Forumi Zeri YT! » Argėtim - Humor » ♬ Muzika »
Redon Makashi, romantiku i perjetshem

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 9th March 2008, 23:24

Redon Makashi, romantiku i perjetshem

Baladat e dashurisė nė muzikėn e lehtė shqiptare nuk do tė kishin kuptim pa kėngėtarin romantik Redon Makashi, karriera muzikore e tė cilit ka nisur nė vitet 1990. Tre albume nė treg dhe shumė hit-e dashurie e kanė renditur Redonin ndėr emrat mė tė preferuar tė publikut shqiptar veēanėrisht pėr romantikėt. Prej kohėsh Redi, sic e thėrrasin miqtė e tij, mungon nė botėn e muzikės me videoklipe dhe kėngė tė reja, por kjo nuk do tė thotė se e ka braktisur kėngėn, pasionin e tij mė tė flaktė. Ai vjen pranė artdashėsit jo thjesht m albume nga ku pjesa mė e madhe e kėngėve mbeten nė hije, por me njė hit i cili shoqėrohet me njė videoklip. Pėr prezantimin e kėngės sė radhės i duhet tė mendohet mirė pasi tregu ėshtė i tejngopur me “pseudo-kėngėtarė” ka shpjeguar ai, duke treguar se e ka tė pamundur tė jetė nė mesin e tyre. Konkurrimi nė festivalin e kėngės nė Radiotelevizion e ka zhgėnjyer sė tepėrmi ndaj Makashi mund tė jetė njė tjetėr artist shqiptar qė e braktis atė skenė nga ku dhe nisi ėndrra e tij, prej vitesh e realizuar. Sa pėr jetėn private? Vazhdon tė jetė beqar, por jo vetėm. Prej kohėsh bashkėjeton me njė vajzė pėr tė cilėn nuk ka dashur tė flasė asnjėherė. I trembet pėrgjegjėsive ndaj dhe ka vendosur tė kalojė disa vite nė bashkėjetesė dhe mė pas tė lidhė kurorė. Ndonėse familja e tij jeton prej vitesh ne Amerikė, Redoni nuk mund ta shohė veten larg Shqipėrisė, vendit ku ka lindur dhe ėshtė rritur, ku ka marrė duartrokitje nga publiku dhe ka mėsuar kuptimin e fjalės “sukses”.

INTERVISTA

Redi u bė njė kohė e gjatė qė i mungoni publikut me kėngė dhe videoklipe tė reja. Pėrse po ndodh kjo ?
E vėrtetė qė mungoj prej disa kohėsh me videoklipe apo kėngė tė reja, por kjo nuk do tė thotė qė unė nuk po krijoj kėngė. Nėse e vini re nė Shqipėri, nė televizionet muzikore mbizotėrojė kėngėtarėt e rinj etja e tė cilėve pėr t’u bėrė tė famshėm nuk ndalet, ndėrsa unė kam plot vite karrierė mbi supe dhe kam investuar kohė mė parė pėr kėtė. Ndoshta kjo ngopje e tregut muzikor me pseudo-kėngėtarė ka bėrė qė tė pėrdor tė tjera mėnyra pėr tė mos i munguar publikut. Them se kjo situatė do tė vazhdojė edhe pėr pak kohė.

Pėr njė kėngėtar profesionist, sikurse jeni ju, cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t’u prezantuar nė publik?
Pėr njė artist tė brezit tim, ose tė paktėn pėr mua personalisht, mėnyra mė e mirė pėr t’u prezantuar nė publik ėshtė pjesėmarrja nė aktivitete ku interpretohet “live”, sikurse ėshtė Festivali i fundvitit. Mendoj se ajo skenė ėshtė vendi mė i duhur pėr tė treguar talentin tėnd, pa dashur tė paragjykoj ata qė kėndojnė vetėm me kėngė tė regjistruara mė parė.

Nė kohėn kur ju filluat karrierėn si kėngėtar, cilat mendoni se ishin avantazhet nė krahasim me karrierėn nė ditėt e sotme?
Ato vite tė cilat ju i referoheni kanė pasur anėt pozitive dhe negative tė sajat. Pėr ta nisur me anėn negative, them se tekstet e kėngėve ishin shumė tė kufizuara dhe ē’do kėngėtar ishte brenda njė kornize, gjithsesi kėngėt ishin tė njė cilėsie tepėr tė lartė artistike dhe gjithēka pėrzgjidhej me shumė seriozitet dhe padyshim ato kėngė vazhdojnė t’i rezistojnė kohės.

Mendoni se njė ditė shqiptarėt do t’i kthehen atyre viteve dhe tė krijojnė kėngė tė mirėfillta tė muzikės sė lehtė shqiptare, pa huazime dhe imitime?
Sigurisht, ajo kohė po afron. Kam vėnė re se kompozitorėt janė angazhuar mė shumė nė krijimet e muzikės sė mirėfilltė edhe pse e pranoj qė pėr momentin ka njė imitim tė tepruar. E kuptoj qė si nė ēdo vend tjetėr tė botės imitimi ekziston, por nuk duhet tė mbizotėrojė ky fenomen pėrkundrazi, tė vijė drejt zhdukjes dhe kam besimin se do tė ndodhė me kalimin e viteve.

Ēfarė mund tė mė thuash pėr albumet qė keni hedhur nė treg? Keni vetėm tre tė tillė deri tani.
Po ju do tė thoni qė kjo ėshtė pak, por albumet e mia vazhdojnė tė shiten, edhe pse ka kohė qė janė hedhur nė treg. Kėngėtarėt e mirėfilltė tė kėngės sė lehtė shqiptare kanė mė pak albume nė treg dhe shitja e tyre nuk ndodh sikurse me muzikėn e imituar. Albumet me kėngė tė momentit shesin shumė kopje nė tre muajt e parė, por mė pas tė gjithė e harrojnė atė album. Personalisht jam shumė i kėnaqur mė ecurinė e albumeve tė mia.

Mos ndoshta duhet tė ripėrpunohen baladat tuaja tė dashurisė dhe tė krijohet njė version i ri i kėngėve ?
Nuk do tė ishte me vend njė ide e tillė pasi ato kėngė janė krijuar me tinguj dhe nota tė mirėfillta, tė interpretuara “live”pa asnjė efekt kompjuteri dhe mendoj se kėshtu do tė mbeten. Nuk jam pro idesė sė pėrpunimeve pasi njė rikrijim nuk do tė ishte kurrė nė nivelin e origjinalit tė kėngės.

Nė koncertin e fundvitit u prezantuat nė njė bashkėpunim me Mira Konēin. Pati hatėrmbetje pėr vlerėsimin mesa kam mėsuar.
Po ishte njė bashkėpunim shumė interesant dhe pse unė mė Mirėn kam kėnduar shumė vite mė parė. Ėshtė e vėrtetė qė pati pretendime pasi dihet pjesėmarrja nė atė festival. Pse ta fsheh, pėsova zhgėnjim mė tepėr nga vlerėsimi i Alban Skėnderaj i cili nuk i dha asnjė pikė kėngės tonė. Po ashtu Gjergj Xhuvani na vlerėsoi vetėm me 3 pikė.

Ky zhgėnjim do tė thotė qė nuk do tė merrni pjesė nė atė festival ?
Pėr momentin kėshtu mendoj.

Disa mendojnė se “ka ikur koha” e kėngėtarėve tė viteve ’90. Ēfarė do tė shprehni nė kėtė rast?
Ėshtė mendim i gabuar sepse kurrė nuk mund tė ikė koha, pėr mė tepėr kur bėhet fjalė pėr muzikėn. Pėr fat tė keq edhe unė e kam dėgjuar kėtė shprehje, por dua t’i them tė gjithė atyre qė mendojnė kėshtu se njė kėngėtar profesionist nuk mund tė dalė kurrė jashtė mode sado tė lindin rryma tė reja muzikore. Kėtė e dėshmon suksesi qė kam pėrjetuar mė kėngėn time tė fundit.

Nė njė tekst tė kėngės tėnde thuhet “Ēdo gjė e bukur, dhimbje lė pas”. Kėshtu ka ndodhur edhe nė jetėn tėnde ?
Sigurisht qė pas diēkaje tė bukur vjen dhimbja, (qesh) mėrzitemi pėr momentet e bukura qė mbarojnė, lėndohemi nga njė histori dashurie e pėrfunduar dhe ndoshta ky ėshtė kuptimi i atij teksti. Edhe nė jetėn time ka pasur tė tilla momente dhimbjeje pas momenteve tė bukura.

Nė raport me femrat, ke shkaktuar apo tė kanė shkaktuar mė shumė dhimbje ?
Ndoshta unė i kam shkaktuar i pari dhimbjet, por mė pas kam pėsuar dhimbje edhe unė….

Ē’po ndodh nė jetėn tėnde private, ke menduar pėr martesėn ?
Jeta private nuk ka asgjė tė re. Vazhdoj tė jem i pamartuar,(qesh) por jo i vetmuar. Bashkėjetoj me dikė dhe ndihem rehat. Ende nuk kam menduar seriozisht pėr martesėn sepse i frikem pėrgjegjėsive. Nė martesė ėshtė ndryshe, ka orare fikse pėr t’u zbatuar dhe shumė detyrime tė tjera nga tė cilat dua tė jem i lirė, por mendoj se njė ditė do tė ndodhė edhe martesa, por se kur; kėtė nuk e kam menduar.

Sa ke arritur tė eksplorosh nga bota e femrės ?
Nuk kam arritur ta eksploroj dhe as nuk pretendoj ta eksploroj dot tė gjithėn. Nė momentin kur mendon se e njeh mirė njė femėr nė tė vėrtetė nuk e njeh aspak dhe nuk ka psikolog qė tė arrijė ta eksplorojė (qesh). Tė mė qėndrojė pranė nė momente tė vėshtira, atėherė kur unė kam nevojė mė tepėr pėr tė.

Ka njė lidhje mes Redonit dhe Anglisė ?
Gjithmonė kam qenė i lidhur me muzikėn angleze dhe do tė vazhdoj tė jem. Po ashtu njė lidhje tjetėr janė koncertet qė unė kam zhvilluar nė Londėr para 4 vitesh dhe madje e mbaj mend pasi pėr njė moment m’u krijua pėrshtypja se isha nė dasėm, pasi shqiptarėt hidhnin sterlina nė skenė dhe kjo mė befasoi shumė. Kurrė nuk kisha parė kaq shumė sterlina nė podiumin e njė skene...(qesh)

Njė arsye pėr tė cilėn do tė braktisje muzikėn ?
Nuk ka asnjė arsye. Nuk do tė heq dorė nga muzika kurrė pasi muzika ėshtė pasioni im dhe do tė vazhdojė tė jetė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi