Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Trevat shqiptare »
Lajmet e fundit nga Kosova

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 29th February 2008, 19:24

Ne kete rubrikė mund te lexoni lajme nga Republika e Kosovės
nga 01.03.2008 e me tutje!

Flm ne respektin qe tregoni ne titull
dhe aktivitetin tuaj ne forum


Stafi i Forumit
atdheuyne



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 1st March 2008, 01:35

Pieter Feith i ngarkuari pėr Kosovėn do tė kryesojė grupin drejtues
Grupi drejtues ndėrkombėtar pėr Kosovėn qė pėrbėhet nga SHBA-ja dhe njė numėr vendesh evropiane zhvilloi tė enjten takimin e tij tė parė nė Vjenė.
Grupi zgjodhi diplomatin holandez, Pieter Feith si pėrfaqėsuesin e vet.

Zoti Feith, qė ėshtė edhe i ngarkuari special pėr Kosovėn do tė jetė pėrgjegjės pėr zbatimin e planeve tė hartuara nga i ngarkuari special Martti Ahtisaari, pėr pavarėsinė e mbikqyrur tė Kosovės.

Zotit Pieter Feith i ėshtė kėrkuar ta verė nė veprim planin Ahtisaari pėr Kosovėn.

Nė njė intervistė pėr BBC, zoti Feith u pyet se si do tė mund tė parandalojė komuniteti ndėrkombėtar ndarjen e Kosovės.

Feith: Kjo ėshtė njė sfidė pėr ne. Na duhet qė tė shpjegojmė tani tek komunitetet e ndryshme qėllimet tona. Duhet qė t'i bėjmė ata tė kuptojmė pėrfitimet nga plani Ahtisaari. Kėto pėrfitime janė tė mėdha. Jo vetėm qė ne kemi njė numėr burimesh tė rėndėsishme, por ka edhe plane pėr tė ngritur komuna tė reja, pėr tė patur pėrfaqėsim tė mbrojtur, pėr veprim nė fusha tė tjera. Kjo duhet tė kuptohet.
Sė dyti ne duhet tė sigurohemi se mund tė mbrojmė themelin.
Kemi nevojė pėr liri lėvizjeje, jo dhunė dhe mundėsi qė misionet tona tė vendosen nė tė gjithė territorin.

BBC: Si do tė bėni qė ta ēoni mesazhin tek serbėt nė veri tė Kosovės, kur dihet qė njė pjesė e ofertave kanėq enė qė nė planin Ahtisaari?

Feith: Unė nuk mendoj se komuniteti serb apo Beogradi kanė shumė kundėrshtime pėrsa i takon projekteve qė janė nė pėrfitim tė komunitetit serb. Nė fakt, ne dėgjojmė se janė tė kėnaqur me njė numėr projektesh qė kanė tė bėjnė me ta.
Pra, kjo ka tė bėjė me ēuarjen e mesazhit tek ata, me tė shpjeguarit me qėllim qė tė sigurohemi qė ta ndajmė ēėshtjen e statusit nga projektet teknike qė janė parashikuar nė planin Ahtisaari.

BBC: Ju thatė se kjo ėshtė ēėshtje e ēuarjes sė mesazhit. Pėr momentin misioni i BE-sė nuk mund tė jetė i pranishėm nė veri tė Mitrovicės. Ju pėrballeni me njė sfidė shumė serioze. Kur mendoni se mund tė ktheheni nė atė zyrė?

Feith: Ėshtė e vėrtetė, unė po ju them tė vėrtetėn qė misioni i BE-sė, apo zyra e BE-sė nuk po pėrdoret. Nė anėn tjetėr ne po lėvizim nė kėtė zonė. Ne kemi kontaktet tona tė vazhdueshme me komunitetin serb. Ne mund tė vazhdojmė aktivitetet tona pėrfshirė edhe projektet prej tė cilave pėrfiton direkt komuniteti serb.
Pra, megjithėse zyra jonė nuk ėshtė e hapur pėr momentin, aktivitetet vazhdojnė, prandaj nuk duhet tė pėrqėndrohemi tek ndėrtesa, zyra. Janė aktivitetet ato qė kanė rėndėsi.

BBC: Si do tė siguroheni ju qė nuk do tė ketė dhunė? Kjo ėshtė njė prej kėrkesave tuaja kryesore.

Feith: Ne i kemi bėrė thirrje Beogradit qė tė mos nxisė dhunėn. Ne jemi shumė kėmbėngulės kur ėshtė fjala pėr kėtė ēėshtje. Mendojmė se nė marrėdhėniet mes Bashkimit Evropian, komunitetit ndėrkombėtar dhe Serbisė do tė ishte e vendit qė t'i shmangemi nxitjes sė dhunės.
Kjo ėshtė kėrkesa minimale.
Nė tė njėjtėn kohė, ne jemi duke u pėrpjekur qė pjesėn veriore ta qetėsojmė dhe tė sigurohemi se mund ta qetėsojmė situatėn.
Ne nuk mund tė sigurojmė se nuk do tė ketė dhunė. Ne vetėm mund qė tė kėrkojmė pėr ndihmėn e nevojshme qė mund tė marrim prej Kfor-it dhe Unmik-ut , me qėllim qė tė sigurohemi se dhuna nuk do tė lėndojė stafin tonė dhe popullsinė vendase.

BBC: A ka ndonjė mendim se misioni i BE-sė duhet tė strehohet brenda atij tė UNMIK-ut me qėllim qė tė pranohet nga komuniteti serb?

Feith: Duhet tė jetė e qartė qė, siē ėshtė diskutuar edhe nė Kombet e Bashkuara, ne do tė shtohemi teksa UNMIK-ut do tė reduktohet. Nė njė etapė tė caktuar do tė ketė transferim tė autoritetit. Ne do tė ruajmė komandėn tonė, ne kemi misionin tonė tė veēantė, ndaj edhe mendoj se nuk do tė fshihemi pas UNMIK-ut.
Ne do tė koordinohemi nga afėr, dhe do tė sigurohemi qė lėvizjet tona nė veri dhe udhėzimet qė i japim stafit do tė jenė nė pėrputhje me atė qė bėn OKB-ja.

BBC: Ka tregues se anėtarė tė komunitetit janė duke punuar pėr tė ēuar nė njė ndarje tė Kosovės. A ėshtė diēka tė cilėn komuniteti ndėrkombėtar do tė duhet ta pranojė?

Feith : Sė pari, nuk jam i sigurt dhe vė nė dyshim nėse ndarja ėshtė vėrtetė qėllimi i udhėheqjes sė Beogradit, sepse ndarja mund tė thoshte de facto njohje tė shtetit tė Kosovės.
E dyta, siē e thashė ne patėm njė takim me grupin drejtues ndėrkombėtar, grupi i Miqve tė Kosovės, njė koalicion i rėndėsishėm ku bėn pjesė SHBA-ja dhe njė numėr vendesh tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Ne qė tė gjithė e kundėrshtojmė parimin e ndarjes. Ky ėshtė qėndrimi ynė tani dhe ne nuk do tė zbrapsemi prej kėsaj.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 1st March 2008, 20:03

Thaēi: Nuk ka veri dhe jug, Kosova ėshtė unike
Integriteti territorial i Kosovės ėshtė i pacėnueshėm, unik dhe i njohur ndėrkombėtarisht si shtet, ka deklaruar kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi nė njė vizitė komunės sė Mitrovicės. “Jemi kėtu tė pėrēojmė mesazhin se pėr Kosovėn nuk ka veri dhe jug e as pėr Mitrovicėn pasi qė Kosova ėshtė unike”, ka thenė ai para banorėve tė kėtyre anėve.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 2nd March 2008, 12:52

Millosheviēi i ri
Vojisllav Koshtunica Koshtunica po pėrdor tė njėjtat metoda, qė 20 vjet mė parė e ēuan Serbinė drejt izolimit ndėrkombėtar

“Liderėt shqiptarė tė Kosovės janė terroristė, SHBA-tė janė njė agresor injorant dhe Serbia ėshtė njė viktimė e cila duhet t’i drejtohet Rusisė pėr ndihmė”. Retorika qė vjen nga Serbia gjatė ditėve tė fundit, tė sjell nė mendje epokėn e tė presidentit tė ndjerė Sllobodan Millosheviē. Rreth 20 vjet mė parė, Millosheviēi i pėrdori pasionet e serbėve pėr Kosovėn, pėr tė nėnshtruar masat dhe pėr tė frikėsuar joserbėt nė ish-federatėn Jugosllave. Edhe pas 4 luftėrash tė humbura, Serbia po pėrdor tė njėjtat taktika nė denoncimin e Perėndimit pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, njė rajon tė cilin serbėt e shohin si “zemrėn e tokės sė tyre”. “Perėndimi ėshtė i vendosur tė na poshtėrojė”, - bėrtiste kryeministri serb Voisllav Koshtunica javėn e kaluar gjatė njė tubimi nė Beograd. Ai tha se Serbia nuk do tė pranojė kurrė njė “shtet fals tė Kosovės me pėrkrahjen e Perėndimit”. Edhe vetė Ivica Daēiē, lideri i Partisė sė vjetėr Socialiste tė Millosheviēit, e lavdėroi Koshtunicėn pėr “rikthimin nė politikat e Millosheviēit” lidhur me Kosovėn. Por kėtė herė Serbisė i mungon krenaria e ushtrisė sė vjetėr jugosllave qė Millosheviēi pėrdori pėr tė detyruar lidershipin etnik shqiptar tė Kosovės qė t’i pėrkulej sipas dėshirave tė tij. Edhe mė ultranacionalistėt nė Serbi thonė se nuk ua mban tė sfidojnė forcat paqeruajtėse tė NATO-s qė ndodhen nė Kosovė. E megjithatė, qėndrimi antiperėndimor i Millosheviēit qė e futi Serbinė nė izolim ndėrkombėtar gjatė viteve 1990, rezonon sėrish mes nacionalistėve serb. “Serbia mezi i mbijetoi pėrfundimit gjakderdhės tė regjimit tė tmerrshėm tė Millosheviēit. E megjithatė, asnjė mėsim nuk u mor dhe ja ku jemi rikthyer nga e para, tek politikat e vjetra”, - thotė Nenad Ēanak, politikan i opozitės serbe. Serbia e humbi kontrollin ndaj Kosovės qė nė vitin 1999, pas fushatės ushtarake tė NATO-s qė kontribuoi pėr t’i dhėnė fund terrorit gjakderdhės sė Millosheviēit kundėr shqiptarėve.

Dhe nuk ėshtė vetėm retorika antishqiptare e njėjtė me atė tė viteve 1990. Anėtarė tė tė njėjtave milici tė krahut tė djathtė qė Millosheviēi pėrdori nė luftėrat e tij nė Kroaci, Bosnje dhe Kosovė nė kėto vite, janė rikthyer nėpėr rrugėt e Beogradit duke sulmuar ambasadat e vendeve tė huaja dhe duke kėrcėnuar politikanėt liberalė serbė qė u kundėrvihen politikave qeverisėse. Disa thonė se Koshtunica, i cili udhėhoqi revoltat masive qė rrėzuan Millosheviēin nė vitin 2000, ka filluar tė ngjajė shumė me ish-diktatorin. Kryeministri serb shprehet se Serbia nuk do tė rivendosė marrėdhėniet me SHBA-tė apo shtetet e tjera perėndimore, derisa ata tė anulojnė njohjen e shtetit tė ri tė Kosovės, diēka qė sipas zyrtarėve amerikanė nuk do tė ndodhė kurrė. Koshtunica thotė gjithashtu, se Serbia duhet tė heqė dorė nga qėllimi mė i rėndėsishėm i vendit pėr t’u anėtarėsuar nė BE, dhe nė vend tė kėsaj t’i drejtohet aleatit tė saj sllav, Rusisė, e cila gjithashtu kundėrshton fort pavarėsinė e Kosovės. AP



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 3rd March 2008, 20:23

Ēfarė domethėnie do tė kishte kjo vizitė, e dyta nė tokat shqiptare e "Presidentit tė Pavarėsisė"

Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush, mund tė zhvillojė njė vizitė nė Kosovė pas samitit tė NATO-s, qė do tė mbahet nė Bukuresht nė muajin prill, rreth 10 muaj pasi qėndroi nė Shqipėri. Vizita e presidentit Bush nuk mund tė komentohet, nėse zhvillohet, e rastėsishme. Ajo qartėsisht ka domethėnien se territoret e shqiptarėve janė “interes” amerikan. Vizita do tė mund tė bėhet nė njė kohė kur Serbia po nxit ndarjen e Kosovės. Pas shpalljes sė pavarėsisė dhe njohjes sė saj nė mėnyrė tė menjėhershme nga SHBA-tė, presidenti Bush besohet qė tė shkojė nė Prishtinė. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga disa media kroate, tė cilat konfirmuan vizitėn e presidentit amerikan nė Kroaci. Sipas tyre, kreu i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės mund tė jetė gjatė muajit prill nė Kroaci dhe nė Kosovė. Vizita ėshtė planifikuar pas samitit tė NATO-s nė Bukuresht, i cili do tė mbahet ndėrmjet 2 dhe 4 prillit. Nėse ky informacion konfirmohet, kjo do tė ishte vizita e dytė e njė presidenti amerikan nė njė territor me popullsi shqiptare. Para Bushit, nė Ferizaj menjėherė pas luftės nė 1999 qėndroi presidenti Bill Klinton. Ai tha nė takimin e asokohshėm, qė banorėt e Kosovės kishin tė drejtė tė zgjidhnin pėr jetėn e tyre, simbolet dhe monedhėn. Ndėrkohė, presidenti Bush vizitoi Shqipėrinė nė datėn 10 qershor tė vitit tė kaluar, njė vizitė historike qė tėrhoqi vėmendjen e tė gjithė komunitetit ndėrkombėtar. Mundet qė autoritetet e Prishtinės tė organizojnė festimet e pavarėsisė sė Kosovės, njė nga krahinat etnike tė Shqipėrisė, e cila iu dha Serbisė nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr mė 1913. Nė festime pritet tė jenė presidenti Bill Klinton, ish-sekretarja e Shtetit, Medlin Ollbrajt dhe zyrtarė tė lartė perėndimorė qė ndėrhynė kundėr forcave serbe qė po ushtronin pėr herė tė pestė brenda 100 vjetėve gjenocid, masakra, vrasje, dėbime dhe deporime masive tė popullatės nga Kosova.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 3rd March 2008, 21:16

lajmi i fundit ishte nese nuk ka te rena shiu prishtina perballohet me munges te ujit te pishem ,ket vite ne mase te madhe .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 3rd March 2008, 21:24

Vertete ka problem me ujin me gjithe kete shi dhe bore qe ra sivjet?



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 4th March 2008, 20:00

04.03.2008
nga Bekri Ajdini
Tifozėt mė tė zjarrtė tė skuadrės turke Fenerbahce kanė paralajmėruar se do tė publikojnė transparentin nė pėrkrahje tė pavarėsisė sė Kosovės edhe nė ndeshjen e kthimit qė do ta zhvillojnė tė martėn nė stadiumin e Sevillas nė Spanjė.

Nė forumet e tifozėve tė Fenerbahces ėshtė dhėnė pėrkrahje maksimale pėr ta promovuar sa mė shumė pavarėsinė e Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare dhe njėherėsh duke dhėnė pėrgjigjen mė tė mirė tifozerisė greke, tė cilėt publikuan nė Athinė transparentin “Kosova ėshtė Serbi”. Tifozėt e Ferebahces nė ndeshjen e zhvilluar me 20 shkurt 2008 nė Stamboll kundėr Sevillas (3:2) nė kuadėr tė Ligės sė Kampioneve, publikuan njė transparent ku thuhej nė turqisht “Rroftė pavarėsia e Kosovės” (Yasasin bagimsiz Kosova).
Pėrkrahja e tifozerisė sė Fenerbahces nuk ėshtė e rastėsishme, pasi burime tė “Lajm”-it kanė njoftuar se kryetari i klubit Aziz Yildirim qė ėshtė i lindur nė Adana tė Turqisė ka prejardhje nga Kosova. Gjithashtu, po sipas kėtij burimi, shumica e shqiptarėve qė jetojnė nė Turqi janė tifozė tė Fenerbahces, kurse edhe themeluesi i shtetit modern turk, Kemal Ataturk, qė konsiderohej me prejardhje shqiptare, ka qenė tifoz i kėsaj skuadre.
Pikėrisht pėr kėtė arsye grupi i tifozėve tė Slloga J., “Shvercerat” nga Shkupi, nė ndeshjen kundėr Bellasica GC publikuan njė transparent ku thuhej faleminderit nė turqisht dhe frėngjisht nė shenjė falėnderimi pėr tifozėt e Fenerbahces dhe atyre tė Olympic Marseilles, tė cilėt publikuan transparente nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės. (LAJM)



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 5th March 2008, 15:52

Mesiq paralajmėron Serbinė: masat kundėr vendeve qė e njohin pavarėsinė e Kosovės janė kundėrproduktive
Zagreb, 5 mars - Presidenti kroat Stipe Mesiq i ka tėhequr vėrejtjen sot Serbisė qė masat e drejtuara kundėr vendeve tė cilat e njohin pavarėsinė e Kosovės do tė ishin pėr tė kundėrproduktive. Mesiq ka thėnė se serbėt duhet ta kuptojnė se ēdo akt i drejtuar kundėr vendeve tė cilat e njohin pavarėsinė e Kosovės do tė kthehen kundėr tyre. President kroat ka theksuar se rasti i Kosovės ėshtė i ndryshėm nga rastet e ish-republikave sovjetike. Kroacia ka paralajmėruar se sė shpejti do ta njohė Kosovėn e pavarur.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 5th March 2008, 17:38



Nisi manifestimi “Epopeja e UĒK-sė”

Prishtinė, 5 mars 2008 (Kosovapress) Koha 12:06
Nis manifestimi “Epopeja e UĒK-sė”

Nė dhjetėvjetorin rėnies sė komandantit legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jasharit dhe tė gjithė dėshmorėve tė kombit, tė mėrkurėn (sot) nė qendėr tė Prishtinės ka nisur manifestimi gjithėkombėtar tradicional “Epopeja e UĒK-sė”, me moton “Bac u kry!”.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 5th March 2008, 17:40

jo besa ende bac nuk u krye ka shum per tu ber ,nuk dij kah erdhi kjo ide bac u krye ,nuk u kap pushka e te vriten vetem per kaq sa kemi fituar kemi ende me clirue toka shqiptare kemi ende shum per te ber kemi ende mitrovicen te pa integruare .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 5th March 2008, 17:42









Tė pavdekshmit e Kosovės : Shaban Jashari me tė bijėt Hamzėn dhe Ademin



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 5th March 2008, 21:25

Sllovenia dhe Islanda kanė njohur sot Kosovėn - shtet tė pavarur e sovran


Edhe dy shtete kanė njohur sot zyrtarisht Kosovėn shtet tė pavarur e sovran. Sllovenia dhe Islanda sot edhe zyrtarisht kanė konfirmuar se e njohin pavarėsinė e Kosovės, duke e ēuar kėshtu nė 27 numrin e shteteve qė kanė njohur vendin tonė – shtet tė pavarur e sovran.
Nė njė seancė tė jashtėzakonshme Parlamenti i Sllovenisė ka njohur sonte Kosovėn shtet tė pavarur e sovran. Pėr njohjen e Kosovės ka votuar shumica dėrmuese e deputetėve. Pranimi i pavarėsisė sė Kosovės ka pasuar pas njė debati katėrorėsh. Sllovenia ėshtė vendi i 14-tė i Bashkimit Evropian, i cili e njeh Kosovėn shtet tė pavarur e sovran.


Edhe Islanda ka njohur sot Republikėn e Kosovės - shtet tė pavarur dhe sovran

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ka marr sot njė letėr nga ministri i Punėve tė Jashtme tė Islandės, Ingibjorg Solrun Gisladottir, pėrmes tė cilės konfirmohet njohja e Republikės sė Kosovės - shtet i pavarur dhe sovran. Deri sot numri i vendeve qė kanė njohur Republikėn e Kosovės – shtet tė pavarur e sovran, ka arritur nė 28.

Nė letrėn e ministrit islandez, z. Ingibjorg Solrun Gisladottir, thuhet se nė emėr tė Qeverisė sė Islandės, kam nderin t’ju komunikoj njohjen e Republikės sė Kosovės nga Islanda, si shtet tė pavarur dhe sovran, tė ndėrtuar si Republikė demokratike, sekulare dhe shumetnike, si dhe tė drejtuar mbi principin e jodiskriminimit dhe mbrojtjes sė barabartė para ligjit.
Nė letėr shprehet edhe gatishmėria e Islandės pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike nė mes tė dy vendeve tona, thuhet nė njė komunikatė pėr opinion tė lėshuar nga Zyra e Kryeministrit pėr komunikim publik.
05mars2008



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 5th March 2008, 21:27

Filloi manifestimi "Epopeja e UĒK-sė"

Me parakalimin e Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės nė Prishtinė, filloi sot manifestimi “Epopeja e UĒK-sė”, i organizuar nėn patronazhin e kryeministrit tė Republikės, Hashim Thaēi. Kuadratet e TMK-sė parakaluan para udhėheqėsve shtetėrorė dhe ushtarakė tė Kosovės.
Pėrvjetori jubilar i Epopesė sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės po shėnohet sivjet me ceremoni shtetėrore. Parada ushtarake u mbajt nė sheshin kryesor nė Prishtinė “Nėna Terezė”, duke filluar nga ndėrtesa e Parlamentit tė Kosovės deri tek Hoteli Grand. Kuadratet e TMK-sė parakaluan para presidentit tė Republikės Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaēi dhe kryetarit tė Kuvendit Jakup Krasniqi.
Zėdhėnėsi i TMK-sė Shemsi Syla se simbolika e kėtij manifestimi jubilar qėndron nė marshimin e TMK-sė para institucioneve tė shtetit tė Kosovės.
Banda muzikore e TMK-sė ka pėrcjell parakalimin e njėsiteve tė TMK-sė, kadetėve sidhe njėsitit tė tė rinjėve tė veshur me bluza me logon “Bac u kry”.
Udhėheqėsit mė tė lartė tė Republikės sė Kiosovės do tė vazhdojnė tė jenė tė pranishėm nė tė gjtiha aktivitetet qė do tė organizohet gjatė kėtyre tri ditėve.
Nesėr, ndėrkaq nė ditėn e dytė e njohur si Dita e dėshmorėve do tė bėhen homazhe te Kompleksi memorial nė Prekaz dhe nė tė gjitha varrezat e dėshmorėve tė vendit.
Tradicionalisht manifestimi do tė pėrmbyllet me 7 mars me Natėn e Zjarreve.
Dhjetė vjet mė parė, nė Kullėn e Jasharajve pati filluar beteja vendimtare pėr fatin e luftės sė UĒK-sė. Flijimi i familjes Jashari i pati dhėnė dimension tė ri luftės, duke u vlerėsuar kthesa mė e madhe nė historinė e Kosovės. Pas luftės, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” nė Prekaz u shndėrrua nė vend frymėzimi pėr shqiptarėt. Vlerėsohet se ai ėshtė vizituar deri mė sot nga rreth 7 milionė njerėz nga e mbarė bota.





05 mars 2008 - 09:39:37



Shiko profilin e anėtarit


#15

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi