Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Në Shqipëri do sundojë femra!!!

Share

descriptionNë Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Dekadën e ardhshme, në Shqipëri do sundojë femra


Statistikat thonë se në dekadën e ardhshme, numri i femrave në Shqipëri do të jetë ku e ku më i lartë se numri i meshkujve. Kjo si pasojë e lindjes së vazhdueshme të femrave në popullsinë që banon brenda territorit shqiptar, por edhe si pasojë e emigrimit të meshkujve jashtë vendit. Studimi i fundit mbi popullsinë është realizuar nga "INSTAT" dhe parashikimet më interesante lidhen me lëvizjen dhe ndryshimet demografike të popullsisë. Është shumë e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhi në Shqipëri në dy dekadat e ardhshme, por sipas Institutit të Statistikave, 2 dhjetë vjeçarët e ardhshëm do të jenë periudha stabiliteti dhe shtimi të popullsisë shqiptare. Aktualisht, sipas "INSTAT-it", popullsia që jeton brenda kufijve administrativ është 3 milionë e 135 mijë banorë, nga të cilët 1 milion e 562 mijë janë meshkuj dhe 1 milion e 573 mijë janë femra. Në këtë raport, siç edhe vihet re, shikohet një dominim i lehtë i femrave. Ky dominim është bërë më i theksuar pas viteve 90-të, ku një pjesë e mirë e meshkujve të rritur emigruan jashtë vendit. Nuk dihet ende sesi do të jetë ky raport në vitin 2021, por një gjë është e sigurt: nëse lindjet do të vazhdojnë të dominohen nga femrat, atëherë në një të ardhme jo shumë të largët shoqëria shqiptare do të duhet të ndërrojë detyrimisht kahun e udhëheqjes në favor të seksit të dobët.



Për 12 vjet, Shqipëria 4 milionë

Pas një ndalese në fillimin e viteve 90-të, e influencuar kjo nga lëvizjet e emigrantëve, duket se Shqipëria do t'i kthehet edhe njëherë vrullshëm shtimit të numrit të popullsisë, madje këtë herë me ritme edhe më të fuqishme. Këtë gjë e deklarojnë studimet afatgjata të kryera nga Instituti i Statistikave, i cili hedh vështrimin e tij përtej viteve 2020. Kështu, sipas këtij studimi, në dekadën e dytë të mijëvjeçarit të tretë, Shqipëria mendohet të ketë afërsisht 3 milionë e 250 mijë banorë, ose pothuajse 180 mijë individë më shumë sesa kishte në vitin 2001. Parashikimet e staticienëve flasin për një rritje të vazhdueshme, e cila do të arrijë pikun kulminant në vitin 2017, mot në të cilin pritet edhe një stabilizim në rritjen e popullsisë. Ky stabilitet pritet të prishet sërish në vitin 2021, ku është parashikuar një cikël i ri i rritjes së popullatës shqiptare. Staticienët thonë se me ritmet e rritjes që ka sot, Shqipëria mund të kapë në hyrje të shekullit të ardhshëm, shifrën e 4 milionë banorëve.

Shqiptarët sot,

brenda e jashtë


Në studimin e kryer, staticienët janë bazuar vetëm në numrin e popullsisë që jeton në kufijtë e brendshëm shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. Pra, rritja e popullsisë deri në vitin 2021 është parashikuar vetëm për popullatën e brendshme, ndërkohë që në këtë studim nuk janë marrë parasysh emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ky kontingjent i popullatës nuk është përfshirë në studim, për shkak të mungesës së statistikave të sakta. Për pasojë, lindjet dhe vdekjet e individëve shqiptarë në emigracion mbeten ende të pazbardhura, çka ndikon negativisht në studimin e tyre. Nëse do t'u referoheshim të dhënave jozyrtare mbi numrin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vendet fqinjë, një gjë rezulton e sigurt, se bashkuar me individët brenda kufijve shtetërorë, tashmë shqiptarët janë një popull prej 4 milionë banorësh.

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Mendoj se ka filluar te sundoje qe ne ditet e sotme....

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Nuk e di se sa femra kane mbetur brenda shqiperise dhe sa meshkuj jane larguar,por une nga jashte shqiperise kam ndikuar ne shtimin e ketyre shifrave me dy djem
Mendoj se numri i popullsise nukrritet me ritme te shpejta se brezi yne nuk bejne me shume se dy femije

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
edhe une keshtu mendoj, se nuk do te shtohen shume duke qene se tani sa vijne e bejne me pak femije...

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Pse s'thua se na mori lumi Laughing

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Ti thuaj qe te ka marre... Laughing Laughing ...

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
"Shqiperia po lind shume bij(a) me nenshtetesi te huaj(si americane,canadeze,dhe angleze me duket ne mos qofsha gabim)."
Gra deputetesh, ministrash,prokuroresh, avokatesh, etj etj-po shkojne nga Shqiperia
te lindin ne SHBA.
Perse?Te marin nje nenshtetesi americane apo s`kane maternitet ku te lindin keto gra te kamura

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
nuk me duket se do te sundoj,por nese si rezultat meshkujt largohen nga atdheu,numri i femrave shtohet,ato do te duhej te udheheqen deshen apo nuk deshen,kjo sa dhimbje aq edhe krenari qe femra jone di te udheheq ne familje dhe shoqeri

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Meshkujt do te vazhdojne te emigrojne Shaban, pasi duke pare kushtet ketu ne vend, nuk mendoj se kane alternativa te tjera dhe keshtu stafeta i ngelet femres...

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
ashtu mendova edhe une znj.Mary,edhe pse ikja e meshkujve pamarre parasysh arsyet eshte e dhimbshme

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Nuk arrij te kuptoj
Ky studim merr per baze vetem shqiptaert qe jetojne ne shqiperi?

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Po, po vetem shqiptaret qe jetojne brenda kufijve te Shqiperise...pasi ata qe jane jashte, nuk bejne dot statistika...

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Une besoj se eshte e lehte te behen statistikat se te gjithe femijet e lindur jashte shtetit rregjistrohen prane gjendjeve civile shqiptare

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
shpresojm qe nji dite te jet e femres sundimi ,mjafte e ben burrat ,do vije koha edhe tek ne qe femra te jet ajo qe do te marr vendime .

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Femrat nuk bejne dot pa burrat cheers

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
po si more nardlushnja bejn edhe mire ato te bejn ligjin mbi burrat keshtu qe burrat te fillojn te ndihen pak sa te deskriminuar ashtu siq ishte femra ,mendoj qe femra shqiptare te marr pushtetin .

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Ce do femra pushtetin?
Qe te kete halle mbi koke?
Na pyesni edhe ne burrave

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
e do pushtetin per te hjekur nderkemjen qe ja ven burri e don pushtetin qe nji her te thot ,kur dije te mbaj lind femije e te rris e te edukoj pse mos te dije edhe te luftoj per nji shtet te forte edhe modern ,keshtu femra jon duhet ta pushtoj boten .

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
eshte e munduir sespe dit eme shum po ikin djemt nga atdheu..

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Jam dakort qe te qeverise ne shtet,te jete politikane dhe te bej ligjin,por ne shtepi te jete burri pushteti se pastaj na mori lumi Very Happy

descriptionRe: Në Shqipëri do sundojë femra!!!

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi