Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Fan Noli

Share

descriptionRe: Fan Noli

more_horiz
Fryn moj Erë

-Ngaj po na vjen, moj erë e rreptë?
Pse vërshëllen me aq mallëngjim?
-Vij drejt nga malet e Shqipërisë,
për të përhapur zi e vajtim.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

-Nga ata male, moj erë trime,
ç'lajme të reja po na ke siell?
Pse je e vrerët dhe e helmuar?
qiellë me zi përse na e mbiell?
Fryn, moj erë, etj.

Pse e ke synë të trubulluar
e rent kaluar mi t'zeza re?
Pse të pikojnë lottë të zeza,
lottë të zeza posi rrëke?
Fryn, moj erë, etj.

Syri m'u err nga ato që pashë
Ah! nukë mbahem, nuk duroj dot.
Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar,
rent ta haroj, po rentkam më kot.
Fryn, moj erë, etj.

Atje tek losnja në fush' të Korçës,
duke u hedhur lis më lis,
një qivur pashë me nj'çup' të virgjër,
ma vrau shpirtin ay filis.
Fryn, moj erë, etj.

Tokat pushonin, prift nukë dukej,
e pakënduar na u varros;
mihnë dëborën, i bënë varrë,
shpirt nuk më mbeti, forca m'u sos.
Fryn, moj erë, etj.

Atje mi varrë qante një grua,
një grua qyqe me mallëngjim;
burrën të qante më par'a çupën,
për kë të bënte më par'vajtim?
Fryn, moj erë, etj.

Renda e ika e fluturova,
po dhëmbjen time ku do ta fsheh?
Çava oqeane, dete dhe male,
po vajtoj edhe sikundër sheh.
Fryn, moj erë, etj.

-Moj er'e rreptë, erë malsore,
shpirti m'u ndes, zëmra më shkriu;
sytë m'u errë si ty dhe mua,
mëndja në kokë më bubullin.
Fryn, moj erë, etj.

Qëndro të lutem, të kam për t'dhënë
dhe un'i varfri një porosi:
një re të madhe dërgo të zbresë
e ta ngarkojmë me lott'e mi.
Fryn, moj erë, etj.

E kur të kthehesh nga Shqipëria,
Atje në kopshtin, atje t'qëndrosh,
dhe lott'e mia si vesë qjelli
dalë nga dalë do t'i pikosh.
Qaj, moj erë, moj er'e shkretë qaj,
derthmi lottë atje mi varr'e saj.

descriptionRe: Fan Noli

more_horiz
Sofokliu

Sofokliu ishte budalla,
Kur u mplak, edhe Kupidi e la,
Tha: "Shpëtova nga një maskara!"
Goja, pra, iu tha.

Sofokliu nuk e kishte mirë:
Plaku s'ka takat, po ka dëshirë,
Gjalpë s'ka po ka një pus me hirrë,
Furrë dhe trazirë.

Kam Ferid Asllanin si shahit,
Tetëdhjet' e pesë vjeç ashik:
Amerika, Evropa u-çudit,
Nuse desh kur vdiq!

Flamurin që la e trashëgova,
Nat' e ditë çupa, gra kërkova,
Se ç'u batërdisa, se ç'u shova,
Se ç'u përvëlova.

Kur të vdes, dhe kur të më mbuloni,
Çupa, gra, në varr mos më vajtoni.
Do t'ju dua prapë, siç më doni.
Dolla! Mos më zgjoni.

descriptionRe: Fan Noli

more_horiz
ELEGJI PER NOLIN- ose buzeqeshja e vrerosur e IMZOTIT

Kete te djele ne Boston per tere shqiptaret dhe vecanerisht per ata te besimit te krishtere ka ne feste, nje kremtim, nje pershpirtje me emrin e te nderuarit Imzot Nolit. 100 vjetori i krijimit te katedrales se Shen Gjergjit nga shqiptari Theofan Stilian Noli.

Ceremonia do te filloje me nje meshe ne kete katedrale e do te vazhdoje me nje dreke ne lokalin aq te njohur PIER 4. Deshiroja te shkoja. Fillova te interesohesha. Dhe zbulova.

Janullatosi dora vete do te jete i pranishem. U zemerova. E lashe fare. C’pune ka Janullatosi me Nolin? C’pune kam une me Janullatosin? Pse duhet te ha dreke me te? Une kam pune me Nolin dhe per te mendova te shkoj fillimisht. Ta nderoj. Ti cmoj mesazhin qe na ka lene. Ate te pastertin shqiptar. Noli vete do te pranonte qe ne pershpirtjen e tij te ishte Janullatosi? Do ja jepte doren sikur te ishte gjalle?Ky eshte nje rreagim qe me teper se sa fetar eshte i paster shqiptarce. Pyeta prape. Me siguruan se Janullatosi do jete. Me thane se shume veta kane anulluar prenotimet. Nuk dua te jem pjese e asnje grupi, por mesa duket qenia e Janullatosit ne keto kremtime e paska krijuar tashme percarjen. Shume vete e kane marre vesh me vonese prezencen e tij. Organizatoret kane tre muaj qe e mbajne te fshehur dhe pranuan me se fundi se e kane ftuar ata Janullatosin grek ne kremtimin e panshqiptarit NOLI. S’kane asnje detyrim per ta bere kete, madje as ndervarje hierarkike mes katedrales se shqiptareve ne Boston dhe kishes autoqefale ne Shqiperi. Jane thjesht motra…Apo Shemra??? Por te dielen e kesaj jave ne Boston simboli fetar i festes zbehet, per ti lene vend Nolit Shqiptar. Qe Janullatosi nuk e pranon si figure te kishes autoqefale shqiptare. Madje dhe portretin e tij e ka hequr nga muret. Ndoshta ka te drejte. Sepse Noli me shume se sa Imzot, ishte politikan, shkrimtar, udheheqes, opinionist, krijues. E megjithate Janullatosi do te jete. 100 vjet pasi Noli fitoi aq mundimshem pavaresine e nje kishe shqiptare drejtuesit aktuale te saj, ftojne grekun Janullatos.Perdhosje ??? Nuk e di. Por mua me kujtohet Odisea i lashte dhelper dhe krijimi i tij djallezor Kali i Trojes. Nje kale Troje modern, qe nuk pranon te beje pershpirtje fetare per viktimat Came to genocidit grek, por e politizon qenien e vet duke meshiruar ceshtjen politike te Qipros Veriore. Nje kale Troje qe ka ngulur kembet e veta ne fshatin Kosine dhe zhvarros te vdekurit e lashte.

Me vjen keq qe si besimtar orthodoks nuk gjej fuqine, por as nuk deshiroj qe ti drejtohem Janullatosit me titujt qe ka, personalisht nuk e njoh si rregullator te marrdhenieve te mia me ZOTIN. Me vjen shumfish keq qe si shqiptar te pranoj ngjitjen me dhune te dy portreteve te kunderta deri ne perbuzje ndaj njera tjetres. E imagjinoj Imzot Nolin, te kthehet permbys ne varr-do te thoshte nje bashkombese e nderuar kur do me mirrte vesh se kush do te nderohej per 100 vjetorin Nolian. Fytyren e tij e kam parasysh tashme me vetulla te ngrysura, nje rrudhe me shume dhe nje nenqeshje te vrerosur ne cep te buzeve te lodhura.Veshtrimi i syve te tij pyet-Edhe kete ma bete???

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’ as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’ u-mpaka,
Se ç’ u-çora, se ç’ u-mplaka….

Asgje me shume se ky varg i madherishem i Imzot Nolit nuk do e pershkruante me mire gjendjen shpirterore te tij nese do te ishte gjalle e do te merrte pjese ne 100 vjetorin e themelimit te Katedrales se Shen Gjergjit ne Boston. Shenja qe fuqishem e kerkon Imzoti po vjen, vecse ne krahun e kundert

descriptionRe: Fan Noli

more_horiz
-Poezi kushtuar Mëmës së shtrenjtë Shqipëri

Ē'thot' ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-ējerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!"
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.
Qan e lutet Nën' e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ē'e pat me Skënderbenë,
Bijt' e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s'i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.
Cilët jan' ata tiranë
Që të pren' e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn' e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.
Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan', o Shkab' e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle që t'i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.
Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S'kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n'Amerikë.
Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon' e vyer,
Që me drit' e nder të thuresh
Dhe me bijt' e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s'i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.
Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin' e vëndit t'onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

descriptionRe: Fan Noli

more_horiz

descriptionRe: Fan Noli

more_horiz
Zgjidh e merr vetë
Zgjidh e merr vetë (njohur edhe si Zgjidh e merr) është një poezi e krijuar nga Fan Noli në vitin 1926. Në të poeti përmes vargjesh jep karakteristikat e banorëve të krahinave të Shqipërisë.

MERR E ZGJIDH (F.NOLI 1924)

1 A te duhen luftetarë? Dhe arratinë armiku te marrë? A do botës ti vesh zjarrë? Merr nja dhjetë kosovarë.

2 A do male me debore Trima te fortë e malesore Fort bujare e burrerore Shkon ne kukes I ken e dorë

3 Atë duhen sharlatane Qe lepin ne çdo sahane Qe te percajne vatane Ke sa të duash Tropojane

4 A do njerëz për aheng Për tryeza e për kuvend Burra e gra kercejne me loder Këta I gjen veç ne Shkodër

5 Njerez te zgjuar me lezet Qe I gjen ne çdo anë Qe te bëjnë muhabet Këta janë mjeshterit Dibrane

6 A te duhen budallenj Ca gomere e ca kopuke Hajdut kacak e batakcinje Shko e merri mu ne Puke

7 A do trima sejmene? Kapardisur kudo vënë, Gjumi pa i zënë t'mos flene, Për tre mirditore bëj bene.

8 Këta matjane burr atë zotë Qe dikure kanë bërë barot Se i njeh gjithë vendi mbarre Nuk bëjnë tjetër veç për xhandar

9 A te duhen genjeshtare ? Matrapaz e kokë thare ? Kripen ta shesin për fare, Mer Krutane dhe je i lare.

10 Do dembele për Stamboll? Mos u lodh e mos hiç hall, Të rreshtosh nja tri tabor, Tiranasit t'i zgjedhish me dorë.

11 Po qejflinj a te duhen? Qe me jevga dinë te kruhen, Zonja qe pjellin çdo vit, Veç Elbasani i rrit.

12 Ne do burra llafazane Qe cudisin gjithë dynjane Qe rrine tërë ditën rrugës Nga këto gjen plot ne Durrës

13 Po kërkove kokë palare Kryengrites dhe gomare Qe punët te shkojnë vaj Shko e merri ne Kavaje

14 Kerkon hoxhe e kërkonë prift Mos bridh e mos u ngjit Se si këta qe bëjnë mëkat I gjet vetëm ne Berat

15 A do urte njerëzitë te rine, Nën komande të kesh ushtrine, ne tabjate të kesh njerezine Merre te gjithë Laberine !

16 Do për pune, një korçar ? I ke bujq e ustallarë, Me gra bashke e hapin varre Krah e kokë s'u ka te share.

17 Do budallenj qe veç hane? Me dy këmbë do hajvane? pasuri qe sdin te vënë Merr shetit gjithë Myzeqene.

18 A do të ruash florine? Katandine e shtepine? Me dy qoftë mbush sinine, Ec e more Gjirokastrine.

19 A do të hash e te besh qejf? Sofra e shtruar si për mbret, Pasterti e për yzmet, Të tillë gjen veç ne Permet.

20 Do ministra kolonjare? Se mbahen burra për "mend", Duan kudo te jenë të parë, Ne mexhlis e ne kuvend.

21 Hall i madh me Skraparllinj Ka rrezik te hash dhe dru, Dy ministra le të rrine, Se na duhen dhe pa tru.

22 Ore te gjore, harruam Vloren! Se kjo pune lahet me gjak, Dy shirit e një medalje, Kësaj pune i vënë kapak.

descriptionRe: Fan Noli

more_horiz
Faqe të panjohura

Faqe të panjohura me Autor Fan S. Noli. Artikuj dhe shënime publicistike, 1915-1919. Përmblodhi dhe pajisi me shënime Prof. Koço Bihiku. Shtëpia botuese Albin, viti botimit 2002. Faqet e librit 329.

Vëllim me ligjërata, artikuj, letra, shënime, etj të Fan S. Nolit që ndriçon një ndër fazat më interesante e më pak të dokumentuara si të vetë jetës e veprimtarisë së F. Nolit, edhe të historisë së shtetiti të sapo krijuar shqiptar : periudhën e Luftës së Parë Botërore 1915-1919. Gjendja në Shqipëri, sidomos në qerthullin e Luftës së Parë Botërore, përpjekjet për të mbajtur në kembë shtetin e porsaformuar shqiptar, politika e fqinjëve shovinistë për copëzimin e ndarjen mes tyre të Shqipërise, roli dhe politika e fuqive të mëdha të Evropes dhe SHBA-së ndaj çështjes shqiptare e asaj ballkanike, fati dhe veprimtaria e figurave dhe personaliteteve të ndryshme shqiptare e të huaja në vitet e mbrapshta 1914-1919, princ Vidi, përpjekjet e të huajve për të gjetur një mbret të përshtatshëm për Shqipërinë, ushtritë e huaja në Shqipëri, Konferencat Ndërkombëtare e forume të tjera të kohës, kur diskutohej, bëhej pazar e shpesh vendosej për fatet e Shqipërisë, etj. Të gjitha kur ligjëronte e shkruante Noli i ri...

descriptionRe: Fan Noli

more_horiz
Per mendimin tim mbetet nr 1 per shqiperine ky person

descriptionRe: Fan Noli

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi