Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė tė huaj »
Poezi Franceze

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 4th March 2008, 23:08

Prej largesise ku ndodhesh...

Prej largesise ku ndodhesh, ti ke per te mesuar
Te me degjosh me zemer me fort sesa me vesh.
Per t`ardhur gjer tek une, qe rri duke veshtruar,
Ti ne vetvete ura dhe rruge do te gjesh.

Ne mes nje oqean i tere na ka ndare,
E pyje e fusha e male na kane ndare ne mes.
Porse njeri pas tjetrit ata do zhduken fare,
Kur ti te hedhesh syte drejt bregut ku te pres.

ZHYL SYPERVIEL
Jules Supervielle



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 5th March 2008, 00:05

OFELIA

Mbi valėn e qete e te zeze ku yjet flenė
E bardha Ofeli pėrkundet si zambak i madh
Noton lehte - lehte fjetur mes vellos se gjate
Zėrat e natės pėr te kėndojnė me kor ne pyll

Ka me se njė mije vjet qe e trishtuara Ofeli
Noton, fantazme e bardhe mbi lumin e zi,
Ka me se njėmijė vjet qe e ėmbla marrėzi
Murmurit kėngėn e saj ne muzgjet plot mėrzi

Era i puth gjinjtė e bardhe zbuluar si korale
E lulet e vellot mbi ujė e pėrkundin butėsisht;
Shelgjet qajnė me dėnese mbi supet e brishte
Kallamat feshferijne mbi balln' e saj ėndėrrimtar

Te tulatur zambakėt e ujit qajnė me dėnesė;
Kur ndodh qe ajo zgjohet pėr njė te shkurtėr ēast
Njė krah zogu mbi peme dridhet plot me shprese
Nga yjet e arte lart njė kėnge misterioze zbret ...

O e zbehta Ofeli ! E bukur si dėbore !
Vdiqe vogėlushe e njė lume me vete te morri !
Dhe erėrat qe fryjnė nga malet e Norvegjisė
Me gjuhen e lirisė lehtas te folėn ne udhėtim...

Njė fryme e panjohur flokėt t'i tund me shpoti
Shpirti yt ėndėrrimtar ca tinguj te ēuditshėm nxjerr;
Zemra jote e brishte kėngėn e Natyrės dėgjon
Ne rrafshina, peme dhe psherėtimat e netėve;

Njė mėngjes prilli, njė bukurosh djalosh i zbehte
I gjore e i marre ne gjunjė u ul pranė teje
E zhurm' e detrave plot dallge, grahme e pafund
Fryu mbi te bukurit e te butet gjinj te tu si fėmije ...

Qiell ! Dashuri ! Liri ! Jan' endrra o djalosh i marre !
Ndaj u shkrive ti ne trupn' e saj si bora ne zjarr
E vizione drithėruese t'i mbyten fjalėt ne goje
- Dhe fundi i tmerrshėm t'i mbylli te bukurit sy blu

E poeti thotė se nga bardhėsia e yjeve larte
Ajo zbret te kėrkoje natėn lulet qe ka kėputur,
E ka pare mbi lume, shtrire mbi tyl te bardhe
Te bukuren Ofeli qe noton si zambak liqeni …

( Arthur Rimbaud - 15 maj 1870 )



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th March 2008, 00:07

Plaka e bukur

Kloris qe, qysh prej kohe, kjo zemer t`esht` kushtuar,
Qe pasioni im te ngre si yll ne qiell,
Fatin e zemres sime a s`ke per ta ndryshuar
Dhe dimrit te jetes sime t`i falesh ca dite gjithe diell?

Pa lere zine tende dhe falme lumturine !
Fytyra jote vel te kete ?! A s`eshte mekat ?
Dil nga nata e perzishme dhe dehme me magjine
E atij veshtrimi hyjnor, zhuritur qe me pat...

Qyshkur adhurimtari i yt jam i padukur;
Po mbushen dyzet vjet qe me ke robin tend;
Dhe dashuruar kam ate koke te bukur
Me floket ar te verdhe apo me floket argjend.

Nga syte e tu si yje m`u ndez kjo zemra e gjore;
Me dogjen si rrufe veshtrimet plot shkelqim;
Po gjer sa ishe ti e lidhur me kurore,
Virtytit tend iu fala dhe e fsheha zjarin tim.

E di se sa respekt duhet te kem ndaj teje
Dhe kurre s`e kam shfaqur deshiren qe me tret;
E fshehta e zemres sime u mbyll perbrenda meje
E i jam rrefyer vetem ndokujt qe s`flet.

vazhdon...........


FRANSUA MEJNAR



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 5th March 2008, 00:10

Nji e tėrė....

Djalli,nė dhomėn time tė lart,
K'tė mėngjes erdhi tė mė vizitojė,
E, duke dashur tė mė fusė nė ēark,
Tha: "Mė duhet mirė ta kuptoj"?.

Mes gjithė atyre kurbave plot bukuri,
Qė trupin ia kompozojnė magjishėm,
Prej nga krijohet tėrė ajo e saja fuqi,
Nga pjesėt zi e rozė tė bashkuara lirshėm.

Cila ėshtė mė e ėmbėla?- O shpirti im!
Ti pėrgjigjem plot neveri ia hedh:
"Gjersa pėr mua ėshtė e tėra njė shėrim,
Asgjė prej saj unė s'mund tė zgjidh.

Kur m'ėshtė pasioni nė k"tė jetė,
S'dua t'ja di nga buron magjia e saj.
Ajo si Agimi dritfortė sytė ti vret,
E si Nata tė ngushėllon nė vaj.

Harmonia e atij trupi tė hijshėm
Ėshtė sajuar deri nė pėrsosmėri,
E ē'do kėrkim ėshtė i pafuqishėm,
Njė qėnie tjetėr t'i gjėjė ngjashmėri.

O metamorfozė e njė krijimi mistik,
Ku tė gjitha ndjenjat kam shkrirė unė!
Se ėshtė frymėzimi yt qė bėhet muzikė,
Ashtu si zėri yt qė bėhet parfum!"

Sharl Bodler



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th March 2008, 00:11

ZANGRA

Zangra ma thone emrin, tetar jam emeruar
Ne frontin e Beloncios, permbi rrafshine lartuar
Prej nga do vije armiku dhe hero do behem une.
Tek pres pra kete dite, tek s`kam pra asnje pune,
Zbres ne qytet te cupat plot tridhjet here ne muaj
Ato per dashurine flasin, ... e une per kuaj


Zangra ma thone emrin, dhe kapiten graduar
Ne frontin e Beloncios, permbi rrafshine lartuar
Prej nga do vije armiku dhe hero do behem une.
Tek pres pra kete dite, tek s`kam pra asnje pune,
Zbres ne qytet te piqem me nje zonje te huaj
Ajo per dashurine me flet , ... e une per kuaj


Zangra ma thone emrin, tash komandant graduar
Ne frontin e Beloncios, permbi rrafshine lartuar
Prej nga do vije armiku dhe hero do behem une.
Tek pres pra kete dite, tek s`kam pra asnje pune,
Zbres ne qytet te Pedro, nje dore kumar te luaj
Ai bromp per dashurine , ... dhe une bromp per kuaj


Zangra ma thone emrin, kolonel i sprovuar
Ne frontin e Beloncios, permbi rrafshine lartuar
Prej nga do vije armiku dhe hero do behem une.
Tek pres pra kete dite, tek s`kam pra asnje pune,
Zbres te vejusha e Pedros , me padurim pothuaj
Dhe flas per dashurine , por.....ajo flet per kuaj


Zangra ma thone emrin, gjeneral i cgraduar
Dje ika nga Beloncios, permbi rrafshine lartuar
Ku erdhi tashme armiku dhe hero s`u bera une

ZHAK BREL



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 5th March 2008, 00:12

Tek ktheja nga dasma, isha aq e lodhur
Sa ndaj nje burimi ndenja per t`u shplodhur
Pa n`ujet e kthjellte kam hyre per tu lare,
Pastaj me gjethe prej lisi jam thare...

N`degen me te larte bilbili ja thosh;
Kendo o bilbil, pse te mos kendosh?
Plot hare e gaz e ke zemren ti
Ndersa une timen plot vrer e plot zi
Se Pieri i dashur nuk me dashka prap,
Vetem per nje gonxhe qe s`desha tia jap.

Ah sikur gonxhja ende ne dege te ish
Dhe Pieri i dashur te me desh serish !

