė kėtė zonė, krahas ilirėve dhe kolonia e re eci pėrpara si rezultat i tregtisė.

Nė shekullin e pestė para Krishtit, Butrinti ishte njė qytet i fortifikuar. Nė shekullin e katėrt ra nėn pushtetin e Epirit, ndėrsa nė vitit 167 para Krishtit ra nėn regjimin romak. Nė shekullin e dhjetė ai ishte selia e njė kishe bizantine. Butrinti u mor nga normanėt nė shekullin e 11-tė dhe i kaloi Venedikut nga viti 1690 deri nė vitin 1797 kur u mor nga Ali Pashė Tepelena. Me rėnien e Pashallėkut tė Janinės nė vitin 1822, Butrinti i kaloi regjimit osman deri nė vitin 1913. Disa gėrmime qė datojnė nė shekullin e parė dhe tė katėrt pas Krishtit mund tė vizitohen tashmė mes tė cilėve; amfiteatri i vjetėr, tempulli i Asklepios apo Asekulapius, muret e qytetit tė vjetėr, Baptisteri, Nymfaeumi, etj.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 26th February 2008, 18:58

APOLLONIA

Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit tė Fierit. Apollonia u zbulua nė fillim tė shekullit tė shtetė para Krishtit nga kolonizatorėt grekė qė vinin nga Korinti. Por, gjurmėt e para tė pranisė sė tyre nė kėtė vend datojnė nė vitin 588. Gjatė viteve tė para tė ekzistencės sė saj, Apollonia ruajti kontaktet me Korintin dhe Korkyrėn si dhe luajti njė rol tė madh si ndėrmjetėse tregtare mes helenėve dhe ilirėve. Apollonia ishte nė atė kohė

njė qytet i madh e i rėndėsishėm nė afėrsi tė lumit Aos (Vjosė). Me interes tė madh kėtu janė muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Prtiku, shtėpia e mozaikėve, muzeu i Apollonisė, Kisha e Shėn Mėrisė. Fatkeqėsisht, disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u pėrvetėsuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato qė kanė mbetur janė vendosur nė njė muze qė ndodhet nė njė manastir tė shekullit 13-tė. Nė kopshtin e manastirit ndodhet edhe njė kishė qė daton nė shekullin e 14-tė. Tė huajve qė janė tė interesuar pėr kėrkime arkeologjike nė Shqipėri u duhet shumė mė tepėr kohė pėr tė eksploruar gjurmėt e hershme tė popullimit tė territoreve shqiptare, qė janė zbuluar nė Xarė tė Sarandės dhe Gajtan tė Shkodrės, qė datojnė nė periudhėn e paleolitit, 100 000 vjet mė parė, ndėrsa nė periudhėn e Neolitit 7 000-3 000 vjet para Krishtit pėrfshihen zbulimet nė Dunavec dhe Maliq tė Korēės.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 26th February 2008, 18:59

Zona tė tjera arkeologjike qė mund tė vizitohen nė Shqipėri janė: Amantia, Bylisi, Antigonea, Albanopoli, Selca e Poshtme, Lisi.

Amantia

Emri i saj u pėrmend pėr herė tė parė nė shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet nė njė kodėr dhe ėshtė e fortifikuar me mure. Nė shekullin e 3-tė para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij tė para. Ka ende gjurmė tė tempullit tė Afėrditės, teatrit dhe stadiumit.

Bylis

Ishte qendra e fisit ilir, Bylins dhe njė nga qytetet mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme ilire tė zhvilluara gjatė shekullit tė 4-t para Krishtit. Gjatė shekullit tė 3-tė para krishtit u ndėrtua teatri, stadiumi etj. Nė shekullin e parė pas Krishtit u bė koloni romake, ndėrsa gjatė shekullit tė pestė dhe tė gjashtė u bė qendėr dioqeze, qė u provua nga zbulimi i gjashtė bazilikave dyshemetė e tė cilave kanė mozaikė me motive romake.

Antigonea

Eshtė njė qytet i zbuluar nė shekullin e 3-tė para Krishtit.

Albanopoli

Ndodhet nė njė kodėr nė afėrsi tė fshatit Zgerdhesh tė Krujės. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanėt, qė jetuan aty nė shekullin e dytė dhe tė tretė pas Krishtit. Nga emri i kėtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipėri.

Selca e Poshtme

Rrėnoja tė qyteteve ilire tė shekullit tė 4-t dhe tė 3-tė. Nė fillim tė shekullit tė 3-tė para Krishtit, ajo u bė qendra e rajonit tė Ilirisė, Dasaretias.

Lisi

Njė qytet i themeluar nė shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatė shekullit tė 3-tė dhe tė 2-tė P.K e ndanin atė nė tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, tė cilat shtriheshin pėrgjatė lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janė tė ruajtura mjaft mirė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 26th February 2008, 19:02

BERATI



Berati njihet si qyteti i njė mijė e njė dritareve pėr shkak tė arkitekturės karakteristike tė shtėpive. Origjina e qytetit ka qene ilire, ashtu siē mund tė dallohet pėr shkak tė blloqeve tė mėdha tė gurėve dhe mureve. Si qytetet e themeluara nė shekulline 4-t dhe tė 5-tė para Krishtit nė territorin e fisit ilir tė desaretėve, Berati u shndėrrua nė fillim tė shekullit tė 3-tė tė erės sonė nė njė qytet tė fortifikuar tė njohur me emrin Antipatrea. Berati ėshtė qytet muze i ndėrtuar nė rrėzė tė njė mali, ku ndodhet edhe njė kala. Brenda mureve tė kalasė ndodhet njė lagje e banuar me njė numėr tė madh shtėpish karakteristike, kalldrėme dhe kisha qė i pėrkasin periudhave tė ndryshme historike. Kishat mė interesante janė Kisha e Shėn Marisė dhe Kisha e Trinitetit tė Shenjtė, qė ėshtė njė nga shembujt mė tė spikatur tė arkitekturės bizantine nė Shqipėri.

Katedralja e Shėn Marisė u rindėrtua nė vitin 1797 mbi rrėnojat e kishės sė mėparshme. Berati u pushtua nga osmanėt dhe xhami tė ndryshme u ndėrtuan poshtė kalasė, si xhamia e mbretit dhe xhamia e plumbit. Muzeu i Onufrit ia vlen tė vizitohet pėr pikturat dhe ikonat e tij e vetė Onufrit, piktorit tė njohur tė shekullit tė 16-tė. Qyteti pėrbėhet nga tre pjesė: Gorica, Mangalemi dhe pjesa e banuar brenda fortesės qė njihet si Kalaja.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 26th February 2008, 19:02

GJIROKASTRA

Gjirokastra ėshtė njė nga qytetet mė tėrheqėse tė Shqipėrisė, ajo quhet ndryshe "qyteti i njė mijė hapave" ose "qyteti i gurtė". Eshtė njė qytet me interes tė veēantė pėr arkitekturėn e tij karakteristike. Shtėpitė pėrreth kalasė janė fortesa tė vogla nė vetvete. Panorama e mrekullueshme e maleve tė thepisura dhe atmosfera e mistershme i japin qytetit njė pamje shumė tė bukur.

Rrugėt e ngushta me kalldrėm tė qytetit muze tė Gjirokastrės tė japin njė ndjesi mesjetare. Kalaja ėshtė vendi nga ku mund tė shohėsh tė gjithė qytetin.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 26th February 2008, 19:03

Kruja ėshtė njė qytet mesjetar, edhe pse u pėrmend pėr herė tė parė si qendėr fetare kristiane nė vitin 879. Kruja ndodhet 32 kilometra nė verilindje tė Tiranės dhe 560 metra mbi nivelin e detit rrėzė malit Sari-Salltiku. Qyteti u ofron vizitorėve pamje tė mrekullueshme dhe objekte tė shumta historike. Pėr shkak tė rėndėsisė sė saj strategjike ajo ka njė kėshtjellė, ku ndodhet muzeu i Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Kėshtjella e Krujės u ndėrtua gjatė shekullit tė 5-tė dhe tė 6-tė. Brenda mureve tė saj gjenden ende rrėnojat e disa shtėpive, ndėrsa nė rrugėn pėr nė kala ndodhet njė pazar ku mund tė gjesh shumė objekte tė vjetra historike, punime artizanale, etj.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 7th March 2008, 16:17

Muret e kalase rrokin bustin e Nolit

E Enjte, 06 Mars 2008


Anisa Ymeri

Rrenojat e kalase romake te Tiranes dalin ne pah cdo dite e me shume. Ishin fare prane dheut qe tiranasit kane shkelur per shekuj te tere, por muret e gurta vetem 1 muaj me pare u "zbuluan", duke na bere te gjitheve deshmitare te ekzistences se gjurmeve te Tiranes se shekullit II dhe III. Ato pak centimetra dhe qe i mbulonin tani jane menjanuar, e germimet vijojne, ndonese ngadale. Tani kalaja eshte edhe me e formesuar, e rrenojat e saj kane rrokur edhe bustin e Fan Nolit, i cili qendron fare prane kangjellave rrethues se godines se Akademise se Shkencave e Kuvendit te Shqiperise. Duke i marre keshtu paksa hapesire Akademise, e cila eshte fare pak metra larg rrenojave. Kalaja, ne zemer te qendres historike te Tiranes per ata qe nje jete te tere merren me monumentet e arkeologjine, duket se nuk ka qene "surprize". Dhe kjo eshte theksuar prej tyre, pasi prej vitit 2002, kur u zbulua nje kulle katerkendeshe parashikohej qe ne kete territor vijonin muret. Vetem se kaluan plot 6 vjet, dhe askush nuk germoi per te faktuar ate cka dihej prej specialisteve. Pra, zbulimi e rrenojave, qe nuk ishin teper thelle!

Po c'do te ndodhe tani?! Germimet jane shtrire jo vetem ne rruge, ku u zbuluan nga fadromat e firmes se ndertimit, e cila ka nderprere punimet ne ate segment deri ne pritjen e marrjes se nje vendimi. Vendim qe do te dale prej kontakteve mes urbanisteve te Bashkise se Tiranes me specialiste te monumenteve per te gjetur zgjidhjen optimale. Vendim qe pritet te merret dita-dites, e qe eshte i pritshem prej te gjitheve.

Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranes pohojne se aktualisht eshte duke u punuar per kete ceshtje. Grupit te urbanisteve te bashkise dhe specialisteve shqiptare te monumenteve, u jane bashkengjitur edhe ekspertet gjermane te trafikut, te cilet po japin ndihmen e tyre per marrjen e nje vendimi se si do te procedohet dhe si do te mund te devijohet trafiku.

Duket se per dicka nuk ka pike dyshimi, qe keto mure do te jene te ekspozuara ne menyre qe te jene jo vetem atraksion turistik per kryeqytetin, por sidomos deshmi e Tiranes se vjeter. Ndaj edhe prej 19 shkurtit, rrenojat e kalase jane shpallur monument kulture, bashkengjitur vendimit te hershem te vitit 1973, kur kete status e mori ajo qe njihet si Kalaja e Toptanasve.



Gjeresia e murit te kalase, 2,8 meter

Gjeresia e murit eshte rreth 2,8 meter, dhe mberrin deri te busti i Fan Nolit, para kangjellave kufizues te godines se Akademise se Shkencave apo Kuvendit. Dhe germimet sot jane shtrire deri aty ku shihej se vijonin muret. Pra, eshte teknike tipike romake kjo, dhe arkitekti restaurator, Sulejman Dashi, ngulmon se puthitja e ketyre gureve nuk eshte aspak pune e nje specialisti te zakonshem". E kjo nuk eshte aspak cudi, pasi Tirana eshte fare prane me Durresin, qe konsiderohet edhe si Taverna e Mesdheut. Kulla rrethore, u zbulua pas zbulimit te vitit 2002, kur doli nje kulle romake katerkendeshe, me thellesi 2,80 meter, me dimensione 6 meter permbi dhe afersisht 12 meter nga jashte. Kjo ishte 9 meter larg murit te kalase, teknika e se ciles ishte me gure te medhenj, sic ishte edhe kalaja dhe studimet na treguan qe mund te jete nje kala romake e shekullit II dhe III.



Muret vijojne ne oborrin e Akademise

Grumbuj dheu kane mbuluar edhe oborrin e godines se Akademise se Shkencave te Shqiperise. Rralle e tek sheh specialiste qe vertiten ne rrenojat e kalase, ndersa kureshtaret nuk i ndahen as edhe ne nje moment te dites. Sulejman Dashi, arkitekti restaurator qe prej zbulimit te se pares gjurme te mureve, ka qene prezent ne vijimin e punimeve, tregon se, sa na takon ne, jemi duke kryer punen tone. "Ajo qe pritet momentalisht eshte marrja e vendimit se si do te devijoje rruga", shprehet Dashi. E deri ne ate moment, muret e kalase do te jene te rrethuara nga shiriti i kryerjes se punimeve ne rruge, per te qene me pas nen kujdesin e plote te specialisteve, qe do te vijojne jo vetem germimet e metejshme e per te nxjerre konkluzione edhe me shkencore qe i takojne nje studimi te metejshem.



Shiko profilin e anėtarit


#8

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi