Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Sport »
Mberrin ne Shqiperi spektakli me motore

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 12th March 2008, 22:31

Mberrin ne Shqiperi spektakli me motore

E Merkure, 12 Mars 2008


Flitet se sezoni i ri i Red Bull X-Fighters 2008 - i cili do te transmetohet per publikun shqiptar kete vit ne televizionin Klan - do te vije me shume me teper vende dhe tema rreth e qark globit. Dhe eshte e vertete! Pas tre serive te suksesshme (Mexico City, Slane Castle (Irlande), Madrid) ne vitin 2007, shpirti i Red Bull X-Fighters eshte mese i gjalle. Ne 2008, turneu i Red Bull X-Fighters fillon me Mexico City dhe udheton drejt Rio de Janeiro. Ndalesat e tjera jane Rome (Itali), Fort Worth (Teksas, SHBA) dhe Wupertal (Gjermani) per t'u rikthyer me pas ne shtepine e vet ne Madrid. Mbetet per t'u pare nese numrat e mbiquajtur: "Cliffhanger Backflips", "Lazyboy" dhe "Tsunami" te cilet i perkasin tashme brezit te ri te motociklisteve FMX do te jene ne gjendje te zbehin shkelqimin e yjeve te tille si zvicerani Mat Rebeaud, amerikani Nate Adams, spanjolli Dany Torres dhe australiani Robbie Maddison.

Jo shume kohe pas ndarjes se cmimeve te Red Bull X-Fighters per vitin 2007, motociklistet po kerkonin me shume. Me shume teknika sfiduese per te vene ne pah aftesite e tyre ne sportin Free Style Motocross (FMX), tematika me te larmishme dhe arena te jashtezakonshme sportive per me shume adrenaline perballe brohoritjeve te mijera e mijera spektatoreve. Po ashtu edhe spektatoret dhe tifozet e ketij sporti ne mbare boten do te donin te kishin mundesi te shikonin nje gare Red Bull X-Fighters ne nje vend prane tyre. E gjitha kjo do te jete nje realitet, sepse ne vitin 2008 Red Bull X-Fighters pervec rikthimit ne Mexico City dhe Madrid, tashme do te udhetoje ne Rio de Janeiro, ne Teksas dhe pastaj ne kontinentin e vjeter: Romen, dhe Wupertalin ne Gjermani.

Per amerikanin Travis Pastrana, ishin te pabesueshme nivelet ku kishte arritur sporti FMX ne kampionatin Red Bull X-Fighters, kampionat te cilin ai e fitoi ne vitin 2007. "Te gjithe pjesemarresit ne gare realizuan numra te tille si Cliffhanger Backflips (nje numer qe nenkupton rrotullim mbrapsht me motociklete duke u kapur vetem pas dorezave te timonit) qe ne fazen e stervitjes, madje edhe ata qe ishin te rinj ne kete gare", sic tregon ai vete. "Dhe me kujtohet shume mire, i riu francez Charly Pagčs duke bere nje Superflip dhe nje Super Indian Flip njeren pas tjetres pa zbritur ne toke. Ky eshte nje nga ata lloj numrash qe ne lojerat X Games te vitit 2006, une kam qene i vetmi qe mund t'i realizoja. Ky sport po merr permasa dhe po njeh arritje te pabesueshme." I mbiquajtur robot i FMX amerikani Nate Adams njihet per ekzekutimin perfekt te numrave, te cilet vleresohen gjithmone me 10 me yll. "Pistat e gares se Red Bull X-Fighters pa pike dyshimi po behen gjithnje e me teknike me pedana kercimi te llojeve nga me te ndryshmet", thote ai. "Dhe kjo eshte gje e mrekullueshme ne sportin qe ne ushtrojme".

Nisur nga realizimi i numrave kaq te veshtire e te rrezikshem dhe nga evolucioni i pistes se garave brenda serise se Red Bull X-Fighters, turneu i vitit 2008, pritet qe te kaloje cdo parashikim. E, ndersa nje nga motociklistet me te njohur dhe te respektuar te planetit ne sportin FMX, amerikani, Travis Pastrana, i eshte futur sportit te garave rally, do te jete shume interesante ku do te arrije ky sport ne vitin 2008. Faktoret kryesore qe do te sjellin kete zhvillim jane i mirenjohuri Mat Rebeaud (Zvicer, vendi i dyte, Red Bull X-Fighters 2007), Dany Torres (Spanje, vendi i trete, Red Bull X-Fighters 2007), kampioni i X Games dhe Gravity Games Nate "Shkaterruesi" Adams, dhe Robbie "I cmenduri" Maddison (Australi).

Gjashte vende te reja, tema te aktivitetit (qe vijne si nje kombinim i tradites lokale dhe sportit ekstrem FMX) dhe projektime te reja pistash jane perzgjedhur me shume kujdes nga stafi i Red Bull X-Fighters per turneun e 2008. Ne dallim nga viti i kaluar, Red Bull X-Fighters ka planifikuar edhe nje seri aktivitetesh te quajtura Red Bull X-Fighters Exhibition Tours, nje nga ndalesat e te cilit eshte edhe Shqiperia.

Tirana ne daten 14 mars dhe Shkodra ne daten 15 mars, jane qytetet qe jane perzgjedhur per te shfaqur pak nga emocionet e Red Bull X-Fighters. Publiku i ketyre qyteteve do te kete mundesi te shohe nga afer realizimin e numrave si Backflip, Superman dhe Tsunami nga tre motocikliste nga me te njohurit ne bote ne sportin FMX. Ata jane, belgu Jimmy Verburgh, britaniku Chris Birch dhe suedezi Daniel Bodin.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi