Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
DIVORCET!!!!

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 9th March 2008, 11:44

Nė dy muaj, divorcet rriten me 30 pėr qind

Statistikat, 85% e tyre kanė marrė formėn pėrfundimtare

Ndryshe nga njė vit mė parė, shumė nga ēiftet nė qytetin e Fierit kanė vendosur qė ta ndajnė pėrfundimisht edhe nė gjykatė martesėn e tyre. Tė dhėnat statistikore, qė vijnė nga Gjykata e Fierit flasin pėr njė rritje nė masėn 30% tė divorceve, ndėrkohė qė nė 60% tė tyre janė bashkėshortėt ata qė kėrkojnė ndarjen. Objekt i zgjidhjes sė martesave nė Gjykatėn e Fierit rezulton tė jetė gjendja e rėndė ekonomike ku jetojnė bashkėshortėt, ndėrkohė qė pasojat e njė divorci, e pikėrisht fėmijėt, kapin shifrėn mbi 250. Numri i divorceve rezulton sėrish tepėr i lartė pėr rrethin Fier nė kėtė periudhė tė parė dymujore tė vitit 2008. Statistikat e Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Rrethit Gjyqėsor Fier flasin pėr njė numėr prej 180 divorcesh tė paraqitura nė gjykatė vetėm pėr 2 muajt e parė tė kėtij viti, ndėrsa rreth 85% e tyre kanė marrė formėn pėrfundimtare, duke ndarė pėrfundimisht nė mes jetėt bashkėshortore. Krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė, numri i divorceve pėr rrethin Fier ėshtė rritur me 30% mė shumė, duke shprehur konkluzionin e shpėrbėrjes sė familjeve fierake dhe duke iu larguar mė shumė traditės sė 18 viteve mė parė. Shkaqet e divorceve dhe shtimit tė tyre janė tė shumta, por mė kryesorja ėshtė ndarja pėr shkak tė kushteve ekonomike. "Vendimi pėr t‘i dhėnė fund jetės bashkėshortore ėshtė mė i kėrkuar nga meshkujt. Rreth 60% e divorceve dhe kėsaj vendimmarrjeje, ndodh pėr shkak tė largimit dhe emigrimit tė njėrit prej bashkėshortėve, kryesisht burrave", sipas kreut tė avokatėve fierakė, Zenbun Hajdarmataj. Gjithsesi, fenomeni i divorcit rėndon mė shumė te fėmijėt. Pjesa mė e madhe e ēifteve qė i drejtohen gjykatės pėr t‘u divorcuar, janė me fėmijė, tė cilėve u mbetet "detyrė" tė ndahen nga njėri prej prindėrve.

Ėshtė e dhimbshme, qė sipas statistikave tė kėtij viti janė lėnė "jetimė" mė shumė sė 250 fėmijė, tė cilėt nė shumicėn e rasteve ndahen pėrfundimisht jo vetėm nga njėri prej prindėrve, por edhe nga vėllai ose motra e vet.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 9th March 2008, 12:20

Mendoj se shkaku kryesor eshte gjendja e mjeruar ekonomike.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 9th March 2008, 12:23

PO ashtu mendoj dhe une, por ka dhe shkaqe te tjera si tradhetia psh. Por me fatkeqet qe e pesojne me teper jane femijet , te cilet nuk jua kane borxh prinderve te tyre dicka te tille. Megjithate jane gjera qe ndodhin se jeta i ka te tera, por njeriu duhet t'i perballoj me sh force momente te tilla.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 9th March 2008, 21:19

Bum divorcesh, 7 ēifte nė ditė kėrkojnė ndarje nė gjykatė

Numri i ēifteve qė kėrkojnė tė ndahen nga bashkėshortėt e tyre arrin nė 7 numrin e tyre nė ditė. Nė Gjykatėn e Tiranės, ēdo ditė pothuajse paraqiten padi civile. Gjithsej gjatė dy muajve tė parė tė kėtij viti janė paraqitur 471 padi civile. Shkaqet ekonomike dhe tradhtia ēojnė drejt ndarjes 7 ēifte nė ditė nė kryeqytet. Sipas statistikave nga Gjykata e Tiranės rezulton se pranė sekretarisė sė kėtij institucione vetėn nė muajit janar dhe shkurt tė kėtij viti janė depozituar 471 padi civile. Objekt i kėtyre padive ka qenė kėrkesa pėr divorc. Nė Tiranė ēdo ditė ndahen pothuajse 7 ēifte nė ditė.Shifra rekord ėshtė shėnuar gjatė dy muajve tė parė tė kėtij viti. Nė gjykatėn e Tiranės kanė paraqitur kėrkesėn pėr zgjidhje martese 471 persona. Bumi i ndarjes sė ēifteve nė kryeqytet ka shkaqe kryesore kushtet e ekonomike dhe tradhtinė nė jetėn bashkėshortore. Burime zyrtare nga Gjykata e Tiranė bėjnė tė ditur se gjatė viti tė kaluar dhe fillimit tė kėtij viti dosjet e shqyrtuara me kėtė objekt janė rritur ndjeshėm. Gjyqtaret shpjegojnė qė njė pjesė tė mirė tė kėrkesave pėr prishjen e martesave e bėjnė vetė femrat, raport ky qė ka pėsuar njė rritje tė ndjeshme krahasuar me vitet e mėparshme ku dominonin meshkujt. Nė procese tė tilla hasen shprehen shumė probleme, pėr shkak se janė dhe fėmijėt nė mes.
Kėrkesat pėr divorc
Sipas statistikave mėsohet se nė kryeqytet nė njė ditė paraqesin kėrkesė pėr zgjidhje martese 7 ēifte. Vetėm gjatė dy muajve tė parė tė kėtij viti janė regjistruar nė gjykatėn e Tiranės 471 padi civile me kėrkesė zgjidhje martese. Ndėrkohė, ēėshtje tė ardhura tė reja janė 197. Ndėrkohė ēėshtje tė pranuara nga Gjykata e Tiranės janė 107, tė pushuara 54, tė pėrfunduara 162, dhe tė papėrfunduara 309. Ndėrkohė qė janė nė proces gjykimi pjesa mė e madhe e tyre, vetėm nė pas raste ėshtė bėrė i mundur pajtimi i palėve. Pjesa mė e madhe qė bėjnė kėrkesė pėr divorc janė femrat. Kushtet ekonomike, sociale dhe shoqėrore kanė bėrė qė shume prej femrave tė kryeqytetit tė vijnė nė dyert e gjykatave pėr tė kėrkuar divorc nga bashkėshortėt e tyre. Por, burime tė besueshme pranė kėsaj gjykatė pohojnė se, nė tė shumtėn e rasteve arsyet qė ēojnė nė ndarjen e ēifteve janė relative, nuk mund tė pėrcaktohet nė tė gjithė rastet shkaqet e ndarjes, por nė pjesėn mė tė madhe tė tyre janė arsye ekonomike ose tradhtia. Nė kėrkesa pėr zgjidhje martesė ku palė kėrkuese ėshtė gruaja shkak kryesor i ndarjes ėshtė dhuna nė familje, por nuk pėrjashtohen dhe rastet kur kjo e fundit ka gjithė peshėn e ekonomisė nė familje dhe pėr shkak tė mos pėrballimit tė saj kėrkon ndarje. Pjesa mė e madhe e ēifteve qė kėrkojnė ti japin fund lidhjes sė tyre janė ēiftet e reja dhe nė shumicėn e rasteve ato ēifte ku nė familje punon vetėm njėri nga bashkėshortėt. Sipas burimeve pranė kėsaj gjykate bėhet e ditur se, nė tė gjitha rastet e paraqitura nė gjykatė seancėn e parė togat e zeza tentojnė tė pajtojė bashkėshortėt. Kjo bėhet sidomos kur ata kanė fėmijė. Nė kėtė mėnyrė atyre u jepet dhe njė tjetėr mundėsi pėr tė vazhduar lidhjen e tyre dhe pėr tė “shpėtuar” tė miturit nga humbja e njėrit prej prindėrve.
Seancat
Por, gjatė muajit janar dhe shkurt tė kėtij viti, sipas statistikave nuk ka pasur asnjė pajtim mes ēifteve, madje mund tė thuhet se raste tė tilla janė fare tė papėrfillshme nė raport mė divorcet. Pretendimet e palėve nė gjykatė thellojnė konfliktin nė momentin e pretendimeve mbi pasurinė. Pas konfliktit tė bashkėshorteve pėr kujdestarinė e fėmijėve, sherri pėr pasurinė e krijuar gjatė martesės ndėrlikon procesin gjyqėsor.
Ligji pėr divorcin
Ligji pėr divorcin nė vendin tonė parashikon qė secili nga bashkėshortėt mund tė kėrkojė zgjidhjen e martesės pėr shkak tė ndėrprerjes sė jetesės sė pėrbashkėt kur bashkėshortėt jetojnė tė ndarė faktikisht qė prej 3 vjetėsh. Ndėrkohė legjislacioni pėrcakton qartė dhe rastin kur bashkėshorti kėrkon zgjidhjen e martesės. Sipas tij ky i fundit bashkėshorti duhet tė pėrcaktojė nė kėrkesėpadinė e tij dhe mėnyrėn e zbatimit tė detyrimeve tė mundshme kundrejt fėmijėve tė tij dhe bashkėshortit tjetėr me tė cilin mund tė jetojė ish-bashkėshortja e tij. Gjithashtu ligji i parashikon tė drejtėn gjykatės qė tė rrėzojė padinė pėr zgjidhjen e martesės pėr shkake tė ndryshme tė cilat argumentohen nė vendimin e gjykatės.

Kėrkesat:
471 padi pėr divorce janė depozituar gjatė 2 mujorit tė pėr tė kėtij viti
107 kėrkesa janė pranuar nga gjykata
162 ēėshtje pėr zgjidhje martese kanė pėrfunduar
309 tė papėrfunduara



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 9th March 2008, 22:06

divorcet u ben mode dhe trend tash ne tiran ,duke shkue drejt evrope jemi ,eshte per tu habitur me ket fenomen tek kombi jone ,kam lexue edhe para nji viti po nji artikull ku cdo i dyti me divorc keshtu kjo eshte per mua nji keqeardhje sepse me shum e pesojn femijet edhe nenat .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 16th March 2008, 21:42

Eshte vertete per te ardhur keq qe divorcet jane duke u shtuar.
Besoj se shkaku ne te shumten e rasteve eshte ai ekonomik.
Kur thashe se eshte per te ardhur keq,dua te them per femijet qe mbeten pa kujdesin e duhur prinderor,se te rriturit kane shkaqet e tyre qe arrijne ne kete pik



Shiko profilin e anėtarit


#7

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi