Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Gjuha shqipe »
Formula e Pagzimit, Kumte tė reja nga dokumenti mė i vjetėr i shqipes

avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 26th January 2008, 23:50

Ledi Shamku-Shkreli

“Konstitucjonet” e Kuvendit tė Matit tė vjetit 1462, pėrpiluem prej Pal Źjllit nuk kanė pasė ndonji trajtim tė privilegjuem nė Shqipni, ndonėse me to lidhet, posė tjerash, edhe kapėrcimi i pragut historik tė gjuhės shqipe. Me pėrjashtim tė Formulės sė Pagėzimit e cila nė asnji rasė nuk mundej me u neglizhue, pjesa tjetėr e “Konstitucjoneve”, ashtu si dhe e krejt Kodit Ashburnham nė pėrbamje tė t’cilit ato ndodhen, asht fare pak e studjueme prej nesh. Kjo zbraztģ studimore asht edhe haraēi qė i kemi pague mungesės sė botimit tė kėtyne dokumentave primordialė pėr kulturėn tonė kombtare.
Nė Shqipni, faksimili i Formulės sė Pagėzimit, u botue i pjesshėm prej Lumo Skėndos mė 1926 tek “Dituria”, por duhet thanė se, nė kėte publikim, paraqitja e Formulės u pėrshfaq e manipulueme. Kjo ndodhi mbasi botuesi, pėr lehtėsi paraqitjeje, bashkoi nė nji faqe tė vetme paragrafin e ndamė ndėrmjet dy faqeve (paragraf ku ndodhet formula asht nė faqet 3b dhe 4a tė pishtullit). Prej asokohe kjo faksimile u pat botue e ribotue ashtu pėr gati nji shekull me rradhė, si ndėr librat shkollorė e antologjitė pėrmbledhėse, ashtu edhe ndėr trajtesat shkencore tė studjuesve tė ndryshėm.
Porse janė do ngjarje tė cilat s’munden me mbetė gojėdhana, e sidomos, nė ditėt e sotme fjala e shkrueme s’mundet me qenė mā gojėdhanė, pra e pabotueme; aq mā fort kur kjo fjalė e shkrueme asht primitus, sikundėr asht dokumenti i parė nė gjuhėn tonė, i njoftun si Formula e Pagėzimit e vjetit 1462. Me kėte dokument shkrimor e kapėrcen gjuha shqipe pragun e vet historik, a sikundėr shkruen Įt Justin Rrota, formula e pagėzimit shenjon “pagėzimin e ortografģs shqipe”.
Qyshse u njoftue zbulimi i kėtij dokumenti e deri nė ditėt e sotme, asht shkrue shpesh formulen, madje teevona pati edhe tubime shkencore nė kremt tė jubileut tė saj; porse vetė dokumenti vijoi me mbetė i mbledhun kutullaē nė sergjitė e arkivit, e kėshtu mjaft studjuesve ju takonte me shkue citim mbas citimit. E posė studjuesve, shqipfolėsit nuk patėn kurr rasėn me e pa tė plotė shenjėn e tyre t’parė shkrimore.
Bindja se nji frazė e vetme e shqipes nuk mund tė studjohet shkėputazi nga konteksti i vet, qoftė ky edhe nė nji tjetėr gjuhė, na grishi me kėrkue kėte manuskript dhe me e botue tė plotė. Duke u informue se ē’leje nevojitej pėr me e sjellė kopjen e tij nė Shqipni, mėsuem se kjo kopje e filmueme n’fakt gjindej nė Arkiv tė Shtetit Shqiptar qysh mė 1967-ėn, pra prej ma se 40 vjetėsh, dhe se e pat prue prof. Bujar Hoxha. Befasia se kishim lypė fort larg ate ēka e kishim prej kohėsh kėtu qe lehtėsuese e na solli ndėr mend pyetjen e Engjėllit tė Zotit: “Pse e lypni tė gjallin ndėr tė dekun?” (Luka 24, 5-6).
Kėshtu pra, venduem qė ma sė pari ta botojmė tė plotė kėte dokument (shih Hylli Dritės, 1/2009), pėr t’ua dhanė shqiptarėve ate ēka u takonte me e pasė prej shumė e shumė kohėsh.
Duem me besue se pėr shqiptarėt, tash qė “ka ndėrrue moti e stina” dhe pseudopatriotizmi izolacionist nuk shtrėngon ma me ecė ndėr shtigje tė pashkeluna, vetėm njohja e kulturės sė njimendtė e transhendentale krijon ate bazament moral e historik mbi tė cilin duhen mbėshtetė pėrpjekjet pėr me u rikthye nė gjinķ, nė Europėn prej kah u shkėputėn forcėnisht shekuj ma parė. Marin Sirdani shkruente se “pėr me e dashtė historinė e kombit, duhet ma parė me e njoftė ate”, mbasi veē pėrmes njoftjes ngjarjet dhe personazhet e tė kaluemes mundet me shtegtue prej territ tė kohėnave drejt kjartėsisė tė s’tashmes.
“Konstitucjonet, urdhnesat dhe statuti u hartuen e u shpallėn prej nesh Arqipeshkvit Pal e u nėnshkruan nė Kishėn e Shindėrtatit tė Matit nė vitin e Zotit 1462, nė indiktin e dhjetė, dhe po nė ditėn e hane mė 8 tė muajit tė nėntorit”. “Konstitucjonet” nisin me nji paragraf, nė tė cilin arqipeshkvi Pal Źjll, pėrshkruen shkurtimisht gjendjen e arqipeshkvisė sė vet n’ato kohė, kur lypej me u riorganizue mes vedit pėr me i bamė ballė ndarjes shpirtnore, pra edhe kombtare, tė gjindjes sonė e cila po rrezikohej prej agresionit osman.

“Ad perpetuam rei memoriam. Detyra e kujdesit baritor na shtyn me ēdo kusht me paqtue pėr nder tė Hyut dhe pėr shėlbimin e shpirtnave ku vepron Arqipeshkia [...] U ba shumė kohė qė dioqezat, provincat janė vizitue rrallė prej Arqipeshkvit, qoftė pėr arsye tė tiranisė sė gjatė tė turqve, qoftė edhe pėr shkak se kjo zonė ka vėshirėsinė e tė qenit shumė e shtrime.
Pėr shkak tė zakoneve tė shprishuna, venduem ta vizitojmė na vetė [...] Nė nji kėte epokė provinca gėzon plotėsisht dinjitet liriet kishtare nėn tė ndritshmin Sundimtar Skenderbehg, Zot i Arbėnisė”.

Riorganizimi pėrfshiu qoftė formėn, qoftė pėrmbajtjen e ushtrimit tė detyrės shźjtė tė meshtarisė, duke unifikue dhe pėrditėsue ēdo ceremonial kishtar simbas udhėzimeve tė Selise sė Shźjtė.
Por le tė shestojmė tash dy ēeshtje fort tė diskutueshme, tė cilat, pas mendimit tonė janė interpretue shkrim mbas shkrimit ma fort si hamendje sesa si analiza kontekstuale (kjo edhe pėr mungesė tė shqyrtimit tė tekstit tė plotė nė origjinal).

Sė pari, pėr dekada me radhė asht pėrsėritė e ripėrsėritė gjithnji se nė kėte Kuvend ju dha e drejta familjarėve, qė nė mungesė tė priftit, t’i pagėzonin vetė fmijtė, nė mėnyrė qė tė mos vdisnin pa e marrė kėte sakramend. Simbas kėtij arsyetimi asht mendue se arsyeja e dhanies nė shqip tė Formulės sė Pagėzimit rrjedh ngase populli nuk e njifte latinishten. Por duket se nuk asht njimend kėshtu e se ky interpretim tejet i thjeshtėzuem ka ardhė nė disa rasa pėr mungesė tė ballafaqimit me tekstin e plotė, e nė tjera pėr mosnjohjen e kuptimit tė saktė tė termave ekleziaste (nė rrafsh historik).
Nė pikėn ku ripėrcaktohen rregullat qė lidhen me sakramendin e pagėzimit (fletėt 3b-4a ose 3 recto e 4 verso) jepen edhe kushtet pėr pagėzimet jashtė kishe nė tė cilat bahet, sikundėr thamė, nji pėrcaktim i specifikuem i formulės pagėzimore in vulgari albanico. Ky pėrcaktim jepej pėr dy motive:
1. sepse formula nuk mundej mā me u thanė tri herė, pasiqė Vatikani e kishte riformėsue kėte praktikė prej mase nji shekulli. Kėshtu nga nji vėshtrim krahasues me pėrditėsimet e rendit fetar katolik nė vendet e tjera tė kėrshtena, vėrejtėm se kėto ndryshime qenė vendosė nga Selia e Shejtė qė nė shek. XIV. Vonesa e zbatimit ndėr ne asht e kuptueshme duke pasė parasysh pushtimin osman, nga njena anė, dhe ērregullsitė si rezultat i veprimit shkizmatik serb nga ana tjetėr. Kėshtu Pal Źjlli e reflekton nė Kuvendin e Matit edhe kėte pėrditėsim tė randėsishėm liturgjik;
2. pėr fmijtė qė e merrnin sakramendin nė shtėpi, si tė pamujtun me ardhė nė kishė, formula e pagėzimit lejohej me u thanė nė arbėnisht nė formėn tashma tė njohun nga ne. Po shqipėrojmė tė plotė paragrafin ku gjendet kjo fjali shqipe, konteksti i tė cilės asht si vijon:

“Venduem qė mbas sodit priftėnt kur pagėzojnė, tė shqiptojnė njė herė tė vetme “Ego te baptizo in nomine Patris et filij et spiritus sancti”, dhe jo tri herė sikundėr asht ba derimė sot. Dhe pėr kėte duhen mėsue famullitarėt, qė kur lypet me pagėzue krijesat qė rrezikojnė me vdekė tė papagėzueme ngase nuk mbrrijnė me i pru nė kishė, ata tė shqiptojnė dallueshėm (shkoqitun) nė shqipen e popullit (Vulgari Albanico), s’paku kėto fjalė: Unte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. Nė se ndonjeni asht pagėzuem nė ket mėnyrė, nuk duhet pagzue pėr s’dytit herė por ai duhet tė pėrmbushė katekizmėn. Nga ky vendim pėrjashtohen veē rasat kur dyshohet njimend, apo kur kėto fjalė janė shqiptue nga nji laik apo grue qė, nė rrethana shtrėngese, ka pagzue ksisoj. Kėshtu pra, sacerdoti duke pagėzue, tė hedhė ujė mbi kryet e fmisė duke thanė: Si tu es baptizatus, ego non tė rebaptizo, sed si non es baptizatus, ego te baptizo in nomine Patris et filij et spiritus sancti (n’shqip: N’kjoftė se je pagėzuem, un nuk tė ripagėzoj, por n’mos kjofsh ti i pagėzuem, un po t’pagėzoj n’emėn t’Atit, t’birit e t’shpirtit shźjtė) “.
E vėrteta asht se nė kėte paragraf nuk del askund qė prindėt, a ndokush tjetėr jashtė funksionevet fetare, tė mundej me pasė autoritetin pėr me e krye kėte sakramend.
Por si ka mundėsi qė nji “shmangie” tė tillė tė randėsishme ta kenė thanė e pėrcjellė njani mbas tjetrit tė gjithė studiuesit, historianė ose jo, qė nga Nicolae Jorga e gjer mė tash?
Nė paragrafin qė cituem, pra nė kontekstin ku ndodhet fjalia shqip, vihet re se njėsia latine e origjinalit “quod doceant parrochianos in articulo” asht keqkuptue vijimisht duke i dhanė gabimisht shenjuesit “parrochianos” vlerėn qė ka sot nė italishte verbi “parrocchiani”. Kjo e fundit nė fakt don me thanė “besimtarė tė nji famullie”. E kėtu mendojmė se nis edhe keqkuptimi. Para sė gjithash skjarojmė se ky tekst asht shkruem nė latinishten mesjetare. Latinishtja klasike nuk e ka kėte verb; ajo ka veē verbin “parochus” qė don me thanė “zyrtari qė kujdeset pėr bujtjen e shtegtarėvet”. Ndėrkohė, po tė shikohen fjalorėt historikė tė italishtes, tek lema “parroco” (shq. famullitar) rezulton se forma e vjetėr e saj ka qenė “parrochiano”; aty spjegohet se kjo formė rrjedh drejtpėrdrejt prej latinishtes mesjetare “parochianum – plur. parochianos”. Dhe vėrtet edhe sot e ksaj dite ndihet ende ne Itali qė famullitarėt ma t’moēėm thonė “parrochiano” pėr “parroco”.
Kėshtu pra kuptohet kjartė se Pal Źjlli nė kėte fragment nuk u referohet besimtarėve por famullitarėve. Kėte ngatėrresė e ka ushqye edhe “leximi” po ashtu i gabuem i fjalės “shkullar” tek Budi [“Ma kur t’ish ashtu nevoja, sikur thuose foshnja m perikullė me shkuom pa pagėzuom, aty gjithėkush ka tė lirė, e mundėn me e pagėzuom, sidota e mbė qish do gjuhu tė jetė, o prift, o gjakon o shkullar”]. Edhe kėtu shkullarėt nuk janė laikėt nė kuptimin e sotėm, siē asht interpretue, por janė priftent shkullarė (preti secolari) ku hyjnė edhe dioqezanėt, tė thirrun ksisoj, pasi nė dallim nga Fretnit Rregulltarė, tė cilėt rrojnė nėpėr kuvende, Priftent Shkullarė rrojnė nė shekull (mes gjindjes). Duke vijue ma poshtė vėrejmė se Pal Źjlli saktėson “kur kėto fjalė janė shqiptue nga nji laik apo grue”. Edhe ktu jemi ballė po tė t’njejtit keqinterpretim tė termit laik. Laikėt nuk janė ata qė njohim ne nė kuptimin e sotėm, pra e kundėrta e klerikėve, por janė nė fakt Fretnit Laikė a ndryshe nė it. Frati Conversi (nga lat. Conversus), tė cilėt kishin hy nė kuvend, por nuk i kishin marrė ende kushtet e shźjta. Kėshtu ata nuk kishin tė drejtė me ēue meshė, por nė raste ekstreme, siē asht rasti in periculo mortis u lejohej me pagėzue gjind; e nėse tė pagėzuemit ksisoj mandej kthenin nė jetė, ata duhej tė pėrmbushnin katekizmėn, njilloj siē e pėrcakton Pal Źjlli. Po ashtu fjala “grue” kėtu i referohet motrave murgesha, tė cilat si rregull nuk munden me pagėzue, pėrveēse nė shtrėngesa ekstreme. Nė kontekstin historik tė Arbėnisė sė shek. XV edhe ky fakt asht plotėsisht i kuptueshėm, pėrveēse i mundshėm, pasi vlen tė dijmė se n’atė kohė kish ende nė Shqipni kuvende Motrash Rregulltare, sikundėr qe psh. ai i Motrave Klarise tė Kepit tė Rodonit, mbėshtetė prej Mamicė Kastriotit.
Kėshtu mund tė pėrfundojmė qė pohimi i ngulitun se “Pal Źjlli i lejoi prindėt me pagėzue ata vetė tė vogjlit nė rrezik jete”, nuk asht fakt, por nji keqinterpretim.
Mbetet pėr t’u skjarue tash pėrse Arqipeshkvi ynė pėrcaktoi qė kjo formulė mund tė thuhej edhe nė shqip.
Pėr kėte duhet me u ndalė e me bā nji shtjellim tjetėr kontekstual tė situatės. Dihet se nė kushte normale, nga sakramendet, vetėm Vojimi i mbramė nuk kryhet nė kishė, por nė vendndodhjen e atij qė lėngon; dhe kjo asht māse e kuptueshme. Ndėrsa tė gjitha sakramendet e tjera, pra edhe Pagėzimi, merren nė Kishė. Nga sa duket ndėrhymja me kėte akt rregullarizonte situatėn kur fėmija i papagėzuem dirgjej i sėmundė randė nė shtėpi. Nė kėso rasash, famullitari a kushdo tjetėr nga hierarkia e kishės, do tė lejohej me shkue e me e pagėzue ate nė banesė tė vet. Por kėtu lindte nji problem me bestytninė sipas sė cilės kur nji i smundė merrte Vojimin e Mbramė, ai nuk kthente mā nė jetė. Kėsisoj, aty ku ka tė bajė me nji fmi nė agoni ceremoniali i Pagėzimit ruen nji pikė tė pėrbashkėt me Vojimin e mbramė, ruen ritin e shenjimit tė ballit me voj tė shźjtė. Dhe vėrtet, sikundėr dėshmojnė shenimet e At Domenico Pasi-t, tė botueme nga F. Cordignano, ende nė zona tė thella tė Shqipnisė sė Tetėqindės hasej kjo bestytni. Pra pagėzimi i nji vocėrraku in periculo mortis, rėndom refuzohej nga familjarėt, tė cilėt nuk kishin siguri nėse prifti po pagėzonte a po kryente vojim tė mbramė; e nuk ua thoshte kėte pėr t’ua kursye dhimbjen e parakohėshme. E vetmja mėnyrė qė prindėt ta kishin tė qartė se nuk bahej fjalė pėr Vojim tė Mbramė por pėr Pagėzim, ishte qė kjo formulė tė thuhej nė shqip, madje vėrejmė se Pal Źjlli ngulmon pėr me shqiptue “dallueshėm (shkoqitun) in Vulgari Albanico, s’paku kėto fjalė: Unte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”.
E me kaq po e konsideroj si tė mjaftueshėm kėte rravgim duke pėrfundue se e drejta e pagėzimit nė kohė tė Kuvendit tė Matit (v. 1462) mbetej ekskluzivitet i klerit.

Sė dyti do ndalojmė te nji fjalė qė na tėrhoqi vėmendjen gjatė leximit te Kostitucjoneve. Nė faqen 8-b tė tekstit del verbi Banœtina, i shkruem kėshtu, me B tė madhe. Verbi nė fjalė, qė nuk na rezulton askund t’i pėrkasė limerit latin, shfaqet nė kėte kontekst:

Item statuimus quod quicquid auget Rector Ecclisie in bonis stabilibus intelligatur et sit Ecclesie nisi laboraverit in Bastina sua, et tunc Ecclisia habeat partem si augmentavit cum bonis Ecclesie. [Kėshtu kemi vendosė qė gjithė ēka i shtohet si pasuni e patundshme Rektorit tė Kishės, nėse ky nuk e punon si Bashtinė tė vetėn, bahet me dije se i njihet pronė Kishės, e kshtu Kisha ta ketė pjesė kėtė pasuni qė shtohet]

Kjo fjalė, e cila nuk gjindet nė latinishten klasike, i pėrket asaj kategorie leksikore, karakteristike pėr latinishten vulgare, qė klasifikohet si kategori fjalėsh indigjene (anase) brenda latinishtes. Studjuesi C. H. Grandgent shkruen se “latinishtja vulgare pati dukshėm mjaft fjalė tė tilla qė nuk shfaqen ndėr tekstet klasike. Disa nga kėto me gjasė qenė terma tė lashtė indigjenė, qė vetėm rastėsisht nuk hasen ndėr veprat qė kanė mbijetue”. Gjithė simbas arsyetimit tė studjuesve, tė cilėt ndajnė bukur mirė kur nji fjalė asht e huej nė latinishte e kur nji tjetėr asht indigjene, rezulton se fjala bashtinė do tė konsiderohej e huej nėse dokumenti do t’ish pėrpilue prej auktorėsh jo shqiptarė e jo nė Arbėni, por n’Itali a kund tjetėr ku nuk egziston fjala bashtinė; ashtu sikur fjalė jo tė latinishtes klasike qė kanė hymė nė ate vulgare nga fjalė tė truallit italian amma, battalia, pappus etj. konsiderohen indigjene nė Itali. Por fjalė nga troje tė tjera, ku ban pjesė edhe bashtina, si p.sh alauda (kelt.), bannus (gjerm.), konsiderohen tė hueja. Pra nė kontekstin e Konstitucjoneve tė hartueme prej shqiptarėsh nė truellin tonė gjuhsor, bashtina nuk asht veēse nji fjalė vendase nė mes tė latinishtes vulgare tė dokumentit.
Pėr sa ma sipėr, kemi tė bajmė kėtu me nji fjalė tė Shqipes Mesjetare, e cila ka ardhė thuejse nė tė njajtėn formė deri nė ditėt tona dhe ka zanė vend ndėr fjalorėt e gjuhės nė formėn Bashtinė. Kjo pėrshfaqje, qė i ka shpėtue shumėkujt mund tė konsiderohet pa droje nji visar i rrallė i Shqipes Mesjetare. Verbi ēuditnisht ka mbetė nė hije dhe meriton padyshim nji shqyrtim tė posaēėm dhe studime tė tjera tė thellueme rreth rrugėtimit tė tij historik nė gjuhėn shqipe.
E. Ēabej nė Studimet Etimologjike tė tij, pasi sheston paraqitjen e fjalės Bashtinė ndėr tekstet e njohuna, si dhe shtjellimin e saj nga etimologė dhe albanistė tė ndryshėm, e konsideron kėte fjalė si tė pėrshfaqun pėr herė tė parė nė “Mesharin” e Buzukut, pra mė 1555. Megjithatė duket se fjala, aspak karakteristike pėr latinishten, nuk i ka shpėtue Nicolae Jorgas, i cili ka punue mbi Kodin Ashburnham dhe e ka veēue kėte fjalė (pėr tė cilin veēim ēuditnisht na ban me dije edhe Ēabej), por pa i shkue ndėrmend se nė shek. XV ajo ishte edhe nji fjalė e vetė shqipes. Pėr Jorgan fjala Bastina kishte interes si rumanist, pasi mendohet se rumanishtja, nė kohė tė panjohuna, e ka huazue kėt fjalė nga sllavishtja e vjetėr. Kėshtuqė zbulimi i Jorgas kufizohet me tė drejtė vetėm te Formula e Pagėzimit. Madje edhe Ēabej vetė nė Etimologjikun e tij nuk e konsideron drejt bastinėn e Jorgės, tė cilin madje e citon gabueshėm. Ky qendrim i shkencėtarit tonė spjegohet vetėm me faktin qė ai nuk mundi ta shohė dokumentin e plotė tė Pal Źjllit ku qe shkrue Formula e Pagėzimit, e me gjasė asht pėrqėndrue vetėm nė ekstraktin e njohun zyrtarisht (montazhin 3b – 4a). Na lejohet ta bajmė kėte gjykim pasi mikrofilmi, ndonėse u porosit nga Instituti i Gjuhėsisė, nuk pėrfundoi kurrė aty por u depozitue nė Arkivėn e Shtetit e pėr ma tepėr nuk u botue asnjiherė. Pėrndryshe nuk kishte si t’i referohej Jorgas (qė trajton ēeshtjen nė kuadrin e historisė sė ekonomive nė trojet trashėgimore tė Bizantit) por, nė ēdo rasė, pėr verbin nė fjalė, ai do t’i ish referue tekstit tė hartuem prej Pal Źjllit, sikundėr pėr kėte fjalė i referohet Buzukut.
Kėshtu asht e jashtėzakonshme qė leksikut tė shqipes, tepėr pak tė dokumentuem, tė shek. XV, i shtohet edhe njė fjalė tjetėr, Bashtina; fjalė qė kish zanė vend tė ngulėt nė Shqipen Mesjetare, e me kuptim tė mirėpėrcaktuem (si arė e punueshme nga nji familje dhe shpesh e rrethueme), tė nji natyre qė nuk gjen gjegjėse tė saktė nė podesta-n apo bonum-in e latinishtes. E natyrisht Pal Źjlli nuk ka pėrdorė nji sllavizėm nė dokumentin e tij latin, por nji fjalė tashma tė vulgari albanico-s, e cila nga sa duket pėrdorej gjanėsisht nė gadishullin Ballkanik. Kėshtu mund tė pohojmė se fjala shqipe bashtinė motnohet thuejse me nji shekull, pasi na del qysh nė vitin 1462, pra 93 vjet pėrpara librit tė Buzukut.

* * *

Botimi pėr herė tė parė i “Konstitucjoneve” tė Pal Źjllit, pjesė pėrbamėse e Kodit Ashburnham, i hap rrugė studimeve tė matejshme dhe ma tė thellueme mbi bazėn e tekstit tė plotė. Autorja e kėtyne radhėve po punon mbi vetė Formulėn e Pagėzimit, e cila e trajtueme thuajse gjithnji shkėputazi nga dokumenti i plotė ka shkaktue edhe keqkuptime qė tė shumtėn e herės janė pėrcjellė nga njeni autor tek tjetri, pa ju referue dokumentit origjinal.
Shpresojmė gjithashtu qė ky publikim ka me hedhė dritė edhe mbi format e organizimit tė jetesės, nė kuadėr tė Principatės sė Skanderbegut qė ato vite po gatitej tė riformulohej nė trajtėn e nji shteti tė renduem simbas mėnyrės perėndimore.


Ledi Shamku dhe “Formula e Pagėzimit”
Nga Kristo Frashėri

Nuk ka gjė mė tė lehtė pėr njė intelektual apo pseudointelektual se sa tė zbulojė dokumente tė zbuluara dhe tė ndriēojė fenomene tė ndriēuara. Kjo sentencė e lashtė na u kujtua, kur lexuam shkrimin e zonjės Ledi Shamku “Formula e Pagėzimit. Prej shekujsh e keqinterpretuar”, botuar nė “Milosao”, suplement i “Gazetės Shqiptare”, mė 19 prill 2009. Po marrim vesh se po ky studim po botohet nė revistėn “Ylli i Dritės”, nr. 1, 2009, faqe 100-126, me titull “Konstitucionet e Pal Ejllit tė Kuvendit tė Matit tė vjetit 1462”. Deri sot, kėtė zonjė ne e kemi njohur nėpėrmjet retorikave tė saj partiake. Dimė qė ėshtė punonjėse nė Institutin e Gjuhėsisė e tė Letėrsisė tė Qendrės sė Studimeve Albanologjike tė Tiranės dhe se punon nė Departamentin e Historisė sė Gjuhės Shqipe tė atij instituti. Por, deri sot e kemi njohur mė fort nėpėrmjet hyrjeve a parathėnieve qė shkruan pėr disa ribotime veprash, si “Fjalori i gjuhės shqipe” i vitit 1954 etj.

Nė mėnyrė tė papritur pamė se kjo zonjė e nderuar qenka kujtuar pėr fushėn e saj tė punės, domethėnė historinė e gjuhės shqipe. Por, pėr habinė tonė, po shohim se ajo paska zbuluar njė shtrembėrim tronditės tė “paraardhėsve” tė saj, ndėr tė cilėt pėrmend prof. Eqrem Ēabejin. Sipas saj, tė gjithė e paskan trajtuar nė mėnyrė tė gabuar letrėn qarkore tė kryepeshkopit shqiptar tė shekullit XV, Pal Engjėlli, nė tė cilėn bėn pjesė dhe “Formula e Pagėzimit”. Sipas saj, gabimi i parė qėndron te faqja e kodeksit, tė cilėn Nikolla Jorga e paska “manipuluar”, mbasi ka bashkuar gjysmėn e fundit tė faqes sė mėparshme (faqe 3 verso) me gjysmėn e parė tė faqes vazhduese (faqe 4 recto). Kushdo qė e sheh kėtė bashkim mekanik e kupton se Nikolla Jorga, zbuluesi i dokumentit, ėshtė nisur nga nevoja pėr tė mos riprodhuar tė dy faqet e kodeksit, tė cilat kanė edhe lėndė tjetėr, por pėr tė bashkuar paragrafin qė flet pėr “Formulėn e Pagėzimit” nė njė faqe tė vetme. Ja, ky ėshtė zbulimi i parė “tronditės” i autores Ledi Shamku. Por, guximi i madh i zonjės sė nderuar arrin, besoj kulmin, kur ajo kujton se kėtė kodeks tani ajo e ka shtėnė nė dorė. Nuk ka dyshim se, kur njė studiues ose studiuese merr pėrsipėr tė trajtojė njė temė, ai ose ajo duhet mė parė tė hulumtojė paraardhėsit e tij ose tė saj qė janė marrė me atė temė, pėrndryshe ai ose ajo zbulon gjėra qė janė tė zbuluara dhe si rrjedhim puna i vete huq. Nė fushėn e punės shkencore ėshtė kėrkesė e domosdoshme qė ēdo studiues ose studiuese ta rifillojė hulumtimin, jo nga Adami dhe Eva, por nga ajo pikė ku tė tjerėt para tij kanė arritur, ndryshe nuk ka pėrparim nė shkencė. Nė shkencė tė zbulosh gjėra tė zbuluara ėshtė tė rrahėsh ujė nė havan.

Pėr fat tė keq, me shkrimin e saj mbi “Formulėn e Pagėzimit”, ajo ose nuk e di (qė ėshtė e pafalshme), ose bėn sikur nuk e di (qė ėshtė dyfish e pafalshme) se kodeksin e Pal Engjėllit nuk ka patur nevojė ta zbulojė Ledi Shamku mė 2009. Fotokopja e kodeksit tė Pal Engjėllit qė ndodhet nė Bibliotekėn Laurentiana tė Firences, ndodhet nė duart e historianėve shqiptarė qė nė vitin 1967, nė tri kopje: njėra nė Arkivin Qendror tė Shtetit, tjetra nė Bibliotekėn Kombėtare tė Tiranės dhe e treta nė fondet e autorit tė kėtyre radhėve. Pėr kėtė kodeks janė dhėnė hollėsira shumė vite mė parė (Shih: Kristo Frashėri “Skėnderbeu. Jeta dhe vepra”, botim i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Tiranė 2002, faqe 397-401). Nė kėtė vėllim, sė bashku me fotokopjen e kopertinės dhe me faqen ku ndodhet “Formula e Pagėzimit”, ashtu siē e kishte bashkuar N. Jorga, janė dhėnė dhe shpjegime tė hollėsishme mbi pėrmbajtjen e kodeksit. Zonja Shamku thotė se e ka kaluar nėpėr duar pėrmbajtjen e kodeksit, por ne dyshojmė se nuk thotė tė vėrtetėn, mbasi pėrsėrit pak a shumė po ato njoftime qė janė thėnė pėr kodeksin nė vėllimin e pėrmendur tė botuar nga Akademia e Shkencave. Ne po pėrsėritim atė qė kemi shkruar nė vitin 2002 rreth pėrmbajtjes sė kodeksit:

“Kodeksi i Pal Engjėllit prej 37 fletėsh pergamene (74 faqe), deri sot ėshtė i pabotuar, me pėrjashtim tė fletės 4, nė tė cilėn ndodhet dokumenti i parė i shkrimit shqip (Formula e Pagėzimit), botuar nga zbuluesi i tij, historiani rumun N. Jorga. Ai ruhet nė dorėshkrim nė Bibliotekėn Laurentiana tė Firences Reg. 1167 (N. Jorga, Notes et extraites pour servir ą l’histoire des Croisades au XV-e sičcle, vol. IV, (1453-1476), Bucurest, 1915, faqe 194-197). Nė kodeks janė regjistruar (kopjuar) 13 dokumente historike - krisobula perandorake, bula papale, dekrete venedikase, akte kancelareske, qarkore kishtare - nga tė cilat dy kanė pėr autor Pal Engjėllin, dy tė tjerat kanė lidhje me Durrėsin dhe Drishtin, pra dy qytete jo tė huaja pėr Pal Engjėllin - i pari selia e kryepeshkopatės sė tij, i dyti vendlindja e tij, kurse dy tė fundit nuk kuptohet pėrse janė pėrfshirė nė kėtė kodeks, mbasi nuk kanė lidhje fare me tė. Tė gjitha aktet, pėrfshirė edhe krisobulat perandorake bizantine, janė latinisht. Pėrmbajtja e tyre ėshtė: 1) Vendimet, urdhėresat dhe rregulloret e shpallura nga Pal Engjėlli mė 8 nėntor 1462 (faqe 2/r - 9/r), i cili pėrmban edhe “Formulėn e Pagėzimit”, dokumentin mė tė hershėm tė shkrimit shqip; 2) Ēėshtje tė liturgjisė kishtare nga Pal Engjėlli (faqe 9/v - 11/r); 3) Nga libri i arkivit tė qytetit tė Durrėsit (faqe 11/r - 13/v); 4) Bula papale e Piut II, Romė, 4 nėntor 1463 drejtuar kardinalit (?) tė Durrėsit, Pal Engjėllit (faqe. 14/r - 20/r); 5) Krisobula e perandorit bizantin Mihal pėr venomet e qytetit tė Drishtit, lėshuar mė 25 prill 1292 (faqe 20/v -22/r); 6) Marrėveshja e Venedikut me bashkėsinė e Drishtit mė 9 maj 1443 (faqe 22/v - 25/r); 7) Marrėveshja e Anton Venierit, dogji i Venedikut, me Gjergj Thopinė, pėr ēėshtjen e qytetit tė Durrėsit, mė 18 gusht 1392 (faqe 25/r - 27/v); Cool Gjenealogjia e Engjėll Komnenėve tė Drishtit, datuar mė 21 nėntor 1460 (faqe 27/r - 32/r); 9) Dekreti i bailit tė Durrėsit pėr Pal Engjėllin, mė 3 qershor 1461 (faqe 32/r - 33/r); 10) Letėr e Pasquale Maripetro-s, dogji i Venedikut, drejtuar Pal Engjėllit, mė 9 qershor 1461 (faqe 33/r - 33/v); 11) Letėr e Gabriel Trevizanit, dogji i Venedikut, drejtuar Pal Engjėllit mė 25 korrik 1465 (faqe 33/v - 34/v); 12) Provizioni i Kėshillit tė Tė Dhjetėve tė Venedikut pėr Lekė Spanin, zot i Dukagjinit, mė datė 27 qershor 1484 (faqe 34/v - 35/v); 13) Krisobula e perandorit bizantin Isak Engjėlli drejtuar Papė Ēelestinit, mė 14 mars 1194 (faqe 36/r - 37/r). Kodeksi ėshtė kopjuar nga njė dorė e vetme me shkrim tė bukur. Duhet tė jetė kopjuar nė fillim tė shekullit XVI, mbasi nė fund tė aktit tė parafundit (akti nr. 12) ėshtė shėnuar data 14 qershor 1503. Autori zotėron kodeksin nė fotokopje.”

Kodeksin e Pal Engjėllit prej gjithsej 74 faqesh ka marrė pėrsipėr ta pėrkthejė nga latinishtja nė shqip punonjėsi i ri shkencor Fatjon Balliu, i laureuar nė Gjuhė-Letėrsi nė Universitetin e Tiranės dhe njohės i latinishtes. Ndėrkohė, ai e ka pėrkthyer pjesėn e Kodeksit ku ndodhet “Formula e Pagėzimit”, shkruar nga Pal Engjėlli, e titulluar “Constitutiones, Ordinationes et Statuta” (Vendimet, urdhėresat dhe statutet), e cila zė fletėt 2/r deri 9/r, pra gjithsej 15 faqe. Pėr ata qė janė tė interesuar tė dinė pėrmbajtjen e saktė tė letėr-qarkores sė Pal Engjėllit, nėnshkruar nė Mat mė 8 nėntor 1462, ku ndodhet dhe Sakramenti i Pagėzimit apo Formula e Pagėzimit nė gjuhėn shqipe, pėrfshirė edhe ata qė nuk janė nė gjendje ta kuptojnė pėrkthimin e pėrmbledhur tė zonjės Ledi Shamku - le ta lexojnė letėr-qarkoren tė pėrkthyer shqip nga Fatjon Balliu, e cila ėshtė botuar nė vėllimin “Skėnderbeu dhe lufta shqiptaro-turke nė shek. XV. Burime dokumentare shqiptare (Nė origjinal dhe nė pėrkthim shqip)”, pėrgatitur nga Kristo Frashėri, botim i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Tiranė 2005, faqe 122-143. Nėse ndonjė lexues ka ngut, le tė presė botimin e veēantė tė letėr-qarkores sė Pal Engjėllit, pajisur me njė studim shkencor mbi autorin dhe mbi Kodeksin, e cila do tė dalė sė shpejti nė qarkullim.

Si kontribut pėr tė ndriēuar historinė e Formulės sė Pagėzimit, zonja Ledi Shamku boton dhe disa fragmente nga letėr-qarkorja e Pal Engjėllit, nė pėrkthimin shqip. Si pėrkthimin e fragmenteve tė letėr-qarkores, ashtu dhe shkrimin e saj, ajo nuk e ka hartuar nė gjuhėn letrare shqipe. Pra, ėshtė shkėputur nga gjuha standarde qė pėrdor sot, me pėrjashtime tė rralla, administrata shtetėrore shqiptare, shkolla shqipe, shtypi dhe letėrsia shqiptare, madje edhe institucionet fetare, pėrfshirė dhe Kishėn Katolike, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi dhe kudo nė diasporė nėpėr botė. Ajo e ka shkruar nė dialektin verior. Madje, ajo nuk e ka pėrkthyer as nė shqipen e At Fishtės apo tė Ndre Mjedės, apo tė Luigj Gurakuqit, tė cilėt kanė patur prirje pėr ta afruar shkodranishten (e cila nuk pėrfaqėson ajo vetė mbarė gegėrishten), me tė folmen e toskėrishtes, por tė Patėr Mėshkallės, ku nė disa raste ka nevojė, qė pėr t’u kuptuar, tė pėrkthehet shqip.

Nė bazė tė lirisė qė gėzojnė sot qytetarėt e Republikės sė Shqipėrisė pėr tė pėrdorur nė shkrimin shqip ēdo lloj dialekti, pavarėsisht se ai ēon nė pėrēarje, nė kundėrshtim me procesin historik tė unitetit kombėtar - zonja Ledi Shamku, e diplomuar nė fushėn e Gjuhėsisė e tė Letėrsisė Shqipe, ka tė drejtė tė pėrdorė dhe gjuhėn e Buzukut. Por, duam t’i kujtojmė zonjės sė nderuar qė tė ketė parasysh se po tė shfrytėzojmė nė emėr tė demokracisė tė drejtėn pėr tė pėrdorur gjithkush dialektin e vendlindjes sė tij ose tė saj, me fjalė tė tjera, nėse ne duhet tė shfrytėzojmė demokracinė pėr tė shkruar njėri shkodranisht e tjetri ēamėrisht, njėri dibranisht e tjetri korēarisht, njėri nė dialektin gjakovar e njėri nė dialektin e Tironės, lum kombi qė na ka, se kėshtu do tė fitojmė tė drejtėn t’i biem me kazmė kokės sonė, unitetit tonė, pėrparimit tonė!

Prirja, pėr ne e shėmtuar e lokalizmit, e ka pushtuar zonjėn Shamku aq thellė, sa ajo kryepeshkopin katolik tė Durrėsit dhe bashkėpunėtorin e ngushtė tė Skėnderbeut, nuk e quan Pal Engjėlli, por Pal Ejėlli. Si duket, ajo kujton se familja e Engjėllorėve tė Drishtit nė shekullin XV, sė cilės i pėrkiste dhe Pali, quhej siē quhen nė ditėt tona nė Parrucė tė Shkodrės “Ejll”. Sipas nesh, ajo do tė kishte tė drejtė ta quante Palin me mbiemrin Ejlli, nėse do na sillte dėshmi se kjo trajtė pėrdorej dhe nė shekullin XV, nė kohėn e Skėnderbeut. Ne e kemi kritikuar, pėr shembull, Fan Nolin, i cili biografinė e Skėnderbeut, tė quajtur italisht Demetrio Franco, e ka pėrdorur nė shqip Dhimitėr Frėngu. Kėtė nismė tė Nolit e quajtėm tė padrejtė, kur Selami Pulaha vėrtetoi se emri ose mbiemri Francus ose Franciscus nė latinisht, nė Shkodrėn e shekullit XV pėrdorej nė trajtėn Frangu. Por, historiania e gjuhės shqipe, zonja Shamku, nuk i shkon as anės kėtij problemi. Pėr tė, duket se kuti qė mat normat gjuhėsore ėshtė lagjja Parrucė e ditėve tona. Si duket, historiania e gjuhės shqipe nuk e ditka se tė paktėn te “Meshari” i Gjon Buzukut, engjėlli, me tė cilin ka lidhje mbiemri i kryepeshkopit tė Durrėsit, nuk quhej ejėll, por engjėll (nė tekst: “Pėrpara faqesė engjėjet u ty tė kėndonj - Meshari, Psalm 137, 2). Po ashtu, Frang Bardhi mė 1638 nuk thotė ejėll, por engjėll. Edhe Pjetėr Bogdani shkruan “engjėllė”. Edhe Gjon Kazazi nė shekullin XVIII shkruan “Engjėlli”. Megjithatė, ne nuk kemi tė drejtė ta qortojmė zonjėn, por askush nuk na ndalon qė ta kėshillojmė.

Veē tė tjerave, pretendimi i saj se ajo po e njeh publikun shqiptar me pėrmbajtjen e letėr-qarkores sė Pal Engjėllit ėshtė fund e krye i pasaktė. Ėshtė njė lloj pretendimi pėr tė treguar se ajo po bėn njė zbulim. Nė fakt, letėr-qarkorja e Pal Engjėllit, lėshuar mė 8 nėntor 1462, nga Kisha e Trinisė sė Shenjtė, tė cilėn ajo me qėllim qė ta kuptojnė mė mirė shqiptarėt e quan “Trinidad”, ėshtė botuar nė origjinalin latinisht dhe nė pėrkthimin shqip, siē thamė, disa vite mė parė.

Pėr sa u pėrket ēikėrrimave me tė cilat merret zonja Shamku dhe tė cilave u jep njė rėndėsi kardinale, nuk po u pėrgjigjemi. Shohim me keqardhje se ka njė nivel tė cekėt kulturor nė fushėn e profesionit tė saj.

Po e mbyllim me njė lajm qė lexuam kohėt e fundit nė shtypin e pėrditshėm se po tė fitojė nė zgjedhjet e ardhshme Partia Socialiste, zonja Shamku ka mundėsi tė bėhet ministre e Arsimit dhe e Shkencės. Nėse ky parashikim do tė realizohet, vaj medet pėr shkencat tona shoqėrore dhe pėr arsimin tonė kombėtar!



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi