Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Historia » Elita kombėtare »
Sali Berisha

Share

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7

+ Pėrgjigju Diskutimit

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 11th March 2008, 02:20

@Albini shkruajti:hahaahahhhha

e dija se enverin po e kiujtoni por zoti ne xhehnem se ai nuk kthehet ma!

hani buk gruri si mbare bota se ate te misrit gati se as gomari spo e don ne demokraci!

per fund, duajenishqiperine ju sa e don sala, ju premtoj se jeni ne rrugen me te mire dhe heret a vone do ju shpalli edhe une edhe kombi shqiptare heronj!
Enverin nuk e kujton njeri Albini dhe as qe behet fjale qe Saliu njeriu me i afert i Enver Hoxhes te jete me ndryshe se mesuesi i tije.
Pra Saliu eshte vazhduesi i Enver Hoxhes nje diktator dhe shtypes i popullit te vet, me nje ndryshim Enveri i izoloj dhe i vrau e i preu brenda vendit ndersa Sala po i largon dhe po i mbyten neper dete dhe po i vret neper malet e vendeve fqinje.

Pra eshte vazhdues i politikes se Enverit vraj e prej.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 11th March 2008, 02:30

he tropojani ja ka ber sikur disa vene ismail kadare ,q sdua te hyj me shum te shkruj se kush ishte sala se me larte per nji gabim per gruen e tij eshte mbese e malazeve kerkoj falje punblike ne gabim ne te shkruer ,dhe nji atdhetar se kishte perzie kurr ne radh te pare pjellen e tije qelizen e tije keshtu qe per mua mbetet vetem nji palaqo burr ne histori sali berisha ,dhe po te me vij rasti ja thom ne surrat ket ball per ball dhe se kam derte ben mire te iku sa me shpejt nga qeverija edhe partija e tije qe e ka nominue kryetar .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 11th March 2008, 02:41

une spo mund ti duroj njerzit e pa afte edhe primitiv te jen drejtues te nji shteti ,por as te nji bashksije e jo me te nji shteti apo shoqerie ,



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 16th March 2008, 21:56

rroft sala me shoket e tij

ILIR DOCI autor


Sala ne pushtet carmatohen ushtaret lihen pa fisheke
sala ne pushtet masakrohen ushtaret ne kufi nga greket
Sala ne pushtet futet fatosi ne burg
sala ne pushtet krijohen firmat piramidale
sala ne pushtet krijohen bandad
sala ne pushtet oficeri behet bisnesmen
sala ne pushtet shoferi behet doktor
sala ne pushtet del fatosi del nga burgu
sala ne pushtet bien firmat piramidale
sala ne pushtet vriten shpirterish ekonomikisht shqiptaret
sala ne pushtet vidhet floriri i popullit
sala ne pushtet futet veriu ne gjakmarrje
sala ne pushtet ja ler vendin fatosit
sala prap ne pushtet tenderat jepen te paafteve
sala ne pushtet shpall zi kombetare
sala ne pushtet shperthim ne vore
sala ne pushtet qindra te plagosur
sala prap ne pushtet nuk e ka fajin ministri i brendshem
sala ne pushtet do ta gjejme rrugen drejt natos
sala prap ne pushtet po pra ky ne pushtet
sala prap ne pushtet do te jet ponuk rrim dot pa te
sala prap ne pushtet sepse i kam dhan besen voten
sala prap ne pushtet dote jete se ka plot misq dhe shoke
sala prap ne pushtet dote jete se eshte si ngaterrestari i pojanit
sala prap ne pushtet
po ja u ... nanen shqiptareve me shoket e tij
tani prap sala do te jete ne pushtet

sala votonin per mu se pa gjak nuk kaliri

sala ne pushtet nuk do te kerte gjak ne democraci
sala prap ne pushtet gjak do te kete gjithmone derisa ka te pa afte
sala
po e kujt ishte kjo firme qe cmontonte keto para te poupullit qe per 50 vjerte prinderit tane kane dhane gjakun dhe djersen per te mbrojtur vendin
sala ne pushtet kush do ti vidhte keto gzhoja dhe barut ku do te shitej
sala ne pushtet
rroft sala



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 18th March 2008, 20:56

Flet sali Berisha


Do ta bejme shqiperine si Evropa....

Nuk zgjati shume dhe u dogjen depo ,magazina,dhe u shkaterrua gjithcka e krijuar me mund nga populli shqiptar

Do te zhdukim luften e klasave

Dhe filloj te fuste ne burg gjith ata qe ishin dikur udheheqesit e dashur te tij.

Do te cojme ekonomin me para

Dhe deklaronte se firmat piramidale ishin shume te rregullta dhe te pastra

Do te luftojme komuniznin

Dhe hodhi ne rruge gjithe punonjesit (oficeret)
e ndershem dhe ne vend te tyre vendosi tarafin e tij (le te ishin injorant dhe pa shkolle)

Do te forcojme shqiperine
Dhe ndau armet ne popull

Do te arrime bashkimin kombetar
Percau jug -veri Shqiperine

Do te kemi votime te lira
Vendosi policine (rrugace te veshur polic) ne dyert e qendrave te votimit

Do te forcojme ekonomine e tregut
Rritet cmimi i bukes(Ajo behet shume e veshtire per tu siguruar nga pjesa derrmuese e popullsise)

Do te forcojme ushtrine
Carmatosi ate
............



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 23rd March 2008, 08:35

Marre nga "Koha jone"

Reformat, pas ikjes se Berishes
E Diele, 23 Mars 2008


Reformat e domosdoshme per vendin, perfshire ketu dhe ate zgjedhore, do te mund te realizohen vetem pas ikjes se Kryeministrit Sali Berisha. Ky ka qene qendrimi i ardhur dje, nga kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, i cili nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj qeverisjes aktuale dhe Kryeministrit. Keshtu, referuar situates se krijuar se fundmi ne arenen politike, per shkak te tragjedise se Gerdecit, kryetari i PSD-se, Gjinushi, nuk sheh asnje lloj mundesie bashkepunimi me mazhorancen qeverisese per asnje ceshtje, qofte kjo dhe reforma zgjedhore. "Nuk mund te diskutohet per reforma me nje qeveri totalisht te inkriminuar. Kjo eshte qeveri e krimit dhe te bashkepunosh me te do te thote qe je i inkriminuar", theksoi Gjinushi gjate fjales se tij. Njekohesisht, po ne kete linje, duke shtuar dhe me tej dozen e akuzave, kreu socialdemokrat verejti se "ne kemi perballe nje Kryeminister te papergjegjshem, qe edhe pse faktohet se eshte marre me trafik, prej te cilit u vrane dhe njerez, serish nuk terhiqet, madje dhe nuk resht se beri deklarata te paqena". Per kete arsye, sipas tij, per sa kohe nuk kemi nje doreheqje te tij, nuk mund te flitet per reforma ne kete vend.

O.XH



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 24th March 2008, 18:22

Burra! Jepeni kushtrimin
Po na shajnė Salė-Sali trimin
Salė-Saliu qė i ndrit nuri
Nė ēdo hu e rrudhė flamuri.

Hej Shqypni e hej shqiptarė
Shajnė Sali-Salinė e Parė
Salė-Saliu qė i ngjit fjala
Dhe te gjarpni dhe te ngjala.

Salė-Saliun qė na ngopi
Me gėnjeshtra e tym baroti
Salė-Saliun qė i bėn hije
Ē’do ministėr qeverie.

Shahet Sala o gomerė?…
Salė-Saliu s’qas tė tjerė
As nė besė e as nė nder,
Ka ra nga qielli, ka lind “lider”.

Pika qė s’ju bie,…Pika
Sal-Sali, Sal-Politika
Me 200 e ca petrita
Hoq’ ushkurėt, vun llastika.

Po tė mos ishe Sali-Saliu
Elefant nuk bėhesh miu
As gomari me pushtet
Rrota, pyka, deputet.

Hej, bre,hej…Me besa-besė
Salė-Saliu duhet t’mbesė
Dhe pėr tortat me pekmez,
Dhe pėr tavat me fėrgesė.

Le ta dijė gjithė bota mbarė,
Po iku Salė-Saliu i parė
Dhe nė dimėr dhe n’behar,
lumi ka pėr tė na marrė… (vendos njė klipart qė qesh)


Vargje tė shkėputura
nga shekulli



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 24th March 2008, 19:17

Sali Berisha

JU kryeminister i Shqipėrisė
jeni bėr edhe varg i poezisė
te shkruajnė ata qe i lirove
dhe nga komunizmi i largove!

Ty Kryeminister i Shqipėrisė nanė
me ndegjo dhe lexojeni poezinė
largohu , jep doreheqje vallė
komunistet ne pushtet let' vijnė!

disa i ka marrė malli pėr diktaturė
bukė misri e kėnge enveriane
qe barkun buk s'e ngopėn kurr
ajo ishte Shqipėria nanė!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 9th October 2008, 23:00

Nexhmije Hoxha: Saliu, nje komunist fanatik



“Saliu ne shtepine tone eshte futur nga dera e pasme. Ai ishte nje komunist fanatik. Bente te pamunduren edhe atehere qe nepermjet zellit te tepruar te tentonte te vinte ne pushtet”.

Keshtu eshte shprehur per kryeministrin Sali Berisha e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, ne nje interviste ekskluzive ne emisionin “Shqip” ne Top Channel.

“Kur Enveri vajti njehere ne klinike per te takuar nje shokun tone qe ishte semure, mjeket me thane se Saliu mbante doren larte dhe nuk ja jepte njeriut duke thene se kam takuar xhaxhin Enver”, ka rrefyer ajo.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 29th December 2016, 15:36

“Biografia sekrete” e Sali Berishės

Dokumentat dhe faktet e paraqitura mė poshtė janė pjesė nga njė seri artikujsh qė janė botuar nė gazetėn “Koha Ditore”, Prishtinė, nė vitin 1998. Si dhe dėshmi tė njė shqiptari qė ndodhet nė Amerikė(SHBA). Autori: A.D

Kush ėshtė Sali Berisha?

Nė tė kaluarėn e herėshme familja e tij ėshtė shkėputur nga zonat e Detit Kaspik nė Rusi, , tė cilėt kanė emigruar gjatė shekullit tė 19- tė. Atėherė shumė aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur nė Evropė, e sidomos nė Serbi. Mė pas shumica e tyre u zhvendosėn nė Francė.
Nė kėtė kuadėr nga mbeturinat e mėsipėrme ngelėn edhe nė Shqipėri disa familje tė rusėve tė emigruar, ku njė prej tyre ėshtė familja Sali Berisha (mbiemri i tė cilit ėshtė i huazuar dhe i marrė si mė i pėrdorshmi nė Kosovė dhe Shqipėri, pėr shkak se mbiemri i tyre ka qenė sllav mė pėrpara.
Mbas vendosjes nė fshatin Vuēidol tė Tropojės dhe sistemimit fillon edhe veprimtaria e tyre. Tė parėt e Sali Berishės i kanė vėnė dy herė zjarrin Malsisė sė Gjakovės, fakt ky qė njihet nė Tropojė. Qė nė atė kohė persona tė kėsaj familje kanė qenė tė lidhur me serbėt dhe kanė vepruar historikisht kundėr interesave tė kėsaj zone. Sali Berisha nė vitin 1962 erdhi nė universitetin e Tiranės nė degėn e mjekėsisė. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt nė spitalin e Tiranės si mjek zemre dhe mė vonė kirurg. Nė kėtė kohė Sali Berisha filloi tė pėrgatiste dokumentat pėr t’u futur nė parti. Njė vėlla i tij mėsues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degės sė Tropojės, Idriz Shehun. Ky i kėrkoi Idrizit ta ndihmonte tė vėllain pėr t’u pranuar nė parti. Idrizi i pėrgjigjet se nė kushtet e Sali Berishės pėr t’u pranuar nė parti duhej qė edhe ai tė ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai dhe t’i merrej mendimi nėse ishte dakort. Pas kėtij takimi i vėllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe ishte i vetmi person pozitiv nė fisin e Sali Berishės) pasi mori miratimin e Sali Berishės u kthye nė Tropojė.

Tė dy u nisėn me makinėn e Degės sė Brendėshme Tropojė pėr nė Tiranė dhe u takuan me persona tė Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme, tė cilėt e tėrhoqėn nė bashkėpunim Sali Berishėn me pseudonimin “Penicilina” dhe mė pas iu miratua kėrkesa pėr tė hyrė nė parti. Nė atė kohė ishte rregull qė dosja e personit qė bashkėpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i Drejtorisė sė Punėve tė Brendėshme. Kur erdhi nė pushtet jo mė kot Sali Berisha e futi nė burg ish drejtorin Zef Loka, njė burrė i ndershėm, i cili e kishte ndihmuar shumė Sali Berishėn pėr ēdo problem familjar qė ka pasur.

Me kėtė bazė shpjegohet edhe fakti qė i nipi i Idriz Shehut, Baki Shehu, ish gjeneral nė kohėn e PP-sė, drejtues i PS-sės, njė ditė tė bukur bėhet deputet i PD-sė.

Gjatė kėsaj kohe Sali Berisha u bė njė nga personat mė tė ethshėm pėr pushtet, duke zbatuar me pėrpikmėri mėsimet e PP-sė, deri nė zgjedhjen e tij si sekretar partie. Gjatė kėsaj kohe filluan t’i shfaqen shėnjat e para tė sėmundjes psikike, si deliri i madhėshtisė, hakmarrjes. Pėr shkak tė kėsaj sėmundje ai ėshtė dėrguar edhe nė Austri pėr mjekim nga PP-ja. Sėmundja kurohej nga kolegu i tij psikiatėr Ylvi Vehbiu. Nė kohėn kur partia merrte nisma pėr tė ndihmuar Veriun shkonin edhe mjekė. Nė njė mbledhje tė zhvilluar nė atė kohė, sekretari i partisė sė spitalit, Ilir Gjylbegu, ndėrmjet tė tjerash bėri edhe njė kėrkesė qė Ilvi Vebiu tė qėndronte nė Tiranė dhe tė mos shkonte nė veri. Pas kundėrshtimit tė kėsaj kėrkese nga antarėt kėrkuan shkakun. Iliri shpjegoi se ky nuk duhet tė shkonte pasi nuk ka kush tė mjekojė Sali Berishėn nė Tiranė. Kjo thėnie doktor Gjylbegut i kushtoi shumė pas 25 vjetėsh, kur Sali Berisha u bė kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh ndėrhyrja e disa kolegėve tė tij qė t’i mbushej mendja Sali Berishės, i cili e lejoi tė vazhdonte vetėm pas 3 vjetėsh. Gjylbegu ishte specialisti mė i mirė nė Shqipėri. Ndėrsa Ylvi Vebiu me ardhjen e Sali Berishės nė pushtet, pa u ndjerė iku nė Amerikė, sepse duke e ditur sėmundjen e Sali Berishės do tė bėhej kurbani i parė i tij. Para se tė ikte nė Amerikė u ka thėnė disa shokėve tė ngushtė “mjerė Shqipėria”. Sali Berisha bėri cmos pėr tė gjetur Ylviun.

Gjatė kėsaj kohe Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramėn. Rexhepin pas clirimit tė vendit, shteti shqiptar bashkė me disa studentė tė tjerė i dėrguan me studime nė Jugosllavi nė institutin e fiskulturės. Kur u prishėn marrėdhėniet me Jugosllavinė, tė gjithė studentėt u kthyen nė Shqipėri, ndėrsa Rexhepi ėshtė kthyer pas disa vjetėsh, ku ai u martua me Milicėn nė Kosovė dhe lindėn njė vajzė, qė ja vunė emrin Sllobodanka. Kur erdhėn nė Shqipėri ia ndėrruan emrin dhe ja vunė Liri.

Nė Jugosllavi vjerri i Sali Berishės u tėrhoq nė bashkėpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicės, gruas sė Rexhepit dhe tezes sė Lirisė, ka qenė gjatė luftės oficere e OZNES (pararendėse e UDB) dhe pas clirimit tė Jugosllavisė, kolonele e UDB dhe mbėshtetėse e Rankovicit dhe operacioneve tė tij pėr shfarosjen e shqiptarėve. Ndėrsa djali i saj gjatė luftės nė Bosnje ishte kėshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me kėtė shpjegohet edhe fakti qė krahas detyrave tė ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqėrinė “Shqiponja” pėr furnizimin me naftė tė makinės ushtarake vrasėse tė Miloshit.

Mbas kėtyre tė dhėnave, operacioneve tė brendėshme tė zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, ėshtė zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramės nė shėrbim tė UDB-sė, ku dosja e tij ėshtė 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi nė pushtet nuk mundi t’i zhdukte, por me anė tė Gazidedes arriti tė pakten tė zhdukė dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tėrhequr nė bashkėpunim kur ishte mėsues nė Peshkopi. Jo mė kot Sali Berisha kėtij personi i dha njė pushtet tė pakufishėm para viteve 97, pėr shkak se ai dinte shumė pėr tė. Bashkė me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumė dosje tė tjera, tė cilat i janė dorėzuar UDB-sė.

Fatmirėsisht tė dhėnat e mėsipėrme pėr lidhjet familjare tė Sali Berishės dhe gruas sė tij, nga vitet 97-98 janė botuar edhe nė gazetėn kosovare “Koha Ditore”.

Tė kthehemi nė kohėn qė Sali Berisha ka qenė mjek. Nė rrethanat qė ndodhej pėr tė arritur piksynimet e tij mėsoi se e vetmja rrugė ishte puna kėmėngulėse, aktivizimi intensiv nė mbėshtetje tė detyrave tė ngarkuara nga partia dhe bashkėpunimi me organet e sigurimit. Sa e sa herė Sali Berisha ka pėrgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me pėrpikmėri detyrat e ngarkuara pėr operacionet e brendėshme qė kryente sigurimi i shtetit duke vendosur teknikėn operative pėrgjuese ndaj kosovarėve tė arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Nė njė rast kur njė djalė kosovar qė rridhte nga njė familje patriotike dhe fisi i tij kishte vuajtur nė burgjet e Goli Otokut ishte shtruar nė spital, u bėnė veprime pėr tė identifikuar personalitetin e tij me anė tė Sali Berishės. Ky e identifikoi atė si serb. Kur ky do t’u dorėzohej jugosllavėve nė kufi, para se tė shkonte nė kufirin jugosllav, u hodh nga ura qė ishte nė terrirtorin shqiptar dhe theu kėmbė e brinjė vetėm pėr tė mos rėnė nė dorė tė UDB-sė. Kosovari nuk u dorėzua dhe kur u verifikua mė vonė doli se ishte vėrtet ndryshe dhe u mbajt nė Shqipėri. Nuk janė tė paktė mjekėt qė ka spiunuar Sali Berisha gjoja pėr veprimtari tė dyshimtė dhe armiqėsore. Qė nga kjo kohė filluan dyshimet ndaj Sali Berishės si agjent i UDB-sė jugosllave. Nė vitin ’91-’92 nė Shqipėri u dyndėn serb tė Kosovės qė e flisnin mirė gjuhėn shqipe. Ata ishin udhėzuar nga UDB qė duke u hequr si kosovarė dhe nė bashkėpunimm me agentėt e saj nė Tiranė tė krynin veprime, duke ndikuar nė popullin shqiptar kundėr kosovarėve dhe nė fakt nė njė farė mase UDB ja arriti qėllimit, me anė tė seksit, hapjes sė lokaleve, shitjes sė mallrave me ēmime tė shtrenjta, nė njė kohė kur nė Shqipėri kishte varfėri. Nė atė kohė Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanė marrė takim me disa prej tyre.

Me kėto ngarkesa nė biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund tė ecte duke punuar nė mjekėsi dhe pėr kėtė hodhi hapin e parė duke rregulluar qė stėrvitjen ushtarake ta kryente nė Brigadėn rezerviste tė Gardės. Pas kėtij hapi, duke shfrytėzuar Dine Abazin, qė ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta zevendėsonte atė kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i thoshte djalit tė tij Besnikut, qė ta hiqnin Dinen dhe tė merrnin Sali Berishėn si doktor tė familjes. Kėtė bisedė Besniku ia thotė Dines dhe pas kėsaj Sali Berishėn e vunė nė dispozicion tė familjes sė Simon Stefanit.

Gjatė kėsaj kohe Sali Berisha shkonte jashtė shtetit pėr tė bėrė analizat e antarėve tė Byrosė Politike. Dhe mė vonė me specializime nga 6-12 muaj.

Duke ditur dhe lidhjet e mėsipėrme nė kėtė kohė UDB-ja filloi pėrpunimin e tij nė Francė dhe mė 30 dhjetor 1974 tėrhiqet nė bashkėpunim nga shėrbimi i zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet tė jetė ndryshuar). Bisturia ėshtė dosja personale e Sali Berishės e ndodhur nė arkivat e UDB-sė, ku janė tė depozituara tėrė kontributet e tij nė interes tė UDB-sė.

Mė vonė zbulimi shqiptar i dėrgon informacion kundėrzbulimit se nė Shqipėri veprojnė dy kanale tė UDB-sė. Njė kanal kalon nga fshati Vuēidol dhe drejtohet nga njė mjek kardiolog dhe njė kanal tjetėr vepron nė Shkodėr. Ky dokument firmoset nga zvėndėsdrejtori i Sigurimit tė Shtetit Sulejman Abazi. Jo mė kot me tė marrė pushtetin Sali Berisha urdhėroi menjėherė arrestimin e tij.

Mė ardhjen e demokracisė Sali Berisha filloi tė shkruante dhe tė botonte disa artikuj pėr demokracinė dhe shoqėrohej shumė me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje tė ngushta me Elez Biberajn. Nė kėto rrethana Perėndimi duhej tė zgjidhte njė kandidaturė tė besuar qė tė kishte lidhje tė forta qė mė pėrpara me vendet perėndimore, tė ishte nga Veriu, meqėnėse emigracioni mė i madh ishte po nga Veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Nė kėtė kohė perėndimi kishte paraqitur tre kandidatura tė cilėt ishin Ylli Vejsiu me lidhje familjare nė SHBA, Aleksandėr Meksi me lidhje nė Greqi, ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i asfalisė greke dhe Neritan Ceka me mbėshtetjen gjermane.

Por amerikanėt me anė tė Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve tė emigracionit nė Beograd rekomandoi Sali Berishėn pėr kryetar partie tė PD tė cilin e mbajtėn si tė besuarin e tyre dhe e pėrkrahėn mė shumė se tė gjithė udheheqėsit e Ballkanit, por qė nė fund ky i tradhėtoi.

Sipas informatave UDB-ja pėrdori tė gjitha metodat dhe format qė Sali Berisha tė zgjidhej kryetar i PD-sė duke pėrdorur Rajersonin, pėr shkak se atėherė CIA financonte Jugosllavinė me fonde pėr tė ushtruar propagandė pėr tė tėrhequr bashkėpunėtorė per vete nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar edhe Sali Berishėn.

Nė garėn pėr kryetar partie midis Meksit, Cekės, Vejsiut dhe Sali Berishės u ndėrhy qė tė fitonte Sali Berisha. por nė fakt si kryetar i PD-sė u zgjodh Meksi. Ėshtė dashur kėmėngulja e Azem Hajdarit qė zgjedhjet tė pėrsėriteshin duke dhėnė dorėheqjen Meksi dhe duke dalė nė krye Sali Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zėvendės tė bėhej Pashko nė qeverinė e stabilitetit. Pashko ishte ai qė gjatė vizitės nė Greqi nė takimin me Micotaqisin tha se qeveria shqiptare nuk ka pretendime pėr Camėrinė.

Sali Berisha ishte beniamin i Amerikės ndėr udheheqėsit e lindjes, por ai nuk e justifikoi kėtė, pėr shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe pas ardhjes nė pushtet e ktheu Shqipėrinė nė njė vend ku strehohej fondamentalizmi islamik, ku nė bashkėpunim me Gazideden strehoi terroriste shumė tė rrezikshėm. Pėr kėtė ai e lejoi atė tė krijonte shoqatėn islamike dhe tė bėhej kryetar i saj, si dhe e antarėsoi Shqipėrinė nė Konferencan Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrė qindra mijra dollarė bakshishe e shumė tė ēmuara pėr gruan qė i mbajnė vetėm gratė e sheikėve dhe qė shkojnė me miliona dollarė. Kėto probleme i di ish ambasadori ynė nė Malejzi, Ferit Hoti.

Sali Berisha ka marrė disa miliona dollarė pėr t’u ēuar armė palestinezėve nė vitin 1996. Ai i nisi avionėt me armė, tė cilėt u zbritėn me detyrim nė Ēad(Afrik) dhe u ndaluan. Urgjentisht ka ardhur nė aeroportin e Rinasit, Arafati nė mėnyrė sekrete dhe ka biseduar me Sali Berishėn pėr gati njė orė, ku ėshtė kėrcėnuar se nė rast tė mosdhėnies sė armėve ose dollarėve do ta likujdonte edhe fizikisht. Nė kėtė kohė dollarėt ishin pėrdorur pėr qėllime tė tjera. Pėr kėtė shkak ai ndėrtoi dhe strategjinė se si do t’i siguronte prap kėto dollarė. Nė shtator 1996 ai jep konferencė pėr shtyp ku deklaron se paratė e shqiptarėve nė firma janė mė tė pastrat, kur disa ditė mė parė FMN-ja kishte dhėnė sinjalin pėr mbylljen e tyre. Pas kėsaj pati njė vėrshim tė parave tė popullit nga e cila u morėn lekėt dhe u shlye Arafati, tė tjerat u grabitėn nga brenda.

Sali Berisha dha urdhėr tė arrestohej Sudja, iu morėn lekėt ku pjesa mė e madhe u fut nė bodrumet e Presidencės, njė pjesė u bllokua dhe njė sasi u grabit nga tė tjerė funksionarė. Pas disa ditėsh ndėrhyn nė emėr tė Sali Berishės, Tritan Shehu, ish ministėr i Jashtėm dhe kryetar i RD-sė, tek Meksi pėr ta liruar Suden, i cili i pėrgjigjet se nuk e kishte futur ai atė nė burg.

Sali Berisha ėshtė krijuesi i firmės piramidale Gjallica me Shemsie Kadrinė, e cila ka qenė shoqe e ngushtė e motrės sė Liri Berishės. Ndėrsa Gani Kadria ka qenė oficer i zbulimit, i cili ka qenė pėrfaqėsues tregėtar nė Split tė Jugosllavisė, mik i ngushtė i Sokrat Plakės dhe kishte tė dhėna se ishte tėrhequr nė bashkėpunim nga UDB-ja. Pikėrisht me kėtė lidhet fakti qė motra e Liri Berishės ishte shoqe e ngushtė me Shemsie Kadrinė, e cila pas njė udhėtimi nė Jugosllavi e mė pas nė Gjermani, si dhe lidhja me ish valiun e Stambollit, tė cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bėri tė mundur krijimin e firmės piramidale Gjallica. I gjithė ky veprim u inicua dhe u kamuflua nga UDB-ja.

Ndaj Sali Berishės ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek nė bashkėpunim me njeri tjetrin dhe me ndihmėn e Sali Berishės kanė shkatėrruar dhe po shkatėrrojnė Shqipėrinė. Ata nuk shkatėrruan vetėm ekonominė nga Veriu nė Jug, por krahas kėsaj duan tė shkatėrrojnė edhe Kombin Shqiptar. Serbėt nga Veriu dhe grekėt nga Jugu filluan zbatimin e planit tė tyre. UDB-ja pėrgatiti 2 prillin 1991 dhe vranė nė bashkėpunim me politikanė tė PD-sė (Pjetėr Arbėnorin, Ali Spahia , Azem Hajdari dhe Zef Perjakun) nė Shkodėr, Arben Brocin. Azemi kėmbėnguli dhe detyroi Brozin tė vinte nė protestė. Pėrpara se tė niste protesta kur sheshi para komitetit tė partisė ishte bosh ishin vėnė aparatet e filmimit dhe tė televizionit nė gatishmėri ēka tregonte se dicka do tė ndodhte. Gjatė protestės kur Brozi ėshtė qėlluar me njė pistoletė njė person i quajtur Islam qė ishte afėr me Arben Brocin, dėgjoi kėto fjalė: Zef pse ma bėrė kėtė? Kur ky person pa qė ra nė tokė Broci i mbuluar me gjak, e mori nė krah dhe e ēoi nė spital, ku mjek roje ishte bashkėpunėtori i sigurimit Ali Spahia. Sipas Islamit…deri nė spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallė. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, pėr arsye se Spahia tha vdiq, prandaj cojeni trupin nė shesh. Pra tė gjitha kėto fakte tregojnė pėr njė plan tė parapėrgatitur nė mėnyrė tė hollėsishme. Jo mė kot pas disa ditėsh nė tė gjitha muret e Shkodrės u shkruajtėn parrulla se Arben Brocin e vranė Pjetėr Arbėnori dhe Azem Hajdari si pėrfaqėsues tė Sali Berishės.

Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve tė cilėt pėr dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bėnte agjentė tė saj. Tė vrarėt nė Tropojė nga ky sherr janė me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha nė vendlindjen e tij? Ndėrsa grekėt nė jug filluan tė shkatėrrojnė ekonominė dhe tė bėjnė gjithēka sipas synimeve tė tyre aneksioniste.

Plani i tyre pėr shkatėrrimin e kombit shqiptar ishte konflikti Veri – Jug. Pėr kėtė u ngritėn firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishės Agim Rama, drejtor prej shumė vitesh nė Bankėn e Shtetit, ėshtė pronar pallatesh ku pėrfiton qera tė majme, pronar i teleferikut nė malin e Dajtit, pronar i telesportit (i fshehur pas Met Malajt) Po kush ėshtė ai person qė e bėri kaq tė fuqishme kėtė familje? Mbėshtetja e tyre ka qenė UDB-ja.

Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanė shkuar nė Francė nė vitin 1994 dhe ilegalisht janė futur nė ambasadėn jugosllave dhe janė takuar me oficerė tė UDB-sė. Nė aeroport ata janė pėrcjellė vetėm nga shoferi i ambasadės, por qė nuk ishte serb por shqiptar. Ky person kur i ka parė nė televizion kėta persona ka thėnė se i njoh dhe kėta kanė marrė nė ambasadėn jugosllave 17 milion dollarė dhe janė tradhėtarė tė kombit shqiptar. Kėtė e vėrteton edhe diskutimi qė ėshtė bėrė nė parlamentin jugosllav ku Shesheli i kėrkoi Millosheviēit se ku kanė shkuar 17 milion dollarėt dhe ky i fundit iu pėrgjigj: “Shikoje Shqipėrinė si ėshtė djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojmė vetėm me shoqatėn e gjuetarėve tė Serbisė”. Po tė jepnin dorėheqjen Sali Berisha dhe Meksi nė ’97-tėn dhe tė dorėzohej pushteti nė mėnyrė institucionale nuk do tė kishin ndodhur ngjarjet qė shkatėrruan Shqipėrinė. Kjo kėrkon analizė mė tė hollėsishme nė tė ardhmen.

Sali Berisha pėr tė marrė pushtetin ka bashkėpunuar me pėrfaqėsues tė zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bėrė pėr kėtė cdo lėshim. Ai i ka paguar shoqėrie amerikane pėr t’i bėrė fushatėn 28 milion dollarė, ku ndėrmjetės ka qenė Mero Baze. Sipas njė burimi shumė tė besuar shumė shpejtė lobi shqiptar nė Amerikė do ta hedhė nė gjyq kėtė firmė.

Sali Berisha ėshtė njė agjent i vėrtetuar i UDB-sė qė ka hartuar strategjinė e shkatėrrimit tė kombit shqiptar dhe po e bėn atė realitet. Ai ka kohė qė ėshtė bėrė emisar i Serbisė sė bashku me disa bashkėpunėtor tė tij. Ai po e mban situatėn destruktive dhe gjerndjen e tensionuar nė Shqipėri, pėr tė sabotuar pavarėsinė e Kosovės dhe zgjidhjen e cėshtjes came dhe pronave tė shqiptarėve nė tėrėsi.
Pėrgatiti: Pellazgilirarbėr/Proletari.Com



Shiko profilin e anėtarit


#131

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 7 e 7)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi