Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionNuk duam ndryshim kufijsh me Greqine"

more_horiz
Nuk duam ndryshim kufijsh me Greqine"

E Hene, 10 Mars 2008


Ceshtja came aq shume e trajtuar nga popullsia qe ka humbur pronat e saj ne Greqi, nuk shihet si nje mundesi per te diskutuar ndryshimin e kufijve mes vendit tone dhe atij fqinje. Kete e ka siguruar kryeministri shqiptar Sali Berisha, ne nje interviste qe ka dhene ne Tirane, per gazetarin e te perditshmes greke "Kathimerini", Stavri Xhima. Intervista eshte botuar dje ne kete gazete, me e madhja ne Greqi. Ne bashkebisedimin e kryer, Berisha ndalet gjate ne ceshtjen e Kosoves, te cilen e cileson si nje ngjarje pozitive qe ndihmon ne stabilitetin e Ballkanit. Kryeministri thekson se me shpalljen e pavaresise se Kosoves, mbyllet kapitulli i ceshtjes shqiptare ne gadishullin ballkanik. Gjithashtu, Berisha flet dhe per nenshtetesine e bllokuar per kryepeshkopin grek te Shqiperise, duke premtuar se Presidenti eshte duke e shqyrtuar aktualisht kerkesen e Janullatosit.

Z.Kryeminister, mendoj se jeni dyfish i gezuar keto dite. Porta per hyrjen e Shqiperise ne NATO u hap ne Bruksel dhe Kosova u be e pavarur...

Sigurisht. Behet fjale per ngjarje shume te rendesishme. Por mendoj se jane po aq te tilla dhe per vendet mike te Ballkanit. Sepse eshte mendim i palekundur per mua qe pavaresia e Kosoves eshte nje oferte e madhe per paqen dhe qendrueshmerine ne rajon.

Cfare ju ben te besoni se rajoni do te qetesohet pas pavaresise se Kosoves, kur ekziston frika se do te hapen ceshtje te tjera. Pse nuk mund te bejne te njejten gje fjala vjen, serbet e Bosnjes apo hungarezet e Vojvodines dhe te Transilvanise, pra te kerkojne dhe ata shkeputje?

Kosova, perben nje rast krejtesisht te paprecedente. Nese hidhni nje veshtrim historik do te shihni se Kosova kurre nuk ka qene tregues i Serbise. Ishte nje element i Serbise se Madhe dhe me pas nen te. Lufta qe bejne serbet per ate qe ata e quajne lidhje kombetare me Kosoven nuk mbeshtetet ne histori por ne mite. Nese i referohemi atyre koherave, Greqia, Kosova, Shqiperia kishin nje histori sllave dhe vite me vone, i larguan sllavet. E verteta kjo eshte, se me 1389 luftuan ne fushen e Kosoves, kosovare, serbe, shqiptare, hungareze. Deri me 1912, Kosova ishte vilajet i perandorise otomane. Iu dha Serbise si "peng" per nje shekull. Nje shekull, Serbia nuk realizoi lidhje normale me Kosoven por ne te kundert e persekutoi ate. Gjate ketij shekulli, serbet futen ideologji nacionaliste jo vetem ne dem te shqiptareve por dhe etniteteve te tjera. Ju e dini se kroatet pas nje shekulli u ndane nga serbet per shkak te sjelljes se ketyre te fundit.

Ne kete pikepamje, pavaresia e Kosoves do te ndihmoje shume dhe vete Serbine. Do t'i ndryshoje serbet duke i larguar nga mitet e krijuara dhe do t'i sjelle ne realitet.

A bashkoheni me bashkekombesit tuaj qe mbeshtesin versionin se me pavaresine e Kosoves u kthye nje faqe e re per kombin shqiptar por ama nuk u mbyll nje liber?

Mendoj se pavaresia e Kosoves i jep fund padrejtesise me shqiptaret ne Ballkan. Realisht, ka shqiptare ne Serbine Jugore, ne Mal te Zi, ne FYROM (Maqedoni). E verteta eshte se minoritetet jane kudo te pranishme. Te drejtat e tyre duhet te respektohen, por ideja e ndryshimit te kufijve eshte e papranueshme sepse mund te krijoje nje klime pasigurie per 15-20 vitet e ardhshme, periudhe qe do te mund ta shfrytezonim per te hyre ne Evrope.

Pra per ju, ceshtja shqiptare ne Ballkan u zgjidh me pavaresine e Kosoves?

Une besoj se u zgjidh perfundimisht.

Ka deklarime nderkombetare se pas shkeputjes se Kosoves nga Serbia, Ballkani nuk do te gjeje qetesi, sepse tani do te ngrene koke shqiptaret ne vende te tjera te rajonit.

Une besoj se pavaresia e Kosoves do te kete rezultat te kundert me ate qe mbeshtesin disa analiste. Kufijte jane te hapur dhe te lidhur mes gjithe kombeve te rajonit dhe ndermjet shqiptareve qe jetojne ne vende te ndryshme. Personalisht nuk shoh pavaresimin e Kosoves si nje tregues per te ndodhu ajo cka thate.

Keni deklaruar se per ju Shqiperia e Madhe eshte nje mit. Tani pas pavaresise se Kosoves, mos valle hapet rruga qe te kemi nje problem te tille ne rajon. Njohim mire emertesen e Madhe per Bullgarine, Greqine, Serbine, qe ne te shkuaren shkaktuan shume gjakderdhje ne Ballkan. Tani disa enderrojne Shqiperine e Madhe, te tjere Maqedonine e Madhe dhe keshtu, "semundja" e te madhe-vogles nuk duket te zhduket nga Ballkani...

Jam plotesisht dakord me verejtjen tuaj. Une besoj thellesisht se thelbi i tere ketij diskutimi ka qene pavaresia e Kosoves. Une nuk shoh asnje mundesi apo hapesire qe te vihet ne diskutim ndryshimi i kufijve ekzistues.

Shohim se ne tere kete peshtjellim, ne internet sidomos, gjithnje e me shpesh po shtohen materialet dhe fotot qe ilustrojne temen e Camerise. Ne vendin tuaj behen deklarime te cilat Greqia nuk i konsideron per shqyrtim. Per mendimin tuaj a ekziston ceshtja came dhe nese po, a mundte te shnderrohet ne nje problem ne marredheniet shqiptaro-greke dhe ndoshta per tere rajonin?

Sikunder ju e dini, ne periudhen 1992-1996, problemi ne fjale ishte ne axhenden e bisedimeve mes qeverise greke dhe shqiptare. Une besoj se arritem te japim pergjigje duke nenshkruar marreveshje miqesie dhe bashkepunimi. Mendoj se kjo ishte ne perputhje me te drejten nderkombetare sa edhe me paqen dhe stabilitetin ne rajon. Sipas kesaj marreveshjeje, problemet e pronesise duhet te merrnin zgjidhje ne menyre ligjore, permes gjyqesorit, pra ne karakter teknik. Kjo, e vlefshme per qytetaret shqiptare dhe greke ne te dy vendet.

Pra pala greke nuk ka pse te shqetesohet...

Jo. Por greket dhe shqiptaret duhet te njohin qe ceshtja e pasurive eshte ceshtje pasurie dhe nese ajo nuk shtrohet per zgjidhje sot, do te shtrohet neser, pasneser. Te mos harrojme se ka dhe nje gjykate nderkombetare per te drejtat e njeriut. Pra me mire te pranohet me sinqeritet kjo sesa te krijohen probleme. Mendoj se duhet qe te zgjidhen problemet teknike, te shqyrtohen dosjet te jepen pergjigje. Ju them se Marreveshja e bashkepunimit qe thashe me lart, qe ne kemi nenshkruar, garanton njohjen dhe respektimin e kufijve mes dy vendeve dhe paprekshmerine e tyre. Ne kete kuptim asnje nga dy vendet tona nuk ka pretendimet ndaj njera-tjetres. Kjo eshte mese e qarte.

Jeni duke ndjekur sigurisht dhe debatin mes Greqise dhe FYROM-it ne lidhje me emrin. Per mendimin tuaj eshte nje ceshtje mes dy vendesh apo argumenti prek nje problem me rendesi rajonale qe mund te tendose atmosferen dhe te cenoje stabilitetin e Ballkanit?

Sigurisht qe ne rrafshin diplomatik dhe ate teknik, eshte nje ceshtje dypaleshe. Por sidoqofte, cdo ceshtje per probleme dypaleshe ne nje rajon apo me gjere, ka jehone dhe pasoja te te tjeret. Ne kete kuptim, Shqiperia interesohet qe ceshtja te marre fund qetesisht. Ne besojme se ka mundesi perputhjeje mes dy shteteve dhe eshte ne te mire te rajonit qe te ndodhe keshtu.

Druheni ju se me kete ceshtje te emrit mund te krijohet ndonje "karambol" i cili te ndikoje ne marrjen nga ana e Shqiperise, te fteses se NATO-s ne samitin e Bukureshtit ne muajin prill?

Nuk besoj se do te mund te ndeshkohet Shqiperia per shkak te nje ceshtjeje mes dy shtetesh te tjera, nje ceshtje qe nuk ka asnje lidhje me Shqiperine. Por ka nje gje. Eshte ne te miren dhe ne dobi te Greqise dhe Shqiperise qe FYROM te behet anetare e NATO-s dhe stabiliteti i FYROM-it, per te dy vendet tona eshte shume i cmuar. Kjo eshte e verteta. Ne kete pike, uroj dhe deshiroj qe te gjendet zgjidhja.

A ndjeni ju se ne rrugetimin drejt NATO-s dhe BE-se, keni mbeshtetje te dukshme dhe te sinqerte nga Athina zyrtare?

E kam kete ndjesi dhe besoj ne kete mbeshtetje, qe e theksoj se eshte nje realitet. Greqi ofron ndihme shume te cmuar per Shqiperine ne te gjitha fushat. Nuk besoj se ka ndonje qe mund t'i vere ne dyshim keto.

Prania e Kryepeshkopit te Shqiperise Anastasios Janullatos, eshte nje hallke e rendesishme ne marredheniet shqiptaro-greke. Si e konsideroni ne te vertete punen e tij dhe lidhjet mes jush si jane?

Shume te mira. Z.Anastas ka merite ne gjallerimin e kishes greke ne Shqiperi.

Megjithate prej shume vitesh, ai pret dhe nuk ka marre ende nenshtetesine shqiptare. Ju bashkoheni me mendimin e duhet qe t'i jepet?

Problemi eshte se une jam kryeminister dhe kjo gje i kapercen kompetencat e mija. Une jam i sigurt se Presidenti i Republikes eshte duke e shqyrtuar kerkesen. Realisht, kryeministri nuk ka asnje lidhje me ceshtjet e nenshtetesise, pasi jane kompetence presidenciale.

Pergatiti: Edison Kurani

descriptionRe: Nuk duam ndryshim kufijsh me Greqine"

more_horiz
Anastasios Janullatos sa ta respektoj edhe ta puthe berisha ket qen ortodoks kurr vertet sdo te ket ndrrime te kufive sipas berishes ,por berisha duhet mendoj une te flas jo hapur se cfar do te luhet per qamerin edhe ne ndryshim apo ne shqiperia natryrale ,ky duhet ta dije se nuk do te ket qetsi ne ballkan edhe pse kosova eshte pavarsuar ,deri sa shqiptret mbesin te shkeputur edhe te neperkembur ne disa shtete tjera ,qe i kan tera te drejtat te perthunosura ,nuk pajtohem me Berishen edhe nuk pajtohem qe ky qen qen te marr shtetsin greke Janulllatos sepse ky eshte hiq me shum se nji axhent grek ne shqiperi qe ben emisionin ne vafore te kishes ortodokse nen patronat axhenturore .

descriptionRe: Nuk duam ndryshim kufijsh me Greqine"

more_horiz
Z Anastas ka merite ne gjallerimin e kishes greke ne Shqiperi.

Jo kishes greke o Sali po Kishen Ortodokse Shqiptare nuk na duhen kishat greke dhe skemi nevoj per to.

Pra nje kryetar shteti duhet te jete i kujdes'shem se cfare nxjerr nga goja e tije.

descriptionRe: Nuk duam ndryshim kufijsh me Greqine"

more_horiz
nje kryetar shteti e di shumir seçka nxjerr nga goja e aqe me teper nje kryetar si zoti berisha e mbase dikujt iiiii interesojn edhe kishat greke por kurrsesi nje shqiptati te vertet ee nje atdhetari por ne shqiperi ka shum grek nje komb qe kurre nuk e ka dashur KOMBIN SHQIPTAR AS NUK KA PER TE DASHUR KURREN EKURRES pranda nje çik ma respekt per qeverin shqiptare
faleminderit

descriptionRe: Nuk duam ndryshim kufijsh me Greqine"

more_horiz
Ne kete rast po i interesoka Sali Berishes qe Kishen Ortodokse Shqiptare ta quaj Kishe greke!.

Qeveria dhe ne pergjithsi qeverite shqiptare nuk kan punuar per te mire te ketij kombi.

descriptionRe: Nuk duam ndryshim kufijsh me Greqine"

more_horiz
ahstu eshte and une nuk shikoj ndonjerin qe thot kjo eshte e ligjshme se kjo eshte shtepija ime ,por nji fjal perdorin kufijet e plevizshem do te thot ti po e pranon token tende ta komandoj dik tjeter dhe po intereson shum se kur prifti grek pedofili ,po behet shtetas shqiptare.

descriptionRe: Nuk duam ndryshim kufijsh me Greqine"

more_horiz
Berisha: Çamët? Kufiri Greqi-Shqipëri, i paprekshëm
Hen, 10 Mars 2008
F.Braushi



Sali Berisha



Berisha tha se çështja e emrit të Maqedonisë nuk prek vetëm Shkupin dhe Athinën, por tërë Ballkanin


TIRANË- Qeveria shqiptare hedh poshtë çdo diskutim lidhur me idenë e Shqipërisë së Madhe. Krijimi i shtetit të pavarur të Kosovës nuk do të ketë asnjë ndikim në trojet e tjera të banuara me shqiptarë jashtë kufijve zyrtar të shtetit shqiptar, qoftë në Maqedoni ashtu edhe në Greqi. Kryeministri shqiptar Sali Berisha gjatë një interviste për gazetën greke "Kathemerini" ka konfirmuar se shteti shqiptar vazhdon ti mbetet pro filozofisë së frymës së bashkëjetesës me fqinjët e tij. I pyetur në lidhje me ndikimin që mund të ketë pavarësia e Kosovës tek popullsia shqiptare që banon jashtë kufijve të Shqipërisë, dhe konkretisht tek popullsia çame, kreu i ekzekutivit shqiptar është shprehur se pavarësisht çështjeve të pronësisë që ekzistojnë për këtë çështje kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të paprekshëm. "Në lidhje me çështjen çame ekzistojnë disa çështje pronësie në aspektin juridik në këtë rajon, por se kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë janë të paprekshëm", - është shprehur Berisha.

Ndërkohë gjatë kësaj interviste kryeministri shqiptar ka komentuar dhe zhvillimet rajonale, ku ka theksuar se anëtarësimi i vendeve të A3 në NATO do ti jepte një tjetër ritëm bashkëpunimit midis shteteve ballkanike. Duke folur për çështjen e debatit midis Greqisë dhe Maqedonisë në lidhje me emrin e kësaj të fundit, kryeministri shqiptar ka theksuar se çështja e emrit të Maqedonisë nuk prek vetëm Shkupin dhe Athinën, por tërë Ballkanin. Sipas Berishës, bisedimet midis palës maqedonase dhe greke janë në etapën më vendimtare, ndërsa siç theksoi ai, Shkupi e ka të qartë se vetoja greke kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO nuk është vetëm kërcënim gojor, por një vendim i qartë. Ndërkohë duke folur për rolin e Shqipërisë në këtë debat ai ka bërë të qartë se shteti shqiptar mbetet për një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët dhe të miratuar nga Bashkimi Evropian.

descriptionRe: Nuk duam ndryshim kufijsh me Greqine"

more_horiz
Ky koment eshte marre nga "shekulli com''.Komentuesi E.Xhebraj

E solla kete koment se gjej edhe personin tim dakort me komentuesin
Bravo z. Berisha,
por te pakten ta kishe shfrytezuar rastin qe ti kunderpergjigjeshe deklarimit te Greqise se Shqiperia para se te hyje ne NATO duhet te respektoje minoritetin. Dhe rasti me i mire tu dha, 11metershi...gazeta greke...porta pa portier...duhej nje gole qe te bente buje, se bolle na kane bere gola greket, na jane bere pantallonat vrima-vrima z. Kryeminister.
Ta kishe thene ate te shkret, qe Greqia duhet te dale nga NATO perderisa nuk respekton te drejtat me elementare te emigranteve, dhe kjo fale llogjikes se majmunit helen.
Ndoshta edhe dicka me shume, per ata bije nenash qe kane lene kockat maleve dhe burgjeve ose spitaleve te greqise.
Te kishe folur per ksenofobine greke, per ata sportdashesit shqiptare ne greqi, qe u vrane tek festonin fitorene kombetares tone...ti kishe shtruar nje pyetje greqise nepermjet gazetes, nese u vra ndonje grek kur ata festonin fitoren e kampionatit evropian ???
Ky do te ishte nje diskutim qe do ti ngrinte vlerat e tua si politikane z. kryeminister, dhe jo ti krije bishtin dhelpres helene.

descriptionRe: Nuk duam ndryshim kufijsh me Greqine"

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi