Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
Kalaja e Skelės, monumenti qė nuk fshihej

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 8th March 2008, 17:16

Kalaja e Skelės, monumenti qė nuk fshihej
Gati 30 vjet mė parė, kur hapeshin themelet pėr ngritjen e Pallatit tė Sportit tė Vlorės, ndėrtuesit hasėn nė gjurmėt e njė kalaje shumėshekullore.
Nga interpretimi i realizuar nga historianėt nė atė periudhė u arrit nė konkluzionin se gjurmėt i pėrkisnin kalasė sė Skelės, e ndėrtuar nė shekullin XVI nga pushtuesit otomanė. Gjurmėt u mbuluan dhe ato humbėn nėn themelet dhe muret e Pallatit tė Sportit ‘Flamurtari’, qė nisi tė lartėsohej me shpejtėsi.

I njėjti fenomen u pėrsėrit edhe dy herė tė tjera, fillimisht nė vitin 2000-2001. Gjatė gėrmimeve pėr ndėrtimin e njė kompleksi banimi shumėkatėsh, makineritė e rėnda zbuluan gjurmėt e kalasė sė vjetėr, nė veri tė Pallatit tė Sportit. Sikundėr edhe mė parė, zgjidhja u gjet shpejt e shpejt dhe gjithēka u mbulua nga pallatet shumėkatėshe.

Por, situata ndryshoi nė vitin 2006, kur ndėrtuesit e njė godine shumėkatėshe banimi, nė njė pozicion mes dy objekteve tė mėsipėrme, hasėn sėrish gjurmėt e kėshtjellės sė vjetėr tė Skelės. Punimet u ndėrprenė dhe u njoftua prefektura, pushteti vendor e Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve. Pas njė letėrkėmbimi disamujor mes tre hallkave u vendos qė tė lejohej zbatimi vetėm pėr njė pjesė tė projektit tė pallatit shumėkatėsh, nė atė hapėsirė qė nuk cenonte gjurmėt e kalasė sė vjetėr. Me kėrkesė tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve gjurmėt e kalasė sė zbuluar u shpallėn Monument Kulture.

Aktualisht kjo pjesė ėshtė ruajtur dhe sipas drejtorit tė Monumenteve tė Kulturės, Ymer Yzeiri, ėshtė menduar njė zgjidhje e njė projekti, qė tė ridimensionojė vlerat e gjurmės sė kalasė duke i bėrė ato tė vizitueshme.

Historia e njė kalaje

Kalaja e Skelės ka historinė e saj qė ėshtė shumė e hershme. Historiani vlonjat, Novruz Bajrami, tha pėr ATSH-nė, se nė vitin 1537 Sulltan Sulejmani qėndroi pėr mė shumė se njė muaj nė Vlorė. Gjatė kėsaj periudhe ai ndoqi nga afėr ndėrtimin e Kalasė sė Skelės, qė ishte nga mė tė bukurat e Perandorisė Otomane. Duke u nisur nga tė dhėnat e Anverbaut dhe shkruesit turk, Evlija Celibisė, kalaja kishte formė tetėkėndore, ishte 15 metra e lartė dhe gjatėsinė e njė brinje e kishte 90 metra. Largėsinė mes dy kėndeve e kishte 205 metra dhe rrethohej nga njė kanal 9 metra i gjerė qė e lidhte atė me detin.

Por nga njė studim mė i detajuar rezulton se historia e kėtij objekti ėshtė edhe mė e hershme. Historiani Bajrami sqaron se pararendėsja e saj ėshtė e ashtuquajtura “Kėshtjella Veneciane”. Sipas tij, Vlora e mesjetės shtrihej pėrgjatė Skelės sė sotme, pranė kėshtjellės tetėkėndore tė rrėnuar.

Sipas tij, ajo pėrkon me kėshtjellėn “Castrum Avellonen”, e shekullit XIII dhe kishte prejardhje bizantine.

Madje, Bajrami pėrmend edhe njė fakt interesant, qė lidhet me njė dokument tė 7 shtatorit tė vitit 1284, kur Mbreti Karl Anzhu lavdėron kėshtjellarėt e Vlorės pėr kujdesin qė kishin treguar pėr mbrojtjen e kėshtjellės. Nė kėto kushte, Bajrami nėnvizon se nė vitin 1466, Vlora ishte e kėrcėnuar prej flotės evropiane dhe pėr kėtė arsye turqit forcuan kėshtjellėn e dikurshme (pra Kėshtjellėn Veneciane), por duke ngushtuar muret e rrethit tė saj. Ata e mbajtėn atė qendėr si pikė detare me rėndėsi.

Sipas dėshmive, kėshtjella e Skelės u shkatėrrua nė vitin 1906, kur gurėt e mureve tė saj u pėrdorėn si material pėr tė ndėrtuar rrugėn Vlorė-Skelė.

Gjurmėt e kalasė sė Skelės kufizohen, nė perėndim nga rruga Vlorė-Skelė, nė veri nga rruga e ish-Ekspozitės “Vlora Sot”, nė jug nga rruga e lagjes “10 korriku”, nė lindje nga banesat qė kufizojnė aneksin e Klubit Sportiv “Flamurtari”.

Kėshtjella e Skelės ėshtė njė nga tre objektet e ngjashme qė kanė ekzistuar nė shekuj nė territorin e Vlorės, krahas asaj tė Aulonės, nė hapėsirėn mbrapa Monumentit tė Pavarėsisė, apo kalasė sė Kaninės, tė cilat janė shumė mė tė hershme, qė ndoshta shtyhen deri nė antikitet.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi