Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Burrat flasin më shumë se gratë!

Share

descriptionBurrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
Meshkujt flasin më shumë se gratë

Femrat ndoshta i ndjekë prapa reputacioni i gjinisë që flet, mirëpo një hulumtim ka dëshmuar se meshkujt megjithatë flasin më shumë.
Psikologja Campbell Leaper nga Universiteti Santa Cruz i Kalifornisë ka mbledhur të dhënat e hulumtimeve të kryera qysh prej vitit 1960, të cilat kanë të bëjnë me dallimet mashkull-femër kur bëhet fjalë për të folurit. Janë përfshirë të dhënat e hulumtimeve të cilat flasin se në sasisë e fjalëve të folura ndikon situata e veçantë, edhe nëse biseda bëhet në mes gjinive të njëjta apo është në pyetje mashkulli dhe femra.

Situatat në të cilat meshkujt flasin më shumë, janë për shembull, momentet kur duhet të marrin një vendim të rëndësishëm. Femrat, megjithatë, më shumë flasin atëherë kur tema është e lidhur me fëmijët e tyre apo edhe me to.

Këto dallime, sipas Leaper, dalin nga dallimet bazë në mes të dy gjinive të cilat janë të pranuara në masë të madhe në shoqëri – gratë më lirshëm dhe më shumë flasin për ndjenjat e tyre, derisa meshkujt e hapin gojën kur duhet të dëshmojnë dominimin e tyre dhe prirjen për të marrë barrë mbi vete.

“Nuk qëndrojnë thëniet se femrat janë më të prira për të folur sesa meshkujt. Krejt varet nga situata në të cilën zhvillohet biseda dhe gjinia e personit të kyçur në të”, ka deklaruar autorja e studimit.

Pak kohë më parë është kryer një hulumtim në mesin e studentëve, që ka dëshmuar se në mesatare meshkujt dhe femrat flasin numër të njëjtë të fjalëve brenda ditës. Leaper në lidhje më këtë ka thënë se ky lloj i matjes, sipas numrit të fjalëve, dallon dukshëm nga metoda e cila niset nga matja e kohës së bërë në bisede, e këtu definitivisht kryesojnë meshkujt.

Një nga faktorët i cili vendosë se sa një person do të flasë është edhe gjinia e tij/saj, respektivisht nëse flet me personin e së njëjtës gjini apo të gjinisë së kundërt.

“Meshkujt janë më llafazanë kur e kanë bashkëbiseduese një femër, e arsyeja për këtë është se janë të ngritur në atë mënyrë që të dominojnë në lidhje”, ka sqaruar psikologja Leaper.

Jeni te ftuar te jepni mendimin tuaj ne lidhje me kete teme.

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
mos te thom pa aofenduar askend disa meshkuj jan me te keqeinje se grat jan me llafazan ,por mendoj te jen nji pakic ,nuk perbejn shumicen keshtu ju qe i thoni vetes burr mos u beni grat e keqeija tek garthi .

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
Pjeserisht jam dakort, se ka ca gra qe su pushon goja qe nga momenti qe kurorzohen e deri sa vdesin si mulli i prishur bejne.

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
Une mendoj se kohet e fundit, burrat jua marrin grave me llafe..pasi nuk kane cfrae bejne te shkretet gjithe diten, jane pa pune dhe duke ndenjur ulur gjithe diten neper lokale, skane se cfare muhabetesh te bejne, dhe jane bere me keq se grate llafazane..tani shume thashetheme i merr vesh me pare nga burrat se sa nga grate..haahhaa

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
Andi por cfar tu bejm disa burrave ashtu siq thot Mary qe rrin neper lokale dhe marrin neper goje ter ata qe kalojn rreth lokalit burrit nuk i shkon per shtat te mirret me thash e theme ,keshtu une mendoj jav kalojn grave qe nuk ju pushon goja atyre qe thua ti andi ,permendimin tim burri mire ben nji vesh shurdh ,dhe nji sy qorre ,por burrat e sodit mundoghen ti bejn nga dy sy kater dhe nga dy vesh ,kater vesh ,shum nuk ncjerrin fjalen nga truri por e kan llafin nga fundi i bargut .

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
Po cfare tu them te dyja se keni keq, eshte e vertet se sot me shume flasin burrat se grate. Kjo ndodh nga qe grate nuk jane shume te zhvilluara dhe nuk i kuptojne shume gjera, keshtu qe i mbetet burrit te llafose gjithe diten se mos i hyn ndonje gje ne tru gruas po c'ne kot haha.

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
hahaha do te thot zhfrytzon burri dobsit e grues ,jo more andi po grat punojn dhe nuk kan kohe te mirren me llafe te rrugaqeve ,keshtu burrat po behen rrugaqe dhe mirren me llafet etyre .

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
po ka disa meshkuj qe flasin shum..bile ja kalojn disa grawe tkqia...

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
megjithekete titulli nuk perkon fare me realitetin kur e dimi te gjithe se grate flasin me shumë se burrat, i kam ndegjuar vet grate duke thane "boll moj ma se je ba si ato grate e kqia"

hahahhaha

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
haha albini pode gjithher newe femrat dalim me te kqia nga ana e meshkujve ,aedin pse or albin ..sepse edhe wet zoti esht mashkull..

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

e shef

nese neve na thonë pershembull Zoti Albin, pse ty ste thojne Zotesha Elma!

Pra femrat flasin ma shume dhe per ate kur te vdesin i fusin ne varr deri ne qafë! e neve deri ne bel!

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
jo albini si fusin femrat pse flasin shum nuk ifusin per at arsye ne warr deri ne qaf po i fusin sepse feja muslimane ejep ashtu sepse muslimanes as eshtnat sben me ja shkel askush ok ..dije ket se un jam muslimane edhe e dij kam lexuar ne kur-anin famelart ...

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
shum here thon aj burr ishte ber si grue e keqe tash ne ket kohen moderne qe e jetojm ,veq
nji po ju thom pse kohet e fundit meshkujt po heqin vetullat pse emitojn femrat ,dhe nuk rrin si i ka fal zoti .do te thot se jan ber me keq se femrat meshkujt e sodit ,oalbini burrat kan vdek i ka marr varri kan mbet burrecat .

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
demek une burrec po ju dukem a?

ani - aniiiiiiiiiiiiiiiii

tash e tutje do e ndrroj pllaken e te shohim kush jan burrat!

JU gratë pak e tmira se tybe 300 tybe s'ua fali ma! afro

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
po ti nuk dijm aje burrec ne folem ne pergjithesi si jan ber burrat veq fustani ju ka mbet pa veshure .

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
haha albini kujdes se ke hy nmes ktu tbejm hamburger hehehehe

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
jo vetem hamburger po besa edhe qebab e bejm elma

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
Ma kini kujdes Albinin

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
Andi e kemi ne plan ta bej petull sepse po flet shum .

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
Femrat flasin me shume.

descriptionRe: Burrat flasin më shumë se gratë!

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi