Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionScanderbeg island” , mega-projekti turistik

more_horiz
Scanderbeg island” , mega-projekti turistik



Nje ishull i ri artificial pritet te ndertohet se shpejti ne zonen prane lagunes se Nartes, ne veri te qytetit te Vlores. Kompania “A.C.M.S” ka paraqitur mesditen e djeshme ne universitetin e Vlores nje mega-projekt per ndertimin e nje ishulli artificial i cili, per shkak te formes se tij, do te quhet “Ishulli i Skenderbeut”. Projekti, qe parashikon ndertimin e nje kompleksi te madh turistik ne det, ne formen e nje shqiponje dykrenore, parashikon celjen e 150 mije vendeve te reja te punes per banoret e qytetit te Vlores dhe rrethinave.

Projekti eshte paraqitur para biznesmeneve, studenteve dhe qytetareve te ndryshem nga presidenti i kompanise, Bajram Murati, me banim ne Australi, Sazan Arshia drejtor i pergjithshem dhe Zariv Dervishi, drejtor departamenti i kompanise. Sipas folesve, projekti i quajtur “Rehabilitimi ambiental, turistik i zones se Ultesires se Vlores dhe krijimi i qendres komplekse dhe ekonomike turistike”, me infrastrukturen dhe sherbimet elitare, ka si qellim ngritjen e nje qendre komplekse ekonomiko-turistike ne bregdetin e Adriatikut jugperendimor.

Sipas drejtuesve, ne fazen e pare projekti do te popullohet nga 100 mije persona, ndersa me pas do te perfshihen edhe 4000-5000 hektare te zones perreth. “E planifikuar te lidhet boten me nje aeroport ujor, projekti do te sherbeje si nje korridor i rendesishem per zhvillimin e turizmit shqiptar, i cili do te jete me vlera te medha ekonomike si per Vloren ashtu edhe per gjithe vendin”, u tha ne takimin e djeshem. Projekti qe propozohet, mbeshtetet ne nje platforme tekniko-shkencore te paraqitur nga studiuesi vlonjate, prof. Niko Pano, e cila trajton nje territor te virgjer te litoralit shqiptar qe shtrihet nga grykederdhja e lumit Vjosa deri ne kodrat e Zvernecit dhe perfshin gjithe pjesen perendimore te Myzeqese se Vlores.

Projekti

Per ndertimin e “Ishullit te Skenderbeut” mendohet se do te impenjohen me shume se 100 firma te njohura ne bote, te cilat do te mbulojne aspekte te ndryshme te struktures dhe infrastruktures. Projekti ende nuk ka nje fature financiare, pasi kostoja e tij mund te ndryshoje ne varesi te punimeve. Ai po behet gati per t’iu propozuar Kuvendit te Shqiperise, nga ku pritet miratimi dhe kalimi i projektit per zbatim, pasi te kaloje rruget institucionale. Sipas drejtuesve te projektit, ai i eshte prezantuar disa muaj me pare edhe Kryeministrit te vendit, Sali Berisha dhe drejtuesve te tjere te shtetit shqiptar, te cilet kane vleresuar nismen. Eneid Hamzai, perfaqesues i Aleances per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores, eshte shprehur dje ne takim se ky projekt do te punesoje shume here me shume persona sesa TEC-i dhe Petrolifera, ndersa vazhdimi i ndertimit te tyre rrezikon deshtimin e projekteve te tilla madhore.

descriptionRe: Scanderbeg island” , mega-projekti turistik

more_horiz
Sali berisha do te dal e te ju thoj zoti ju bekofte atyre qe sollen keto investime .
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi