Trimi i mirë me plane shumë

[You must be registered and logged in to see this image.]
Ngadalë por sigurt po futet në ujërat e muzikës. Ka realizuar vetëm 2 këngë, por ato shumë shpejt kanë pushtuar zemrat e adhuruesve të muzikës. Në plan ka editimin edhe të disa këngëve të tjera, pjesëmarrjen në një festival dhe një video-klip... Ky është Trim Jakupi, këngëtar i ri nga Peja. Trimi zbulon planet e tij në një intervistë për faqen tonë, Telegrafi.com.

Çka ka realizuar Trimi deri më sot në muzikë dhe çfarë zhanri...?

Trimi: Deri më sot kam të realizuara 2 këngë. Njërën e kam lansuar dhe mban titullin "Pa ty nuk jetoj", të cilën e kompozoj Farudini, kompozitor nga Shkupi, me tekst timin. Zhanri i muzikës që kultivoj është pop dhe R&B, e përzier me oriental, si dhe tekstet në vete përmbajnë tematikë dashurie. Po ashtu gjatë festave të fundvitit jam prezantuar në produksionin "LABIA" , në RTV 21 dhe në RTV Dukagjini.

A ishte e vështirë rruga e karrierës deri më sot?

Trimi: Si çdo fillim edhe për mua ka qenë pakëz i vështirë por, falë vullnetit dhe dëshirës që kam për muzikën, jam këtu ku jam sot.

Çka pritet prej Trimit në një të ardhme të afërt - e çka në aspekt afatgjatë?

Trimi: Nga unë priten së shpejti disa këngë me zhanre të ndryshme, një video-klip, dhe, pjesëmarrje në festivale. Tashmë jam duke bashkëpunuar për një këngë që do prezantohem në një festival, të cilin nuk dua ta zbuloj, le të mbetet befasi për publikun. Ndërsa në një afat më të gjatë do ta editoj albumin tim të parë, që do t’i përmbaj 8 ose 9 këngë - ndërsa albumin do ta përcjell edhe me një video-klip tjetër.

Çka mendoni për muzikën e sotme shqipe – dhe cilët këngëtarë do t’i kishe veçuar
?

Trimi: Për muzikën që kultivohet sot mendoj se është e mirë por, mund të jetë shumë më e mirë dhe më origjinale, po që se bëjmë këngë të mirëfillta me melos shqip, e jo duke huazuar nga të tjerët. Këngëtarët që kultivojnë këngë origjinale dhe kualitative për mua janë: Irma Libohova, Mimoza Mustafa, Adelina Ismajli, Jonida Maliqi, Adelina Thaqi, Ledina Celo, Ardit Gjebrea, Adrian Gaxha, Bertan Asllani, ka edhe tjerë por nuk po i ceki, mjaftojnë këta.

Cilët janë kolegët më të cilët shoqërohesh?

Trimi: Kolegët më të cilët shoqërohem janë: Nora Istrefi, Arta Bajrami, Mimoza Mustafa, Shkumbin Kryeziu, Ylker Baliu, Mirsad Shabani, Muhamed Suma, Adelina Berisha, Edita Sopjani, Bertan Asllani, Juled Beqiri etj...

Diçka për fund?

Trimi: Së pari ju falënderoj juve që më bëtë ftesë për ta zhvilluar këtë intervistë dhe të gjithë vizitorët e telegrafit.

Letërnjoftimi:

Emri: Trim
Mbiemri: Jakupi
Data e lindjes: 13.11.1989
Vendlindja: Pejë
Vendbanimi: Pejë
Gjatësia: 1.76cm
Pesha: 58 kg
Hobi: Muzika & Dizajni
Shkolla: Klasa e 13-të, Shkolla e Mesme Ekonomike në Pejë