Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
Mitrush Kuteli

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 7th March 2008, 21:23

Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli ėshtė pseudonimi i Dhimitėr Paskos, i njėrit prej prozatorėve mė tė shquar tė letėrsisė sonė, ushqyer qė nė fėmijėri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato tė malėsisė sė Pogradecit, qytetit tė lindjes sė tij. Duke njohur thellė edhe letėrsinė botėrore, ai arriti tė krijojė njė prozė realiste origjinale, tė fuqishme, me njė fantazi tė jashtėzakonshme.
Mėsimet e mesme i kreu nė Selanik, kuse tė lartat nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist dhe mė vonė e derisa vdiq, mė 4 maj 1967, si pėrkthyes.Mitrush Kuteli, si njė personalitet demokrat qė i shpalli hapur e me guxim pikpamjet e tij, u keqtrajtua nga shteti monist deri sa u dėnua edhe me burgim. Keqtrajtimi i tij vazhdoi edhe pas daljes nga burgu, kur ai u detyrua ta vazhdojė punėn e tij krijuese nė kushte tė vėshtira ekonomike dhe i lėnė nė harresė nga shtypi zyrtar.
Veprimtarinė letrare e nisi me botimin e vjershave e tregimeve, po edhe me artikuj qė kishin njė frymė antizogiste nė gazetėn "Shqipėria e re", nė Kostancė (Rumani).
Vepra letrare tė tij janė vėllimet: "Netė shqiptare", "Ago Jakupi", "Kapllan aga i Shaban Shpatės", "Dashuria e berberit Artan", "Shėnimet letrare", "Sulm e lotė", "Kėngė e britma nga qyteti i djegur", "Mall e brengė", "Havadan mė havadan", "Tregime tė moēme shqiptare" etj. Si pėrkthyes ai pasuroi kulturėn shqiptare me Kryevepra tė letėrsisė botėrore si "Kujtimet e njė gjahtari" tė Turgenjevit, "Tregimet e Petėrburgut" dhe "Shpirtra tė vdekura" tė Gogolit, "Zotėrinj Gollovlinovė" tė Sllatikov Shēedrinit, vepra tė Gorkit, tė A.Tolstoit, tė Paustovskit poezi tė Pablo Nerudės etj.
Tregimet e Kutelit ose rrėfimet, siē i quan ai, pėrbėjnė nė pėrgjithėsi njė prozė realiste me tėrė shqetėsimet e jetės sė fshatit malor tė Jugut. Nė tregimin e tij gjejmė traditat mė tė mira tė letėrsisė sonė, pėrsa i pėrket rrymės sė thellė demokratike. Personazhi i tregimit tė Kutelit ėshtė fshatari shqiptar, i dhėnė nė marrdhėnie e raporte komplekse me klasėn feudale, nė luftėn e tij pėr mbijetesė nė njė shoqėri ku sundon anarkia. Nė rrėfimet e tij pasqyrohet e kaluara e fshatit shqiptar, po, duke shprehur pakėnaqėsinė ndaj realitetit ose shqetėsimin pėr fatin dhe dinjitetin e njeriut tė thjeshtė e pėr vlerat shpirtėrore tė tij nė kushtet e rendit obskurantist, feudal, ai u vu nė opozitė edhe me shoqėrinė e kohės. Pra e kaluara nė rrėfimin kutelian u bėn jehonė mjaft problemeve tė realitetit shqiptar tė kohės, si gjendjes sė rėndė tė fshatarėsisė, shfrytėzimit tė egėr feudal, pėrpjekjeve dhe luftrave tė saj pėr tė ruajtur lirinė e pėr tė jetuar me dinjitet.
Nė kėto tregime pasqyrohen edhe disa plagė tė rėnda tė shoqėrisė shqiptare si: kurbeti e vėllavrasja.
Njė fshat i tėrė shuhet nga veprimet ēnjerėzore tė beut, mali mbushet me kaēakė tė betuar pėr hakmarrje, dashuria fshihet thellė e mė thellė, shpirti i mėrgimtarit digjet nga malli pėr vendin e vet, gėrmadhat skuqin nga pushtuesit, kurse fėmijėt i kthejnė hallet e rėnda tė prindėrve tė tyre nė motive tė lojės sė pafajshme dhe kėshtu fillojnė tė ndjejnė peshėn e jetės.
Dallohen pėr problematikėn e rėndėsishme, pėr tonin e rreptė antifeudal, pėr dashurinė ndaj atdheut e ndaj njeriut tė thjeshtė tė popullit, pėr pėrbuzjen ndaj gjithēkaje tė huaj qė vjen tė shkatėrrojė njė traditė tė bukur tregimet: "Vjeshta e Xheladin beut", "Hanet e karvanet", "Si u takua Ndoni me Zallorėt", "Gjonomadhė e Gjatollinj", "Xha Brahua i Shkumbanares", "Kujtimet e kujtimeve", "Natė muaji Shembiteri", "Natė marsi", "Qetėsi para fėrtyne" etj.
Dramaciteti i kėtyre tregimeve ėshtė gėrshetuar me njė humor shumė tė hollė, qė vjen gjithnjė organikisht, si sfidim i tragjicitetit. Ai pėrfaqėson optimizmin karakteristik tė thjeshtė e me pasione tė fuqishme.Tregimet e para tė Kutelit u shquan pėr lirizmin dhe pėrshkrime dehėse, kurse tė tjerat u shquan pėr thellėsinė dhe vėrtetėsinė e pėrshkrimit tė jetės.
Historiani, etnografi e filozofi janė shkrirė me poetin, qė i kėndoi rrjedhshėm nė prozė jetėsinė e popullit tė tij. Tregimet mė tė mira tė tij si: "Xha Brahua i Shkumbanares", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Kujtimet e kujtimeve" etj, karakterizohen nga vėrtetėsia e pasqyrimit nga ngrohtėsia e ndjenjės dhe bukuria e mendimit. Nė gjithė krijimtarinė e tij gjejmė pėrjetėsimin e krahinės, tė gjithė malėsisė sė Pogradecit. Ai i bėri nė prozė krahinės sė tij atė pėrjetėsim qė i bėri Lasgushi nė poezi.
Proza kuteliane dallohet pėr lidhjen e saj tė gjallė me traditėn gojore, pėrrallėn, legjendėn e sidomos me baladėn e Jugut, qė ndikuan thellėsisht nė krijimtarinė e tij. Ky ndikim ndihet nė mėnyrėn e dhėnies sė personazhit, nė formėn e shpalosjes sė fantazisė e nostalgjisė, nė mėnyrėn e trajtimit tė motiveve e detajeve tė shumta epike e lirike, tė dhėnies sė botės shpirtėrore, tė personazheve, nė ngjyrat e ndezura dhe tonet e ngrohta, nė zhdėrvjelltėsinė e gjuhės, nė humorin dhe ironinė e hollė dhe humanizmin e thellė. Asnjė prozator shqiptar nuk ėshtė mbėshtetur kaq fort te proza e pasur gojore e popullit, te balada e rapsodia. Nė tregimet e Kutelit, tė konceptuara nė pėrgjithėsi nė trajta epike, ndihet poezia e njė jete tė lashtė shqiptare tė rizgjedhur nga shpirti i kombit. Nė disa tregime si "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e zotit", "I pasuri qė ish i varfėr fort", "I vdekuri dhe i gjalli", "Rinė Katerinėza" etj. Kuteli kėrkon njė pėrsosje shpirtėrore, njė drejtim tė njeriut ndaj sė mirės dhe humanes sipas filozofisė kristiane. Ato karakterizohen nga tone romantike e ngjyra impresioniste. Pjesa mė e madhe e krijimeve tė kėtij autori, janė tregimet mjeshtėrore, qė e ngritėn prozėn tonė tė shkurtėr nė njė shkallė tė lartė ideoartistike. Proza e Kutelit ėshtė e fuqishme me frymė tė theksuar popullore, me njė gjuhė shumė tė pasur e tė pėrpunuar. Nė pėrgjithėsi ajo ėshtė realiste, por, krahas realizmit, ndihen dhe tone romantike. Pothuaj nė tė gjitha tregimet, ngjarjet zhvillohen nė tė kaluarėn. Por kjo e kaluar ėshtė njė mjedis ku ai qėmton probleme e motive tė rėndėsishme tė kohės. Ai vėshtron nė tė kaluarėn, pėr tė sjellė jehonėn dhe shembullin e gjithēkaje tė mirė, qė ruajti populli ynė nga rebeshet e kohės.
Proza e Kutelit bėn pjesė nė fondin e artit tė letėrsisė sonė. Ai i ruan vlerat kryesore ideoartistike ngrohtėsinė e poezinė e saj dhe ėshtė shembull i mbėshtetjes krijuese nė traditėn popullore. Nė vitet '30 ky autor kontribuoi shumė shumė pėr ngritjen ideoartistike tė prozės sonė tė shkurtėr nė nivelin e poezisė, sepse deri atėherė ajo kishte mbetur prapa saj.
Mitrush Kuteli zė njė vend tė veēantė nė kulturėn shqiptare edhe si studiues kritik. Ai shkroi mjaft artikuj, por studimi, vlerėsimi i drejtė e botimi qė u bėri ai veprės sė dy poetėve tė shquar tė viteve 20-30 Fan Nolit dhe Lasgush Poradecit, e renditi atė nė radhėn e kritikėve tė talentuar shqiptarė, me shije tė pėrparuar, me intuitė artistike, gjykim tė thellė e kulturė tė gjerė. Ai gjithashtu mbetet njė folklorist i apasionuar. Materialet qė ai mblodhi me durim e kujdes, i pėrmblodhi nė vėllimin "Kėngė e britma nga qyteti i djegur", Fryt i pėrpunimit me mjeshtėri i materialeve folklorike ishte edhe vėllimi "Tregime tė moēme shqiptare" etj.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar

Posted prej 29th November 2013, 15:46

TESTAMENTI



E dashur Efterpi,


Kėtė letėr, qė ėshtė ndoshta e fundit, desha tė ta shkruaj me dorė, po nuk mund. Sot nuk e kam dorėn tė sigurt mė dridhet. Ti s‘je kėtu. Ke shkuar me Pandin nė Rrushkull pėr tė parė Poliksenin dhe Atalantėn. Tė nxita mė shumė unė. Nga brenga, nga malli. Jam vetėm nė shtėpi. Doruntina ka shkuar tė lozė me vajzat e Bajramit. Mendjen e kam tė turbullt nga pagjumėsia, nga ėndrrat e kėqia. Sikur mė ndiqnin gjermanėt, qė tė mė varnin. Iknja me vrap, hynja nė gropa e puse, dilnja prapė. Ata mė ndiqnin. Ment mė kapnin. Iknja pėrsėri prapė. Nė njė ēast u gjende ti pranė meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamė. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerėzit tanė. Prapė gropa, puse, gremina. Sikur isha nė Berat, nėn Kala. Nė njė sterre tė Kalasė pranė Kishės. Mė tej nė Fier. Kisha shpėtuar nga ndjekjet dhe kėrkoja ndonjė shtėpi pėr t‘u fshehur. Isha zbathur, i zveshur. Dikush mė thirri: "Qėndro , Dhimitri! Tė zumė", Mė rrethuan, mė zunė dhe po mė shpinin tė mė vrisnin. Unė qeshnja. Kisha qejf tė mė vrisnin...Dhe ja, u gjenda nė burg. Shumė njerėz. Midis tyre Sofo Ēomora, qė ka vdekur. Mė shikonte me dhembje "Si u bė kėshtu o Pasko? Ē‘ke bėrė?" - S‘di.-"Shiko kėtu". Dhe mė dha ca shkresa tė shkruara bukur: njė akt akuzė dhe ca lidhje tė tjera. Mė quanin bejtexhi. Mė thoshin se kisha bėrė njė vjershė pėr glyrėn me rima italiane. Pashė Andrean. I erdhi keq. U vendos tė mė vrasin. Prapė u gėzova. "Fundja do vdes, thashė. Do tė shpėtoj. Do ēlodhem. Jeta ime kaq qėnė shumė e turbullt, e ngatėrruar, e mirė dhe e keqe. Sa mirė qė mbaroi". Kur u ngrita ti po bėheshe gati pėr Rrushkull. Kokėn e kisha dhe e kam tė rėndė. Ti shkove mė 7 e gjysėm. Pas 5 minutash ardhi Ilua i Sterjos e mė solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli...sipas mėndjes sime shpėtoi. E kam zili. Vdekja ėshtė prehje e madhe, shkėputje nga dhembjet. Vėrtet , edhe nga gazet , por nė njė kohė, kur njeriu ėshtė shumė i sėmurė, i mėrzitur, vdekja ėshtė shpėtim: nga dhembjet fizike e shpirtėrore. Qė tė dyja janė tė rėnda. Ti e di sa dhembje kam pasur kohėt e fundit. Njėra, qė ti ma di ėshtė se si pasojė e tyre nuk jam i zoti tė punoj, tė krijoj, tė paguaj bukėn qė mė jep shteti pėr vete e pėr fėmijėt. Unė skam qėnė dhe s‘dua kurrė tė jem parazit. Po ē‘tė bėj grua? S‘mund. Kokėn e kam tė turbullt.

...

Letrėn ta nisa pėr tjetėr gjė: tė tė pėrsėris porositė e mija tė fundit. Mė fal se tė mėrzit. Unė t‘i kam thėnė kaq herė. Tė kam helmuar jetėn, sepse edhe mua ma kanė helmuar tė tjerėt. Dhe s‘kam qėnė i zoti ta mbaj helmin pėr vete, siē mė takon. Ky qoftė helmi i fundit qė po tė sjell.

Ne u bashkuam, rrojtėm e bėmė fėmijė nė vjet stuhie: burg, urbanizėm, hotel. Por atėherė kisha shėndet dhe i kapėrceva tė gjitha. Tani, ti e di... I di netėt, e mija. Sėmundjet dhe brengat mė brehnė, mė hėngrėn. Nuk e dua por nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, mė cik. Mė vjen keq qė do ti lė fėmijėt tė vegjėl, pa krah, mbase nė vobekėsi tė madhe, nė pamundėsi pėr t‘ua arritur synimeve. Pensioni im nuk do tė mjaftojė. "Skam vjet shėrbimi". Domosdo 22 vjet jashtė. Edhe atje kam punuar sa jam shuar, po kėta jetė pune nuk peshojnė pėr efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta pas vdekjes kur tė pushojnė pasionet dhe urrejtjet, shteti ynė mund ti ndihmojė pėr hir tė punės sime tė kaluar: nė gazetari dhe letėrsi, qė nė moshė tė njomė, dhe sidomos nė fushėn ekonomike. Njė pjesė e shkrimeve tė mija-shqip dhe rumanisht- janė aty nė Bibliotekėn Kombėtare. Disa njerėz i dinė pėrpjekjet e mija kundėr kapitalit italian, kundėr grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetjak. Nuk kam ndjekur kurrė pasurimin tim....

Kam punuar shumė, kam dashur shumė, kam gabuar shumė. Tani jeta shkoi e nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot. Tė kam treguar se gjermanėt do tė mė varnin pėrpara Bashkisė, kur muarėn vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhės sė re qė donin tė bėnin. Mė shpėtoi fati....

Do mė njohė dhe do tė mė kuptojė dikush tė paktėn pas vdekjes?

Nuk e di: Desha tė mė kuptonte dhe njihte jo pėr nder e lavdi po qė fėmijėt e mij tė cilėve ju lė trashėgim punėn dhe ėndrrat e minja tė mos vuajnė pėr bukė sa janė tė vegjėl, tė ndjekin studimet dhe tė gjejnė udhėn e tyre nė jetė. Jam i sigurt se po tė vlerėsohej nė kėtė drejtim puna dhe pėrpjekjet e mija nė tė kaluarėn, fėmijėt nuk do tė vuanin. Nisa tė shkruaj njė letėr lamtumire tė shkurtėr dhe u nxeva - ndonėse mė buēasin veshėt e mė dhemb koka prapa- dhe shiko se ku arrita.

Dėgjo!

Shenjat nuk i kam tė mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem pėr nė zyrė a pėr shėtitje dhe mė priten kėmbėt, mė mbahet fryma. Ndalem e helmohem pėr ilaēe. Netėt i kam skėterre, siē i di vetė. Kėto tė gjitha thonė se nuk e kam tė gjatė. Pra mos u hidhėro se po tė porosi edhe njėherė.

1. Kur tė vdes mos mė bėni lajmėrime nga ato qė ngjiten nėpėr mure. Vdekja ėshtė njė ngjarje qė i takon atij qė vdes dhe shtėpisė sė tij. Pse ta dijė bota?: S‘dua!

Nuk do tė lajmėroni para varrimit asnjėrin, me pėrjashtim tė pesė a gjashtė njerėzve mė tė afėrm pėr tė bėrė formalitetit e varrimit dhe varrimin. Kaq.

S‘kam qejf tė mėrzis njeri. Sikush ka hallet e veta.

2. Dikur kisha dashur tė varrosesha nė Poradec, pranė babait e nėnės ose lart nė gėshtenjat, nė Shėn Djelė. Tani e kam ndryshuar mėndjen. Varrimi ėshtė njė ngatėrresė. Varrosmėni kėtu, nė Tiranė. Gjithė Shqipėri ėshtė! Nuk dua asnjė shkrim mbi varr. Vetėm njė kryq si babaj, gjyshi, stėrgjyshi.

Fėmijėt i porosit ta duan vėndin dhe gjuhėn tonė gjer nė vuajtje. Tė mos u shfaqė zemra kundėr Shqipėrisė as kur do tė vuajnė pa faj. Atdhe ėshtė atdhe, bile edhe atėherė kur tė vret. Kėtu kanė lindur kėtu tė rrojnė me mish e shpirt qoftė edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeliu kanė prirje pėr letėrsi. Le tė mbarojnė studimet nė ndonjė degė praktike ajo fizike, ay mjekėsi ose ndonjė fakultet tjetėr, fjala vjen pėr arsimtar, dhe le tė merren edhe me letėrsi. Por jo si profesion kryesor. Profesionizmi nė letėrsi nė vėndin tonė ėshtė, hė pėr hė, njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur them pėr atė qė s‘di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letėrsisė ėshtė njė tokė ku gėlojnė gjarpėrinjtė. Tė vrasin shokėt se u bėn hije . Dhe kur nuk u bėn hije do tė thotė se nuk je i zoti pėr letėrsi. Dorėshkrimet ia lė atyre tė dyve sidomos Pandeliut. Tė mos i prekė askush! Ay do tė rritet, do tė lexojė shėnimet e parealizuara, do t‘i pėrpunojė. Pėr kėtė duhet tė grumbullojė mė parė shumė kulturė. Talenti prirja nuk vlejnė asgjė pa punė , pa kulturė.

Askush tė mos i prekė dorėshkrimet para se tė mė rritet djali! I vini nė arkė, i mbyllni!

Polikseni dhe Atalantė! Pandeli dhe Doruntinė! Tė doni njėri-tjetrin, tė duroni njėri-tjetrin....Do ti kėrkoni jetės aq sa mund t‘ju japė.

Ta doni dhe ta nderoni mamanė, se ka qėnė trime nė jetė ka vojtur shumė. Tė dy kemi vojtur. Embėlsojani pak pleqėrinė pas kaq shumė tufanesh. Ajo ka grumbulluar shumė pėrvojė nga jeta e hidhur dhe kjo pėrvojė mund tė jetė e dobishme pėr ju, qė tė mos vuani.

Doruntina ėshtė mė e vogla. Ajo ka nevojė pėr mjaft vjet ndihmė dhe drejtimi. Mos i kurseni ndihmėn tuaj, qė tė mund tė prehem i qetė nė dhe.

Mos mė qani! Mbahuni! Unė e rrojta jetėn,. Mbarova qerthullin tim. Nuk dua t‘ju shohin tė tjerėt kur qani. Mė dėgjoni? Lotėt janė tė kotė. Kush vdes nuk ngjallet. Unė as qė dua tė ngjallem, as qė dua ta filloj jetėn pėrsėri. Mjaft! Kėtė porosi mos e shkelni.

Efterpi, mė fal pėr kėtė mėrzitje tė fundit! Mbahu dhe jepu zemėr fėmijėve. Bėj siē tė porosita. Mos ndrysho asgjė. Nuk dua njerėz nė varrimin tim. Mė tė shumtit vijnė pėr sehir, pėr formė. Unė i kam urryer ngaherė varrimet e bujshme, me kallaballėk. Edhe disa fjalė: kuptohet se nuk do tė lajmėrosh as njerėzit e tu, kėtu ose nė Korēė me pėrjashtim tė Foqit dhe Nestit. Dajon tėnd tė madhin (K.) si dhe tė shoqen do ti paralajmėrosh mė tej, tė mos shkelin nė shtėpinė tonė. As ti, as fėmijėt e minj s‘kanė nevojė pėr vizitėn dhe ngushėllimin e tyre! Kurrė! Tė kam thėnė gjithnjė: gjaku ujė s‘bėhet...po bėhet qelb.

Pėr kėtė shkak nuk dua qė ime motėr Lirie tė mė qajė e tė bėjė gurgulet e saja. Sot mė vret me sjelljet e saj tė fėlliqura, nesėr mė qan, si nė komedi. Jashtė!

Tė pėrqafoj , tė lutem tė mė falėsh dhe lamtumire.

Yti

Dhimitraq



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 16:03

POEM KOSOVAR

KĖNGA E PARĖ:
QĖNDRIMI

Jam shqiptar
e kosovar:
Zot e krenar,
-Zot e bujar-
mbi kėtė Dhe,
qė e kam fe
e pėrmbi fe:
e kam Vatan!
E kam Atdhe!
Qė gjysh stėrgjysh,
qė brez pas brez,
qė gjithėmonė!
Ti shkja thėrret
ti shkja bėrtet,
deri lart nė retė:
se jam barbar.
Jo, s'jam!
si bėrtet ti,
si buēet ti,
ti, Mal i Zi.
Po Vendin tim e dua,
lirinė e dua,-
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam kėtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjėri,
as shkja tė zi.
Se jam kėtu kur Mal i Zi
ish Iliri:
kur nga njė det nė tjatrin det
isha zot vetė!
Unė jam kėtu nga moti
kur vetė Zoti
e bėri fushėn fushė
e malin mal.
Unė jam kėtu e do tė jem
-dem baba dem-
sa mali tė bėhet hi
e hiri mal perseri



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 16:04

KĖNGA E DYTĖ:
DURIMI

Ma thonė emrin Asim Qerim
mbetur jetim
qė nė vogėli.
Jam si mė sheh
e si mė njeh:
kėsulėbardhė e kryelidhė,
kryelidhė me njė shami,
me tri shami:
pėr trimėri!
Jam eshtėrmadh
i vrazhdėt jam
e bojalli-
dhe sytė e mi:
janė plot shkėndi,
si batėrdi.
Dhe kam uri
si s'ka njeri
pėr Drejtėsi
e pėr Liri
si gjithė asimėt
e gjithė qerimėt
e Vendit tim.
Ma thonė emrin Asim Qerim,
mbetur jetim
qė nė vogėli.
Se babėn tim ma vranė
naēallnikėt,
podporuēnikėt.
Ma vranė,
se urdhėr dha Vojvoda
e Krali- vetė:
Tė vritet.
Se ish Kosovar!
Dhe se ish zot
mbi kėtė Dhe!
Dhe tokėn qė kisha nga Baba
nga gjyshi
rrėnjė pas rrėnje
prej qindra vjet,
prej mijėra vjet
ma muar.
Ah!
Ma muar Vatanin
qė e desha
si xhanin!
Ma muar
me armė nė duar
me gjak nėpėr duar
Agrarėt!
Xhandarėt
Tuxharėt!
Tė gjithė tok
u bėnė shok:
si sorrat!
pėr kėrme.
Oborrin ma muar
deri nė shtėpi
dhe ngrehe pėr vete shtėpi
nė sytė e mi.
Dhe unė,
ja, unė!
qė isha zot
qė qėmot:
mbeta pa dhe,
bujk pa dhe
bari pa kope
kėtu,
nė dherin tim.
Dhe plori m'u ndryshk,
Hambari m'u myshk...
Po shpresa s'm'u vyshk!
Durova,
durova,
Sa nuk duron njeri,
as Perėndi!
Mė thanė tė shkruhem vojnik
e mynafik
i kombit tim.
Mė dhanė armė tė vras
vėllanė,
sipas kanunit
tė gjakut...
Po s'desha!
Dhe nė e bėra ma falni,
se jam gjaknxehtė.
Mė thanė tė ngrihem tė ik
ku qielli puthet me dhenė;
Stamboll,
Anadoll,
e mė tej.
Se vetėm andej
paska pėr ne
popull pa zot -
vend boll...
Po malli i tokės s'mė la,
po malli i fushės s'mė la,
as gjaku i babės s'mė la.
Dhe mbeta kėtu,
i huaj,
si qen,
nė vendin tim,
tė babės tim...
Mbeta rajį,
e ndėr rajį,
si pėr hatį;
nė uri,
nė qesėndi,
nė skllavėri
tė shqaut tė zi.
Mė thanė tė ik nė Allbani,
vatan i ri
i kombit tim,
si shkoi Selmani,
Hasani
e Dani.
Po dot nga toka s'u ndava
dhe mbeta tė jem
ku jam
e ku do tė jem.
Mė thanė tė shkoj nė sheher
tė shqahut tė madh,
me sharrėn nė krah,
me kryet pėrdhé,
jaban
e beter;
portė mė portė,
derė mė derė,
i mjerė
e zemėr sterrė,
pėr njė kotherrė
bukė.
Po malli i vendit s'mė la.
Ah, malli i gjakut s'mė la
e mbeta kėtu,
rajį.
ndėnė raja
tė ha njė bukė – zehėr
lagur me lot,
njomur me vrer
dhe tė pres, po tė pres!
Njė tjatėr mėngjes.
E dit pėr dit,
E net pėr net, e vjet pas vjet
rrojta
e vojta
kaba
ndėnė shkjah:
raja
ndėnė raja,
si nė hata
si tjatėr s’ka!
Po prita
Dhe prita
Tė vijė dhe pėr mua
Drita!
Tani
Tani,
Liri!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 16:05

KĖNGA E TRETĖ:
SULMI

Ta shemba shkjah kufirin
qė ngrite ti
nė vendin tim e pėrmbi varr
tė babės tim.
Ta shemba,
ta dogja,
me zjarrin e shpirtit,
tė vuajtjes
dhe tė urrejtjes.
Me zemėrim,
me vrull tė madh,
e bubullimė
qė s'ka mbarim
Se vjete ti mė ēave,
mė ndave,
mė vrave,
armik - lugat,
armik -xhelat!
Ti bėre azape:- s'u tremba.
Ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite:
t'i shemba!
Tani!
Tani!
Atje ku ti
o Mal i Zi
ngrite kufi
qė ndanin,
e ēanin
vėllazėri:
Hej!
Sot,
shkon
e valon,
parmenda!
T'i bėra tė gjitha rrėmujė
dhe ty
gjyrma t'u ēduk
si nė ujė.
Ta shemba armik kufinė
--derė burgu--
dhe ėshtė tani
si ish!
--si do tė jetė--
pėrjetė:
Lėndinė!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 16:05

KĖNGA E KATĖRT:
NDĖRTIMI

I bie arės mes-pėr-mes
e deri nė brez
e pėrmbi brez
humbas
me gas
nė grurin tim,
tė Dheut tim,
tė babės tim,
tė birit tim:
sot e pėrjetė,
jetė pas jete!
Dhe ndje qysh flet
me zė tė qetė
im-Atė vetė
nga balta poshtė:
Ta mbroni Dhenė
ku eshtrat kam
ku hi e tokė
e pluhur jam...
Ta mbroni Dhenė
qė e yshqe
dhe sot si dje:
me kurmin tim...
Ta mbroni Dhenė,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Tė derdhni gjakun
me grushte plot
po kurrė lot,
as sot, as mot!...
Se loti ėshtė robėri,
Gjaku: Liri!
Jam eshtėrmadh
e bojalli
e me japi,
si mė sheh ti,
si mė njeh ti.
Po kam njė zemėr
nė gjoksin tim
qė pa pushim
me rreh
si Drim.
Dhe Babėn tim kur e kujtoj
Lotoj...
Tė pashė tė vrarė, or Baba,
e pa qefin si pėr hata,
rreth e pėrqark me xhanderma.
Desha tė qaj e s'qava dot,
e tė bėrtas, s’bėrtita dot,
pa asnjė lot, pa asnjė lot.
Dhe prita sot tė derdh njė lot



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 16:06

KĖNGA E PESTĖ:
QĖNDRIMI

Tani!
Tani!
Unė jam gati
tė vdes qė sot -
se rroj pėrmot;
mbytur me gjak
po jo me lot,
pėr kėtė Dhe
qė e kam si fe
e pėrmbi fe.
E kam Vatan!
E kam Atdhe!
Hej!
po buēas me zė kaba
sa tė dėgjohet nė qiell la
sa tė dėgjojė fund e kryej
kush gjak shqiptari ka nė dej.
Shaban- vėlla!
Destan- baba!
Hej!
Komb i lirė kosovar,
ti komb shqiptar,
ti Zot krenar
ti djalėri- ti pleqėri
bėju gati!
Bėju gati
pėr vrull tė ri;
ta djegėsh botėn
ta bėsh hi:
pėr Liri'
Pėr Shqipėri!
Tani,
tani!
- O Mal i Zi
ja unė
ja ti!
Po unė - jo ti,
se jam kėtu kur s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjėri...
Unė jam kėtu kur Mali i Zi
Me Shumadi,
Me Dallmati -
Sa mban e gjitha Shqehėri
Ish ILIRI!
Kur nga njė det nė tjetrin det
isha Zot vetė.
Se jam kėtu nga moti
kur vetė zoti
e bėri fushėn- fushė
e malin mal!
Unė jam kėtu
e do tė jem
- dem baba dem -
Sa mali tė bėhet hi
E hiri mal pėrsėri.



Shiko profilin e anėtarit


#8

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi