Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Historia » Elita kombėtare »
Elena Gjika (Dora D'Istria)

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 29th December 2007, 03:47

Elena Gjika (Dora D'Istria) dhe Ēėshtja Kombėtare Shqiptare!


Elena Gjika rridhte nga familja shqiptare Gjika, qė drejtoi Rumaninė nė shekujt 17-19. Ajo dha njė kontribut tė shquar dhe nė ēėshtjen kombėtare shqiptare. Iu pėrkushtua ēėshtjes shqiptare, duke qenė aktive nė zgjidhjen e saj.


Elena Gjika studioi prejardhjen e shqiptarėve duke gėrmuar nė arkiva dhe pėr historinė e shqiptarėve thoshte : Erdhi koha qė edhe historia jonė tė dalė nga varri, ku e kanė futur farisenjtė e shumtė.

Ajo konstatonte: Trualli i tė parėve tanė ruan kujtime tė ēmueshme nga qytetėrimi i lashtė! … meqė bashkatdhetarė t e Skėnderbeut janė pellazgė, ata nuk duhet tė harrojnė se familjes sė ndritur pellazge i ėshtė dashur ta mbrojė vendin e tė parėve tė saj jo vetėm nga sulltanėt, por edhe nga pushtuesit sllavė…. Kryesorja pėr shqiptarėt ėshtė qė tė pėrcaktohet mirė prejardhja e tyre e lashtė dhe tė mos ngatėrrohen me ndonjė fis sllav pak a shumė tė errėt, sikurse bėjnė akoma mjaft dijetarė, fjalorė enciklopedikė dhe gazetarė.... Unė besoj si ju, zotėri, se duhet pėrfituar nga ēdo rast pėr tė pėrhapur ide mė tė sakta mbi prejardhjen historinė dhe gjuhėn e stėrgjyshėrve tanė.

Elena Gjika analizoi dhe plagėt e shqiptarėve, njė ndėr ta ishte edhe pėrēarja. Ajo thotė: duhet zgjuar ndjenja e bashkimit nė shkallė kombėtare. Pa e zhvilluar plotėsisht kėtė ndjenjė, nuk duhet ndėrmarrė asnjė hap pėrfundimtar, sepse shqiptarėt mund tė shfrytėzohen pėr interesa qė nuk janė tė tyre. …Por fryma fisnore, ende mė e fortė se fryma kombėtare, mund tė ushqejė tek ata iluzione tė rrezikshme.
Prandaj, para se tė fillojnė luftėn e fundit, ata duhet tė harrojnė mosmarrėveshjet shekullore qė kanė ndarė toskėt dhe gegėt, bij tė po atij atdheu, sepse kjo ėshtė rruga qė u siguron pavarėsinė e vendit.

Ajo flet edhe pėr kontributin e shqiptarėve nė Perandorinė Osmane:
"Trimėria e tyre u jep tė drejtėn tė luajnė rolin kryesor nė gadishullin lindor."… Turqia do tė katandisej pėr t'i qarė hallin derisa edhe vetė Azia e Vogėl ėshtė mėsuar tė dridhet pėrpara shqiptarėve, trimėria e tė cilėve ka mbetur po ajo qė ka qenė nė kohėn e Skėnderbeut" "Nė shekullin XVII dora e hekurt e tė tmerrshmit Muhamet Qypryliu Rishėliėja e Lindjes myslimane, e shpėtoi vendin nga pėrkuljet e para tė ėmbla tė kėtij gjumi fatal." Ēėshtja e rėnies sė Perandorisė Osmane ka pėr shqiptarėt njė rėndėsi qė nuk e ka pėr tė tjerėt.

Shqetėsim pėr tė, qė ishte shqetėsim edhe pėr mbarė shqiptarėt, ishte tendenca e pansllavizmit qė po dukej nė horizont. Ajo nė lidhje me kėtė thoshte: Ėshtė e domosdoshme t'i pritet kėtu rruga dyndjes sė pansllavizmit… . Turqia e verbuar humbi marrėzisht pėrkrahjen e atyre qė mund t'u prisnin rrugėn pėrparimeve gjithnjė e mė tė mėdha tė pansllavizmit. …Duket sikur ministrat turq nuk kanė asnjė ide mbi shpalljet dhe pėrgatitjet e pansllavizmit, tė cilit sukseset e habitshme tė pangjermanizmit ia kanė shtuar sė tepėrmi shpresat. … Nė fakt, planet e pansllavizmit nuk parashikojnė asgjė tė mirė si pėr shqiptarėt ashtu dhe pėr rumunėt e grekėt. …
Pushtimi i Shqipėrisė ėshtė prej kohe njė nga ėndrrat mė tė preferuara tė politikanėve mė tė vendosur tė pansllavizmit. … Ėshtė shumė e vėrtetė, zotėri, siē e thoni fort bukur, qė shqiptarėt, tė detyruar tė zgjedhin tė keqen mė tė vogėl edhe para kėrcėnimeve tė pansllavizmit, vendosėn tė mbajnė anėn e Perandorisė Osmane. … ….ditėn qė osmani do tė dorėzohet, serbėt
do tė sulmojnė shqiptarėt, bullgarėt do tė hidhen mbi grekėt etj dhe kėshtu beteja e popujve do tė pasohet nga lufta e dy feve, qė prej aq shekujsh pėrpiqen tė shtien nė dorė gadishullin tonė…... Perėndimi ėshtė i interesuar tė pengojė synimet pėr zhdukjen e shqiptarėve si komb. Simbas tyre, nė asnjė mėnyrė nuk duhet shkatėrruar pengesa e fundit, qė nuk i lejon pansllavizmit tė dalė nė Adriatik dhe nė Detin Jon.

Elena Gjika flet edhe pėr rrugėt qė do t'i nxjerrin shqiptarėt nga prapambetja. Ajo thotė ... pėrpjekjet qė do tė bėjnė shqiptarėt pėr tė krijuar bashkimin e tyre intelektual, shkencor e moral, qė ėshtė baza e bashkimit politik. Ajo flet pėr pėrhapjen e arsimit e tė diturisė, pėr krijimin e institucioneve kulturore e arsimore shqiptare, pėr ngritjen e njė Akademie Shqiptare, hartimin e fjalorit shqiptar. Pėr organizimin e lėvizjes politike nė Shqipėri, si njė hap mė tej, qė do tė ēonte mė vonė nė lėvizje tė armatosur kombėtare. Ideja pėr bashkimin kombėtar shprehet para sė gjithash nė idenė e saj se "Pa rilindje letrare nuk ka aspak ringjallje politike"... … puna e parė nė Lindje nuk janė deklaratat apo manifestimet "patriotike" , por tė zgjuarit e jetės intelektuale, qė ėshtė burim i ēdo veprimtarie shoqėrore dhe i ēdo pėrparimi tė vėrtetė.

Kurorėzimi i bashkimit politik dhe kryengritjes sė armatosur do tė ēonte nė njė vend tė bashkuar ku dėshira e Gjikės ishte qė tė bėhet "toka e trimave dhe atdheu i bujqve punėtorė dhe tė zgjuar, qė do tė mundin ta bėjnė pjellor kėtė vend tė vaditur me gjak prej kaq shekujsh"

Nga libri Ahmet Kondo "Dora D'Istria pėr ēėshtjen Kombėtare". Nė kėtė libėr gjendet edhe korrespondenca e Dora D'Istrias me Jeronim De Radėn.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi