Forumi Zeri YT! » Argėtim - Humor » ♬ Muzika »
Jonida Maliqi: Do mė shikoni ndryshe nė pranverė

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 9th March 2008, 17:43

Jonida Maliqi: Do mė shikoni ndryshe nė pranverė…

[You must be registered and logged in to see this image.]
Jonida Maliqi, kėngėtarja 24 vjeēare e cila nuk le asnjė festival nė vend pa marrė pjesė ka vendosur qė tė shfaqet para publikut edhe nė njė pozicion tjetėr: atė tė prezantueses. Cdo tė dielė ajo do tė jetė pėrkrah Gjergj Lekės nė emisionin e tij pėr muzikėn nė Televizionin Publik Shqiptar. Por kjo, nuk duket tė jetė surpriza e vetme e saj. “Nė fakt do tė kem shumė surpriza, jo njė! Surpriza mė e madhe do tė jetė nė fushėn personale. Por nuk dua t’ju them mė shumė nė kėtė moment”, thotė ajo nė kėtė intervistė pėr revistėn MAPO. Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptosh se kjo surprizė ka tė bėjė me finalizimin nė altar tė njė lidhjeje tė gjatė fejese qė kėngėtarja po konsumon tashmė prej disa vjetėsh. Arsyeja pėr tė mos dhėnė detaje, lidhet me njė zgjedhje tė saj “pėr tė qėnė e kujdesshme” nė marrėdhėnien me median dhe me publikun. “Them se duhet tė jesh e kujdesshme qė tė kesh jetėgjatėsi. Kjo vlen pėr ēdo personazh publik. Por ja qė ka njerėz, sidomos ata qė mendojnė tė bindur se janė kėngėtarė pa qenė tė tillė, tė cilėt e kanė domosdoshmėri daljen nė ekran”, thotė Maliqi pėr kėtė ēėshtje.
Jonida Maliqi ėshtė quajtur ndryshe edhe si kėngėtarja e festivaleve, pėr shkak se ajo nuk mungon asnjėherė nė asnjė prej festivaleve qė organizohen nė Shqipėri. Sė fundi, ajo doli nga konkurrimi i Festivalit tė fundvitit, nė vendin e katėrt. Debatet e ashpra qė u zhvilluan pas atij festivali, Maliqi i komenton si “tė shėmtuara”. “Nėse je artist, nuk mund tė sillesh si i tillė vetėm gjatė atyre 5 minutave kur je nė skenė, dhe pastaj tė bėhesh pjesė e trillimeve dhe thashethemeve”, pohon ajo.
Mban mend me detaje tė gjitha herėt kur ka interpretuar nė skenė. Edhe rastin kur ishte 10 vjeē dhe teksa zbriste shkallėt pėr tė kėnduar nė Festivalin e Tiranės pėr fėmijė u rrėzua duke u bėrė fobike qė nga ajo ditė ndaj ēdo shkalle nė skenė…

MAPO: Kohėt e fundit shfaqeni rrallė dhe nė mėnyrė selektive para publikut. Ka tė bėjė kjo me ndonjė strategji komunikimi me publikun apo ju preferoni tė jeni nė fokus tė vėmendjes rrallė e pa rrezikuar?
Jonida Maliqi: Asnjėra prej tyre. Unė mendoj se nė kohėt e sotme po abuzohet shumė me median, si me atė tė shkruarėn si me televizionet. Them se duhet tė jesh e kujdesshme qė tė kesh jetėgjatėsi. Kjo vlen pėr ēdo personazh publik. Por ja qė ka njerėz, sidomos ata qė mendojnė tė bindur se janė kėngėtarė pa qenė tė tillė, tė cilėt e kanė domosdoshmėri daljen nė ekran. Nuk jetojnė dot pa kėtė gjė dhe kuptohet, asgjė tė re nuk sjellin.

MAPO: Cila do tė jetė surpriza e ardhshme, e kujdesshme, nga Jonida?
Jonida Maliqi: (qesh)… Nė fakt do tė kem shumė surpriza, jo njė! Surpriza mė e madhe ka tė bėjė nė fushėn personale. Por nuk dua t’ju them mė shumė nė kėtė moment. Ndėrsa surpriza tjetėr vjen qė nesėr nė 20.30: ditėn e dielė unė nis njė seri programesh sė bashku me kompozitorin Gjergj Leka nė Televizionin Publik Shqiptar, kėtė herė nė pozicionin e prezantueses, pėrvec se edhe do tė kėndoj.

MAPO: Ju nuk mungoni nė asnjė nga festivalet shqiptare. Kėtė vit e pėrfunduat e katėrta konkurrimin nė festivalin e fundvitit. Cili ėshtė mendimi juaj pėr debatet qė lindėn pas festivalit?
Jonida Maliqi: Unė kam qėndruar gjithmonė larg debateve tė tilla. Ato mė janė dukur gjithmonė tė shėmtuara. Eshtė e papranueshme qė njerėz tė cilėt pretendojnė se bėjnė art, tė sillen nė kėtė mėnyrė dhe tė nxjerrin maskat e tyre egoiste. Nėse je artist, nuk mund tė sillesh si i tillė vetėm gjatė atyre 5 minutave kur je nė skenė, dhe pastaj tė bėhesh pjesė e trillimeve dhe thashethemeve.

MAPO: Ju ėshtė dashur ndonjėherė tė bėni ndonjė kompromis qė nuk e keni dashur, pėr hir tė konjukturave tė tregut muzikor shqiptar?
Jonida Maliqi: Nuk dua tė dukem jomodeste, por fatmirėsisht jam rritur nė njė familje me principe tė larta morale. Dhe jam mėsuar tė mos bėj kompromise qė shkojnė pėrtej kėtyre principeve. Qė kur kam qenė mė e re mė kanė ofruar qė tė kėndoj, pėr shembull, nėpėr bare apo ambiente tė tjera tė kėsaj natyre, por asnjėherė nuk kam pranuar. Unė kam studiuar pėr kėtė profesion. Pėr mua kėnga ėshtė pasion dhe jo njė mjet mbijetese financiare (tė mė kuptoni qė tani po flas pėr veten dhe nuk dua aspak tė paragjykoj ata artistė qė performojnė tė nė tilla vende). Nė bazė tė atij moralit familjar qė ju thashė mė lart, unė kam krijuar standartet e mia dhe nuk e lejoj veten qė tė zbres poshtė tyre. Ka patur raste kur nuk janė pranuar ēmimet e mia dhe nė tė tilla raste nuk kam bėrė asnjėherė kompromis. Sigurisht kam kėnduar edhe shumė herė falas, por pėr ēėshtje tė mėdha. Zakonisht kur performoj unė interesohem tė di mė shumė pėr ambientin, organizatorėt, artistėt e tjerė qė do tė marrin pjesė, etj.

MAPO: Si ndiheni ju me tregun shqiptar tė muzikės?
Jonida Maliqi: Jo gjithmonė ndihem mirė. Sidomos kur sapo hedh sytė e shikon qė ky treg ėshtė pushtuar nga pseudokėngėtarėt. Kjo ėshtė pasojė e injorancės. Por nė fund nuk dekurajohem pasi arrij ta kuptoj qė kjo ėshtė njė periudhė tranzitore. Ndoshta po ndodh me ne ajo qė ndodhi dhe me vendet e ish-Jugosllavisė.

MAPO: Ju keni tashmė 15 vjet qė kėndoni. Nė gjithė kėto vjet ēfarė do tė kujtonit me dashuri?
Jonida Maliqi: Unė i kujtoj me dashuri tė gjitha herėt kur kam kėnduar nė skenė. Mbaj mend nė mėnyrė tė veēantė debutimin tim, kur isha 9 vjeē. Atėherė kėndova nė skenėn e Festivalit Mbarėkombėtar pėr Fėmijė nė Shkodėr, njė kėngė tė Aleksandėr Lalos, tė titulluar “S’ėshtė e lehtė tė jesh muzikant”.

MAPO: Dhe ēfarė nuk doni ta kujtoni fare?
Jonida Maliqi: Nuk dua ta kujtoj fare rastin kur, njė vit pas debutimit tim, po hyja nė skenė pėr tė kėnduar nė Festivalin e Tiranės pėr fėmijė dhe u rrėzova nga shkallėt. Qė nga ai rast unė i kam fobi shkallėt. Ju ndoshta nuk e keni vėnė re por unė edhe sot kur hyj nė ndonjė skenė me shkallė hyj shumė ngadalė. Madje i porosis njerėzit e zėrit qė baza muzikore tė fillojė pak mė vonė derisa unė tė kem zbritur tė gjitha shkallėt.

MAPO: Si u zgjidh ēėshtja e padisė qė ju bėtė ndaj njė banke nė Tiranė, ndaj sė cilės pretendoni se ka pėrdorur pa ju pyetur imazhin tuaj?
Jonida Maliqi: Eshtė njė ēėshtje e cila vazhdon tė jetė nė proēes prej 3 vjetėsh tashmė. Unė do prononcohem publikisht nė njė moment tjetėr dhe do t’ju tregoj edhe emrin e bankės, e cila pėrdori njė fotografi timen nė njė nga kartolinat qė prodhoi, pa mė pyetur fare. Unė jam e bindur ta vazhdoj kėtė proēes deri nė fund, pasi mendoj se artistėt kanė tė drejtė tė mbrohen nga padrejtėsitė nė kėtė vend ku mungon fare edhe njė legjislacion I mirė qė t’i mbrojė ata.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi