Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Vrau nenen e Elsa Liles, ekstradohet

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 12th March 2008, 21:55

Interpoli ekstradon nga Italia, Albenc Agon, i denuar nga Gjykata e Tiranes, me 20 vjet burg, per vrasjen 11 vjet me pare te Eva Vishaj, nenes se kengetares se njohur, Elsa Lila. I arrestuar ne Itali ne vitin 2006, 40-vjecari Ago ka qene ne pritje te ekstradimit te tij, ne vendin tone qe nga ajo kohe, nderkohe me vendim te formes se prere eshte denuar me daten 11 dhjetor te vitit 2005. Pas vendimit ishte nxjerre dhe flete-arresti nderkombetar, pasi gjate hetimeve te bera ne Tirane rezultonte se personi, i cili ishte denuar per vrasjen e 1997, te Vishajt, ne kilometrin e 29 te rruges nacionale Tirane-Elbasan, ishte larguar ne drejtim te Italise. Ago ka qene shofer vullnetar i Partise Socialiste. Sipas hetimeve, 40- vjecari e ka marre Vishajn prane nje palestre, ne rrugen "Hoxha Tahsim", ne Tirane me nje fuoristrade, ndersa kjo ka qene e veshur me rroba sportive, nje pale tuta te bardha dhe bluze. Por, gjate kthimit, pasi e ka goditur me grusht per shkaqe qe ende mbeten mister, Ago e ka qelluar me nje plumb pistolete ne koke, te cilen e mbante pa leje dhe me pas e ka hedhur ne mes te rruges. Trupi eshte gjetur nga nje shofer furgoni qe me pas e ka derguar ne morg.

Ekstradimi

Dje, rreth ores 12:30, Interpol Roma ka sjelle ne aeroportin e Rinasit, Albenc Agon, i arrestuar dy vjet me pare ne shtetin fqinj, pasi eshte arrestuar per llogari te drejtesise shqiptare. Ago mbahej i izoluar ne qelite e burgut te Milanos. Menjehere pas zbritjes ne Rinas 40-vjecari, ish-shofer i Partise Socialiste, u eshte dorezuar policeve te burgjeve, qe e kane sistemuar ne ambientet e Paraburgimit 313, ne kryeqytet. Ekstradimi per ne vendin tone eshte bere pasi Gjykata e Tiranes, me nje vendim numer 1168, te dates 1 dhjetor 2005, e ka gjetur dhe deklaruar fajtor per veprat penale te "vrasjes me dashje" dhe "mbajtje pa leje te armeve luftarake" dhe e ka denuar ate me 20 vjet heqje lirie. Nderkaq, pak dite me vone, me daten 11 dhjetor 2005, vendimi i Shkalles se Pare ka marre forme te prere ne Apel. Me 23 maj 1997, Albenc Ago ka qelluar me arme zjarri duke i shkaktuar vdekjen e Eva Vishaj (Lila). Sipas fakteve ne dosje, ngjarja e rende ka ndodhur ne aksin rrugor Tirane-Elbasan, ne kilometrin 29, ndersa motivet mbeten mister. Dosja qendroi ne prokurori per shume vite, ndersa u mjaftua vetem me hetimet paraprake dhe ekspertizen e plageve te viktimes. Sipas mjekeve Vishaj ka patur fraktura ne fytyre te shkaktuara nga goditje me grushta ose me qyte pistolete dhe me pas nje plumb hyres nga e majta ne te djathte te kokes. Pas rihapjes se dosjes prokuroria mori dhe deshmine e familjareve, qe insistuan ne zbardhjen e ngjarjes. Nje prej kerkuesve ishte edhe vellai i viktimes, avokati Sahmir Vishaj.

Arrestimi

Albenc Ago u arrestua ne Itali, me 26 gusht te vitit 2006. Ai eshte akuzuar dhe denuar si autori i vrasjes se nenes se kengetares Elsa Lila. Policia e Padoves e vuri ne pranga te kerkuarin, qe u kap me nje pasaporte teksa aplikonte ne ambasade per dokumente me emer te rreme. Gjate procesit gjyqesor ne mungese, policia nuk mundi te gjeje adresen e te pandehurit. Ai ishte larguar menjehere pas krimit ne drejtim te Italise. Kete gje policia shqiptare e kishte mesuar nga komshinjte e familjes Ago, ne kryeqytet. Agjentet nisen kerkimet per te dhe me ne fund e gjeten ne Padova, ku u be dhe verifikimi i gjurmeve te gishterinjve. Interpol Tirana depozitoi dosjen drejt Romes, ndersa me pas u be ndalimi per llogari te pales shqiptare i 40-vjecarit qe ka pretenduar fillimisht se nuk kishte kryer asnje krim. Procedurat per ekstradim zgjaten dy vjet, nderkohe qe Ago u hetua edhe si i dyshuar per falsifikim. Policia e zbuloi ate pas nje pergjimi te kryer nga agjentet me teknologjine me te fundit te hetimit. I denuari u mbajt ne qelite e burgut te Milanos derisa gjykata e vendit fqinj vendosi per ekstradimin e tij ne Shqiperi, pasi ndaj tij kishte nje urdher kerkimi per akuzen "vrasje me dashje".

Vishaj, kameriere e lokal "Juna"

Eva Visha u gjet e vrare me 23 maj te vitit 1997, ne kilometrin 29 te segmentit rrugor Tirane-Elbasan. Ne baze te hetimeve te kryera nga prokuroria, rezulton se ajo ka qene e shoqeruar nga nje person, i cili sherbente si shofer vullnetar ne Partine Socialiste, i quajtur Albenc Ago. Keshtu, ne baze te hetimeve te kryera nga grupi hetimor dhe nga pyetjet e familjareve te Eva Vishes, ka rezultuar se viktima ne vitin 1997 ka qene e punesuar si kameriere ne lokalin "Juna" ne Tirane. Viktima kishte miqesi me autorin e vrasjes, Albenc Ago, i cili me daten 23 maj 1997, ora 16:30, me mjetin e tij fuoristrade, me targa TR, ka shkuar ne shkollen "Hoxha Tahsim" ku ka marre 35-vjecaren. Sipas deshmitareve 35 vjecarja ka qene e veshur sportive pasi ne ato momente gjendej ne palester dhe ka levizur me shpejtesi. Te dy kane dale jashte Tirane me makine dhe gjate kthimit ne oret e pasdites ka ndodhur edhe krimi i rende, sapo linin qytetin e Elbasanit. Vishaj kishte miqesi dhe shoqeri me njerez te njohur dhe prokuroria hetoi rreth lidhjeve te saj qe mund te kishin sjelle edhe krimin. Nena e kengetares Elsa Lila nuk arriti te mbijetonte, ndersa hetimet u mbyllen shpejt dhe rihapen vetem pas 9 vjetesh.

Ago, shoferi vullnetar i socialisteve

Deri ne fund te vitit 1997, ka punuar si shofer ne Partine Socialiste dhe i njohur per miqesite me drejtues te saj. Miqesia qe kishte me viktimen ka shkuar deri ne ngjarjen e rende gjate kthimit per ne Tirane, ndersa Albenc Agos i ka mbetur vetem te arratiset nga vendi. Sipas hetimeve, 40-vjecari ka ushtruar dhune ndaj Eva Vishaj, para se ta vriste. Dy dite pas vrasjes, ne morg kane shkuar Gazmend Demi, pronar i lokalit, ku punonte viktima dhe Ardian Resuli, te cilet, pasi e kane pare trupin e identifikuan se i perkiste Eva Vishaj. Dosja u rihetua nga nje grup prokuroresh me eksperience ne Prokurorine e Pergjithshme, te cilet zbuluan nje bisede telefonike, qe tradhtoi Albenc Agon.

Elsa Lila:Falenderoj policine qe kapi vrasesin e nenes

"Doja te falenderoja organet shqiptare te rendit dhe te Interpolit per punen qe kam bere. Doja t'i falenderoja vertet publikisht. Te tjerat dihen". Keshtu eshte shprehur permes telefonit kengetarja e njohur Elsa Lila, pas arrestimit te Albenc Agos, i denuar si vrasesi i nenes se saj ne vitin 1997. E pyetur nese Albenc Ago i thote me shume sesa emri i njeriut qe i vrau nenen ne 22-23 maj 1997, Elsa shton: "nuk e njoh fare kete njeri. Nuk kam pasur asnjehere te bej, nuk e kam takuar kurre". Sigurisht qe arrestimi i tij eshte sadopak per te dhe gjysherit e saj nga ana e nenes nje clirim. "Tani edhe gjysherit e mi ndihen pak me te qete e me te cliruar, sic do ndihej kushdo kur drejtesia vihet ne vend". Tani qe organet e drejtesise kane ne dore Albenc Agon, i denuar me 20 vjet heqje lirie, per Elsa Lilen mjafton kaq qe nje here te vetme te mos i evitoje mediat. "Gazetat keshtu kane vepruar gjithnje per kete ceshtje dhe une jam munduar t'i evitoj. Askush nuk ka deshire qe emri t'i permendet ne gazeta per historite private. Aq me teper kur behet fjale per nje gje kaq te rende. Dhe ky presion mediatik nuk te le te meditosh dhe te mendosh dhimbjen tende", perfundoi ajo.

23 maj 1997, ora 16.00

Eva Visha, rreth ores 16.00 ka qene ne palestren e shkolles "Hoxha Tahsim". Pikerisht ky ka qene edhe vendi ku viktima eshte marre me makine nga dy persona. Kete fakt e vertetojne drejtoresha e shkolles "Hoxha Tahsim" dhe mesuesja e aerobise, Shpresa Thengjilli

23 maj 1997

Eva Vishaj u gjet e vrare ne kilometrin 29 te segmentit rrugor Tirane-Elbasan. Ne baze te hetimeve te kryera nga prokuroria rezulton se ajo ka qene e shoqeruar nga nje person, i cili sherbente si shofer vullnetar ne Partine Socialiste. Keshtu ne baze te hetimeve te kryera nga grupi hetimor dhe nga pyetjet e familjareve te Eva Vishes, ka rezultuar se viktima ne vitin 1997 ka qene e punesuar si kameriere ne lokalin "Juna" ne Tirane

25 maj 1997

Dy dite pas vrasjes, ne morg kane shkuar Gazmend Demi dhe Ardian Resuli, te cilet, pasi e kane pare viktimen, kane identifikuar se trupi i perkiste Eva Vishes. Pas identifikimit te gjeneraliteteve te te pandehurit Albenc Ago, eshte kerkuar informacion nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit dhe nga Garda e Republikes, ku rezultoi se ai nuk ka qene asnjehere efektiv i tyre

Dhjetor 2004

Te afermit e viktimes i kane kerkuar prokurorit te Pergjithshem rishikimin e dosjes. Kryeprokurori Sollaku mori ne konsiderate kerkesen e familjareve dhe urdheroi Drejtorine e Hetimit ne Prokurorine e Pergjithshme te rifillonte punen per zbulimin e autorit te vrasjes. Dosja u rihetua nga nje grup prokuroresh me eksperience ne Prokurorine e Pergjithshme, te cilet zbuluan nje bisede telefonike qe tradhtoi Albenc Agon

7 qershor 2005

Organi i akuzes e dorezoi dosjen ne sekretarine e Gjykates se Tiranes per te nisur shqyrtimin gjyqesor. Sipas shortit, procesi eshte gjykuar nga nje trup gjykues me tre anetare dhe me kryesues Gjin Gjonin. Ne baze te procedures, gjykata per disa seanca u kerkoi organeve kompetente njoftimin dhe arrestimin e te pandehurit, per te cilin ka informacione se ka emigruar prej disa vitesh ne Itali.

26 gusht 2006

Arrestohet ne Itali autori i vrasjes se nenes se kengetares Elsa Lila. Policia e Padoves ve ne pranga te kerkuarin shqiptar, Albenc Ago. Ky i fundit ishte shpallur person ne kerkim, pasi gjykata e Tiranes vitin e kaluar e ka denuar me 20 vjet heqje lirie per vrasjen e Eva Vishes.


E Merkure, 12 Mars 2008



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 12th March 2008, 22:02

Me ne fund, pas kaq kohesh e ema e Elses do prehet ne paqe....me ne fund arriti te vihej drejtesia ne vend....



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi