Sipas Prodit, Kosova, Serbia dhe i tërë rajoni janë shans historik për BE-në


Sipas Prodit, Kosova, Serbia dhe i tërë rajoni janë shans historik për BE-në, e cila duke e integruar tërë Ballkanin në sistemin e saj, ta kthejë këtë pjesë të botës në familje. Vendimi për dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë, sipas Prodit do të jetë një sinjal i rëndësishëm për vendosmërinë evropiane. "Besoj se ka ardhur momenti që Bashkimi Evropian të sjellë vendime të rëndësishme për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor". Kështu ka deklaruar kryeministri i Italisë, Romano Prodi, në një intervistë për gazetën "Veçernje Novosti".

"BE-ja duhet t'i marrë përgjegjësitë, të cilave nuk mund t'u shmanget, duke qenë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, një rajon që ka perspektivë të qartë evropiane",- ka thënë Prodi, në një intervistë për gazetën "Veçernje Novosti".

Sipas Prodit, Kosova, Serbia, i tërë rajoni janë shans historik për BE-në që, duke e integruar tërë Ballkanin në sistemin e saj, ta kthejë atë pjesë të botës në familje. "Për këtë shkak, njëkohësisht duhet ta përcaktojmë statusin e Kosovës dhe të përshpejtojmë procesin e integrimeve evropiane",- ka shtuar ai.

"Vendimi definitiv për dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë, për të cilin kemi arritur pajtueshmëri politike në Këshillin e Evropës, do të jetë një sinjal i rëndësishëm për vendosmërinë evropiane, që në mënyrë unanime të vazhdojmë zgjidhjen e çështjes së Kosovës",- ka vlerësuar Prodi