Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!!

Share

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 9th March 2008, 20:36

Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet !!!


E Premte, 07 Mars 2008



Qeveria e Shkupit kerkon qe te mbaje nje hapesire toke, qe i eshte dhene nga Beogradi shtate vjet me pare, ne menyre arbitrare. Behet fjale per nje marreveshje te nenshkruar me 2001-in mes Beogradit e Shkupit, ku Maqedonise i jane kaluar nen administrim, 2500 hektare toke te Kosoves. Te gjithe drejtuesit e qeverive te Kosoves qe nga viti 2001 e kane konsideruar te papranueshem paktin dhe kerkojne anulimin e tij.

Ne kete pike, Shkupi ka vene kushte, duke deklaruar se eshte i gatshem te shpalle njohjen e pavaresise se Kosoves, vetem pasi autoritetet e Prishtines ta njohin marreveshjen e vitit 2001. Shteti i ri ka bere te qarte se nuk pajtohen me kete pretendim te Maqedonise dhe kerkojne qe Shkupi pa hezitime te njohe Republiken e Kosoves. Ne kete kuader, Prishtina propozon te formohet nje komision i perbashket, qe do te shenjoje vijen kufitare.

"Eshte nje ceshtje qe ne e kemi quajtur teknike, te perfunduar dhe kjo do te ndodhe ne menyren me te mire te mundshme", ka deklaruar dje, lidhur me mosmarreveshjen, Presidenti Fatmir Sejdiu. Ai hodhi dyshimin se "mund te kete deshira te dikujt tjeter qe te ngreje tensione mes nesh" dhe ne kete pike, duke siguruar se nuk deshirojne acarim mes shtetesh, shprehu besimin se "dhe zyrtaret pergjegjes ne Maqedoni nuk kane interesa te tilla".
_________________



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 9th March 2008, 20:36

Kufiri me FYROM, debati mbetet i ndezur

E Shtune, 08 Mars 2008


Argument i rendesishem i ngritur nga autoritetet kosovare ne takimet e djeshme me zv/sekretarin amerikan te Shtetit, Daniel Frid, ishte ai i kufirit me Maqedonine. Ne menyre arbitrare, Beogradi i dha ne vitin 2001 Shkupit kontrollin mbi 2500 hektare toke kufitare. Zyrtaret e Kosoves e kane refuzuar gjithmone kete vendim. Diplomati i larte amerikan e ka konsideruar si argument jo shume shqetesues. "Ceshtja e kufirit mes Kosoves dhe Maqedonise do te zgjidhet dhe nuk eshte dicka qe duhet te krijoje shqetesime. Besoj se dy shtetet do te punojne per ta zgjidhur ate ne menyren e duhur", tha Frid.

Ne te njejten linje ka qene dje edhe i zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Tom Kejsi. Ai sqaroi qendrimin amerikan se ceshtjen kontestuese te kufirit midis Kosoves dhe Maqedonise palet duhet ta zgjidhin me dialog dhe ne menyre paqesore. "Kur eshte fjala te cfaredo lloj kundertheniesh midis Kosoves dhe Maqedonise, apo edhe vendeve te tjera, ne i inkurajojme popujt t'i zgjidhin ato ceshtje ne menyre paqesore dhe permes bisedimeve. Jam i sigurt se edhe ne kete rast kjo mund te ndodhe", tha zedhenesi Kejsi.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 9th March 2008, 21:09

o po shkupi do te kerkoj ,por mendoj aj kufi duhet rishqyrtohet edhe 2500hektare toke do ti kethehn kosoves ,se beogradi ka ber pazar ne koke me vete pa deshiren e shqiptarve keshtu qe kufiri besoj duhet te shkokj aty ku ka qen ,edhe duhet te veprojn qe punet mos te zvarriten e te lehen te vjetrohen ,kjo don pun te shpejt .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 11th March 2008, 19:21

U vendosėn pllakat me mbishkrimin Republika e Kosovės nė pikėn kufitare me Maqedoninė
Prishtinė, 11 mars - Pas pikės kufitare Merdar nė kufi me Serbinė punonjėsit e Departamentit tė shėrbimeve tė inxhinieringut dhe tė menaxhmentit tė ndėrtesave tė Ministrisė sė Shėrbimeve Publike nė bashkėpunim me policinė kufitare, dje kanė vendosur pllakat me mbishkrimin Republika e Kosovės nė pikėn kufitare me Maqedoninė nė Han tė Elezi dhe nė Glloboēicė, duke e ēuar nė tre numrin e pikave kufitare me mbishkrimet Republika e Kosovės. Janė kėto dy pika kufitare qė ndajnė Republikėn e Kosovės me atė tė Maqedonisė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 14th March 2008, 18:42

Fqinjesia dhe 2500 hektaret e kufirit*

E Premte, 14 Mars 2008


Ende per pa u mbushur nje muaj nga shpallja dhe me pas njohja e shtetit te Kosoves nga vendet kryesore, shtetet fqinje ende nuk e kane bere te njejten gje. Perjashto Serbine, shtetet tjera kufitare me Kosoven, pervec Shqiperise, po hezitojne ta bejne njohjen. Mali i Zi tashme eshte deklaruar se do te veproje ne perputhje me interesat kombetare te shtetit, duke dhene sinjale te qarta se njohja do te ndodhe. Ndersa Maqedonia, shteti tjeter fqinje perkunder faktit se aty jetojne mbi 30% e popullsise me etni shqiptare, po kushtezon padrejtesisht dhe perkunder parimeve te fqinjesise se mire, njohjen e pavaresise se Kosoves me percaktimin e vijes kufitare ne mes shtetit te Kosoves dhe Maqedonise.

Pengesa paraprake per fillimin e caktimit te vijes kufitare eshte qasja e ndryshme e qeverive perkatese.

Kosova kerkon fillimisht njohjen e shtetit te Kosoves pastaj ne frymen e planit Ahtisari te zgjidhet problemi i kufirit, si subjekte te barabarta. Kurse, Maqedonia kerkon te kunderten. Sipas planit Ahtisari: "Territori i Kosoves do te definohet nga vija kufitare e Krahines Socialiste Autonome te Kosoves brenda Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise ashtu sic kane qene keto vija kufitare me 31 dhjetor 1988, pervec ndryshimit te vijes kufitare nga marreveshja e demarkacionit ne mes te Republikes Federative te Jugosllavise dhe ish Republikes Jugosllave te Maqedonise me 23 shkurt 2001.

Duke respektuar kerkesat dhe frymen e planit nderkombetar, Kosova ka marre pergjegjesite, perkunder mos kalimit ne KS te OKB-se te pakos per status. Ndersa, pervec pjeseve tjera te planit Ahtisari, edhe per vijen kufitare jane deklaruar te gatshem per bisedime. Se fundi edhe Presidenti i Maqedonise eshte deklaruar per kete problem, duke kritikuar autoritetet e Kosoves "per fillim jo te mire te marredhenieve ne mes dy vendeve".

Po te shikohet problemi ne retrospektive dhe veprimet e tashme te Maqedonise, realiteti eshte i kundert me ate qe ka deklaruar presidenti. Sepse, edhe pse formalisht Rezoluta 1244 e njeh sovranitetin formal te Serbise mbi Kosoven, Maqedonia, perkunder realitetit te ri te krijuar jo vetem ne Kosove, por edhe ne Maqedoni, nuk ka deshiruar dhe si duket ende nuk deshiron ta kuptoj, duke vepruar me logjiken e mehershme. Kjo mosperfillje e realiteteve ka ndodhur edhe kur ne vitin 2001 ne menyre arbitrare, pa interes afatgjate edhe per vete ata dhe konfiguracionin e brendshem politike, nenshkruan marreveshje me Serbine, e cila qe nga qershori 1999 faktikisht e ka humbur sovranitetin mbi Kosoven. Ndersa formalisht ka arritur ta mbaj si rezultat i kompromisit ne leter te arritur ne mes te forcave te Keshillit te Sigurimit. Me kete veprim eshte bere cedimi i nje pjese te territorit te Kosoves nen administrimin nderkombetar dhe kunder vullnetit te popullit te saj, si Sovran i territorit te Kosoves, nga dy shtete te cilat nuk e shtrijne sovranitetin real mbi ate pjese.

Nder tjerash, ne planin Ahtisari parashihet deklarata e kryesuesit te Keshillit te Sigurimit te 7 marsit 2001, ku permendet se "Keshilli i Sigurimit ben thirrje per nevojen e respektimit te sovranitetit dhe integritetit territorial te ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise. Ne kete kontekst thekson se marreveshja mbi demarkacionin e kufirit, e nenshkruar ne Shkup me 23 shkurt 2001… duhet te respektohet nga te gjithe." Bazuar ne kete deklarate krijohet bindja se gjithcka eshte e perfunduar,n por nder tjerash aty parashihet se: "Kosova do te angazhohet me ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise per themelimin e nje komisioni te perbashket teknik brenda 120 diteve nga hyrja ne fuqi e kesaj marreveshjeje, per te perkufizuar vijen fizike te kufirit dhe per adresimin e ceshtjeve tjera qe dalin nga zbatimi i marreveshjes se vitit 2001 ne mes te Republikes Federative te Jugosllavise dhe ish Republikes Jugosllave te Maqedonise. Puna e komisionit teknik do te perfundoje brenda nje viti nga data e themelimit te tij. PCN dhe PUN do te perfaqesohen ne kete komision per te lehtesuar diskutimet ne mes te dy paleve, ata mund te marrin pjese ne procesin e demarkacionit te kufirit me kerkese te cilesdo pale." Ne baze te kesaj eshte e qarte gjithcka ku nder tjerash kerkohet adresimi i problemit te kufirit gjate bisedimeve. Kurse, nuk eshte e rastesishme shtyrja e definimit te vijes kufitare pas statusit, sidomos pas kerkeses se pales kosovare me qellimin qe ne frymen mirekuptuese dhe te fqinjesise se mire, si subjekte te barabarta, te qartesohet gjithcka, duke marre parasysh edhe pronesine private te atij territori, fakt te cilin pala maqedonase deshiron ta anashkaloj.

Sjelljet e autoriteteve maqedonase nuk sherben aspak ne ofrimin dhe forcimin e marredhenieve ne nivel ndershteteror, duke vepruar me logjiken e raporteve jo te barabarta. Kjo pengon, jo vetem krijimin e raporteve te reja ne nivel shteterore te fqinjesise se mire, por anashkalohet edhe faktori shqiptare atje, shume i rendesishem per stabilitetin e brendshem te Maqedonise.

Ne gjithe kete proces, pa pergjegjesi nuk mbetet edhe partia ne pushtet e shqiptareve PDSH, e cila duhet ta luaj rolin e vete me ndikues dhe lobues, ne perputhje me interesat e shqiptareve, jo vetem ne Maqedoni, por edhe me gjere, perkunder politikes se partive maqedonase, veprimet e te cileve shpesh here behen ne perputhje fatkeqesisht me kerkesat te cilat rrisin popullaritetin tek maqedonasit, duke injoruar interesin rajonal dhe mbietnik, ne sherbim te marredhenieve bilaterale te fqinjesise se mire.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 14th March 2008, 21:01

PDSH pėrfundimisht del nga koalicioni qeveritar nė Maqedoni
Shkup, 14 mars - Nė Maqedoni, kuvendi qendror i Partisė Demokratike Shqiptare miratoi vendimin e kryesisė qendrore tė partisė pėr t'u larguar nga koalicioni qeveritar. Kryetari i kėsaj partie, Menduh Thaēi, tha se ky vendim nuk bėhet kundėr askujt, as kundėr shtetit e as kundėr rivalėve politikė dhe se kėrkesat qė partia e tij i kishte paraqitur kryeministrit tė vendit, Nikolla Gruevski, kishin burimin tek Marrėveshja e Ohrit. Kuvendi qendror i PDSH sė, organ mė i lartė i kėsaj partie, e miratoi mbrėmė njėzėri vendimin e kryesisė qendrore pėr tė dalė nga koalicioni qeveritar. Kryetari i partisė Menduh Thaēi tha se prej ditės sė sotme nuk ėshtė mė pjesė e koalicionit qė funksionoi pėr nėntėmbėdhjetė muaj. Kryetari i PDSH sė, Menduh Thaēi pas mbledhjes sė Kuvendit tė partisė theksoi se vendimi i tyre ėshtė pėrfundimtar dhe i parevokueshėm dhe se kėrkesat e tyre dalin nga Marrėveshja e Ohrit. "Tė gjitha kėrkesat tė cilat PDSH i parashtron, janė pika nga Marrėveshja e Ohrit. Ne nuk kėrkojmė asgjė tė re pėrveē pranimit tė Kosovės. Kėrkesat e shqiptarėve nė Maqedoni janė tė vjetra 17 vite, ndėrsa nė pjesėn e mosrealizimit tė tyre, faj bart edhe PDSH", tha Thaēi.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 16th March 2008, 13:16

Na jepni tokė qė t'ju njohim
01 March, 2008 11:48:00 Erjona Rusi
Germezoni:
Maqedonia po kėrkon tė zgjerojė kufijtė e saj me territore tė Kosovės nė kėmbim tė njohjes sė pavarėsisė sė saj.

Maqedonia u ėshtė drejtuar institucioneve kompetente tė Kosovės, me qėllim qė tė fillojė procesi pėr demarkacionin e linjės sė pėrbashkėt kufitare, nė pajtim me Marrėveshjen Ndėrkombėtare tė vitit 2001. Qeveria e Maqedonisė ende e pret pėrgjigjen, ndėrsa masat qė do tė ndėrmerren dhe politika qė do tė zhvillohet do tė bazohet nė interesat kombėtare dhe shtetėrore maqedonase. “Do tė merren parasysh interesat e qytetarėve tė Maqedonisė, jo sipas recetave qė ofron opozita maqedonase. Pėrkundrazi, politika e jashtme zhvillohet mė me pėrgjegjėsi”, deklaroi dje nė njė konferencė pėr shtyp zėdhėnėsi i qeverisė, Ivica Bocevski, duke iu pėrgjigjur pyetjes sė gazetarėve pėr qėndrimin e qeverisė lidhur me rekomandimet e opozitės, qė sė pari tė shėnohet kufiri e mė pas tė njihet pavarėsia e Kosovės. Liderja e LSDM-sė, Radmilla Sheqerinska, deklaroi se demarkacioni kufitar me Kosovėn ėshtė nė interes jo vetėm tė Maqedonisė, por edhe tė rajonit. Ajo theksoi se “Maqedonia duhet tė insistojė menjėherė pėr demarkacionin”. Ndėrsa pak ditė mė parė, zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuqi, theksoi qartė qėndrimin e qeverisė kosovare sa i pėrket demarkacionit. “Ėshtė e udhės qė Maqedonia fillimisht ta njohė Republikėn e Kosovės si shtet sovran dhe tė pavarur, pastaj sipas asaj qė ėshtė parashikuar nė planin e Ahtisarit, pėrfaqėsues tė tė dy vendeve, me ndėrmjetėsimin e ndėrkombėtarėve, tė vendosin pėr vijėn e demarkacionit”, u shpreh Kuqi. Qėndrim pothuajse tė ngjashėm kanė edhe partitė politike shqiptare nė Maqedoni. Ato vlerėsojnė se njohja e shtetit tė Kosovės duhet tė bėhet sa mė shpejt dhe pa kushte.
Territori i Kosovės ėshtė i pandashėm

Nė njė zhvillim tjetėr, Qeveria e Republikės sė Kosovės dhe aleatėt e saj thanė se janė tė vendosur nė qėndrimet e tyre pėr ruajtjen e integritetit territorial tė Kosovės. Kryeministri Hashim Thaēi tha dje, se nė Kosovė nuk do tė lejohet dhunė nė asnjė rast, por do tė respektohet lėvizja e lirė e tė gjithė qytetarėve, nė ēdo pjesė tė territorit tė Kosovės. Sa i pėrket integritetit territorial, Thaēi u shpreh se territori i Kosovės ėshtė i paprekshėm, unik dhe i pandashėm. Kryeministri kosovar dhe pėrfaqėsuesi i posaēėm i BE-sė pėr Kosovėn, Piter Feith, ritheksuan se vendet kryesore tė Bashkimit Evropian sė bashku me SHBA-tė nuk do tė tolerojnė ndarjen e vendit. Gjithashtu, edhe KFOR-i disa herė ka pėrsėritur se siguria e qytetarėve tė Kosovės dhe kufijtė e saj janė tė garantuar. “Mesazhi ėshtė se grupi pėr Kosovėn nuk do ta lejojė ndarjen, pasi ajo nuk parashihet pėr kėtė vend dhe ndarja nuk do tė pranohet nga ne”, tha Feith, duke shtuar se kjo ėshtė njė vijė e kuqe qė nuk mund tė tolerohet nė asnjė formė.



Shiko profilin e anėtarit


#8

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi