Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
Organizata boterore e turizmit zgjedh Shqiperine

Share

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 11th March 2008, 18:11

Zhvillimi i turizmit, OBT zgjedh Shqipėrinė


Shekulli
Mar, 11 Mars 200


Shqipėria ėshtė njė nga 12 vendet e zgjedhura nga Organizata e Turizmit Botėror tė Kombeve tė Bashkuara (OBT) pėr zhvillimin e njė sistemi statistikor pėr turizmin, nė pėrputhje me standardet e njohura ndėrkombėtare. Lajmi i ėshtė njoftuar zyrtarisht ministrit tė Turizmit, Ylli Pango, nga prof.Eduardo Fayos-Sola, pėrfaqėsues rajonal i OBT pėr Evropėn. Organizata Holandeze pėr Zhvillim (SNV) luajti njė rol kyē, qė tė bėhej e mundur qė Shqipėria tė zgjidhej pėr kėtė program. Sė pari, ajo nxiti fuqimisht stafin pėrkatės nė Ministrinė e Turizmit, qė tė plotėsonte formularėt e aplikimit tė OBT-sė dhe mė pas, falė partneritetit tė ngushtė tė pėrgjithshėm, SNV loboi me rigorozitet nė emėr tė Shqipėrisė qė ajo tė merrej seriozisht nė konsideratė dhe si pėrfundim, tė zgjidhej pėr pjesėmarrje nė kėtė program kaq tė rėndėsishėm.




Sistemi "Tourism Satellite Account" ėshtė njė proces statistikor pėr turizmin i standardeve tė larta bashkėkohore, qė i mundėson vendeve tė zhvillojnė njė bazė tė dhėnash qė do t'u lejojnė atyre qė tė pėrcaktojnė dhe t'i kuptojnė mė mirė tregjet e tyre tė turizmit. David Milne, kėshilltari i lartė pėr Turizmin i SNV nė Ballkan, thotė se: "Krijimi i sistemit TSA nė Shqipėri ėshtė njė hap i madh pėrpara, nė pėrpjekjet e vendit pėr t'u fokusuar mė mirė nė zhvillimin dhe marketingun pėr sektorėt e tij tė turizmit nė tė gjitha nivelet". Projekti TSA, mbėshtetur nga Ministria Austriake e Ekonomisė dhe Punės dhe nga Zyra Austriake e Statistikave, do tė fillojė nė prill 2008 me organizimin e njė programi trajnimi pėr Ministrinė dhe pėr pėrfaqėsuesit e agjencisė respektive tė statistikave.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi