Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionLargohen nga shkolla 2 motrat me ferexhe

more_horiz
Largohen nga shkolla 2 motrat me ferexhe


Nuk lejohen të arsimohen, pasi mbajnë ferexhe dhe perçe. Gentiana, nxënëse e klasës së 8-të në shkollën 9-vjeçare "28 Nëntori" në lagjen Laprakë të Tiranës, bashkë me motrën e saj më të vogël, Marselën në klasë të 6-të, gjenden prej një muaji në shtëpi. Vënia e ferexhesë i ka penguar dy motrat për të mos qenë si gjithë të tjerët. Drejtoresha e shkollës, Lirie Ahmeti, nuk i ka pranuar në mësim, pasi vajzat e mitura janë veshur me këto simbole fetare.

Ndërkaq, prindërit janë sorollatur dyerve të shkollës, Drejtorisë Arsimore dhe ministrisë së Arsimit, por asgjë nuk ka ndryshuar në sjelljen e titullarëve, që nxjerrin përpara ligjin. Nga ana tjetër, prindërit e 2 motrave mbajnë një qëndrim po aq të rreptë, duke mos bërë asnjë përpjekje që dy fëmijët e tyre të shkojnë në mësim me uniformën e shkollës dhe jo me atë fetare.

descriptionRe: Largohen nga shkolla 2 motrat me ferexhe

more_horiz
Jam dakorte qe te hiqen simbolet fetare ne shkollat tona
Le te hiqen kryqet dhe gjysme henezat,por ama nga klasat ku behet mesim
Nuk jam dakort qe te hiqen kryqet nga qafat e nxenesve dhe shamite nga kokat e tyre,vetem nese duan vete nxenesit

descriptionRe: Largohen nga shkolla 2 motrat me ferexhe

more_horiz
Me falni shtoj ketu qe nuk jam dakort me percen(nese kuptohet ketu te mbulohet fytyra komplet)
Turqia si shtet i madh islam e hoqi percen(theksoj percen)

descriptionRe: Largohen nga shkolla 2 motrat me ferexhe

more_horiz
Eh sa shum paragjykohen njerezit ne vendin ton,

descriptionRe: Largohen nga shkolla 2 motrat me ferexhe

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi