Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Kosova, deshtimi i radhes Serbi-Rusi

Share

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 13th March 2008, 17:18

Kosova, deshtimi i radhes Serbi-Rusi

E Enjte, 13 Mars 2008


Perpjekjet e radhes te dyshes Rusi-Serbi per te minuar ecjen perpara te shtetit te ri te Kosoves, deshtuan serish ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vendet kryesore evropiane, kane bllokuar ne mbledhjen e posacme, propozimin rus per Kosoven. Ne dokument Moska propozonte "nje deklarate presidenciale", ne te cilen do te shprehej "shqetesim i madh per veprimet e njeanshme qe jane ndermarre nga Kosova". Sipas Shteteve te Bashkuara, propozimi i Rusise, i cili duhet te miratohej nga te gjithe anetaret e KS-se qe te gjente zbatim, "permban disa elemente, qe nuk pasqyrojne realitetin". Sakaq, SHBA-te e ftuan dhe Serbine qe te pranoje realitetin ne Kosove, duke siguruar se "nuk ka kurrfare gjasash qe ajo qe ka ndodhur ne Kosove, te zhbehet". Mbledhjen e karakterizoi ambasadori i Britanise se Madhe, Xhon Sauers, kur tha se Keshilli nuk kishte degjuar asgje te re nga vendet anetare. Ne te ardhmen roli i BE-se ne Kosove do te zgjerohet, nderkaq UNMIK-u do t'i pershtatet rrethanave te reja, u tha ne takimin e KS te OKB-se, kushtuar Kosoves.

Ne mbledhjen e KS per Kosoven, Rusia kishte paraqitur nje propozim-tekst, me te cilin do te denohej pavaresia e Kosoves dhe riafirmohej sovraniteti i Serbise ndaj Kosoves, duke u kerkuar respektimi i integritetit territorial. Ambasadori britanik ne Kombet e Bashkuara, Xhon Sauers, e hodhi poshte fuqishem propozim-tekstin e Rusise, kur tha: "Eshte bazuar ne premise qe eshte tejkaluar. Shume vende te Keshillit te Sigurimit e kane njohur Kosoven si vend te pavarur dhe ajo qe ne duam, eshte qe nga kjo pavaresi ta bejme te suksesshme". I pyetur per kerkesen e Serbise per mbajtjen e misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Sauers tha se realitetet e reja diktojne se misioni ne menyre graduale duhet te zevendesohet me personelin nga Bashkimi Evropian. "Sic po rritet roli i Bashkimit Evropian, ashtu sic pavaresia e Kosoves dhe sovraniteti po njihen me gjeresisht, UNMIK-u duhet t'i pershtatet kesaj".

Edhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne OKB, Zalmay Khalilzad, po ashtu e ka hedhur poshte propozim-tekstin e Rusise. "Cfaredo rezolute-kumtese qe paraqitet prej tash ne Keshill, per ta pasur mbeshtetjen tone, duhet te bazohet ne njohjen e qarte se atje eshte nje ndryshim realiteti, atje eshte Kosova, shtet i pavarur dhe atje eshte, kuptohet, Serbia", tha Khalilzad. Ai siguroi Beogradin se Serbia po respektohet dhe po merret seriozisht, por njeheresh, Serbia duhet ta njohe dhe ta pranoje realitetin e ri. "Ne deshirojme qe populli i Serbise ta dije se bota, komuniteti nderkombetar dhe Keshilli i Sigurimit i respektojne ata, i marrin seriozisht dhe per kete arsye ne po i kushtojme kaq shume kohe. Por, ata ne Serbi qe besojne se ajo qe ka ndodhur ne Kosove mund te zhbehet, ata jane te mashtruar", tha Khalilzad. Ne fund, deklarata e Rusise nuk mori as pelqimin e vendeve te tjera anetare, me arsyetimin se nuk perfshinte ndryshimet qe kane ndodhur dhe nuk paraqiste gjendjen reale ne rajon. Pjesemarresit perfunduan me konstatimin se "tani kemi nje Kosove te pavarur dhe Rezoluta 1244 eshte nje kornize". Ne kete pike, ata u shprehen se Kombet e Bashkuara kane nje rol dhe Sekretariati duhet te vazhdoje t'i raportoje Keshillit.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi