Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
"Nuk kam qene me ju diten e ngjarjes"

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 12th March 2008, 22:07

"Nuk kam qene me ju diten e ngjarjes"

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka "fundosur" dje me deshmine e tij dy vellezerit Qamil e Abedin Rexhaj, te akuzuar per vepren penale te vrasjes se mjekut dhe kryetarit te PD-se, Behar Kastati, tre vjet me pare ne Has. Ka qene ora 09:00, kur deputeti dhe ministri eshte paraqitur me makinen e tij perpara Gjykates se Krimeve te Renda. I veshur me nje kostum te zi, e me kemishe te bardhe, Olldashi eshte shoqeruar per ne sallen numer tre te Gjykates se Krimeve te Renda, i thirrur ne cilesine e deshmitarit. Pasi ka thene betimin perpara togave te zeza se do te tregonte te verteten dhe vetem te verteten, ai u eshte pergjigjur pyetjeve te te pandehurve. "Une nuk i kam takuar keta dy persona ne daten 7 korrik te vitit 2005, pasi nuk kam qene ne Shijak, por ne Qerret", ka thene Olldashi para trupit gjykues, duke lene te shtangur te pranishmit ne salle.

Deshmia

Vellezerit Qamil dhe Abedin Rexhaj kane pyetur ministrin ne lidhje me daten 7 korrik 2005 dhe pretendimeve te tyre qe kane qene bashke. Por keto versione te hedhura ne procesin gjyqesor, jane sqaruar me deshmine e ministrit. "Nuk kam qene me ju me 7 korrik te vitit 2005. Kete date une kam qene ne kryeqytet", eshte shprehur deshmitari VIP para gjyqtares Flora Hajredinaj. Dy vellezerit Rexhajm te cilet ishin lene qe te pyesin vete ministrin, nuk kane kryer asnje reagimm duke heshtur nga pas kafazit te hekurt deri ne fund te seances gjyqesore. "Nga data 4 korrik deri me daten 9 korrik, une kam qene ne Tirane. Ne daten 9, ju kam pare ne nje lokal ne Shijak, por nuk kam biseduar me ju", ka sqaruar me tej Olldashi, duke rrezuar pretendimet e Rexhajve.

Vellezerit

As avokatet mbrojtes, por dhe as prokuroret nuk kane pasur pyetje per ministrin Olldashi, i cili eshte lene i lire, pasi ka sqaruar vendndodhjen e tij diten qe ka ndodhur ngjarja duke mohuar se kishte qene me dy vellezerit. Deshmia ka zgjatur vetem 10 minuta dhe ministri i Transporteve eshte larguar nga Gjykata e Krimeve te Renda. Per dy vjet me radhe, ata kishin pretenduar se ne diten kur ndodhi rrembimi dhe vrasja e mjekut Kastrati, kane qene ne Durres dhe jane takuar me deputetin e sapozgjedhur, Sokol Olldashi. Dy vellezerit Rexhaj akuzohen se me daten 7 korrik te vitit 2005 kane marre peng dhe me pas kane vrare mjekun Behar Kastrati, i cili ka qene mjek roje ne spital, kur eshte shtruar Gani Rexhaj, i cili me pas ka gjetur vdekjen, si pasoje e nje infarkti. Si shkaktar te vdekjes, vellezerit akuzonin mjekun Kastrati. Prova tjeter e fuqishme e organit te akuzes eshte pikerisht deshmia e te pandehurit Ibrahim Geci, i cili ka qene dhe i penduari i drejtesise.

Pretendimet e dy vellezerve Rexhaj: "Me 7 korrik kemi qene me Olldashin"

Dy vellezerit, Qamil dhe Abedin Rexhaj, gjate gjithe seancave gjyqesore, por edhe gjate fazes se hetimit, kane bere te ditur se nuk jane ata autore te vrasjes se mjekut Behar Kastrati. Sipas tyre, diten e 7 korrikut 2005, date kjo kur edhe eshte vrare kryetari i PD-se Has, keta te fundit nuk kane qene ne qytetin verior, por ne Durres. Ne alibine e ngritur prej tyre behej e ditur se naten e ngjarjes kane qene me ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, atekohe i sapozgjedhur si deputet ne Shijak. Gjate seancave gjyqesore, Rexhajt kane pretenduar se ishin te pafajshem dhe madje perseriten disa here kerkesen ne gjykate per thirrjen deshmitar te Olldashit. Madje, ata rrezuan edhe deshmine e te pandehurit tjeter Ibrahim Geci, i cili ka pasur edhe statusin e penduarit te drejtesise, por refuzoi me pas. Gjykata vendosi te therrase ministrin me cdo kusht dhe per disa seanca gjyqi ishte shtyre. Madje, ne dosje eshte shkruar se dy vellezerit pretendonin se e kishin takuar Olldashin gjate nje vizite ne nje nga zonat e Durresit. Edhe disa prej deshmitareve, banore te Hasit, kane thene ne gjykate se nuk i kane pare Rexhajt, por prokuroria thote se disponon provat e pergjimeve te kryera.



7 Korrik te vitit 2005 eshte vrare mjeku Behar Kastrati ne qytetin e Hasit. Shkak i ngjarjes eshte bere hakmarrja per vdekjen e vellait te tyre, Gani Rexhaj, gjate turnit kur Kastrati ishte dhe mjek roje ne spital

3 Te pandehurit e vrasjes se mjekut Kastrati jane Qamil Rexhaj, Abedin Rexhaj si dhe i pandehuri Ibrahim Geci. Sipas hetimeve ka rezultuar se tre te dyshuarit kane marre peng mjekun dhe me pas e kane vrare

70 Deshmitare jane thirrur ne kete proces gjyqesor nga ana e organit te akuzes dhe mbrojtjes per te provuar fajesine apo pafajesine e te pandehurve. Nderkohe qe, procesi gjyqesor eshte ne perfundim



Mjeku qe iu kushtua dhe politikes

Behar Kastrati, 43 vjec, lindi ne fshatin Brut, te Kukesit per t'u shperngulur me pas me familjen e tij ne qytetin e Krumes. Pasi mbaroi shkollen me rezultate te shkelqyera, vazhdoi shkollen e larte ne Fakultetin e Mjekesise. Pas perfundimit te universitetit, Kastrati vazhdon studimet pasuniversitare, duke u specializuar si mjek patolog. Qe nga koha e perfundimit te shkolles, 43-vjecari punoi ne spitalin e qytetit te tij, ne Has dhe njihej si nje nder mjeket e rralle specialiste per semundjet e brendshme. Pas viteve '90-te, Kastrati u angazhua ne politike, duke perkrahur levizjet demokratike ne vend e me pas perfshirjes direkt ne te, ndersa u zgjodh kryetar i deges se Partise Demokratike ne Has dhe me pas anetar i Keshillit Bashkiak. Gjate fushates per zgjedhjet parlamentare te vitit 2005, Behar Kastrati ishte udheheqesi i shtabit elektoral te partise Demokratike per deputetin Jemin Gjana. Ai u zhduk me daten 7 korrik te vitit 2005 dhe 40 dite me pas trupi i tij u gjet i pajete i lidhur pas kembeve te nje ure, afer qytetit te Kukesit.



E Merkure, 12 Mars 2008



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi