Këngëtari prishtinas hap një lokal tek "Blloku" në Tiranë

Këngëtari kosovar Ermal Fejzullahu tashmë ka një motiv më tepër për të shtuar vizitat e tij në kryeqytetin shqiptar. Kjo, sepse prej disa ditësh nuk do të jenë vetëm evenimentet muzikore dhe ftesat për koncerte që do e sjellin në Tiranë, pasi djaloshi ka menduar seriozisht për një të ardhme të sigurt, që këtë herë duket se nuk është muzika. Ermali ka hapur lokalin e tij në qendër të zonës së ish-Bllokut, si një pikë strategjike që mund të thithë shumë klientë. Këngëtari ka zgjedhur një njeri të besuar në pozicionin e menaxherit të përgjithshëm, me të cilin ai koordinon gjithçka edhe kur është në Kosovë. Pakkush e di në fakt, se pronari i njërit prej lokaleve më të populluara në ish-Bllok është një prej këngëtarëve më të suksesshëm jo vetëm në Kosovë, në Shqipëri, por edhe Diasporë.