Popullore franceze nga shek XVIII



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 5th March 2008, 00:13

KURORĖZIM

Nė se njė ditė hapat e endrrave tė tua rastėsisht do tė sjellin
Poshtė shtėpisė sime e zemra jote plagė aty do ndalet pėr njė ēast,
Atje,
Mes erės sė luleve, nė botėn e zemrės sime qė troket butėsisht
Pėr tė qenė
Sė bashku
Qofte edhe pėr njė ēast,
Pėr njė psherėtimė,
Pėr njė rrahje zemre,
Kokėn mbėshtetur mbi timin gjoks,
Buzėt e mia mbi tendin ballė,
Mes pėrkėdheljesh ėmbėlsisht pa fund,
Nė bashkim shpirtrash gjer nė barrierat e kohėve,
S’do tė na mjaftonin as njėmijė vjet.
E unė do flisja me gjuhen e syve tė mi,
Kėtyre liqejve tė thellė qė falin gjithmonė,
Do flisja me gjuhėn e duarve tė mia delikate rreth fytyrės tende
Ku ēdo rrudhe dhimbje ėshtė mbushur plot me dashurinė time.
Me buzėt e mia nė gojėn tende dashurinė do ta shprehja bukurisht,
Nė lartėsi ndjenjash qiellore qė ēdo krijesė njerėzore do ketė njohur,
Me te ēmendurin pasion,
Nga thellėsitė e trupit drejt syve tė tu,
Nga duart e mia nė tė tuat duar,
Nga buzėt e tua nė trupin tim,
Nga sytė e tu nė zemrėn time.
Dhe me tė ėmblat duar mbyllmė lehtė,
Tė rėndat qepalla nga hullitė e detrave,
Qė tė lumtura pėr tė vetmen herė nė timen jetė,
Thithen nektarin Hyjnor tė jem e Dashuruar,
Kaq thellėsisht e me tė bukuren e tė zjarrtėn mėnyrė.

Dhe sa herė qė do mbyll sytė e gjer nė fundmen frymė,
Para meje do shfaqen karvanė beduinėsh,
Prej tė cilėve zogj tė praruar do fluturojnė
Drejt detit e erėrave,
Duke shkuar drejt brigjesh tė reja,
Zemerlehtė se kanė jetuar,
Qoftė dhe njė tė vetėm ēast.



Claude Chatron-Colliet



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 5th March 2008, 00:23

DETI DHE DASHURIA
(sonetė)

Dhe deti dhe dashuria kanė hidhėrimin pėr fat,
Dhe deti ėshtė dhimbje e dashuria plagė po ashtu.
Humbasim nė dashuri ashtu siē zhytemi ne det,
Se dhe dashuria ashtu si deti nuk ėshtė pa stuhi.

Ai qė ujrat ka frikė ta shkojė jetėn nėpėr brigje.
Qė dhimbjeve e vuajtjeve tė dashurisė u trembet
E veten se le tė rrėmbehet prej tė sajave flakė,
Prapė aty do vejė nė mortje e humbje do tretet !

Nėna e dashurisė pat detin pėr djep e strehim *
Prej dashurisė del zjarri e nena e tij prej ujit lind,
Por uji kundėr zjarrit me kot lufton plot mundim.

Nė se uji arrin tė fikė njė grusht prushi dashurie,
Dashuria jote mė djeg shume e plot dhimbje ėshtė.
Tė mundja atė zjarr me detin e lotėve tė mi ta shuaj.

* Afrodita (Venusi )



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 18th November 2017, 23:29

DASHURI PĖR ELSĖN


Jam xheloz pėr ēdo pikė shi
qė me puthje mė shėmbėllen
mė bėjnė tė ndjej xhelozi
sytė e gjithēkaje qė shkėlqen

Kur e zė jam xheloz pėr bletėn
pėr pasqyrėn ku ajo shihet
pėr harrimin pėr kujtesėn
dhe pėr gjumin ku kridhet

Pėr trotuarin qė ajo zgjedh
pėr erėn qė e fshik me duar
nė ėndėrr gjumin ma vjedh
xhelozia ime qė rri zgjuar

Jam xheloz pėr njė kėngė njė ofsh
pėr njė hukamė e njė rėnkim
pėr zymbylat jam xheloz
pėr njė parfum pėr njė kujtim

Jam xheloz pėr statujat nė shesh
tunduese me ata sy zgavra
jam xheloz kur ajo hesht
pėr fletėn e bardhė qė ka pėrpara

Pėr njė qeshje a njė lėvdatė
dimrit pėr njė drithmė tė lehtė
pėr njė fustan qė vesh nė shtat
pranverės pėr drurėt e blertė

Jam xheloz kur i pėlqen zjarri
pėr njė degė qė e ndjek prapa
pėr krehėrin nė flokėt ngjyrė ari
nė ag mė bėn xheloz mesnata

pėr gjithēka qė ka pėr zemėr
pėr zumrudėt qė stolisin
ah, nata e ligė nata shemėr
mė hijet e saj ma mer shpirtin

Ēdo stinė ndjej xhelozi
mė ngulen njėmijė gozhdė
jam xheloz gjer nė marrėzi
jam xheloz si njė qen xheloz

Kur vonohet njė grimė herė
jam xheloz pėr botėn mbarė
gjestet e saj janė mister
jam xheloz pėr ēdo kitarė.


Louis Aragon



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


#10

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi