[You must be registered and logged in to see this image.]Kënga e Adelinës për Triumfin
Zbulohen detajet e krijimit te fundit te kengetares se njohur e cila humbi te dashurin ne nje atentat pak kohe me pare
Pritej prej kohësh rikthimi i saj dhe më në fund, pasi ka kënduar në disa koncerte, Adelina ka publikuar dhe videon e këngës së parë që do të jetë pjesë e albumit të ri. Hiti titullohet “Trimit tim” dhe kjo i është kushtuar Triumf Rizës, të dashurit të Adelinës, i cili humbi jetën vitin e shkuar në një ngjarje që tronditi Kosovën dhe që i shkaktoi dhembjen më të madhe të jetës Adelinës. Bëhet e ditur se këngëtarja ka pasur disa probleme në lidhje me punimet e albumit, por më në fund duket se gjithçka është rregulluar dhe publiku e fansat po presin me padurim që albumi të dalë në tregun muzikor. “Trimit tim” është një këngë tepër e gjetur nga ana e saj, me një tekst dhe videoklip tejet të realizuar. Kanalet televizive muzikore ne Shqiperi dhe ne Kosove kane nisur nderkohe nje gare te vertete se kush do te jete ai qe do te transmetoje i pari ekskluzivisht kengen e Adelines.

Mesohet se edhe teksti eshte nje krijim i vete Adelines nderkohe qe jane te pakta informacionet per vazhdimin e linjes se produksionit. Pak muaj me pare, i dashuri i kengetares se famshme Adelina Ismajli, nje oficer i Policise kosovare, mbeti i vrare ne nje atentat te tipit mafioz duke hapur diskutime te shumta per sigurine dhe nivelin e trimerimit te botes kriminale ne shtetin e ri qe asokohe ishte ne pritje te pavaresise.