Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Shuhet Rilindasi i fundit

Share

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 11th March 2008, 18:06

Shuhet Rilindasi i
fundit Mar, 11 Mars 2008












Homazhet mbahen sot nė orėn 14.00 nė Muzeun Historik Kombėtar




Me hidhėrim tė thellė, sot, populli shqiptar dhe gjithė trashėgimia e jonė kulturore shqiptare pėrcjell pėr nė banesėn e fundit prof. Ramadan Sokolin, personalitetin mė tė shquar tė studimeve nė fushėn e trashėgimisė shpirtėrore shqiptare, themeluesin e shkencės sonė etnomuzikologjike. Prof. Sokoli lindi nė qytetin e Shkodrės mė 14 qershor 1920 nė familjen patriotike dhe atdhetare tė Sokolave. Arsimin fillor dhe tė mesėm i kryen nė qytetin e Shkodrės. Nė vitet 1940-1944 kryen studimet e larta muzikore nė Firence, Itali. Pas ēlirimit tė vendit kryen detyrėn e pedagogut tė Folklorit Muzikor Shqiptar nė Liceun Artistik dhe Institutin e Lartė tė Arteve, degė tė cilėn e krijoi ai vetė. Nga vitet 1946-1950, Prof. Sokoli burgoset nga diktatura komuniste duke dashur tė thyejė karakterin e pathyeshėm tė kėtij burri tė rrallė tė Shqipėrisė nė shek. XX, pjesė e kalvarit tė dėnimeve qė morėn edhepjestarė tė tjerė tė familjes sė tij gjatė atyre viteve.




Deri nė botimet e para tė prof. Sokolit, tė cilat filluan rreth viteve 1950, etnomuzikologjia shqiptare nuk ekzistonte. Ndėr gjithė opusin e tij krijues punimet nė foklorin muzikor e pėrkatėsisht nė etnomuzikologji zėnė kryet e vendit, vepra tė cilat janė ndėr tė tjera edhe punimet themeluese tė etnomuzikologjisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė njė lloj kuptimi gjithė kontributi etnomuzikologjik i prof. Sokolit ėshtė si njė enciklopedi e mbartjes dhe e shpjegimit tė fenomenit tė folklorit muzikor shqiptar nė kohė dhe hapėsirė shumė tė gjerė. Kėtė e konstatojnė studiuesit, muziktarėt, studentėt dhe nxėnėsit e muzikės, pėr tė cilėt ai orientoi dhe futi nė strukturėn e shkollės qysh nė vitet '50 tė shek. XX, si njė diēka tė natyrshme lėndėn e Folklorit Muzikor Shqiptar. Ishte njė hap mendimtari ky, ai qė pėrcaktoi edhe orientimin prej vlerave tona shekullore, qė shkolla e re shqiptare duhej detyrimisht t'i ndiqte. Nė vitet 1957 dhe 1959, pėrmes organizimit tė ekspeditave tė pėrbashkėta ndėrkombėtare me institutet kėrkimore shkencore tė Gjermanisė dhe Rumanisė, ndikoi sė tepėrmi nė popullarizimin e vlerave tė trashėgimisė sonė kulturore, ndėr to edhe tė folklorit muzikor ēam, nė Evropė e mė gjerė.




Vlerat e veprės sė prof. Sokolit janė konturuar sė bashku me rritjen profesionale, shkencore dhe artistike tė autorit tė saj. Ajo ēka i ka ngjizur ato nė njė unitet tė vetėm rrezatues, ėshtė shpirti, puna dhe pėrkushtimi i tij prej rilindasi. Falė kontributit tė tij tė jashtėzakonshėm dhe interpretimeve tė tij shkencore, kanė folur shqip zbulimet e arkeologjisė sonė muzikore, tė mėdhenjtė Niketė Dardani, Jan Kukuzeli e Danush Lapacaja, figurėn e Skėnderbeut nė muzikė, si dhe janė dhėnė pėrgjigje thelbėsore pėr mėnyrėn e organizimit dhe tipologjitė bazė tė folklorit muzikor shqiptar duke filluar prej veglave tona muzikore e deri tek pėrgjigje tė komplikuara tė origjinės sė muzikės sonė popullore, kėtej e matanė kufirit.




Po kaq tė rėndėsishme e konsiderojmė edhe krijimtarinė e tij muzikore, e cila ka nė thelb orientimin pėr nga vlerat e etnomuzikės; punimet e tij muzikologjike nė tė cilat influenca e etnomuzikės ėshtė e drejtpėrdrejtė, e po aq konstatimi se edhe nė studimet e tij albanologjike, vėshtrimi etnomuzikologjik i problemit albanologjik ėshtė mėse origjinal. Janė tė paharrueshme krijimet e tij muzikore tė tė gjitha llojeve dhe gjinive, duke kujtuar ndėr to kėngėt aq tė njohura si: "Turtulleshė", "Blegron delja", "Luleja me erė" etj.

Puna e tij e jashtėzakonshme u krye pa mbėshtetjen e duhur dhe kujdesin e veēantė qė duhet tė kishte ky kollos i trashėgimisė sonė shpirtėrore. E gjithė vepra e tij mban vetėm vulėn e punės sė tij tė pėrveēme, e kryer jashtė ambjenteve ė institucioneve zyrtare tė studimit tė traditave, por nėn kujdesin e veēantė tė zonjės Lili, gruas sė tij tė dashur dhe tė pėrkushtuar ndaj tij deri nė ēastet e fundit, kur edhe ajo u nda nga jeta disa vjet mė parė. Prof. Sokoli i ka kushtuar veprėn "16 Shekuj", dashurisė dhe kontributit tė saj.




Me shumė vonesė, vetėm nė vitin 1995 i jepet titulli i Profesorit, ndėrsa me 2002 i akordohet nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, titulli "Mjeshtėr i Madh". Me vdekjen e tij, ndahemi me tė vetėm fizikisht. Veprae tij studimore dhe muzikore tashmė ėshtė pjesė e identitetit kulturor europian tė shqiptarėve. Pėr jetėn dhe veprėn e tij, muzikologu Osman Xhatufa ka shkruar monografinė "Ramadan Sokoli, jeta dhe vepra" nė vitin 2004. Emri i tij renditet nė enciklopeditė e huaja krahas mė tė mėdhenjve etnomuzikologė tė botės. Krijimtaria e tij studimore vazhdoi deri nė ēastet e fundit tė jetės. Me veprėn e tij tė pamatė, Prof. Ramadan Sokoli ėshtė bėrė pjesė e panteonit tė personaliteteve mė tė shquara tė kombit tonė.





I paharruar Profesori ynė. U prefsh nė paqe!



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi