Zgjedhja e Serbise*

E Enjte, 13 Mars 2008


Kosova beri nje zgjedhje historike per pavaresine muajin e kaluar. Serbia shume shpejt do te kete nje shans per te bere zgjedhjen e vete historike, ose per nje te ardhme me te mire si pjese e Bashkimit Evropian ose per izolimin, stanjacionin dhe renien.

Nuk eshte per t'u habitur qe deklarata e Kosoves ka cuar ne shembjen e koalicionit qeverises te Serbise dhe ne thirrjen per zgjedhje te reja. Kosova ka qene nje simbol i nacionalizmit serb prej shekullit te 14-te. Cdo parti e rendesishme politike ne Serbi zotohej te parandalonte pavaresine e Kosoves, megjithese ato u treguan te pafuqishme per ta ndaluar ate.

Keto parti tani kane ide te ndryshme mbi ate se si duhet ecur me pas. Partia Demokratike e Presidentit Boris Tadic ofron nje politike me te arsyeshme. Ajo favorizon ecjen e shpejte per te pergatitur Serbine per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Dhe kjo eshte nje domosdoshmeri ekonomike. Kjo ka gjithashtu kuptim strategjik dhe diplomatik. Serbia ka dobesuar pozicionin e saj duke u bashkuar me Rusine kunder Bashkimit Evropian dhe duke refuzuar te negocionte me vullnet te mire mbi pavaresine e Kosoves.

Votuesit e Serbise miratuan rrugen e z.Tadic ne janar kur ata e rizgjodhen ate President. Avantazhi i tij ishte i ngushte, dhe zemerimi qe pasoi deklaraten e shpalljes se pavaresise se Kosoves mund te kete forcuar ultranacionalistet, te cilet favorizojne ngrirjen e marredhenieve me Bashkimin Evropian, per sa kohe ai mbeshtet pavaresine e Kosoves.

Nje fitore e qarte e partise se z.Tadic do te ishte me e mira per Serbine, Evropen dhe SHBA. Uashingtoni dhe Brukseli mund te ndihmojne, jo permes perqafimeve mbytese te z.Tadic, por permes hapave konkrete per te siguruar dhe mbrojtur minoritetin etnik serb ne Kosove.

Perpara se te deklaronte pavaresine, qeveria e Kosoves e dominuar prej shqiptareve etnike pranoi nje plan te mbeshtetur nga Perendimi per mbikeqyrjen e institucioneve te reja te saj. Kontingjenti i NATO-s qe do te mbetet ne Kosove, policia e Bashkimit Evropian dhe ekipi mbikeqyres i drejtesise, te cilet kane filluar te mberrijne duhet te duhet te sigurojne qe serbet e Kosoves jane te mbrojtur kunder dhunes dhe diskriminimit dhe qe furnizimet e tyre me ushqime dhe energji jane te siguruara.

Administrata Bush, e cila ka nje influence te paarritshme te qeveria e re kosovare, duhet te insistoje qe ajo te demonstroje vazhdimisht deshiren e saj per pajtim me minoritetin serb dhe me Beogradin.
Shperthimi vdekjeprures i Jugosllavise filloi pothuajse dy dekada me pare me manipulimin nga ana e Sllobodan Milloshevicit e pasioneve nacionaliste serbe mbi Kosoven. Sa e pershtatshme do te ishte nese kjo epoke mund te perfundonte kete pranvere me vote te qarte per pragmatizmin dhe perparimin nga ana e popullit serb.

(*) Editoriali i djeshem i "The New York Times"