Bushati shpall anti-Greqine

E Merkure, 12 Mars 2008


Trajneri i Kombetares Shpresa, Artan Bushati, ka shpallur dje listen emerore me 21 lojtare. qe do te grumbullohen per takimin e 26 marsit kunder Greqise. Trajneri Han ka toleruar kolegun e tij, pasi disa elemente te kerkuar me force nga holandezi, do te jene ne sherbim te trajnerit Bushati, qe e ka cilesuar kete takim si shume te rendesishem. Midis lojtareve, bie ne sy emri i Edgar Canit, te riut te Palermos, per te cilin nuk dihet ende nese do t'i pergjigjet ose jo pozitivisht fteses se Bushatit. Ja edhe lista e plote.

Enea Koliqi (Iraklis), Samir Ujkani (Palermo), Shpetim Mocka (Flamurtari), Arber Abilaliaj (Partizani), Andi Lila (Besa), Maringlen Shoshi (Apolonia), Erbim Fagu (Tirana), Renato Arapi (Silkeborg), Bledin Guga (Flamurtari), Shaqir Stafa (Teuta), Arben Likmeta (Teuta), Emiljano Veliu (Flamurtari), Hair Zeqiri (Flamurtari), Edgar Cani (Palermo), Emiljano Vila (Teuta), Ilirjan Caushaj (Teuta), Jozef Thana (Skenderbeu), Erando Karabeci (Partizani), Elis Bakaj (Partizani), Enco Malindi (Partizani), Xhevahir Sukaj (Vllaznia).