Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Historia » Elita kombėtare »
AVDI IBRAHIM XHAQKU

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 1st March 2008, 18:55

"Atje ne Pashtrikun heroik
atje u derdh gjaku i shqiptarit t'dlirė
atje ra deshmori Avdi Xhaqku
atje mbet njė Ilir.

Deshmori I kombit Avdi Xhaqku

Shkruan :Ramadan Selim Latifaj


Mė 1 Qershor u bėnė 6 vite prej ditės kur, nė Luftėn e Madhe kundėr forcave policore e ushtarake serbe, nė Pashtrikun Legjendar, ra heroikisht Deshmori Avdi Xhaqku, ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Mbarė botės, edhe njė herė, i tregoi se ēfarė ēmimi mund tė paguajė populli shqiptar pėr liri e pavarėsi, jo, tha Avdiu para se tė niset Nga Zvicerra ku qendroj plot 8 vite, bukuritė dhe lirinė qė kėtu e shijojmė eshtė e huaja, Nenat , baballarėt, velezėrit e motrat tona nė Kosovė duhet tė jetojnė si te tjeret te lirė andaj edhe botes ti tregojmė se jemi sterniper te Skenderbeut dhe larg dyerve te mergimit tha Avdi Xhaqku me rastin e regjistrimit te tij vullnetar ne listen e atdhedashesve para se te kthehej ne Kosovė, respektivisht nė font lufte ne mbrojtje dhe debim te hordhive ēetnike nga toka nėnė e Kosovės.
Babai i tij Ibrahim Xhaqku , ndihmoi formimin patriotik tė tė birit Avdiut, Nga lagjeja Xhaqku ne periferi te Fshatit Hogosht, kryeplaku xhaxha Ibrahimi me vrap binte ne fshat per t’u solidarizuar me demonstratat e tubimet me karakter mbojtes dhe organizativ qė zhvilloheshin viteve 86-90 ne fshatrat e Dardanės dhe gjetiu.

Avdi Xhaqku u lind mė 10 Janar 1971 ne lagjen Xhaqku te Hogoshtit, rrjedh nga nje familje me tradite bujare dhe liridashese me njė gjendje mesatare ekonomike. Ishte fėmiu i TRETĖ i baba Ibrahimin dhe nėnės Zylfije pas vllaut Regjepit e moter Sheribanes, pas Avdiut lindin edhe vajzat Naimja, Sadberja dhe Mejremja. Klasen e parė te shkollės fillore e filloj ne vitin shkollorė 77/78 ne Hogosht, nderkaq shkollen e mesme e filloj ne fitin 85/86 dhe e mbaroj me sukses ne vitin 88/89. Shquhej nder te paret ne organizimet e rinisė se fshatit ne protestat e shumta paqesore qe mbaheshin ne periudhen si gjimnasist I drejtimit Komiko – teknologjik nė Hogosht.me qrast shume here ishte I ftuar nga inspektoret e sigurimit te atehershem shteteror ne biseda informative, thjesht per “SUP-in” Avdiu ishte perhere therrė ne sy dhe kurr s’e linin te qete thot e ema e Avdi Xhaqkut Zonja Zylfije.

Kushtet e veshtira ekonomike bene qe Avdiu t’mos vazhdoj studimet megjithekete fteses per ne sherbim ushtarak iu pergjegj ku edhe sherbeu nė Pozharevc. Me 17 Mars 1991 Shkoj ne sherbim ushtarak dhe pas 2 muaj sherbim, filloj konflikti ushtarak ne mes Jugosllavise se atehershme dhe Kroacisė me qrast kjo ishte periudha qė Dėshmori I Kombit Avdi Xhaqku tė paiset me njohuri teorike dhe praktike me Artin e luftes, njeherit ishte kjo edhe njohja direkte e Ushtrisė sė ndytė serbosllave nga Avdiu ngase edhe ishte me trup nga ana e ushtrisė barbare por j one mbrojtje te saj plot 6 muaj deri sa dezertoj dhe u kthye ne shtėpi. Pasi qe kerkohej nga regjimi i atehershem per shkak te dezertimit , Avdiu vendosi t’a braktise Kosovėn dhe me nje pasaporte te falsifikuar te te vellait Regjepit arrinė nė Zvicėr me 30 Tetor 1991 ku iu nenshtrua qendrimit si Azilkerkues.

