Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Sport »
Luan Krasniqi drejt titullit tė WBA sė

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 8th March 2008, 15:12

Luan Krasniqi drejt titullit tė WBA sė

Boksieri shqiptar klasifikohet nė vendin e 15-tė tė versionit WBA, ēka i krijon mundėsinė e njė dueli pėr titull

Gjithēka duket se ėshtė nė rrugėn e mbarė pėr boksierin Luan Krasniqi pėr tė realizuar ėndrrėn e tij drejt titullit botėror. Versioni qė forcon kėtė mundėsi ėshtė ai i organizatės WBA (World Boxing Accociation). Ky i fundit nė renditjen mė tė re tė rang-listės botėrore e ka renditur boksierin Luan Krasniqi nė vendin 15-tė. Me kėtė klasifikim Luan Krasniqi i afrohet shumė titullit tė botės pasi ai tashmė fiton tė drejtėn pėr tė sfiduar kėtė titull. Kėtė e konfirmon edhe klubi i tij. Siē duket, klubi i tij, Universum Box Promotion, e ka planifikuar tashmė duelin pėr Krasniqin. Sė shpejti atij do t'i krijohet mundėsia tė sfidojė nė ring kampionin aktual tė kėtij versioni, Rusllan Shagajev, i cili po ashtu ėshtė pjesėtar i kėtij klubi. Sipas mediave gjermane, tė cilat ditėt e fundit komentojnė shpesh mundėsitė qė i hapen boksierit Luan Krasniqi, ky i fundit, pėrveēse njė boksier i afirmuar tashmė nė ringun profesionist, ka me vete dhe njė pjesė tė madhe tė tifozėrisė, ēka e ndihmon atė qė t'i jepen shanse sa mė tė mėdha pėr t'u ndeshur.

Fakti qė bindshėm e pėrkrahin mė shumė tifozė se kampioni aktual Rusllan Shagajev ėshtė nė interes tė klubit tė dy boksierėve, qė e sheh ndeshjen mes tė dyve si njė duel me mjaft leverdi. Madje nė intervistat e tyre dhe shumė personalitete tė boksit nė Gjermani janė shprehur se "Luan Krasniqi ka tifozėt mė tė flaktė nė botė, ata krijojnė atmosfera madhėshtore kur Luani bokson". Por mediat shkruajnė se deri nė mesin e vitit 2008 menaxherėt e tij do tė gjejnė patjetėr njė boksier tė rangut tė tij pėr tė zhvilluar duelin. Mundėsitė qė diskutohen dhe analizohen pėr tė janė tė shumta. Para disa kohėsh, klubi i tij deklaroi se pėr Luan Krasniqin do tė kėrkohet njė nga 5 boksierėt mė tė mirė nė versionin WBO. U pėrfol shumė njė pėrballje me kampionin botėror tė versionit WBO, rusin Sultan Ibragimov, si dhe me sfiduesin e parė, amerikanin Tony Thompson, por ky version ra poshtė qė nė fillim. Nė "Porsche Arena" tė Shtutgartit kėrkimet pėr rivalin e Krasniqit nisėn qė kur Aleksandėr Dimitrenko anuloi duelin e parashikuar mė 8 mars. Por sė fundi duket se Krasniqi do tė synojė titullin e botės nė njė tjetėr version, atė tė WBA-sė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 8th March 2008, 15:22

Respekt per legjenden shqiptare te boksit mirepo une mendoj se ne bazė te asaj qfare kam pa ne meqin e fundit kunder Thompson-it, Luan Krasniqi e ka perfunduar karrieren e tij.

Deshirat dhe mundesite jane 2 por dallojne si dita-nata njera me tjetren!



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi