Kosovarja Flaka Krelani feston Pavarësinë në Shqipëri

Eshtë ndodhur në Tiranë në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ëndërr shekullore për të gjithë bashkëkombësit e saj. Flaka Krelani ka qenë në kryeqytetin shqiptar dhe ka kënduar në koncertin e organizuar në qendër, bashkë me kolegët e saj. Me një look mjaft interesant, Flaka ka interpretuar materialet muzikore të përgatitura, ndërkohë që përshëndeste gjithë kosovarët për ditën e shumëdëshiruar. Menjëherë pas koncertit, Flaka u shfaq sërish para publikut, këtë herë tek “Ethet”, me ftesë të vetë drejtuesit të këtij programi, Adi Krastës. Ajo interpretoi në rangun e këngëtares profesioniste në duet me njërën prej vajzave konkurruese të së dielës që lamë pas.