Si dezertor i nje ushtrie qe njihej ne boten e civilizuar si barbare, Avdiut pas nje kohe edhe iu njoh Qendrimi dhe kishte regulluar Statutin e qendrimit nė Zvicėr. Plot 8 vite qendroj atje, ndihmoj ne shumė lloj ndihmash qe organizoheshin atje ndonese te shumten e rasteve ishte edhe organizator i demonstrative e protestave te nduardurta nė Zvicėr. Shokė tė ngushtė tė Avdiut me te cilėt aj shoqerohej ishin edhe shoke te nje ideali, nder me te ngushtit qe I thoshte edhe vella edhe shok edhe mik ishte Imer Imeri nga Ferizaj dhe me te cilin bisedonin per halet dhe bremgat sit ė gjejnė shtigjet per te qendruar ne Zvicėr brenga keto te cilat pasi I rregulluan dokumentacionet e qendrimit u linden detyra dhe obligime te tjera per atdheun me qrasst ndrruan levizjet dhe aktivitetin dhe teme e tyre ishte bėre edhe refren I tyre ditet e veshtira qe po perjetonte populli shqiptar ne Kosovė dhe me te njejtin bejne organizime natyrash te ndryshme . Te dytė Avdiu dhe Imer Imeri pikerisht ne vitin 1997 nė Bazell te Zvicres rane ne kontakt edhe me shume veprimtar te ēeshtjes komtare .

Megjithekete situata ne Kosove ishte keqesuar dhe s’pritej permiresimi I gjendjes, Avdiu fare s’ndihej I qete dhe perfundimisht filloj edhe pergaditja e tij me shume shoke si Imer Imerin dhe bashkvendasin e tij nga Shipashnica Jeton Hajrullah Dermakun duke motivuar e ndikuar edhe tek te tjeret se s’ka zgjidhje tjeter pos t’i lem bukurite e Zvicrres e t’kapim pushken dhe tė versulemi drejt tokes se Kosoves per ta larguar qizmen fashiste te Shkaut pergjithmon nga Tokat tona.

Pas shpalljes se mobilizimit nga Shtabi i UCK, lajm ky qe Avdi Xhaqku haptas e kishte shprehur se “a ka me nder e me gezim se te jemi bijė shqiptarė me amblemė te UCK-es”, dhe fteses vullnetare pa ngurim iu pergjegj deshmori bashke me shume shoke me te cilet kishin pas nje jete te gjate 8 vjeqare ne shtetin Zviceran. Fteses me besa - besė iu pergjigjen ne Bazell te Zvicres duke I lidhur duart vllazerore te besatimit me Imer imerin, Jeton Hajrullah Dermakun, Sami Zeken nga Vitia, Fadil Qerimin nga Xhylekreshta, dhe Mentor Rama nga Ceroviku i klinės. Kėshtu e filloi rrefimin Komandanti i Kompanisė se II-tė dhe i Brigades se PARĖ Halil Ramadani-Tigri nga fsh Lloshkobar I Ferizajit, I cili ne lufte ishte edhe front- komandant I batalionit .

Atje ne Pashtrikun heroik
U derdh gjaku I shqiptarit t'dlirė
Atje ra Avdi Xhaqku
Atje mbet nje Ilir.


Me 1 Maj ishte caktuar dita e nisjes nga Arau-ja e Zvicres, ne disponim ishin 2 autobusė, bashkeluftetaret e Avdiut na rrefejn per udhetimin nga Zvicrra deri ne Itali, per Atmosferen e gezimin qe mbreteronte gjate udhetimit per ne Bari te Italisė e me pastaj me trajekt per ne Shqiperi. Me 2 Maj arritem ne Durres, per te vazhduar rrugen per ne Feken qe ishtre edhe qender stervitore, bem stervitje taktike e strategjike me armatim te te gjitha kalibrave dhe stervitjet vazhduan plot 20 ditė rrefen Komandanti Imer Imeri njeherit edhe shoku me i ngusht i Avdiut.

Na thot se Avdiu sikur enderronte per te qene ne vije te pare te frontit dhe ēdo dite na thoshte se s’duhet te presim me teper ngase toka po digjet , babalaret, nenat e motrat tona po debohen, vriten, masakrohen e ēka jo tjeter, erdhi edhe dita pikerisht me 25 maj 1999 nga Fekeni jemi nisur per te arritur fillimisht ne Elshan-fshat ne Shqiperi, pastaj nė Krume ku edhe ishte depoja kryesore per armatim.

I kaluam afer 12 ore udhetim ne kemb dhe ishim afruar ne vije te frontit, fillimisht Avdi Xhaqku ishte reshtuar ne Brigaden e Pare qe quhej „Syri i Shqiponjes“ qe numeronnte 1.780 Ushtarė dhe se ciles i printe Komandanti Bilall Syla nga Medvegja. Kompanine e II-tė e komandonte Halil Ramadani dhe shtrihej nga Maja e Pashtrikut deri te Drimi i Bardhe .

Ne Togun e Pare qe e komandonte Imer Imeri, me mitraloz kishte shenjetarin i cili shquhej per ta qelluar cakun e armikut, ishte Deshmori Avdi Xhaqku i cili qendronte i pozicionuar ne maje te Pashtrikut.

Me 28 Maj 1999 ne ora 4 te mengjesit ishte atmosfere lufte, , ne qdo kend e pellemb vinte arome lufte, komandantet po i ndanin detyrat, urdheronin pozicionimin neper istikame dhe per te pritur urdherat per te hapur zjare mbi hordhite qetniko-partizane.

Ushtria shqiptare, rrefen Komandanti Bilall Syla ishte plote rregull e disiplinė, zhvillloohej lufte ne afersi deri ne 5 0 m sa qe edhe shpesh na hynin ne lidhje gjate telefonatave edhe armiqet . Avdiu kishte nje pergaditje te veēant per lufte , kishte nje vizion te qarte dhe ishte Trim qe me te s’duhej folur shume ngase ishte edhe me nje pervoje te mehershme te luftes ne Kroaci dhe detyrat i krynte me perpikeri, vriste armiqet pa meshirėpor shume here ngritej ne kembe sikur nuk ngopej me viktimat qe sillte nga Mitralozi i tij.

Ishte 1 qershori i vitit 1999, oret e pasdites, intensiteti i luftes sa vinte e shtohej, tani me ushtaret e UCK dalloheshin si me te shtena njeherit edhe me kontaktet mes bashkeluftetareve dhe gjuha e komunikimit dhe mbrojtjes se njeri tjetrit ishte per t’u cmuar.
Rrefimin e vazhdon Imer Imeri Komandanti i Togut te pare me qrast na tha:, „kaloja nga pika ne piken tjeter ku ishim te pozicionuar, arrita edhe ne pikeqendrimin e Avdiut, me shikoj aq embel dhe sikur me tha se sdo te bisedojme kurr me per hallet dhe dertet e nenes Kosove ngase ate po e shohim te lire qe tani dhe ishte shikimi i tij i fundit qe e mbaj me mall, respekt dhe plot krenari per vellaun dhe bashkeluftetarin tim Avdi Ibrahim Xhaqkun nga Hogoshti.Posa u largova pakes, Avdiu u zgjua serish ne kembe dhe bashke me te shtenat e mitralozit edhe me ze te larte leshonte fjalet:
„Kosova ime e dashur djepi i shqiptarisė, nena ime e dashur shume ke vuajtur nga ky armik barbar, o toke e ime e dashur si po e perballon kete zjarr, ket tmerr, por mos gjemo se ke djem trima qe njehere e p ergjithmone do ta largojne e vrasin kete ushtri te ndyte barbare“,

Papritur, nje Snajperist i ushtrise se armiku kishte verejtur te shtenat e migralozit te Avdiut dhe e ka vene ne shenjester per ta shuar jeten e deshmorit Avdi Xhaqku , u qellua ne anen e majtė ne gjoks dhe ra per toke , Tokė qe e deshi me shume se vete jeten e tij.


Ishte ora 17.30 e dates 1 qershor 1999 kur trimi i madh i Hogoshtit te Dardanes ujiti me gjak te tij malet e Pashtrikut, token e Kosoves , gjaku i tij pikoj ne token qe e deshi te lirė, gjaku i Avdi Xhaqkut Hero i kombit qe ra per te mos vdekur kurr dhe me nje rrespekt sot mbajne kujtimet e gjata shoket dhe bashkeluftetaret e Avdiut te cilėt me rastin e festave thuajse jane keta te vetmit te cilet na e hapin deren e oborrit e te shtepisė tha nena Zylfije, e kur dikush me vie ne konak dhe qe me rrefen diq per djalin tim Avdiun, dhimbjet i kam me te vogla ngase Avdiu shton nena Zylfije:
„ ishte i imi por qe ne fund pas ardhjes se tij ne Kosovė ka deshmuar se Kosoven e ka dashur me shume se mua, me shume se babain e motrat, andaj si te mos jam krenare per nje birė qe e linda dhe e rrita e qe sot shifet se pushka e djalit tim dhe e atyre mijera deshmoreve te Kosoves na e solli nje liri qe kurr se patem me parė“. „Jam krenar qe e pata shton Babai Ibrahimi „ndonese ne dhomen ku ndejtem se bashku mbreme edhe une ndihesha se Avdiu eshte aty me ne ngase Simbolet te cilat na thethonin ne dhome me ngjyra plot dashuri dhe atdhedashuri , ato shume fotografi qe i shikuam ne familjen- konakun e baba Ibrahimit ishin nje rrefim qe tane jeten me bene te shkruaj per deshmoret e kombitandaj s’ishte i rastit as emertimi i emisionit ne fjale se „deshmoret vertete nuk vdesin kurr“.

Varimi i Deshmorit Avdi Xhaqku u ba ne maje te Pashtrikut me 2 qershor e me vonė edhe ne menyre solemne behet rivarrimi ne varezat e deshmoreve ne Dardanė.
Ishte shtategjat, i shkathet dhe shume i emocionuar me nje vullnet te papershkruar qe ta shoh Kosoven e lire, ishte tolerant I afert me shoke e bashkeluftetarė, na tha e motra e deshmorit Sadberja, reshtere e TMK ne kazarmen e Gjilanit, e cila eshte edhe burimi i vetem i te ardhurave financiare ne familjen e desdhmorit sot. Vllau i deshmorit Rexhepi eshte i papunė por s’brengoset shumė ngase shton aj mjafton ta e gezojme lirine qe amaneti i vllaut tim dhe i te gjithe deshmoreve te shkoj ne vend, nderkaq Motrat e deshmorit Sheribanja, Naimja, Sadberja dhe e tere falimija e Deshmorit Avdi Xhaqku pershendeten Emisionin qe po mbaja ne valet 101.1 te Radios Premiera ne Dardane„deshmoret nuk vdesin kurr“ dhe biseden qe e zhvilluam ne konakun e tyre ne lagjen XHAQKU te Hogoshtit mbrem(17 nentor 2005) ishte edhe deshmia e tyre se sikur iu duk se Avdiu ishte aty me ne. Sot Emrin e Avdi Xhaqkut e mban nje rruge ne Dardanė pertej ures qe lidhe lagjen „malesia“ me qytetin dhe njeherit ne lapidar te fshatit qendron se bashku me bashkevendasin e tij Deshmorin Isa Kastrati .

Per fund ne emer te Familjes se deshmorit Avdi Xhaqku i pershendes te gjitha familjet e deshmoreve dhe me deshire qė t’njiheni edhe me deshmoret per te cilet ne kete ane s’behet asgje, mos t’i harrojme ditet e veshtira nga te cilat si finalizim i nje lufte shume te drejte te UCK , Kosova po frymon me lire se kurr me parė andaj ,
Lavdi deshmorit te kombit Avdi Ibrahim Xhaqku nga Hogoshti i Dardanės.

------------------------------------------------------------------------------------------------
Kerkojmė foto te deshmorit Avdi Xhaqku prandaj e falemnderojme ate qe na e desrgon ne forumin tonė perzemersisht

stafi i forumit
atdheuyne



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi