[You must be registered and logged in to see this image.]Tuna: Kam ndryshuar në karakter, por jo edhe në pamje

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu, e cila është në përmbyllje të studimeve në Selanik, në një intervistë të fundit të dhënë për të përditshmen shqiptare “Korrieri”, ka thënë se ndryshimet e saj janë kryesisht në karakter dhe aspak në pamje.
“Nga pamja nuk kam bërë ndryshime drastike kohëve të fundit dhe nuk planifikoj të bëj më. Ndërsa nga karakteri kam ndryshuar shumë, në aspektin pozitiv. Tani mendoj dhe veproj ndryshe nga para disa vitesh, sepse vetë show biznesi më bëri më të pjekur”, ka thënë Tuna.

Në pyetjen nëse ka në plan ta kurorëzojë lidhjen e saj me anëtarin e rep-grupit Skills, Ledrin, shkupjania ka thënë: “Nuk e kam në plan të martohem së shpejti. Kjo është gjëja e fundit që më shkon ndërmend tani. Jam e koncentruar në karrierë. Por natyrisht që një ditë do të martohem dhe do të krijoj familjen e madhe, ashtu sikurse e kam paramenduar”.

Tuna është afër fundit të studimeve për shkencat e komunikimit në Selanik, por megjithatë nuk e sheh veten jashtë muzikës