Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

description"Kalaja e Tiranes te restaurohet e gjitha"

more_horiz
Neritan Ceka: "Kalaja e Tiranes te restaurohet e gjitha"

E Shtune, 08 Mars 2008


Anisa Ymeri

Vendim qe pritet te merret dita-dites per fatin e rrenojave te kalase se Tiranes, se si do te shnderrohen ne atraksion turistik per kryeqytetin. Arkeologu Neritan Ceka, duke iu referuar edhe pervojave te vendeve te ndryshme, tregon: "Ka dy alternativa, ose te lihet ne nivelin e rruges per t'u evidentuar ne menyre vizuale, pra planimetrike. E ne te kundert te ngrihet e gjitha, pra te behet nje restaurim i saj, deri ne vendin ku ruhet dhe qe ne e njohim, ne menyre qe te krijohet ideja e plote e kalase se Tiranes". Eshte nje restaurim, i cili perfshin 3/4 e vellimit, por eshte nje praktike qe ndiqet ne te gjithe boten. E nese do te ndodhe kjo, kalaja do te jete teresisht e evidentueshme, mund te ngrihet ne ato nivele qe t'i afrohemi lartesise se mureve te asaj pjese te kalase qe njohim e qe shkon deri ne 7 metra. Ceka rrefen gjithashtu se "edhe ne teatrin e Bylisit duam te bejme restaurim jo vetem elementet e ruajtur, por edhe duke i ribere ato". Kjo nuk kushton shume, shprehet Ceka, dhe mund te realizohet edhe me fondet e Bashkise se Tiranes. Ka pasur dijeni prej specialisteve per ekzistencen e ketyre mureve prej kohesh, por fakti qe dalin vetem tani, tregon Ceka, eshte per arsyen se asnjehere me pare nuk eshte marre seriozisht. "S'mund te thuhet se ka qene teresisht jashte vemendjes, por ne permasat qe ka, dhe ne prezencen e objekteve te tjera te kalase, nuk ka ngjallur ate interes qe kane pasur kalate e tjera", perfundon Ceka.

Prof. Ceka, c'do te thote dalja ne pah e ketyre rrenojave te kalase per Tiranen e vitit 2008?

Ne fakt, kjo eshte nje kala e njohur, muret e saj qe vijojne drejt asaj ekzistuese. Ka pasur disa projekte per njohjen e asaj qe eshte njohur deri me tani, madje vitin e fundit eshte miratuar edhe nje projekt per arkitektin Gjergj Frasheri, per studimin e kesaj kalaje, vecanerisht te pjeses qe eshte nga ana e Lanes. Ne vendin ku edhe u zbulua kulla katerkendeshe ne vitin 2002, dhe pas ketij zbulimi u be nje plan per evidentimin e shtrirjes dhe permasave te saj. Kemi te bejme me nje kala te tipit kastrim, sic njihet ne terminologjine arkeologjike, qe eshte nja kala katerkendeshe e perforcuar ne kendet e saj me kulla, kryesisht rrethore. E zbulimi i nje kulle rrethore para godines se Akademise se Shkencave, ishte pak e pasur dhe u evidentua vetem nga punimet qe po kryhen ne kete rruge. Tani problemi eshte c'do behet me pjesen e kalase, me dy kullat qe kane dale, i cili duhet zgjidhur.

E ne fakt si do te mund te veprohet tani qe jemi perballe ketyre rrenojave?

Po ajo qe ishte e papritur nga e gjithe kjo, ishte dalja e kulles rrethore se fundi, i cili ploteson planimetrine e kalase nga ana veriore dhe mund te ngreje dy alternativa, ose te lihet ne nivelin e rruges per t'u evidentuar ne menyre vizuale, pra planimetrike. E ne te kundert, duhet bere ajo qe bejne shume vende, qe te ngrihet e gjitha, pra te behet nje restaurim i saj deri ne vendin ku ruhet dhe qe ne e njohim, ne menyre qe te krijohet ideja e plote e kalase se Tiranes, me nje restaurim i cili shkon deri ne 3/4 e vellimit, por eshte nje praktike qe ndiqet.

Per ta theksuar me shume, kjo eshte praktike qe ndiqet ne vende te ndryshme?

Eshte praktike qe ndiqet kudo ku ka perpjekje per te evidentuar nje monument. Po marrim rastin e Greqise, ku restaurohen teatro etj. Po restaurime te tilla behen ne Turqi per teatro antike ne menyre qe te behen shfaqje. Madje, edhe ne po bejme disa perpjekje ne Bylis per te restauruar teatrin e qytetit, duke kaluar pak standardet e njohura qe behen vetem restaurime pjesore. Ne teatrin e Bylisit duam te bejme restaurim jo vetem elementet e ruajtur, por edhe duke i ribere ato. Edhe ne rastin e Tiranes mund te behet nje gje e tille, qe kalaja te ngrihet ne nivelet e evidentueshme, pra t'i afrohemi asaj qe kemi pasur per vite me radhe qe shkon deri ne 7 metra.

Kjo kushton shume?

Jo ndonje gje te madhe! Investimi eshte minimal, te cilin mund ta beje edhe Bashkia e Tiranes, nuk eshte detyre e qeverise. Eshte ne interes te bashkise qe ta beje, per me teper qe ne stemen e saj nuk mungon keshtjella. Pasi ne Shqiperi, qytetet evidentohen me keshtjellat, dhe kjo eshte historia e gjithe qyteteve qe jane ngritur ne bazen e keshtjellave, Durresi, Shkodra, Lezha, Elbasani, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Berati etj., kane te gjithe keshtjellat e tyre. Korca e ka, por s'e ka te evidentuar. Ndersa ne rastin e Tiranes, do te ishte nje simbol qe ka te beje me mentalitetin e shqiptareve, qe qyteti fillon me nje keshtjelle.

Si ka mundesi qe shtresa e dheut mbi rrenoja eshte teper e holle. Si ka ndodhur qe keto mure jane mbuluar?

Kjo ndodh perhere ne vendet e banueshme, qe krijohen perhere depozitime nga jeta e perditshme. Shtresa mbi kete mur eshte hicgje ne krahasim me Durresin, ku shtresat mbi kala jane edhe 20 meter, kuptohet jo ne te gjithe hapesiren e saj. Pra, per te arritur ne Durresin fillestar, ka vende ku duhet te germosh mbi 20 metra per te gjetur gjurmet e para. E kjo eshte gje normale!

Po a eshte normale te zbulohej kjo kala vetem ne vitin 2008?

Te jeni te sigurt qe dihej ekzistenca e saj, ekzistonte nje planimetri, dhe muret jane evidentuar sa here jane bere punimet per vendosjen e tubave te ndryshem, por asnjehere s'ka qene marre seriozisht. Te gjithe kalonim cdo dite, edhe une si arkeolog habitesh me guret e medhenj, qe me kujtonin muret ilire, por natyrisht e kuptoja qe nuk i perkasin kohes ilire, por jane me te vona. Ka pasur edhe studiues qe e kane evidentuar, si Kristo Frasheri qe ka shkruar historine e Tiranes, e djali i tij, arkitekti Gjergj Frasheri dhe po e ndjek, edhe Sulejman Dashi ka bere sondazh per te. S'mund te thuhet se ka qene teresisht jashte vemendjes, por ne permasat qe ka, dhe ne prezencen e objekteve te tjera te kalase, nuk ka ngjallur ate interes qe kane pasur kalate e tjera.

Pra, jemi vone?

Mund te jemi vone, por me rendesi per nje qytet si Tirana, qe do nje stoli. Eshte si ajo gruaja qe zbukurohet dhe pastaj kujtohet qe duhet te vere edhe nje varese. Pra, kjo eshte nje varese ne qafen e Tirane. Eshte ndryshe nga qytetet ku kalaja eshte vet qyteti, si Durresi antik, Berati, Gjirokastra, qe jane monumente qe permbajne vet historine e qytetit. Kurse ketu eshte nje stoli e qytetit, por me vlere te padiskutueshme.

Po tani qe e kemi, duhet te vonohemi shume per ta bere te evidentueshme, sa mund te zgjase kjo faze, sipas jush?

Duhet te merret nje vendim! E nese vendimi qe do te merret eshte per ta lene ate ne nivel planimetrik, atehere kjo eshte dicka qe behet shume shpejt, thjesht evidentimi i saj dhe eshte ceshtje javesh. Ndersa nese duam ta kemi kalane qe njerezit ta konceptojne realisht, (pasi mund te vihet edhe nje tabele per t'ju treguar se keto jane muret e saj), pra te ngreme kullat, eshte ceshtje e nje viti. Nderkohe qe duhet menduar edhe per rrugen, dhe une nuk mendoj qe do te kete nevoje per devijim trafiku. Mund te gjendet edhe nje zgjidhje e tipit qe rruga kembesore te kaloje pas murit, dhe ajo e automjeteve para tij, sepse nuk eshte e domosdoshme qe kembesoret te shohin doemos faqen e jashtme te saj. Mund te kete zgjidhje te ndryshme arkitektonike, pasi krijimi i nje trotuari para murit e kufizon ne menyre drastike rrugen. Nese restaurohen muret dhe trotuari kalon pas tyre, zgjidhja do te ishte me e lehte, por ky eshte vendim qe iu takon urbanisteve ta marrin.

descriptionRe: "Kalaja e Tiranes te restaurohet e gjitha"

more_horiz
cdo kala qe restaurohet ne vendin tone tregon trashegimin edhe historin evendit keshtu ,duhet te fillohen te restaurohen si kalajt ashtu edhe muzeumet edhe ato vegla qe trashegojm ng argeologjia qe tregojn etnitein tone .
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi